Gazeta Nacional Albania

U botua novela “Ngërç hakmarrës”i shkrimtares, Vilhelme Vrana Haxhiraj.

U botua novela “Ngërç hakmarrës”i shkrimtares, Vilhelme Vrana Haxhiraj.

Këtë fund tetori të vitit 2024,ShB.Europrint nxori nga botimi novelën me titull,
“Ngërç hakmarrës”.
Autorja Vivra e nis novelën me këtë paragraf:
Këtë novelë psikosociale me titull “Ngërç hakmarrës” përmes një apo dy personave të shquar të kombit ua kushtoj, gjithë mëndjeve të ndritura, pavarësisht se cilës klasë shoqërore i përkasin, u përndoqën si të padëshiruar nga diktatura komuniste vetëm se nuk përqafuan idetë marksiste leniniste. Deviza e tyre ishte: Kombi dhe shqiptarizmi mbi të gjitha idetë. Gjithçka e kanë arritur me Besimdhe shkencë. Sepse ndër shekuj kështu i kemi humbur gjenitë e këtyre trojeve autoktone”
Vivra

Unë si autore,këtë libër me titull,“Ngërç hakmarrës” e formulova dhe e strukturova në bazë të kujtimeve të Agronit, personazhit kryesor, rreth të cilit shtjellohet e gjithë përmbajtja. Ankthi apo ngërçi hakmarrës që e shoqëroi atë deri në frymën e fundit ishte një torturë e vërtetë. Ndaj Ai, si personazh bëhet simbol i dijes, përfaqësues i shkencës dhe i mirësisë për gjithë shqiptarët, jo vetëm të djathtë, por edhe të majtë që i anatemoi dhe u mohoi vlerat një regjim totalitar. Që nga mijëra kilometra larg, nga vendet e demokracisë, nga Amerika apo Kanadaja, Ai rrëfen ngadalë e me dhembje, enigmat, ankthet dhe traumat e jetës.
“Ngërç hakmarrës”është një novelë përgjithësuese, sepse jo vetëm Agroni, por dhe personazhet e tjerë që janë me qindra dhe mijëra, si, ajo “Tjetra, ai “Tjetri” dhe ata “Të tjerët”gjenden kudo, madje me shumicë numerike si simbioza të së keqes dhe ligësisë.

Në personin me emrin “Agron”, kam shkrirë dy identitete reale. Unë me sytë e mendjes shoh dy intelektualë të shquar të kombit, thuajse me të njëjtin fat, të cilët me punë studimore, me vullnet dhe kurajo, mes zjarrit të një lufte personale ndaj tyre, ata të dy me profesionalizëm,dolën mbi veten dhe krijuan identitetin e tyre intelektual tejet personal,individualitetin dhe një emër të madh elitar në fondin e artë të kulturës kombëtare.
Me vullnet, me palodhshmëri përmes studimeve më të reja të shkencës në botë, e shndërruan veten në Personalitete të Shquara të Kombit. Ata e kanë ngritur vet Panteonin e tyre, duke qëndruar në majën e tij, si simbol të kulturës së re përparimtare, sepse botëkuptimi i tyre mbi jetën, mbi të ardhmen dhe rolin e shkencave, i ka kaluar kufijtë apo caqet e kalbura të një shoqërie astmatike mesjetare, që ende merr frymë me supa. Njëri nga këta dy persona të shkrirë në një trup të vetëm, jeton dhe jep vlerat e tij shkencore të pakundërshtueshme, veçse larg tokës mëmë.
Në këtë novelë rrëfehet një e vërtetë e hidhur nga Agroni, i cili nuk mbart urrejtje dhe as që kërkon hakmarrje ndaj keqbërësve, sepse vlerëson se dhe ata “Të Tjerët” megjithëse e kanë shpirtin të zi, janë si ai, të një race, të një gjaku, flasin të njëjtën gjuhë dhe kanë të njëjtat tradita. Edhe pse larg dhe me një jetë gjithë ankthe dhe shqetësime, atij njeriu të mirë i erdhi keq kur dëgjoi fundjetën e kundërshtarëve të tij,se dikujt i prenë njërën këmbë, tjetrit të dy këmbët, njëri prej tyre vdiq pas një agonie të tejzgjatur i paralizuar, dikush vdiq ngaankthi i kancerit, kurse njëri prej tyre, përjetoi dhembjen më të madhe të prindit, vdekjen aksidentale të fëmijës së tij.
Ky ishte Agroni, që nuk u gëzua për fatkeqësinë e secilit prej atyre që ia kishin nxirë jetën, po me dhembje u shpreh:
-Askujt nuk ia kam dashur të keqen, por koha si gjykatësja më e mirë, mori hak. Ndoshta, ndoshta ishte tepër vonë, por koha vonon, por nuk harron të marrë hak. Ndaj me të drejtë thuhet: “Hak pa marrë dhe borxh pa larë nuk ngelet në këtë botë!”
Sh.B.Europrint