
Kryetar u zgjodh prof. dr. Mujë Buçpapaj, ndërsa nënkryetar prof. dr. Shyqri Galica
Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve e Shqipërisë dhe Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, përkatësisht Kryesitë e tyre përfaqësuar nga kryetarët dr. Mujë Buçpapaj dhe prof. dr. Shyqri Galica miratuan Marrëveshjen për themelimin e Lidhjes së Bashkuar të Shkrimtarëve dhe të Artistëve Shqiptarë, me qendër në Tiranë, me vullnetin e lirë, të përbashkët dhe të shprehur për të institucionalizuar bashkëpunimin ndërmjet krijuesve shqiptarë, për të bashkërenduar veprimtaritë letrare dhe artistike në hapësirën shqiptare dhe për të forcuar praninë e kulturës shqiptare në komunikimin ndërkombëtar, duke pasur parasysh kushtet dhe dispozitat përkatëse të kësaj Marrëveshjeje, e cila përmban nenet përkatëse. Në rrjedhë të veprimtarive të kësaj, Lidhjeje njoftohen edhe ministritë përkatëse shtetwrore
Takimi u mbajt në Prishtinë me 17 tetor 20206 nw selinw e Lidhjes sw Shkrimtarwve tw Kosovws.
Kryetar i Lidhjes së Bashkuar të Shkrimtarëve dhe të Artistëve Shqiptarë (LBSHASH) u zgjodh dr. Mujë Buçpapaj, kurse nënkryetar prof. dr. Shyqri Galica, të cilët nënshkruan marrëveshjen. Anëtarët e Kryesisë zgjidhen ng ate gjitha trevat e tjera shqiptare .
Konkretizimi I kwsaj marrwveshje erdhi pas vendimit te Kuvenditt e Riorganizmit te Lidhjes sw Shkrimtarëve dhe e Artistëve e Shqipërisë, tw mbajtur nw Tirane mw 19 maj 2026, me pjesemarrjen e perfaqwsuesve tw Lidhjes sw Shkrimtarëve e Kosovës dhe tw shoqatave tw tjera tw shkrimtarwve dhe artistwve nga hapsirat shqiptare nw Ballkan dhe nw botw.
Lidhja e Bashkuar do të zhvillojë veprimtarinë e saj në Shqipëri, Kosovë, në hapësirat e tjera shqiptare etnike në Ballkan, në diasporë dhe në marrëdhëniet me institucionet kulturore e akademike ndërkombëtare.
Statusi juridik, selia, struktura e plotë organizative do tw pwrcaktohen në statutin e saj dhe në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm.
Vizioni i saj është krijimi i një rrjeti të qëndrueshëm institucional, letrar dhe artistik, i cili lidh krijuesit shqiptarë kudo që jetojnë e krijojnë dhe i mundëson kulturës shqiptare të shprehet me dinjitet, cilësi dhe autoritet në komunikimin kulturor evropian dhe botëror.
Lidhja e Bashkuar do ta konsiderojë gjuhën shqipe, trashëgiminë kulturore, lirinë krijuese, diversitetin e përvojave dhe bashkëjetesën e traditës me risinë si vlera themelore të veprimtarisë së saj
Parimet themeluese dhe standardet e veprimtarisë
Lidhja e Bashkuar e mbështet veprimtarinë e saj mbi këto parime themelore:
- a) Barazia institucionale, respektimi i ndërsjellë dhe bashkëpunimi ndërmjet organizatave themeluese;
- b) Liria krijuese dhe intelektuale, si kushte të domosdoshme për zhvillimin e letërsisë dhe të arteve;
- c) Pluralizmi dhe gjithëpërfshirja, duke respektuar larminë e bindjeve, të shkollave estetike, të përvojave dhe të formave të shprehjes artistike;
ç) Pavarësia profesionale, duke mos e vënë veprimtarinë letrare e artistike në shërbim të përjashtimit politik, ideologjik ose personal;
- d) Merita dhe profesionalizmi, si kritere të vlerësimit dhe të promovimit të krijimtarisë;
- dh) Transparenca dhe përgjegjshmëria, në administrimin e veprimtarisë dhe të burimeve;
- e) Respektimi i të drejtave të autorit dhe i legjislacionit përkatës;
ë) Solidariteti kulturor dhe ndërbrezor, në shërbim të vazhdimësisë dhe zhvillimit të krijimtarisë shqiptare;
- f) Hapja ndërkombëtare, si kusht për njohjen dhe pasurimin e kulturës shqiptare.
Lidhja e Bashkuar do të ruajë karakterin e saj pluralist dhe kulturor, duke respektuar autonominë e krijuesve dhe duke mos lejuar diskriminimin mbi baza politike, ideologjike, krahinore, personale apo të tjera të papajtueshme me parimet e barazisë dhe të dinjitetit njerëzor.
Neni 5
Fushat dhe format e bashkëpunimit
Palët Themeluese angazhohen të bashkëpunojnë për:
- Hartimin e një kalendari të përbashkët vjetor të veprimtarive letrare, artistike dhe kulturore.
- Organizimin e ditëve letrare, festivaleve, panaireve të librit, konferencave shkencore, ekspozitave, promovimeve dhe takimeve ndërmjet krijuesve.
- Botimin e antologjive, përmbledhjeve, revistave dhe veprave që pasqyrojnë larminë dhe zhvillimin e letërsisë e të arteve shqiptare.
- Krijimin e programeve të përkthimit, të rezidencave krijuese dhe të shkëmbimit kulturor, sipas mundësive dhe burimeve në dispozicion.
- Zhvillimin e projekteve për dokumentimin dhe digjitalizimin e trashëgimisë letrare e artistike.
- Bashkëpunimin me institucionet arsimore dhe akademike për nxitjen e leximit, të mendimit kritik dhe të kërkimit shkencor.
- Pjesëmarrjen e përbashkët në veprimtari ndërkombëtare, kur kjo miratohet nga organet përkatëse.
- Krijimin e mekanizmave të vlerësimit dhe të promovimit të krijuesve, veçanërisht të brezit të ri.
- Zhvillimin e partneriteteve me institucione dhe organizata që mbështesin kulturën, letërsinë, artet dhe të drejtat e autorit.
Përfaqësimi kulturor dhe letrar i arbëreshëve dhe i diasporës shqiptare
- Lidhja e Bashkuar e konsideron diasporën shqiptare pjesë të rëndësishme të hapësirës së përbashkët kulturore dhe letrare shqiptare dhe angazhohet të krijojë struktura bashkëpunimi që garantojnë lidhjen e saj të qëndrueshme me krijuesit në Shqipëri, Kosovë dhe hapësirat e tjera shqiptare.
- Përfaqësimi i arbëreshëve të Italisë dhe i krijuesve shqiptarë në diasporë do të realizohet përmes një rrjeti ndërkombëtar koordinatorësh kulturorë e letrarë.
- Për arbëreshët e Italisë mund të krijohet një koordinim i posaçëm, me synim ruajtjen, studimin dhe promovimin e gjuhës, letërsisë, traditave dhe trashëgimisë kulturore arbëreshe, si dhe forcimin e lidhjeve me kulturën shqiptare bashkëkohore.
- Lidhja e Bashkuar do të nxisë bashkëpunimin ndërmjet krijuesve të diasporës dhe institucioneve kulturore shqiptare, duke promovuar veprat, përkthimet, botimet dhe veprimtaritë e tyre në rrjetet letrare e artistike ndërkombëtare.
Marrëdhëniet ndërmjet organizatave themeluese
- Kjo Akt-Marrëveshje nuk cenon pavarësinë juridike, organizative, statutore, financiare dhe funksionale të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
- Secila organizatë themeluese ruan emërtimin, identitetin, strukturat drejtuese, pasurinë, të drejtat, detyrimet dhe kompetencat e veta, në përputhje me aktet e saj dhe legjislacionin në fuqi.
- Organizatat themeluese vazhdojnë të zhvillojnë veprimtarinë e tyre të pavarur, duke bashkëpunuar për realizimin e objektivave të përbashkëta të përcaktuara në këtë Akt-Marrëveshje.
Asnjë dispozitë e këtij dokumenti nuk interpretohet si transferim automatik i pasurisë, i detyrimeve financiare ose i kompetencave ligjore të njërës organizatë te tjetra apo te Lidhja e Bashkuar
Dispozita përfundimtare
Me nënshkrimin e kësaj Akt-Marrëveshjeje, Palët Themeluese shprehin vendosmërinë për të hapur një etapë të re të bashkëpunimit institucional ndërmjet shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë, duke e konsideruar kulturën, letërsinë dhe artin si vlera themelore të kujtesës historike, të identitetit dhe të komunikimit ndërmjet shqiptarëve kudo ku jetojnë.
Lidhja e Bashkuar synon të jetë një hapësirë e përbashkët e lirisë krijuese, e dialogut intelektual, e solidaritetit ndërmjet brezave dhe e promovimit të vlerave më të mira të kulturës shqiptare. Ajo do të mbështesë krijuesit pa dallime krahinore, politike apo ideologjike, do të nxisë bashkëpunimin me diasporën dhe do të punojë për ta bërë letërsinë dhe artin shqiptar më të pranishëm e më të njohur në kulturën evropiane dhe botërore.
Kjo Akt-Marrëveshje përbën dokumentin themelues të bashkëpunimit të përbashkët ndërmjet Palëve Themeluese dhe do të zbatohet në frymën e mirëbesimit, të përgjegjësisë institucionale dhe të përkushtimit ndaj gjuhës, letërsisë, artit dhe kulturës shqiptare.
(shenim: Ne kete njoftim te shkurter cituam edhe disa prej pikave te Marreshjes)

