Gazeta Nacional Albania

U PROMOVUA DJE NË QENDRËN E ARTEVE DHE KULTURËS “NACIONAL” NË TIRANË, LIBRI I POETESHËS BUJANA MALAJ “JAM POETJA E MERGIMIT”

Gazeta letrare dhe kulturore “Nacional”, promovoi dje në Qendren Kombëtare të Kulturës dhe Arteve “Nacional” në Tiranë, librin e ri të poeteshës shqiptaro-britanike Bujana Malaj me titull “Jam poetja e mergimit”
Në veprimtari morën pjesë poetë, shkrimtarë, kritikë, studiues dhe profesorë të njohur të letërsisë, të cilët uruan poeteshën për librin si dhe Cmimin “Gjergj Fishta”, të akorduar nga gazeta “Nacional”.

Poetesha kishte udhëtuar posacërisht nga Anglia për të takuar lexuesit dhe miqtë e saj të shumtë nga Tirana, Prishtina, Tropoja dhe Tetova.
Qendra Nacional e cila gjendet në kompleksin Nacional, në të njëjtën ndertesë me Radion dhe gazetën kombëtare “Nacional”, në Bllokun e Mediave të ish-Kinostudios Shqipëria e Re, organizon cdo javë veprimtari të ngjashme kulturore me protoganistë shkrimtarë dhe artistë nga të gjitha hapsirat shqiptare dhe autorë të huaj.
Veprimtarinë e hapi botuesi dhe drejtori i gazetës Nacional, poeti dhe studiuesi i njohur i letërsisë Dr. Mujë Bucpapaj, i cili kishte shkruar edhe parathënien e librit.
Dr. Bucpapaj tha në fjalën e tij se “Bujana Malaj është një poete e cila i shtohet radhës së poetëve të famshëm të Tropojës. Këta poetë si A. Papleka, S.Buçpapaj, H.Aliaj, S.Sherifi etj, kanë vendosur qysh prej viteve 1970 një standard të lartë, të një niveli ndërkombëtar artistik, të njohur nga kritika vendase si “Shkolla poetike e Tropojës”, por kjo nuk i ka penguar brezat e mëvonshëm për të sjellë kontributin e tyre original në forcimin e kësaj shkolle, sipas një spektri të shumanshëm estetik, stilistik.”
Sic tha Dr. Bucpapaj “Imazhet humane në poezinë e Bujana Malajt janë të jashtëzakonshme. Në shumë poezi të këtij libri kemi restaurimin e motiveve mistike të foklorit verior dhe plot të panjohura të tjera befasuese që shoqërojnë ligjërimin e saj poetik si zanat, shitimi prej zanave, hakmarrja e tyre etj.Stili rebel i jetës i Bujana Malajt, dhe poezia e saj e mbushur me metafora, simbole e hiperbola, por edhe satirë dhe situate komike, struktura e sintetizuar, vargu klithës, subjekti thellësisht i lirë poetik, perceptimi poetik dhe shpirti i saj poetik, ngjajnë me një copë shkëmbi të Tropojës.Ata që janë marrë për studimin e “Shkollës poetike të Tropojës”, shprehen për një qasje të kësaj poezie ndaj natyrës dhe trashëgimisë kulturore të kësaj treve, duke gjetur atje një burim të pashtershëm frymëzimi dhe ndikimi tek të gjithë autorët e kësaj sholle. Këtë gjë ka bërë në mënyrën e saj edhe Bujana duke sjellë një përvojë të re dhe një konceptim të ri të harmonizimit të njeriut me këtë kulturë të qendrueshme që është sa vendore aq edhe universale.
Poezia e Bujanës nuk mund të përfytyrohet pa konceptet e saj malsore për lirinë individuale e cila mendoj se ka qënë shpesh për të një pëngesë, në sistemin monist ku ajo ka kaluar një pjesë të rinisë së saj, duke qënë anëtare e një familje me taban të fortë demokratik, antikomunist.
Këto bëjnë atë një individualitet në mozaikun poetik të Tropojës. Për këtë shkak bordi editorial i ka dhënë asaj edhe Cmimin letrar “Gjergj Fishta”, u shpreh studiuesi.
Dr. Bucpapaj tha në vijim se “I kam lexuar gjithmonë me vemendje poezitë e Bujanës. Një pjesë i kam botuar edhe në gazetën letrare “Nacional”. Duke i parë poezitë e saj nga pikëpamja formale, kam konstatuar përdorimin prej saj të një figuracioni të pasur me metafora, simbole, hipërbola, kam vërejtur një strukture poetike të çlirët si dhe të plot veçorive të strofës rimës, ritmit etj. Bujana është treguar skurpuloze në aspekt të përzgjedhjes së fjalëve shprehjeve poetike që burojnë kryesisht nga treva e pasur e Tropojës, ato kanë një harmonizim të mirë mes subjektit poetik dhe objektit poetik. Poezitë e saj ngjajnë të freskëta dhe origjinale me një tematikë të zgjeruar dhe me një strukturë poetike të lirë dhe shpesh të çrregullt.
Bujana duke jetuar prej shumë vitesh jashtë vendit, i ka dhënë mundësi për të parë jetën shqiptare me mall por edhe me një ftohtësi origjinale dhe profetike. Kjo shprehet në poezinë e Buajnës qoftë si mendim poetik, por edhe si formë dhe refleksion poetik. Poetesha synon që brenda një strukture të shkujdesur simbolesh, metaforash dhe imazhesh, të shpërndara nëpër poezi, të krijojë një unitet dhe lidhje mes pjesëve të poezisë. Pasi vetë letërsia në fund të fundit është metaforike dhe simbolike. Bujana Malaj mendoj se është është një poete e lirizmit natyror, burimor dhe kjo e bën poezinë e saj aq sa origjinale edhe të gjithëkoshme.” tha Dr. Mujë Bucpapaj.
Redaktorja e librit Helena Halaj foli për përvojën e saj të bashkëpunimit me autoren gjatë redaktimit të librit duke thesuar natyrën komplekse të këtij komunikimi, pasi Bujana sic tha ajo është skurpuloze edhe për një fjalë edhe për një figurë. Ajo tha se lirizmi spontan i Bujanës e bën atë një poeteshë sa klasike aq edhe moderne dhe të pelqyshme. Ajo vecoi një varg poezishë që sic tha ajo i pelqen t’i lexojë dhe interpretojë me deshirë.
Profesori i letërsisë Qazim Shehu, poet dhe studiues i mirënjohur foli për procedimin e vecantë poetik të poeteshës Bujana Malaj duke u ndalur tek teknika e vecantë, rimat e larshmishme, leksiku dhe figuracioni i pasur që merr frymëzim nga foklori dhe poezia lirike popullore Tropojane.aq shumë e njohur në hapsirat shqiptare. Këto kararkteristika e bëjnë shumë të vecantë këtë poete, u shpreh studiuesi i mirënjohur i letërsisë.
Poetesha, studiuesja dhe përkthyesja e mirënjohur Teuta Sadiku, foli për emocionet, të cilat e kishin shoqëruar gjatë leximit të librit. Duke qënë vetë emigrante për disa vite, ajo tha se shumë shqiptarë e që kanë kaluar një pjesë të jetës jashtë, e gjejnë vetën tek ky libër. Ajo lexoi një poezi të përzgjedhur nga libri, duke shprehur konsideratat e saj të larta për të.Sadiku ngriti lart punën e qendres Nacional si e vetmja qender serioze dhe elitare ne hapsirat shqiptare qe i është përkushtuar me shumë dije dhe profesionalizëm ceshtjes tonë kombëtare dhe artit tonë kombëtar.

Këngëtarja e famshme Fatmira Brecani e uroj poeteshën për librin e ri. Ajo tha se të gjithë kemi mall dhe nostagji për vendlindjen tonë Tropojën dhe Bujanin e famshëm, por asnjë vajzë tjetër nga kjo trevë nuk e ka mbartur vendlinjen më vete, edhe në emër, sic ka bërë Bujana. Brecani tha se tek poezitë e Bujanës gjen frymëzim dhe ndoshta edhe motivet e një këngë të re.Ajo i uroi suksese Bujanës, për të cilën tha se ruante kujtime të bukura qysh nga femijëria e përbashkët në vendlindje. Në fund Brecani vlerësoi punën e radios dhe gazetës Nacional për promovimin e kulturës tonë kombëtare.
Ish-shoku i klasës në shkollë të mesme Kadri Berisha e përgëzoi Bujanën për librin e ri. Ai solli kujtime të kohës së shkollës, duke nxjerrë në pah talentin e Bujanës por edhe karakterin e fortë e të pavarur të saj. Berisha tha se Bujana kishte një biografi të keqë politike për regjimin komunist, por ajo nuk u nënshtrua asnjëherë dhe bëri një jetë plot integritet duke arritur rezultate të larta duke qënë një nga nxënëset më të mira të shkollës, pavarësisht paragjykimeve politike të një pjesë të stafit të indoktrinuar pedagogjik që shpesh vlerësonin më shumë biografinë se sa përgaditjen shkencore të nxënësit.Ai u shpreh mirënjohës për Nacionalin që bën të mundur veprimtari të tilla.
Shkrimtarja dhe studiuesja e njohur Zyba Hysa foli për lidhjet e poezisë së Bujanës me lirikën veriore duke e vlerësuar atë si një arritje të poeteshës. Ajo u ndal në shfaqjet dhe prirjet simbolike të poezisë së Bujanës duke e cilësuar atë si një vecori të poezisë së saj në tërësi. Hysa vlërësoi punën promovuese të letërsisë dhe artëve nga gazeta dhe Qendra Nacional.
Poeti dhe përkthyesi i mirënohur Artur Shemaj e quajti librin e autores një vijim dinjitoz të shkollës poetikë të Tropojës. Ai tha seTropoja ka një numër poetësh të kalibrit boteror si Skëndër Bucpapaj, Anton papleka, Mujë Bucpapaj etj. Bujana e ka të vështirë të konkurojë me këta erma të mëdhenj të poezisë tonë, por ajo po jep një kontribut dashamirës dhe modest në këtë fushë.
Studiuesi dhe poeti Halil Bucpapaj, foli për vendin që zë Bujani dhe Tropoja në poezinë e Bujana Malajt. Ai tha se trashëgimia e Bujanit historik është përfaqësuar edhe në individualitetetin e babës së Bujanës, njëriu i urtë dhe humanist Avdi rexha i cili për disa deklada u bë pajtues i gjaqeve dhe mosmarrëveshjeve në veri të vendit.
Studiuesja Nexhi Beqiri, u ndal gjatë në vecoritë esteteike të librit në fjalorin dhe leksikun e tij të vecantë dhe të përzgjedhur.Ajo tha sa sado që të errësohen dhe të bëhën të pakuptimta poezitë e disa poetëve, poezia më frymëzim kombëtar dhe e qartë mbetet përherë e preferuar nga një pjesë njerëzish. Ajo falenderoj gazetën Nacional për kontributin e saj dhe Qendren Nacional per organzimin e verimtarive të tilla.
Poeti i njohur Gjin Gjonpali foli larishmërinë e rimës dhe figuracionin e pasur të poezive duke lexuar disa prej tyre. Kjo sipas tij i jep librit frymëmarrje e bën më të afërt me lexuesit dhe më të thjeshtë për t’u kuptuar.
Thjeshtësia nganjeherë është edhe modernitet tha ai.
Shkrimtari Ndue Lleshaj foli për mistikën që përcjell poezia e Bujanës. Ai tha se baladat e veriut gjejnë vend në mënyrë moderne në poezinë e Bujanës. Ai vecoi edhe humorin dhe satirën që gjen në poezitë e saj duke kompletuar stilin e saj të larmishën tematik dhe estetik.
Lleshaj cmoi punen e gazettes dhe te Qendres nacional ne promovimin e cultures tone kombetare.
Poeti dhe publicisti i njohur Rexhep Polisi foli për forcën e imazhit të poezisë së Bujanës duke e quajtur atë edhe një poezi imazhistë të pasur dhe burimore.
Sipas olisit, malli dhe dashuria për Atdheun e ka nxitur poeteshën të shkruaj shumë poezi më ketë temë duke e pasurur në përgjithësi poezinë shqipe të këtij spektri.

Dr. Mujë Bucpapaj në emër të gazetës Nacional i dorëzoi poeteshës Bujana Malaj Cmimin Gjergj Fishta me motivacion: ““Poezia e saj ndërtohet mbi një substrat të fortë kombëtar, duke e pasuruar atë në mënyrë inteligjente përmes motivesh dhe shprehjesh kuptimplote, figurave të zgjedhura dhe strukturave vetjake poetike, që sjellin mistikën dhe frymën epike të veriut.”
Autorja e librit në fjalën e saj përmbyllëse falenderoj të pranishmit që morën pjesë në promovimin e saj, posacërit u shrehu irënjohjen organizatorëve të veprimtarisë, Qendren e Kulturës dhe arteve nacional dhe botuesin e gazetës nacional Dr. Mujë Bucpapaj dhe diskutantët që floën me dashamirësi dhe koptenëcë profesonale.
Posacërisht, tha ajo, dua të falënderoj Nacional “për cmimin e lartë që më akordoi duke vlerësuar jo vetëm mua por të gjithë poetët që bazohen në tabanin tonë kombëtar ne letërsië dhe arte, në një kohë konkurence dhe ballafaqimesh me artin ndertikombetar”. Ajo falenderoj botuesin, redaktoren e saj Helena Halilaj dhe familjen e saj , e pranishme në veprimtari, që e kanë mbeshteteur dhe inkurajuur aq shumë.
Në fund veprimtaria u mbyll me një kotej të shtruar me këtë rast nga autorja në nderim të të pranishmeve, si dhe me shënjen e autografëve dhe fotograve më autoren.

Sindi Bucpapaj