| Më 28 gusht 1963, aktivisti për të drejtat e njeriut në Amerikë Martin Luther King Jr. iu drejtua 250,000 mbështetësve të të drejtave civile me fjalimin e tij “Unë kam një ëndërr” nga shkallët e monumentit të Linkolnit në Uashington. Fjalimi i tij historik, i cili bënte thirrje për të drejtat civile dhe ekonomike, dhe dhënien fund racizmit në Shtetet e Bashkuara, ishte një çast përcaktues për lëvizjen e të drejtave të njeriut dhe renditet si një prej fjalimeve më të njohura në historinë amerikane. Sot, ne nderojmë dhe kujtojmë ato fjalë të mirënjohura, ndërsa vazhdojmë luftën e tij kundër racizmit dhe çdo forme diskriminimi. Mësoni më shumë mbi jetën dhe trashëgiminë e Martin Luther King: https://bit.ly/3gDJsvY
| On August 28, 1963, American civil rights activist Martin Luther King Jr. addressed over 250,000 civil rights supporters with his “I Have a Dream” speech from the steps of the Lincoln Memorial in Washington, D.C. His historic speech, calling for civil and economic rights and an end to racism in the United States, was a defining moment of the civil rights movement and ranks among the most iconic speeches in American history. Today, we honor and remember those famous words as we continue his fight against racism and all forms of discrimination. Learn more about MLK’s life and legacy: https://bit.ly/3gDJsvY