Dita e sotme shënjon një tjetër moment historik në shkëmbimet kulturore ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë Matthew Lussenhop dhe Ministrja e Kulturës Elva Margariti u takuan në Uashington D.C. për të firmosur një Marrëveshje Mirëkuptimi në lidhje me vendosjen e kufizimeve në importin e kategorive të materialeve arkeologjike dhe etnologjike të Shqipërisë. Kjo Marrëveshje do të forcojë dhe zgjerojë bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë në luftën kundër vjedhjes dhe trafikimit të objekteve kulturore nga Shqipëria. Në 20 vitet e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë treguar mbështetjen e tyre për të ruajtur trashëgiminë kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë përmes Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore. Kjo marrëveshje dypalëshe për trashëgiminë kulturore është një angazhim i qeverisë së SHBA për të mbrojtur humbjen e pazëvendësueshme të kësaj pasurie. Ne mirëpresim të punojmë me institucionet shqiptare për zbatimin me sukses të kësaj Marrëveshjeje.