Gazeta Nacional Albania

U.S. Embassy-Tirana . Iu bashkova disa Ambasadorëve sot në një vizitë në kampin e burgut politik në Spa

️ | “Iu bashkova disa Ambasadorëve sot në një vizitë në kampin e burgut politik në Spaç (“Reparti i Riedukimit 303”). Ky vend është dëshmi e qartë dhe e tmerrshme e ligësisë – nuk ka fjalë tjetër përveçse “ligësisë” – së Enver Hoxhës dhe komunizmit. Ish i burgosuri Zenel Drangu, i cili kaloi 18 vjet në Spaç sepse ishte arratisur në Jugosllavi, na tregoi për ashpërsinë e përditshme që u shkaktohej njerëzve aty: rrahjet, puna skllavëruese, nxjerrja në kushte ekstreme të motit, keqinformimi, ngjallja e dyshimeve të ndërsjella, aktet imorale të sadizmit – të gjitha të krijuara për t’i zhveshur njerëzit nga dinjiteti, logjika dhe shpresa. Spaçi duhet të ruhet, në përputhje me statusin e tij si një monument kombëtar shqiptar, për të kujtuar ata që vuajtën, për të nderuar ata që luftuan dhe për të na kujtuar të gjithëve ne se nuk duhet të lejojmë që kjo ligësi të ndodhë më kurrë”. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim
Falenderime Ambasadorit Adrian Maître dhe Ambasadores Elsa Håstad për organizmin e vizitës së sotme të rëndësishme.
️ | I joined several ambassadors in a visit today to Spaç political prison camp (“Re-Education Unit 303”). This place is clear, horrific evidence of the evil – there is no other word than “evil” – of Enver Hoxha and Communism. Former prisoner Zenel Drangu, who spent 18 years at Spaç for having escaped to Yugoslavia, told us about the daily brutality inflicted on people there: beatings, slave labor, exposure to extreme weather, misinformation, sowing mutual suspicion, unconscionable acts of sadism – all designed to strip people of dignity, logic, and hope. Spaç should be preserved, in line with its status as an Albanian national monument, in order to remember those who suffered, honor those who fought back, and remind all of us that we must never let this kind of evil happen again.” U.S. Ambassador Yuri Kim
Thanks to Ambassador Adrian Maître and Ambassador Elsa Håstad for organizing today’s important visit.