LAMTUMIRË KOLEGU YNË ILIR BUÇPAPAJ!
Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit ILIR BUÇPAPAJ
Për ndarjen e tij të parakoshme nga jeta, në Nju York të SHBA-ve.
Në një publikim në rrjete socilae Unioni shprehet se “Ilir Bucpapaj do të gjithmonë do të kujtohet me nderim për kontrubutin dhe punën e palodhur dhe profesionale që ka bërë ndër vite pranë RTSH.
Postimi i plotë:
LAMTUMIRË KOLEGU YNË ILIR BUÇPAPAJ!
Tiranë më 24.01.2022
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndan dhimbjen e përbashkët për humbjen sot, të kolegut të mirë, reporterit, operatorit dhe skenaristit të njohur të Tropojës, dhe mbarë vendit Ilir Buçpapaj. Prej disa vitesh kolegu ynë banonte në Amerikë, duke qenë fizikisht larg Atdheut, por Tropoja, Tirana dhe miqtë e tij të shumtë, kolegët e vjetër dhe të rinj, do ta kujtojnë me nderim për kontributin dhe punën e palodhur, për mirësinë njerëzore, dashurinë dhe paepjen për të raportuar ndër vite për rajonet e veriut të vendit dhe për hapësirën shqiptare. Iliri ndau një përvojë raportuese të gjatë në vite, për disa media, të vendit dhe te huaja, kryesisht për median audiovizive publike të Shqipërisë.”