Gazeta Nacional Albania

“UNIQA”, shifra impresionuese gjatë 9-mujorit 2023/ Brandstetter: Miliona euro investime në spitalet private të Grupit

Grupi i Sigurimeve “UNIQA” regjistron shifra impresionuese gjatë 9-mujorit 2023.

Kompania austriake, prezente edhe në Shqipëri dhe rajon përmes SIGAL UNIQA Group Austria, gjatë periudhës janar-shtator 2023, shënon rritje në prime prej 9.4% ose 5.5 miliardë euro, në rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Pavarësisht dëmeve në rritje, për shkak të fatkeqësive natyrore, veçanërisht në periudhën e verës në Austri, kemi arritur të përmirësojmë ndjeshëm rezutatet tona. Rritja në rentabilitet, e nxitur kryesisht nga kompanitë tona në Evropën Qendrore dhe Juglindore, na mundëson të vazhdojmë të investojmë në fushën e shëndetit.

Përveç investimit prej 65 milionë eurosh në zgjerimin dhe modernizimin e Spitalit Privat Döbling, po investojmë edhe 180 milionë euro në ndërtimin e spitaleve të reja private, Confraternität dhe Goldenes Kreuz në Vjenë.

Ne po vendosim standarde të reja të kujdesit shëndetësor në spitalet private të Grupit ‘PremiQaMed’”, shprehet ndër të tjera CEO i Grupit, Andreas Brandstetter.

Të dhënat kryesore për 9-mujor 2023

Sigurimi i Pronës
Primet e shkruara në sigurimin e pronës u rritën me 14.4% duke arritur në mbi 3,2 miliardë euro (janar- shtator 2022: 2,830.0 milionë euro).

Sigurimi i Shëndetit

Në sigurimin e shëndetit, u regjistrua një rritje në primet e shkruara prej 8.2% duke arritur në mbi 1 miliard euro (janar- shtator 2022: 962.5 milionë euro).

KUSH ËSHTË SIGAL UNIQA Group Austria

“UNIQA Insurance Group” daton prej vitit të largët 1811 kur u themelua “Salzburger Landes-Versicherung”.

Ndërsa sot, kompania mban emrin e saj në rangun e lartë të industrisë së sigurimeve, me një shtrirje në 17 shtete ku operon përmes 40 kompanive.

UNIQA ofron të gjitha kategoritë e sigurimit, ndërsa produktet e saj shkojnë tek klienti përmes marketingut ekskluziv, ndërmjetësve, agjencive të përgjithshme dhe shitjeve online.

Sipas studimeve të pavarura, “UNIQA Insurance Group” është prej shumë vitesh marka më e njohur dhe më e besueshme e sigurimeve në Austri.

Ajo numëron rreth 22,400 punonjës, mbi 16 milionë klientë.

“UNIQA Insurance Group”, i pari investitor strategjik në tregun shqiptar të sigurimeve

“UNIQA Insurance Group” ishte i pari investitor strategjik në tregun shqiptar të sigurimeve.

Që prej 23 mars 2007, kompania austriake zotëron rreth 87% të aksioneve të kompanisë së parë shqiptare të sigurimeve, SIGAL.

SIGAL UNIQA, pikërisht përmes “UNIQA Insurance Group”, solli për herë të parë në Shqipëri Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, me mbi 1,2 milion klientë, ofron shërbime inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë “TeleShëndet”, “Jetë Plus”, “Sigurimi anti Tumor”, “Check Up sipas Protokollit japonez” apo “SIGAL UNIQA AutoSOS”, paketa sigurimi dhe shërbime me benefite dhe me mbulime brenda e jashtë Shqipërisë, si asnjë kompani tjetër sigurimi.

SIGAL UNIQA, jetojmë më mirë së bashku