Gazeta Nacional Albania

URATA . TREGIM NGA ALI M. LAJÇI

 

 

 (Fëmijëve të Kosovës, të lindur më 1999 ndër krisma dhe rrebeshe lufte, që  n’ vitin shkollor 2005-06, shkuan në klasën e parë)


-Pastë uratën! Thoshte gjyshi Xhemajl për të gjithë njerëzit që ua dëshironte të mirën.Edhe atë ditë Shtatori kur shkolla i mbledh si me dorë magjikengrohët nxënësit,si zgjoi bletët në prag të muzgut,rreshtat e nxënësve duken sitë ecën fusha ende me gjelbërimin e pavyshkur dhe lule të shumta me ngjyra magjepsëse. U ravijëzoheshin çantat mbi shpinë dhe çupëlinave u vezullonin kordelet në gërshetat e thurura për mrekulli nga duart e buta të nënave dhe të motrave më të mëdha.
Mësuesi Mursel tani ka filluar për t’u plakur si shumë të tjerë; Ragipi, Beka, Regjepi Dema, Shabani!  Mban mend shumë nxënës që tani janë bërë burra,shumë breza nxënësish ka përcjellë. Edhe ai si gjyshi i tij shpesh shprehet kur nxënësit e kënaqin me përgjigje – ”Paçi uratën”! – u thotë, ngjyra e fytyrës së tij merr atë të portokalltë sidomos kur recitojnë bukur ndonjë vjershë për atdheun o burrat e lavdisë së tij.
-Më kujtohet si sot, kur në orën e muzikës mësuesi na tha: ”Këtë orë kemi këndim të lirë sipas dëshirës”. Unë këndova një këngë për Ahmet Delinë që ma kishte mësuar xhaxhai im, vazhdonte Gëzimi-mësuesi më tha me plot emocione  –
”Paç uratën”! Por ditën e nesërme mësuesin e thirrën në përgjegjësi si nga drejtoria e edhe më lartë në Pejë.
Ishte ai një tubimi njerëzve të fshatit,tubim përgëzimi, kishin asfaltuar 3kilometra rrugë që shpie nga shkolla. Gëzimi pareshtur fliste për shkollën,ish-mësuesin e tij që e kishte vizituar pikërisht me 1 Shtator,si për dëshirën e tij të madhe në klasën ku edhe ai kishte mësuar si nxënës…
– Jam rrëqethur i tëri – shtoi Gëzimi. Mësuesi i brezit tim këtë Shtator pranonte fëmijët në klasën e parë të shkollës fillore.Pasi ai i qetësoi ata me fjalë tëmbla prej prindi të dytë, filloi për t’i thirrur me radhë. Kështu, ai thirri atë nxënësen që së bashku me dy shoqe të tjera ishte ulur në bankën e parë afër mësuesit:
– Si e ke emrin? – iu drejtua mësuesi asaj.
– Shkodrane! – u përgjigj vogëlushja,sytë e mësuesit bëhej që janë duke i dhënë jetë.
– E ti çupëz? – iu drejtua mësuesi nxënëses tjetër.
– Liridonë,por Donë më thërrasin të gjithë,Zoti mësues!
– Po ti shoqja e këtyre dyjave, si e ke emrin?
– Bulqizë!
– Di domethënien e emrit tënd? – i tha mësuesi asaj.

– Prindërit më kanë dhënë këtë emër mua.Ata më kanë thënë se unë u linda në atë vend!
Mësuesi duke luajtur kokën herë para herë prapa kuptoi se fëmijët, tani nxënësit e tij kanë njohuri për kohën kur kanë ardhur në jetë dhe rrebeshet e saj e që gjithë emrat e këtyre fëmijëve janë të lidhur me këto rrebeshe…!
– Do të shkojmë me radhë.Çdonjëri prej jush do t’i tregoj mësuesit si e ka emrin dhe kështu do të njoftohemi e pos tjerash do të jemi edhe shokë të mirë e të dashur! Nga banka e dytë u ngrit sipas radhës një vogëlush:
– Unë kam emrin Shëngjin!
Dhe tjetri u ngrit me shpejtësi:
– Unë kam emrin Prekaz! Tjetri – Gllogjan! – sikundër shoku i një vogëlusheje edhe ajo tregoi emrin e saj Loxhë!
Kuptuam ç ‘kërkonte mësuesi për kursim kohe dhe të gjithë shpejtonin për të treguar emrin e vet.
– Unë kam emrin Berishë!
– Unë kam emrin Rugovë!
– Unë kam emrin Dukagjin!
– Unë kam emrin Drenicë!
– Unë kam emrin Vlorë!
– Unë kam emrin Fier!
– Unë kam emrin Durrës!
– Unë kam emrin Milaim,jam lind në Milano!-shtoi njëri prej nxënësve.
– Unë kam emrin Marmarë!
Mësuesi vajti me mendjen e tij tek dëbimet e egëra në Turqi të shumë shqiptarëve.
– Kjo qenka e lindur diku te ndonjë vend buzë Detit Marmara, në ndonjë kamp refugjatësh.
– Unë kam emrin Boston! – tha njëri nxënës iradhës kur të gjithë të tjerët filluan për të qeshur. Vuri buzën në gaz edhe mësuesi. Ata nuk dinin se shoku i tyre kishte lindur në Amerikë. Nënën e tij e të tjerë atje i kishte shpjer një aeroplan me qëllim që të ndihmohen të rrezikuarit nga rrebeshet e luftës.
– Unë kam emrin Bllacë!
– Unë kam emrin Hajlë!
– Unë kam emrin Tiranë, por Ana më thërrasin si babai edhe nëna! – tha vogëlushja me zërin e saj të hollë prej fëmije, portë thekshëm!
Mësuesi edhe një herëi uroi fëmijët – ”Paçi uratën”. Të gjithë ju nxënës të dashur i keni emrat shumë të bukur e domethënës,edhe unë kam një nip të vogël që e ka emrin domethënës ështëi lindur pas rrebesheve të luftës,kur filloi të ngjallet jeta,pas kthimit të njerëzve nëpër shtëpitë e tyre. Pa e përfunduar mësuesi një nxënës ndërhyri:
– Si e ka emrin nipi juaj mësues?
– Bulëzim! – u përgjigj mësuesi. – Po të pëlqen ty?! Ai duke vënë buzën në gaz e tha: – Shumë të bukur e paska emrin nipi yt, rrallë e kam dëgjuar! – Po, si edhe ju nxënës të mirë, të gjithëve që ua mësova emrin keni emër të rrallë,të bukur dhe me domethënie…! ”Gëzofshi dhe paçi uratën!”
– Zilja lajmëroi përfundimin e orës, tani jam duke e parë sa e madhe është puna e mësuesit, sa e ndjeshme dhe fisnike. Edhe fëmijën tim të erdhi radha për të ma mësuar. Po më duket se edhe unë jam fëmijëi atyre  ditëve kur erdha së pari në shkollë dhe po me këto fjalë tëëmbla na drejtoheshe edhe ne, – i thashë mësuesit duke ndjerë një frushkull mallëngjimi! – fliste Gëzimi në praninë e shokëve që rasti e kishte takuar me ta atë ditë, fliste ashtu sikur ishte i vogël me të gjithëshokët e tij edhe për uratën e mësuesit që nuk e ka humbur shprehinë për nxënësit e tij.