Site icon Gazeta Nacional Albania

Urim për Nënë Kristinën që u bë simbol i humanizmit në emigracion.Nga Iris Balli Hajdinaj

 

Nga Iris Balli Hajdinaj

Kryetare e Organizatës JETA në Selanik

Si Kryetare e Organizatës JETA në Selanik, por mbi të gjitha si mike, ndihem krenare që rrugët tona u bashkuan që në fillesat e këtij misioni. Kemi ndarë ëndrra, sfida dhe sakrifica, me të njëjtin qëllim: t’i shërbejmë komunitetit tonë me dashuri e përkushtim. Kristina, ti ke qenë dhe mbetesh një forcë e heshtur, një zemër që nuk lodhet kurrë duke dhënë. Për shumë prej nesh je një “Nënë Terezë” e ditëve tona, sepse ke zgjedhur të jetosh jo për veten, por për të tjerët, me përulësi, mirësi dhe dashuri të pakushtëzuar. Ka njerëz që lënë gjurmë me fjalë, e ka njerëz që lënë gjurmë me vepra. Ti je një prej tyre. Me përkushtimin, dashurinë dhe sakrificat e tua ke prekur jetën e qindra njerëzve. Nuk është rastësi që i gjithë emigracioni të thërret “Nënë Kristina”. Ky është titulli më i bukur, sepse është dhënë nga zemrat e njerëzve që ke ndihmuar. Në ditëlindjen tënde të falënderoj për gjithçka ke bërë dhe vazhdon të bësh. Uroj që Zoti të të bekojë me shëndet, forcë dhe jetë të gjatë, që të vazhdosh të jesh dritë, shpresë dhe mbështetje për këdo që ka nevojë. Gëzuar ditëlindjen, Nënë Kristina! Me mirënjohje, respekt dhe shumë dashuri.

Exit mobile version