Gazeta Nacional Albania

Vihet në Teatrin Eksperimental “Gjaku i martirëve të kombit”, dramatizim i romanit më të njëjtin titull, i shkrimtares Zana Tako

Regjia dhe dramatizimi nga romani u bë nga regjizori i njohur Bajram Torba

“Drama “Gjaku i Martirëve të Kombit” trajton temën përsekutimit të klerit katolik gjatë regjimit komunist dhe në përgjithësi shtypjen e mendimit ndryshe në diktaturën komuniste.Realizimi i këtij dramatizimi shënoi një tjetër sukses të shkrimtares, poetes dhe humanistës së njohur Zana Tako, e cila është nga shkrimtarët më të njohur bashkëkohor”.

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, u vu në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahigovli”, drama “Gjaku i Martirëve të Kombit”, një dramatizim i romanit më të njëjtin titull i shkrimtares së njohur Zana Tako, botim “Toenës”, Tiranë.
Dramatazimi i romanit si dhe regjia u bë nga regjizori i njohur Bajram Torba, i cili punoi me një grup aktorësh të shquar të cilët shfaqen dramën për artdashësit e
Tiranës në datat 21, 22, 23 dhe 24 dhjetor 2022 duke filluar ora 19:00. Drama “Gjaku i Martirëve të Kombit” trajton temën përsekutimit të klerit katolik gjatë regjimit komunist dhe në përgjithësi shtypjen e mendimit ndryshe në diktaturën komuniste.
Roli kryesor i priftit Lazër, u bë në mënyrë të magjishme nën interpretimin e aktorit tonë të madh Bujar Asqeriu, i cili i jep jetë rolit shumë të dashur për spektatorët.
Gjithashtu, role të tjera të spikatura për nga karakteri, emocioni dhe forca njerëzore, u interpretuan me mjeshtëri nga Prof. Gëzim Rudi, nga e mrekullueshmja aktorja jonë Marjana Kondi, nga aktorë të tjerë shumë të talentuar dhe shumë të dashur për artdashësit si Margent Caushi, Erjon Hinaj, Alba Shtembari, Lindar Kaja, Alban Musaku, Delvis Bejleri, Ledian Gjeçi, për ta përcjellë si një dhuratë për spektatorin e Tiranës.
Zana Tako, tha pas shfaqjes së ishte e lumturuar nga interpretimi i të gjithë aktorëve dhe stafit teknik.
“Falenderoj nga zemra kompozitorin e mirënjohur Artur Dhamo për punën e mrekullueshme, grimieren Bebeka Alla, Landin, dhe të gjithë ata që ndihmuan për realizimin e kësaj drame. Jo më kot e kam ruajtur për në fund një falenderim zemre për të dashurin mikun tim Bajram Torba, i cili e dramatizoi romanin “Gjaku i Martirëve të Kombit”, me ndjenjën e madhe të dashurisë për vuajtjen, për dhimbjen që shoqëroi çdo Martir të kombit shqiptar, në rrugën e kalvarit gjatë periudhës së diktaturës komuniste.
Falenderoj nga zemra çdo mik apo mikeshë, që e ndoqi këtë dramë në skenën e këtij Teatri, ku përjetoi me shpirt dhe emocion, por edhe me dhimbje vuajtjet e shqiptarëve në diktaturë dhe kalavrin e tyre nëpër burgjet komuniste , vetëm për shkak të besimit në zot dhe Krisht.” Pritet që pas dramatizimi në Teatër “Gjakun e Martirëve të Kombit”, të mund ta shohim edhe ne kinema si një film artistik.
Realizimi i këtij dramatizimi shënoi një tjetër sukses të shkrimtares, poetes dhe humanistes së njohur Zana Tako, e cila është nga shkrimtarët më të njohur bashkëkohor.
M.B