Ofertë që nuk duhet humbur/ “Vila SIGAL Pogradec”, destinacioni i duhur për një “arratisje” në fundjavë
Sa herë kujton Pogradecin gjithkujt i vjen ndërmend qyteti i bukur buzë liqenit, ku natyra ka krijuar një nga “perlat” e saj.
Ky është vendi ku bluja e përhershme e pasqyrës së ujit, e kuqja e ndezur e lindjes së diellit, gjelbërimi gjithëvjetor dhe njerëzit e dashur e punëtorë, të presin buzagaz për të kaluar disa ditë pushimi.
Këtë sezon turistik, qyteti i bukur juglindor ka zgjedhur që të jetë më i prekshëm për vizitorët dhe turistët, jo vetëm me investimet në infrastrukturë dhe gjelbërim, por edhe plazhet publike, pastërtinë, sportet ujore apo shumë aktivitete që do të shoqërojnë sezonin turistik.
Pogradeci dhe rrethinat e tij ofrojnë për turistët një atraksion të përhershëm turistik me natyrën, kulturën dhe historinë që i japin madhështinë, ndërsa gatimet tradicionale dhe ndërthurja e kuzhinës vendase me atë moderne, shikohen si një tjetër motiv që tërheq vizitorët në Pogradec.
Por nëse kërkoni një vend ku të shijoni në maksimum qetësinë që të ofron qyteti i Pogradecit dhe freskia e Liqenit të Ohrit, ne ju sygjerojmë “Vila SIGAL”.
Një godinë karakteristike, e ndërtuar në vitin 1940 dhe rikonstruktuar në 2012-ën, “Vila SIGAL” është oazi i duhur për të kaluar një fundjavë mes konformit, rehatisë dhe qetësisë.
Vila ka 4 dhoma dopio, 1 apartament dhe 2 dhoma teke, që të gjitha me pamje nga liqeni.
Stafi miqësor, çmimet konkuruese dhe gatimet tradicionale me prodhime bio të zonës, janë ndër arsyet pse klientë të huaj dhe shqiptarë zgjedhin çdo ditë e më shumë të pushojnë tek “Vila SIGAL”.
Dhe teksa sezoni turistik është në vigjilje të tij, “VILA SIGAL Pogradec” vjen me një ofertë që nuk duhet humbur: një natë qëndrimi në këtë hotel kushton vetëm 40 euro ku përfshihet mëngjesi karakteristik pogradecar falas ndërsa për dy netë qëndrimi, përfitoni 20% ulje.
“VILA SIGAL POGRADEC”, për një fundjavë relaksi me më të dashurit tuaj…
Rezervoni tani qëndrimin tuaj, përmes telefonit +355 69 603 0415, rrjeteve sociale, “Vila SIGAL Pogradec” apo booking.com.