Gazeta Nacional Albania

VIRTUOZI  I KËNGËS KËRÇOVARE.Nga Nafi  Çegrani

 

( Rexhep Zajazi, burrë fisnik dhe i guximshëm!)

… Që nga vitet e rinisë sime si nxënës në klasët fillore, (vitet 1960/61), Kryesia e fshatit  Çegran dhe mësuesët e asaj kohe në godinën e shkollës  “Përparimi” kishin  vë  aparat-shpëndarës të një autoparlanti  i cili përmes telave  përçues të zërit, ngjitur  në shtyllat  për ndiçim elektrik në gjitha rrugët e fshatit dhe me shumë adhurim dëgjohej kënga e bukur shqipe, sidomos ato  të melosit kërçovarë të cilat i këndonte Rexhep Zajazi, si psh “Zylyfet e Ajshes”, “Piku molle kuqe mbi çekmexhe”, “Vasho, djalin mos ma nga” etj etj. Dhe, gjithë jetës sime kur përmendej Kërçova ose Zajazi, mua më kujtohej koha kur këndonte Rexhep Zajazi…

 

 (Mjeshtër i këngëve kërçovare !)

… Mandej, gjatë viteve kur u punësova  dhe jetoja në Shkup, kisha rastin të njihesha personalisht me figure e këtij kreshniku dhe burrë i guximit. Me Rexhep Zajazin u bëmë miq të afërt… Më rrëfente gjatë për hallet dhe brengad, për jetën e tij që nga rinia pas Luftës së Dytë botërore të ngërthyera me shumë stuhi, tufane e rrëmete…Por, ai këngën nuk e ndali, i këndonte me afsh dhe shumë dashuri këngët e melosit kërçovarë të cilat edhe i kultivonte me përkushtim të rrallë ! Rrjedh nga një familje bujare me një traditë të trashëguar të atdhetarisë brez pas brezi. Rexhep Zajazi  qysh si i ri, u frymëzua  duke dëgjuar nëpër odat  e burrave këngë të ndryshme dhe të bukura të ngjeshura dhe të gërshetyara me melosin tipik të trevës ku ai lindi dhe jetoi, kishte dëgjuar mjaft për bëmat e trimave të kohës, madje edhe për kaçakët e kësaj ane të cilët kishin lënë nam dhe kishin bërë histori  si psh Kalosh Dani, Lazam Dani  më vonë edhe Sefer  Zajazi etj. lëvizjet dhe veprimtaria e tyre kish qënë mjaft identike  me atå të Elez Jusufit nga Dibra, ose krahasuar edhe me veprimtaritë atdhetare të Bajraktarëve të Lumës apo të Ahmet Delisë dhe  shumë të tjerëve të cilët në vite e dekada të kohës janë përpjekur për një organizim të mirëfilltë mbarëpopullor në luftën  kundër dominimit sllav dhe për çlirim dhe bashkim kombëtarë në trojet etnike shqiptare. Rexhep Zajazi e kishte kuptuar mirë  vazhdimësinë  e kësaj rruge, andaj pa hezitim e me përkushtim ishte ithtar i Lëvizjeve të gjithmbarëshme të kauzës kombëtare,  cili edhe këngën e shikoi si armë të mire dhe të qëlluar për ruajtjen e tratitave, veçmas të atyre kërçovare, kultivimin e melosit tipik të trevës dhe mugullimin e kësaj culture, ku me vite e dekada u dëgjua kënga dhe zëri i tij mjaft melodic, duke kënduar fillimisht këngët e Kaçakëve, madje me rradhë si ato epiko-lirike të dashurisë. Andaj edhe ishte i adhuruar nga masat popullore me dekada…Kështu zëri dhe kënga e tij e bukur nisi të dëgjohej edhe në etër me valet e Radio Prishtinës dhe hapjen e Radio Shkupit. Ishin këngë shqipe që shqiptarëve anekënd shtigjeve të Ballkanit ua çonin zemrën peshë!

(Vende  bjeshke me shumë lule e ngjyra që e inspiruan këngën e Rexhep Zajazit…)

Rexhep Zajazi, sa herë që këndonte, të lënte mbresa të dthella edhe me lëvizjet ritmike, “të drridhurit” e zërit, të lenin mbresa të thella…Këtë e arriti  edhe me pamjen burrërore të tij dhe veshjen me kostime të leshta, tirqi të përshkuara me gajtan dhe koprane, me jelek  të qëndisur me sumlla ari, dhe rreth qafës mbante qevren e punuar plotë ngjyra nga dora e vashave  të trevës së Kërçovës  dhe Zajazit, Serbicës etj ku dashuria ishte disi e fshehur, por pa lajka dhe e çiltër si lot dielli…   Ky ishte dhe mbeti legjendë i melosit specific dhe i këngës të cilat na ngërthejnë edhe sot. Kishte një autoritet dhe trimëri të dukshme,  mbështetur fuqishëm nga vetë masat popullore që e dëgjonin.

 

Këngët e kaçakeve …

 

(Kompozitori gjerman Robert Shuman ka thënë:

“Moda është kalimtare, vjen e shkon, kurse kënga popullore dhe veshja popullore rri gjithmonë në vendin e vet dhe zgjon karakterin e kombit.”)

Nëse bëjmë një qasje rreth këngëve të kaçakëve të cilat i këndonte në vitet e hershme  Rexhep Zajazi, dhe madje ato të më vonshmet, padyshim në të gjitha  këto këngë ndeshim edhe shumë vargje liriko-epike, ngandonjëherë edhe krejtësisht lirike, qoftë  kënga e gërshetuar me nuanca e motive mbresëlënëse   si ajo e „Sulçe begut“ apo “Krroj i kaçakut”,  më vonë, këngët e bukura si „Zylyfet e Ajshes“ etj etj. të cilat edhe sot ruajnë freskinë e tyre nostalgjike.

Me këtë rast duhet të përmend dhe faktin se burrat e trevës së Kërçovës me shumë xhelozi kanë ruajt traditën e tyre dhe këngën, psh. edhe kënga e Sulltanës së Qafës është një këngë mjaft simpatike dhe me motive të gërshetuara trimërie, e cila, për të i ndihmuar babait dhe bashkëfshatarëve të Qafës, fshat i vogël, i strukur pas kurora malesh, ( atëherë) me shtëpi të mbuluara  me kashtë thekrre, në malësi të Gostivarit.  Sulltana,  në vitin 1913, hordhitë serbe e bullgare, të udhëhequra nga krimineli Mikajl i Brodit, që në popull njihet si Vojvoda i Brodit, bashkë me  bisha të egra , digjnin shtëpi dhe varre, vrisnin  e masakronin gra e fëmijë në të gjitha  fshatrat me popullsi të pafajshme shqiptare.

Mazllami, babai i Sulltanes, që kishte luftuar trimërisht në radhët e para, prej dritareve të shtëpisë së tij e vijonte zjarrin dhe qëndroje burrërisht deri sa pati fishekë. Ndërkohë, i mashtruar, ra në duart e armikut dhe në oborrin e shtëpisë së tij u vra mizorisht, në praninë e së bijës 16-17 vjeçe, Sulltan, e cila u vërsul mbi hordhitë çetnike me  një palë gërshërë, therri dy prej tyre, ndërsa një tjetër, tinëzisht e plagosi për vdekje  me plumba revolveri…

Sulltanës së Qafës populli sot ia këndon këngën !

Rexhep Zajazi lindi nga një familje bujare me tradita, aty ku lindën edhe Mefailat e Zajazit, dhe lanë nam dhe gjurmë historike të trimërisë, qëndrresës dhe krenarisë shqiptare… Aty ku edhe lindin tingujt e këngës shqipe dhe melosit kërçovarë!

Në vitin 1971  Rexhep Zajazi, erdhi në derë të banesës sime për një hall. Pimë bashkë nga një kafe dhe zhvilluam muhabet të gjatë dhe konstruktiv,,, Prej aty e njoha burrin sypatrembur dhe të guximshëm.  Mbetë miq gjatë gjithë jetës sa ishte gjallë ! U njoha edhe me bijtë e tij, sidomos me prof Tahir Zajazit, i cili gjatë spjegimit të mësimit në Akademinë Pedagogjike në Shkup, sipas stilit dhe metodës, i ngjante Roterdamskit të lavdishëm.

Dhe, të flasësh për  Rexhep Zajazin, ose Trio Zajazin ku bënin pjesë edhe dy djemt e tij, Prof Tahir Zajazi  me vëllanë dhe këngët e tyre  , do të thotë të flasësh për burra  që  kishin  ideale të mëdha, për ta  ruajtur këngën, traditën, folklorin, kulturën e veshëmbathjes kombëtare kërçovare dhe gjithandej atë shqiptare kombëtare ,por edhe me një shpresë të madhe për një komb e troje të bashkuara me kufijtë natyror të Shqipërisë. Zatë, për këtë edhe më fliste shpesh kreshniku i melosit kërçovar Rexhep Zajazi. ( Më duhet të cek këtu, për hirë të faktit dhe të vërtetës, se ato vite disa rryma të fshehta shoviniste dhe antishqiptare të (SDB-së) UDB-së  republikane në Shkup, në krye me kriminelin Nikolla Ilievski me nofkën “Kolja” dhe disa të tjerë të grupit të tij, bashkë me to edhe dy ,,shqptarë,, njëri me nofkën si “Brizhit Bardha” dhe tjetri Saqip Kollari ish mësues i keq nga Dibra, tani udbash i regjur i klikës së Sllave Vasovskit, të gjithë këta i kishin vë prita e ndërkëmbëza, e survejonin me rrjetet e tyre të spiunimit siç ishte spiuni Muamer Vishko etj. me qëllim që ta thenin moralisht burrin trim dhe të këngës, por nuk arritën dot ta “shterrnin” zërin e tij kumbues! Me vite i ndeja në krrah dhe mbrojtje të dinjitetit të tij, sepse ishte i merituar, burrë trim , i besës dher fjalës, me këngën e trevës kërçovare në gji…

 

 

Në vazhdën e këtij shkrimi, kam obligim të përmenbd se Rexhep Zajazi la pas vejti tufa këngësh të bukura ( shica e tyre të regjistruara në pllaka dhe shirita magjnetofoni, mbeten në arkivin dhe fondet muzikore të RTV Prishtinës dhe RTV Shkupit , madje dhe në Tiranë. Ky legjendar i këngës së bukur kërçovare frrymzoi edhe gjenrata të reja të këtij stili tipik dhe specifik i të këndarit siç janë edhe Bexhet Jagodini, vëllezërit  Dervishi, të cilët edhe sot këndojnë dhe mbeten  këngëtarë të njohur. Ata janë bilbilat  e melosit kërçovarë  burimior, si pasardhësa të Rexhep Zajazit i cili bëri histori dhe mbetet gjallë gjeneza e tij.