Gazeta Nacional Albania

VITI PANDEMIK NË JETËN TIME LETRARE DHE NJERËZORE. Nga Shaip  EMËRLLAHU, Tetovë

 

Viti pandemik 2020 ndryshoi sistemin dhe kodin e jetesës. Ai shenjoi vitin e ndërgjegjësimit, ku u afirmua e ditura, se Jeta është e para. Të ndodhur në këtë sistem të ri, edhe ne ruajtëm ritmin e jetës dhe të projekteve. Mbajtëm Edicionin e XXIV, të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, ku realizuam programin e larmishëm të tij. Pra, përveç leximeve letrare, ku një pjesë e poetëve ishin prezentë, të tjerët (kryesisht poetë të huaj), përmes videove u bënë pjesë e Programit, organizuam konferencën shkencore “Naim Frashëri dhe atdheu”, në 120 vjetorin e vdekjes së poetit kombëtar Naim Frashërit, pastaj përuruam shtatë tituj të librave të shtëpisë botuese të Festivalit, hapëm një ekspozitë të artit pamor etj. Vitin e ardhshëm do të kemi jubileun e Festivalit. Operatori jonë “Ditët e Naimit” mbush një çerek shekulli në shërbim të ndërkomunikimit letrar e kulturor, të afirmimit të gjuhës shqipe, letërsisë dhe kulturës shqiptare, poetit Naim Frashëri, hapsirës shqiptare etj.

Në pranverën e këtij viti, Drejtoria e Festivalit humbi anëtaren e saj, poeten e njohur Silke Liria Blumbach. Me atë rast, organizuam një homazh për te, duke kujtuar kontributin e madh dhe të gjithanshëm letrar e kulturor të kësaj poeteje me origjinë gjermane. Këtë vit po punojmë që ta shënojmë një vjetorin e vdekjes së saj, nën singlën e titullit të librit të saj me proza të shkurta “Një vit pas vdekjes sime”, ku mendojmë që në njëvjetorin e ikjes së saj nga kjo botë, të organizojmë një konferencë shkencore kushtuar jetës dhe veprës letrare të poetes Silke Liria Blumbach.

Ndërkaq, sa i përket veprës sime letrare, këtë vit u botua libri im i dytë poezi në gjuhën maqedone “Konjska Troja” (Troja e Kalit), të cilin e përuruam në kuadër të programit të Festivalit. Kam hartuar antologjinë me poezi të poetëve pjesëmarrës në Festival dhe kam redaktuar disa libra me poezi të poetëve shqiptarë dhe të huaj të Festivalit. Ka qenë një vit, ku muzën e kam pasur afër… Vitin e ardhshëm pres të dali një vëllim i imi me poezi, me parathënie të poetes angleze Fiona Sampson. (Këtë vit ne botuam në gjuhën shqipe një vëllim me poezi të zgjedhura të kësaj autoreje “Shpella e Dantes”). Përurimet e librave tanë kemi menduar t’i bëjmë në Tetovë, Tiranë dhe në Prishtinë, ku pritet që të jetë prezentë edhe poetja Sampson.

Kështu, pra, edhe 2021-shi pres të karekterizohet me angazhime dhe aktivitete të mia të ndryshme letrare e kulturore. Shpresojmë dhe urojmë që jeta të çlirohet nga pandemia. Viti i ardhshëm të jetë sa më pak i errët…, mundësisht, ai të ndriçojë në gjithë ciklin e tij.

farë prisni nga viti që po vjen?

Meqënëse do të përfshijmë një numër autorësh, ju lutem, përgjigjet të mos jenë më shumë se një faqe  format.  (Gazeta del të shtunën më 26 dhjetor, ndërsa deri të enjten duhet derguar shkrimi juaj!