Gazeta Nacional Albania

Vjosa Osmani uron Nora Gjakovën për medaljen e artë: I solli dritë Kosovës në këtë ditë zie

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar xhudisten Nora Gjakova për medaljen e artë që e fitoi sot në Lojërat Olimpike.

Përmes një postimi në Facebook, presidentja e Kosovës ka shkruar se Nora Gjakova i ka sjellë dritë Kosovës, në këtë ditë zie. “Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës.

Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi”, ka shkruar Osmani.

“Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit! ”, tha presidentja.