Shikim strukturalist mbi volumin poetik “Love Songs Evolution” të Albert V. Nikollës
POEZIA KAOTIKE PARE SI NJE “KATAKLIZËMË” MENDORE.
Nga Anne Englebert
Kritike strukturaliste e artit modern,
Profesore në Institutin Rogier Guilbert-
“Ai që nuk mundet të provoje as habinë e as të papriturën , mund të themi se ka vdekur: Sytë e tij janë shuar”. – Albert Einstein
Ne nuk mund ta eksplorojmë poezinë moderne me një sy nihilist, sepse “kataklizmi mendor” i një poeti, që jeton krizën e identitetit dhe të evolucionit, prodhon gjithmonë vargje të një gjuhe që i takon së ardhmes. Njerëzimi është “i sëmurë” nga krizat e herëpashershme; në këtë rast , poezia e re në dukje “Kaotike” shihet si një “eksplorim i universit mendor”, që prodhon në esence “rebelimin” e koshiencës dhe subkoshincën. Nga ky proces “katarsis” i pavetëdijshëm që kalon vallë-valë në materien inteligjente (ku futen filozofët, shkencëtaret dhe filologët), nuk mund të përjashtojmë as Albert Nikollën! Kjo sepse poeti ynë nuk pranon të jetojë në “Tufën e deleve të bindura moderne” pa vizion, pa evolucion, pa perspektivë shpirtërore. Për këtë ai zhytet në një krizë ekzistenciale, që prodhon natyralisht kaos të madh në mendime, në emocione , në perceptime, në analizë dhe në refleksione. Poeti “mbledh në trupin e tij mitik” të gjitha sëmundjet e botës, i bluan me “stomakun stilistik” dhe papritur i rinxjerr me “ulërima” poetike duke i hedhur në një atmosferë të turbulluar, në tentativë për të zgjuar ndërgjegjen e njerëzimit… kjo nuk është një teori e re e katarsit. Ka ekzistuar që në kohën e Grekëve të vjetër.
Duhet pranuar se Niçe, e kishte parashikuar këtë situatë të rrezikshme të humanitetit, një jetë thjesht teknike, me mungesë ndjenjash totale! Në këtë paradigmë ai madje ka precizuar se misioni i një artisti është të lehtësojë vuajtjet. E konsideronte poetin si një lloj medikamenti kundër bullizmit( Stresin ekstrem në shoqëri): “Poetët në përpjekje për të lehtësuar jetën e njerëzve, kthejnë sytë në të tashmen e hidhur duke ndihmuar në nxjerrjen e kuptimit të momentit. Por dhe për ndriçimin e të kaluarës me ngjyra të reja. Për të bërë këtë, nevojitet që ata të udhëtojnë prapa e përpara në kohë: Në mënyrë që të mund të krijojnënjë pikëmbështetja për ti dërguar Epokat dhe idetë shumë larg, deri në religjione dhe civilizime të kryqëzuara të gjalla apo të vdekura. ( Nga libri- “Mbinjeriu” -Shtëpia Botuese Denoël Gonthier, faqe – 150)
E gjitha kjo aksiomë poetike, ky stres, ku udhëtim , ku shpërthim kudra bullizmit, shihet qartë në poemën “Dritë”, ku autori paralajmëron njerëzimin për ferrin që po vjen, e paralajmëron për një shkretëtirë emocionale që po krijohet, për një robotizim të trurit të shoqërisë. Kapitalizmi është duke vdekur, sepse që tani , nuk ka më nevojë për krah pune në fabrika, gjë që do të thotë se “Vlera e shtuar” e kapitalit tëKarl Marks i takon së kaluarës. Ajo që e vret më shumë njerëzimin, është injoranca, dhe mungesa e aftësisë për të përcaktuar rrugën e zhvillimit. Dhe në një botë kaotike, krimi është mbret…
Dritë! Oh dritë në këtë botë të qorrash plot me mëkate,
Jashtë sensit të parashikimit të një sekreti të padukshëm,
Koshienca jonë e dyzuar kalon në kryqëzimin e besimit ,
I djeg emocionet me shkencë në laboratorin e dhunshëm,
Mister! Do ti shohim të gjitha krimet e panjohura në ferr…
*1) Poezia është një gjendje e përshkënditur e trurit, që prodhon një sasi superiore filozofie.
Meqë ka shumë pak njerëz që provojnë këtë gjendje, kuptimi i gjuhës së prodhuar në vargjet poetike është shumë i vështirë për tu deshifruar. Lexuesi i paaftë mendërisht për të kuptuar dhe deshifruar konceptet logjike, e hedh librin që në kontaktin e parë… do të thotë se poeti e di që në fillim që do të ketë shumë pak, ose do ti numërojë me gishtat e dorës lexuesit e tij. Nëse tre persona do të arrinin të hynin në të njëjtën gjenden shpirtërore që përjeton poeti , në kodet e larta shpirtërore , atëherë autori i vargjeve do të ishte i lumtur. Thënë ndryshe poeti ka dy zgjidhje: të shkruarit e një poeme “të lehtë” e destinuar një publiku të zakonshëm, ose të shkruajë një poezi që i korrespondon nivelit të lartë të ndritjes mendore , që do të thotë “bërje të artit per art”, sipas elementëve të logjikës sipas parimeve të larta të moralit. Albert V. Nikolla i takon asaj kategorie poetësh që krijon art sipas nevojave të larta të konditave shpirtërore, pa u shqetësuar nëse ka lexues sot apo jo. Pret që lexuesit të lindet në shekujt a ardhshëm, pret lindjen e “homo -inteligentus”. Deviza e autorit është qartësisht e dukshme në poemën “Dehja” ku ne shohim një stil fleksibël, një gjuhë të qartë , një mendim të pjekur poetik:
Po qesh, po qaj me dhembje, po notoj ngadalë me dehje pa mendje,
Hëna më mungon territ, dielli me djeg agut, kërkoj rininë e fshehur,
Shpirti im shënjuar në qenie, pushtuar nga një fe pa kuptim, pa gjendje
Prekja e fundit e shndërrimit, që ngadalë shuhet në mort! Heshtje!
Poezia e poetit tonë rrebel mundet të na shkaktojë humbje drejtpeshimi nga shfaqja e herë-pas-hershme e kënd-vështrimeve prekëse te jetës së përditshme. Asgjë nuk i shpëton syrit të poetit: As katastrofat e kalbëzimit të shpirtit brenda njeriut, as shkatërrimi i natyrës dhe energjive qiellore, as tragjedia emocionale mashkull-femër. Me vargje te forta dhe goditëse , autori na nxjerr në dritë një kritikë të sinqertë dhe efikase në drejtit të ekzistencës tonë moderne dhe kontraverse. E gjitha kjo mbështetur në tiparet e formësuara te fjalës poetike: Vargje në fluiditet logjik, rima të brendshme dhe rima finale, ritëm gramatikal konstant, me një klithmë herë të egër e herë të butë, në disa raste ndër-qiellore, një muzikalitet të admirueshëm në gjuhën frënge, që vetëm një dashuri e jashtë-zakonshme për këtë gjuhë dhe kulturë mund ta prodhojë.
Le ti lejojmë vetes mundësinë të rrëshqasim në këto vargje të gjata , të rënduara nga mendimet që na kujtojnë stilin e Homerit. Një njohës i madh i poezisë antike greke, të poezisë klasike evropiane dhe të poezisë moderne franceze, autori krijon një stil origjinal të tijin, dhe integrimin e të gjitha tendencave e bën me klas, duke mbajtur kështu gjallë një poezi universale, primitive e moderne në të njëjtën kohë. Që nga fillimi i kontaktit tim me volumin poetik , jam ndjerë e impresionuar nga personaliteti i sinqertë që na përçon poeti ynë.
Në këto fragmente analizash strukturale dhe filozofike në të njëjtën kohë, dëshiroj të citoj njëemër të nderuar, atë të profesorit Jean Lescure (1912-2005), shkrimtar, ish president i Lidhjes Franceze të Kinemasë, Artit dhe Esesë, njërit ndër themeluesit e fondacionit “Oulipo”, mikut të ngushtë të G . Bachelard , që na e ka shtjelluar me plot dritë këtë të vërtetë të madhe letrare: “ të gjitha diskutimet që pretendojnë të largojnë dritëhijet të një vepre, ose që nuk tentojnë gjë tjetër veçse qartësojnë ndonjë ide anësore, duke i sjellë një humbje vlerës letrare, e mjegullojnë qartësimit të tekstit , formojnë më shumë errësirë sesa çka brenda vetë heshtja në vetvete”.
Këto fjalë japin në mënyrën më të saktë të mundshme, atë që unë ndjej përballë veprës se Albert Nikollës…e vështirë pra për mua , ti shpjegoj poemat e volumit “Love Songs Evolution”, tu vendos një etiketë, tu vendos në një rrymë poetike të caktuar. Por si Profesore që i kam dhënë leksione strukturalizmi në Institutin Rogier Guilbert në Bruksel, kam patur rastin ta pyes rreth shtysave estetike, që e ndihmojnë që të krijojnë një sistem i tillë poetik:
Pyetjet logjike janë pak a shumë: kush janë burimet e inspirimit , çfarë impulsioni e shtyn poetin që të shkruajë poezinë e tij kaotike, (një lloj poeme të ndryshme, dhe shumë personale). Ndershmërisht, kam ‘zbuluar” një poet lehtësisht të dallueshëm mes shumë autorëve të tjerë të brezit të tij. Çdoherë ju kam pas bërë të qartë studentëve të mi: “ Do të jem e gëzuar kur të dëgjoj zërin e tuaj që do më vijë nëpërmjet veprave artistike”.
Për të kuptuar poemat dhe revolucionin e tij (Që shënjohet në strukturën linguistike të poezisë), nevojitet të citohet një përcaktim Roland Barthes , në leksionin akademik ”Fragment nga oratori dashurore” : “Të shkruash është si të travlosh sensin e qenies së botës, të kesh mundësinë e një hetimi indirekt rreth saj, në të cilën shkrimtari, me dyshimet e fundit të pasqaruara, refuzon të japë një përgjigje. Sepse përgjigjen duhet ta japë çdonjëri nga ne, duke mbartur mbi vete historinë, gjuhën, dhe lirinë personale të opinionit”.
Skam menduar kurrë, se kurset e mia para studentëve do të ishin aq efikase në jetën e një poeti që nuk ishte as francez, as belg, as zviceran. As që e kam imagjinuar që Alberti do të merrte kurajon për tu la ingranuar në shkrimin e poemave të këtij lloji në gjuhën franceze. Ne mund të themi se shkolla jonë Frankofone është e aftë të integrojë një student që vjen nga një kulturë e huaj brenda kulturën tonë, e akoma më shumë në kulturën evropiane dhe atë botërore. Vargjet e poemës “Pema e shpirtrave të kalbur”, janë më se të mjaftueshme për të provuar atë që çka thashë më sipër.
Përgatituni ju të gëlltisni pilulat e jetës në kuzhina biblike,
Shteti është përdhunuar, nuk ka policë, as hetuese profetike,
Por vetëm banda peshkaqenësh agresivë, dhe nepërka toksike,
Segmentet e auto-rrugëve sahariane janë tashme të mallkuara,
Mbushur me kamionë, plot me armë kontrabandash të trishtuara,
Destinuar fëmijëve të stepave afrikane, në mjerimit plot lot e gjak,
Drejtësia ngjan si një përrallë e varrosur dhunshëm në çdo prag…
*2) Poezia duhet të përthithë fenomenet e jetës sociale dhe kulturore dhe duhet ti strukturojë në një logjikë poetike, duke përdorur mjetet stilistike te gjuhës.
Ka një gjuhë të kodifikuar që përdoret dhe që jep një rezultat të mrekullueshëm në komunikimin me lexuesin (Kuptohet me atë qëështë i aftë ta kuptojë këtë lloj gjuhe poetike). Nga ana tjetër , nevojitet të jesh i ndjeshëm për nivelin e “iluminizmit” të trurit të poetit, që do të thotë se “produkti” poetik duhet të deshifrohet në procesin e tharmimit të tij. Në fund të analizës (truri ) del se ka një mision të qartë: hedhjen në dritë të poezive të arrira gjer në perfeksion. Gjithë ky proces është i mbështetur zakonisht mbi punë reflektive, duke privilegjuar formulimin ideor të imazheve: metafora kronologjike, krahasime në dukje jologjike, personifikime turbulluese, animalizma tronditëse… por edhe të tjera elementë të shkrimit modern si; teknikën e parashtrimit të vargut, procesin mendor të gjetjes së subjektit poetik, kompozicionin e të dhënave që poeti i percepton dhe i parashtron. Kritiku Jean-Michel Maulpoix , nuk heziton të shtrojë pyetjen: “Çfarëështë poezia? …dhe çmund të themi mbi poezinë? ”. E gjen përgjigjen në një citim të Niçes: “Poezia është më e urryera e gjinisë së kritikës. Përbën një objekt studimi të vështirë për tu identifikuar, një proces në vazhdueshmëri ndryshimi përgjatë historisë, dhe mbi të cilën teoria nuk ka aq shumë ndikim. Shihet qartë që (kjo tendencë komunikimi) jep mundësi të njëpasnjëshme për ndarje gjuhësore, stile të reja komunikimi, që ne i quajmë poema. Ato janë aq mirë të perceptuara në formë, aq-sa ne nuk mundemi tu ndryshojmë qoftë dhe një fjalë të vetme, për shkakun se refuzon çdoherë të mbyllet në vetvete. Në një farë mënyre, kur ne flasim gjithë kohën për poezinë, sado perfektë që të jemi, kemi një diskur të keq adresuar: shumë teknik, ose shumë subjektiv ( jo të drejtë). Teoricienët e dëshiruar, në përpjekje për të ndërtuar një sistem të mirë-përcaktuar, janë të obliguar të tërhiqen zemërthyer nga ideja e krijimit të një kritike efikase” (mbi poezinë).
Që poezia moderne reflekton mendime me “Zë të lartë” , nuk do të thotë se është kthyer në spekulative.( Pasi ajo ka qenë për mjaft kohë klasike dhe romantike), por është gjithnjë e më shumë e çuditshme. Kjo çuditshmëri është e vendosur në strukturën e refleksionit të brendshëm të gjuhës. Për të kuptuar “pastrimin e situatave në të folur”, formula e Paul Valérie ndriçon mjaft mirë këtë kërkesë: “Përkufizimet e ashtuquajtura “mbi poezisë” nuk mund të jenë asgjë, veçse dokumente mbi mënyrën sesi autorët e tyre e shohin dhe e shprehin veten e tyre “. Atje ku filozofia nuk arrin ti përcaktoje të gjitha konceptet , poezia gjen elementë te saj të tharmimit! Thënë ndryshe kemi të bëjmë një ekuacion ekzistencial, që na rinovon pa ndërprerje hyrjen tonë në realitet, në konceptet emocionale të gjuhës dhe të stilistikës së expresionit.
Poeti ynë zhytet në kulturën e lartë frankofone, është i mahnitur nga Semiologjia e Barthes, nga teorizmi praktik gjuhësor i Roman Jacobson, mbi të gjitha nga koncepti i pjesës përbërëse të strukturës, një gjetje e Claude Lévi-Strauss, ku lëvizja strukturaliste gjen rrënjët e saj gjuhësore : “Gjuha është një arsye njerëzore që ka arsyet e saj por të cilat njeriu nuk e njeh. ”
Jean Lescure, nuk thotë vetëmse të njëjtën gjen: “ Gjuha e aftë të flasë vetë, nuk na duket aspak absurde, por është njeriu që bëhet absurd, kur mendon se është qendra e botës dhe mjeshtri fjalëve. Ne mund të themi se vetëm modestia është madhështia e njeriut. I hedhur në mes të-të folurës, ai mund të shikojë rreth vetes , dhe të bëhet i aftë të shuajë zërat e vogël e kokëfortë të shkencës se pjesëve të përziera, që trazohen dhe dalin në figura të panumërta”.
Besnik i koncepteve të “strukturës”, Alberti shkruan një poezi strukturaliste për ti ndihmuar diversifikimin te mendimit: ”Njerëzimi vazhdon të luftojë me dy procese kontradiktore, njëra prej të cilave tenton të krijojë unifikim, ndërsa tjetra synon të ruajë ose rivendosë diversifikimin” (Claude Lévi-Strauss- “Rraca dhe Histori”).Në këtë diversifikim (Poetik) ne nuk mundemi ti rezistojmë bukurisë se strukturës së poemës “Ëndërr e panjohur”, një poemë kushtuar babait të psikanalizësSigmund Freud, e ku aspekti i thellësisë te vetëdijes dhe i pavetëdijes është qartësisht i dukshëm në diversitet:
Në krijim, revolta e qelizave të trurit ka kodet e veta gjenetike,
Me shpërthimet e saj parabolike kur kohamerr formatkaotike,
Njeriu është viktimë e dëshirave të fshehta tëEdipit me ulëritje
Ai nuk mund t’i zhukë ato! Asgjë për të bërë … mirëditamëkat,
Urrejtja zgjohet si demone krijoj luftëra me shkak e pa shkak.
Fitorja nuk mund të jetë kurrë finale! Dështimi zhyt njeriun në terr
Gjenerata të vdekura pa dije! Oh! S’ka pasur kurrë jetë në ferr!
Kemi një poetizim perfekt të sentencës sëFreud: “ Ëndrrat janë shpeshherë më të thella kur janë të çmendura”. Kjo zgjedhje letrare gjendet gjithashtu në veprën filozofike të Volterit, në finesën e poezisë së Artur Rimbaud, dhe në teatrin absurd tëIonescos e Becket. Ne mund të konstajmë se ky autor përbën një burim të pastër frymëzimi në aspektin e kritikës letrare, dhe dhuron një eksperiencë të shpirtit njerëzor në pastrim (katarsis).
3). Pasionet e perceptueshme , brenda një trekëndëshi Logjikë-Gjuhë-Aksion poetik.
Loja e emocioneve shpërthyese dhe ndjeshmëria e skajshme na parashtron pre-dispozicionin e poezisë moderne, që denoncon pa ndërprerë botën që na rrethon.
Albert V Nikolla , me punën e tij të pandërprerë, pretendon të jetë themeluesi i një rryme të re estetike të mbiquajtur “Poezia kaotike e simbolikës”, e bazuar në këtë koncept të ri perceptimi, akademiku francez Athanase Vatchec de Thrasy, e përcakton me një kompliment që çdo krijues do ta kishte pritur me gëzim: “ jam i aftë ta dalloj vargjet e poezisë që ju shkruani, në mes të vargjeve të njëmijë autorëve të tjerë.
Sot autori ynë, na prezanton volumin e tij “Love Songs Evolution “. Është i shkruar në frëngjisht nga ai vetë, sepse gjuha e tij idiomatike ishte e pakuptueshme për përkthyesit në gjuhën frënge… më pas unë u përfshiva në korrupsionin stilistik të poezive, dhe po ju them se ndonjëherë kam tentuar të shkul flokët, por ajo që më ka shpëtuar është se Alberti në dyzimet e mia, më ka lënë të lirë, që intuita ime të flasë, një ndjenjë e hedhjes në boshllëk, moment eksitues gjithashtu…ka qenë moment kur kam kuptuar teknikën mendore sesi Samuel Beckett shkruante veprën e tij. Më ka shkuar në mendje fraza e tij legjendare: “Lotët e botës janë të pandalshme. Për çdonjërin që fillon të qajë këtu, një tjetër pushon të qajë diku larg. Madje fillon edhe të qeshë. Ne themi goxha fjalë të këqija për dhembjet e epokës sonë, por ajo nuk është më fatkeqe se epoka qe ka kaluar. Por nuk mund të themi se është më fatmirë… le të mos flasim”.
Rrebel e i ndjeshëm, Alberti flet në veprën e tij për flakët e dashurisë, rrëshqitjen e botës drejt të panjohurës, dhe thyeshmërinë e shpirtit njerëzor, absurden…por gjithashtu flet për bukurinë e nënës natyre, pritjen emocionuese e të dashurisë dhe pastërtinë e së drejtës.
Albert është aq shumë i zhytur në atmosferën që krijon shpirti poetik i Artur Rimbaud, që vargjet e gjeniut të tij janë të nevojshme dhe i citon për të krijuar atmosferë: “Mbushur me pasionet e furtunën shpërthimtare/ngurosur dhe lotngrirë , sëmurë nga dëliret djaloshare”.
Mund të them se një numër i madh kritikësh letrarë të tipit tradicional nuk e kuptojnë lidhjen që ekziston mes poezisë së Albertit e profetit të tij Rimbaud. Poeti në precesionin e tij poetik të një realiteti ekzistencial , arrin të bëjë një skaner të detajuar të poemës “Absurditet i panjohur”, që na mjafton për të gjetur cepin e takimit në sferën ezoterike.
Duke zbuluar pafundësinë e shpirtit dhe kaprriçiot mëkatit,
Vrasja e ndërgjegjes pranohet, pa u parandaluar asnjëherë,
Dashuria e helmuar, nga seksi i rastit, duket sikur endet ne erë,
Në fushat e hipokrizisë, dhe tradhtive të neveritshme pa vlerë!
Sezoneve tona lotuese, me shikime sterile dhe shkatërruese!,
Nëse nuk do të kishte erozion në orbitën hënore dhe diellore,
Do të ishte çështje me sferë, universit kompleks pa barriere….
Në fillin e panjohur të parahistorisë gjer tek mitet e zbrazësisë,
Njeriu humbi butësinë, u bë robot pa dhimbje i paqenësisë…
Në totalitetin e këtij volumi me poezi , kemi një fluks të çuditshëm metaforash, që na dërgojnë në rrugën e heroit të mitologjisë, greke në më të shumtën e rasteve, njerëz të mëdhenj të jetës së politike dhe artistike këndej e andej oqeanit, por nga e kaluara gjithmonë. Tek e fundit ne ndjejmë të vibrojë përmes gjuhës idiomatike , shpirtin e vendit të tij të origjinës: Shqipërisë, por gjithashtu të qenurit një poeti i pafat, lindur ë një kulturë që ne e njohim pak, me një nivel social për tu lotuar, qe nuk mundet ta absorbojë një kapacitet të niveli evropian. Kultura franceze është më e adaptuar që të pranojë eksperiencat e tij poetike, e kjo shihet qartësisht.
PARË NË PLANIN E STRUKTURËS SË MENDIMIT.
Ne mund të bëjmë klasifikimin dhe përcaktimin e elementëve logjikës. Poezia e Albertit është e një stili vërtet efikas,dhe shpalos me klithmë e revoltënjë kritikë për shoqërinë e sotme… ose përdor si armë të gjithë fuqinë shkatërruese të poetikës shprehimore përgjatë një krize të nënvetëdijes spontane she shprehet me një gjuhë që përmbledh konceptet semiologjike. Autori djeg në një furrë metalike të gjitha hipokrizitë e kohërave moderne, për të pjekur një poemë deliri në pamje të parë, por aq të qartë dhe revolucionare në realitetin objektiv. Ai provon me të gjithë pushtetin e tij poetik të realizojë një operacion cerebral në memorien e njerëzimit, dhe ta shërojë nga hipokrizia dhe vetë-gënjeshtra. E kam zbuluar këtë tentativë të Albertit në poemën “Verbimi i bufit të natës”. Duhet të jesh vërtet pa dritë në sy, nëse duke lexuar këtë libër të mos impresionohesh nga vargjet bukurisht moderniste. Të mos i ndjesh frazat që fshehin në vetvete strukturën e mendimit të kulluar. Ky stil poezie është një kamxhik të madh që fshikullon shoqërinë tonë postmoderniste:
Njollat e kuqe të vrasjes, u panë në stacionin e trenit,
Yjet e Los-Angelos shpejtuan të shkruajnë romanet e tmerrit,
Në shpërthimin e errësirës, dritat fitojnë rëndësi të veçantë,
Mbyllja gojën qenit dhe jepi pak mish maces se daja Cemit,
Konceptet ç’thuren në kthimet e largëta të heshtjes,
Vishe lëkurën e demit dhe shko në mbretërinë e përleshjes,
Asgjë mbi tokë nuk mbeti veç shikimi i saj i mahnitshëm,
Vër vulat e heshtjes në kënd-thyerjet e magjishme me dritën,
Pas çdo dëfrimi, kujtimi mbulohet me heshtjen e kënetës,
Kush nuk i thirr mendjes, i thirr shkatërrimit të vetvetes…
Kritiku Pierre Jean Jouve, veprën e tij “Apologjia e poetit” , e përcakton këtë gjendje si poetikë në ngjitje: “Poezia është një mendim – gjendje psikike – e përzierjes…- domethënë tendencë, imazh, jehonë e kujtimeve të paqarta, nostalgji, shpresë, qëshfaqen në të njëjtën kohë dhe ngjiten së bashku në lartësi, megjithëse vijnë nga largësi krejtësisht të ndryshme. ” (Apologjia e poetit, edicioni “Le temps qu’il fait », faqe 9)
b).Nuk ka limite në pushtetin e poezisë dhe kritika letrare gjendet në vështirësi për shkak tëmungesë të kapaciteteve analitike.
Poezia evoluon, modernizohet dhe bëhet më e padeshifrueshme, pasi misioni i saj është të krijojë sisteme të refleksioneve të thella. Po a evoluon njëkohësisht edhe kritika letrare përballë kësaj tendence letrare? Pak ose aspak! Le të marrim si shembull një poezi të Albertit “Fitore askund”. Si mund ta analizojmë këtë poezi, me mundësinë e kritikës letrare të kohës së sotme. Ne duhet të vëmë në dukje izotopet e kësaj strofe poetike , ta zëmë : Mizerje, pushtet i frikshëm, fitore letrare, lulet, bëmat, pare, asgjësë, sekretare, mbetjet, dhëmbët, emocion, konflikte, dinamikën, piramida gurike, refleksion, asfiksi… të gjitha këto fjalë të vendosur në një konstrukt poetik, me një logjikë semantike të mirëpërcaktuar!
Çfarëmizerje! Për ti shpëtuar pushtetit të frikshëm tëfitores letrare,
shikoj lulet, gjithmonëtë pafajshme, tentoj të filloj bëmat – të bëj pare,
paret e të varfërve, pushteti i asgjësë, përballë të bukurave sekretare,
i klasifikoj mbetjet e punëve të mia- dhe thyej dhëmbët gjatë lutjeve,
Pa më të voglin emocion, pa konflikte statike, humb dinamikën time teorike,
duke tentuar, nuk jam i lodhur, jua jap besimin maleve si piramida gurike,
nuk kam asnjërefleksion, as shenja jete. Mirdita asfiksi filozofike…
Udhëtojmë në mënyrë logjike nga një ekstrem në tjetrin, dhe uniteti poetik i këtyre vargjeve është i diskutueshëm duke mbështetur gjithmonëë kritikën tradicionale. Por nëse ne njohim kapacitetin e autorit për të udhëtuar në hapësirën e brendshme poetike, ne gjejmë që vargjet kanë një unitet të admirueshëm logjik, dhe në koherencë në konceptet teknike dhe grafike…kemi një vendosje në linjë të izotopeve poetike, megjithëse janë koncepte krejtësisht të kundërta të realitetit të perceptuar. Janë teknika shkrimi që i hasim në poezinë e Arthur Rimbaud, Stéphane Mallarmé, Guillaume Apollinaire, Michel Houellebecq .(Nga na tjetër, nuk kemi të bëjmë me të njëjtin tip poezie, sepse fantazia e autorit tonë modernist është shprehur nga një e vërtetë shumë e pasur izotopesh poetike, fenomene që na bën të kuptojmë se autori ka krijuar poetikën e tij, krejtësisht origjinale, e mbi të gjitha shumë moderne.
Kritiku Yves Bonnefoy, duke u shprehur mbi misionin e kritikës letrare thotë: “Është e dëshirueshme që kritiku të kuptojë se poezia është kjo luftë e pafundme midis përfaqësimit dhe mospranisë – kjo luftë […] e poemave është një parakusht sensi logjik për të gjithë lexuesit qëduan të gjejnë jo thjesht një prani, një objekt me ose pa jetë, por themelin filozofik të shoqërisë[…] Poemat kanë një fuqi sqarimi që nuk ka asnjë dokument tjetër, asnjë arkiv ”.
c). Eksperimentimi poetik është një shenjë e revolucionit pa ndërprerje të letërsisë.
Limitet e shprehjes poetike mund të tejkalohen pa ndërprerje…ose fitoret e prurjeve të reja poetike, në fushat e komunikimit global, janë të garantuara? Nuk është e garantuar. Sepse poezia e re ka si funksion të prodhojë një logjikë të re dhe një gjuhë të re më të zhdërvjellët… e keqja është se ne e minimizojnë rëndësinë e poezisë si një laborator i gjuhës. Ne mund ta shohim muzikalitetin e gjuhës dhe tendencat e reja të saj, gjithashtu prirjet e forta eksperimentale në poemën “Qenie e çuditshme”
Oh qenia është përherë aq mashtruese, aq hipnotizuese,
Në mendime lundruese anash lumenjve, brigjeve rrezatuese!
Mos i lini dëshirat të vdesin papritmas në heshtje tunduese,
Shkatërruar nga emocionet mistike, me të krisje befasuese.
shoh kaq shumë zemra prore, flijuar në vdekje të mizore…
Ta themi hapur! Këtë vargje përfaqësojnë bukurinë rrëshqitshme që e gjejmë tek simbolizmi i piktorit, tek fluiditeti tingëllor i instrumentit të muzikantit. Poeti ynë belgo-shqiptar, arrin që me një mjeshtëri të madhe, të na shpalosë frytin e rrymave estetike letrare që tashmë janë tejkaluar në një sintezë të re.
Tani jemi në zonën e eksperimentimit poetik ekstreme, të cilin poeti ynë e fekondon me sukses, e që përbën shembullin e evolucionit natyral e konstante të letërsisë në vetvete. Kjo është arsyeja për të cilin poeti vë në dukje pa u ndalur, sintezat e frazave të zgjedhura, për të realizuar një hyrje të elementëve gjuhësorë (fjalë dhe struktura stilistike) në aplikacionet poetike.
d). Përbërja emocionale e poemave, shenjë e dukshme e finesës se shprehjes!
Në jetën tonë ne investojmëëndrrat, emocionet, pasionet, dëshirat, fitoret , zhgënjimet, humbjet… gjithë ky mekanizëm i gjendjes shpirtërore lidhet me jetën kulturore, sociale e materiale, dhe ka vlerë për të gjithë botën njerëzore. Por poeti në “ekspertizën” e tij posedohet nga një sensibilitet i shkallës superiore, dhe vë në pah sistemet e avancuara filozofike… gjithë sistemin e poezisë demaskuese, poemës lirike në dëshpërim, e i poezisë së dashurisë në dekadencë.
“Në jetën e përditshme, kur e shpreh dhembjen apo zemërimin tim, do të thotë se unë ndjej disa emocione që e ngrenë shumë lart gjendjen mendore në raport me situatën. Ose do të mbytem mes lotëve të mia ose do të filloj të ulërij, duke thënë “jam i paaftë ta duroj këtë gjendje”, ose “jam një krijesë e tërbuar”. Ekspresioni artistik i këtyre fjalëve në esencë funksion në të njëjtë manjerë: poetët romantikë dëshirojnë të shprehin emocionet dhe përjetimet e tyre nëpërmjet poemave lirike, et kjo shënjon faktin që ato i përjetojnë vërtet thellësisht emocionet e tyre gjer në atë shkallë sa i hedhin në vargje”- na thotë Jennifer Robinson, në artikullin e saj “ Boshësia, shprehia dhe shpërthimi emocional në poezinë lirike”(artikull i botuar në revistën Fabula 14 qershor 2014).Kjo analizë e gjen aplikim në poezinë “UTOPIA IME” qëështë një dhembje e pastër.
Këlthas, bërtas, ulërij në maraz, në kështjellën e utopisë,
Jam i mbytur pa shpresë në oqeanin e madh të amnezisë,
Viktime i një somnambuli, të një zhgjëndrre krejt pa fund,
Vuaj dhe përleshem si titan në shkretëtirën e hipokrizisë!
I hedh në ajrin e pastër gjithkund, aq emocione me poezi,
Kam dhimbje dhe etje, jam mbytur në uri – universit pa kufi!
Mund të themi se në pamje të parë kemi të bëjmë me në poemë klasike! Por sekreti i modernitetit fshihet në strukturë, ose më saktë në kompozicionin stilistik. Ka një shkallëzim të brendshëm të mendimit, që krijon një strukturë emocionale në vargje. “ le të mos harrojmë se emocionet e vogla janë kapiteni i jetës sonë, dhe ne u nënshtrohemi pa e ditur” – do të shprehej piktori i përbotshëm Vincent Van Gogh.
Surpriza poetike në vargjet e Albert Nikollës është në zemër të procesusit emocional të eksperiencës së dashurisë dhe të filozofisë në aspektin: Shumës. Mbart në vetvete eksperiencë ekstreme të një jete të vështirë në aventurë. Si një shkrimtar, Alberti propozon një ekuacion reflektiv.
Pikërisht nëpërmjet kësaj metode kërkimi brenda sistemeve poetike, autori provoni limitet ekstreme te përpunimeve strukturore, dhe angazhohet pa shtruar pyetjen në përthithje stilistike, pa harruar aplikimin e teknikave të reja të shkrimit, për tu transformuar në një krijesë profetike. Kjo lloj filozofie poetike futet qartësisht në poezinë eponimike të volumit “Love Songs Evolution”
Në fillim, për çdo krijim poeti klith: « Love Songs evolution!»
Ka në këtë kontraksion që penetron në kërthizën e muzës
Rebelimin e fjalës, nëntekstin e frazës, pa inflacion e zi të tutës,
Oh çfarë dhimbje në rreth, që i fryn keq arteriet e zemrës,
Në atdheun e trurit, me energjinë e kalimit të anatemës!
Nëse bëjmë një vrojtim mbi strukturën emocionale të poezisë së Albertit, gjemë atë modelin qëne e shohim jo pa një befasi, modelin trans-aksional të emocionit. Ka fraza si : “Revolta e fjalës”; “Vuajtje në rreth” ; “Kalim i mistershëm”. Duke i shtuar këtyre dhe aksionin poeti në rebelim, konceptin e njohjes se brendshme të vetvetes dhe njohjen e jashtme të botës, mekanizmin personal analizues të trurit, motivimin për të gjetur atmosferën e nevojshme si përjetimin i shkallëve më të larta të riteve emocioneve, ( që poezia duhet ti ketë brenda domosdoshmërisht), ne e kuptojmë pse e kemi në duar këtë volum poetik. Ne mundemi të ju propozojmë mënyrën e leximit që nevojitet të adaptohet për të pasur një qasje drejt kësaj poezie unike. Emocioni është i përcaktuar nga ana filozofike si një mundësi adaptimi për krijimin fushën e muzës poetike, sipas kompleksitetit të ambientit në të cilin poeti është i vendosur për të përjetuar eksperiencën e tij. “Mes njohjes dhe sensacionit, raporti është ndjenja”- konstaton George Sand … atëherë… asgjë për të shtuar më shumë….
Duhet të mos harrojmë se shkrimtari Albert V. Nikolla, ka patur një sukses të madh me volumin “Love Eksplozion”, të publikuar në vitin, në kolonën “Poetë të botës” nga Edicioni Harmattan, Paris 2014, element që na provon se autori ka gjetur në fakt rrugën e tij poetike, në poezinë Evropiane dhe Botërore… Koha do përcaktojë vendin e tij në universin poetik post-modern.
Poezi
DHIBJE TE PADURUESHME KOKE
NE MUZGUN E SHPRESES,
BRAKTIS PUNEN NE KOMPANI
PER SHKAK TE ARLETES!
Arleta e Brukselit po ta them,
e kam shtëpinë nëlagjet e vogël të periferisë,
Ndonjëherë i dërgoj tasa me supe
E sanduwiça të shijshëm gruas së kojshisë,
Në se ti je një biobnde kaçurrele,
me trup prej pele, përgjatë çdo hedhje,
Të imagjinoj në diskotekat e mesnatës,
Si dikur, të shqyer me plot zhele,
E përlyer me shkulma kajmaku
pas alkoolit të tepruar në diskotekë,
Mjafton kjo pamje burleske,
që të arratisem në Belgjikë përjetë….
Pse vishesh gjithmonëpink,
apo ke një dërrasë mangët shpirti im
E droguar si një vajzë angleze e llastuar,
nuk ka për ty asnjë përqafim!
Vetë Mbretëresha Elisabetë,
ja akordoi titullin “Sint George” profesorit,
Kjo më irritoj pa masë,më bëro të bris,
sa ja shkruajta një letër plot mllef vetë perandorit,
Biri i diellit Hirohito skish kohë,
nuk mori mundin të më kthejë përgjigje në muajin maj,
Për të mos pasur telashe më shumë,
ma dërgoi me avion personal një samuraj.
Luaje lojën tënde e dashur,
bëje Jagon dhe shko e ngrihu në detyrë,
Sa për mua, nuk bëj dot poshtërsira,
se kam nderë burri dhe fytyrë!
I ngjan lojës së shahut Indian,
fusha e betejës për jetë a vdekje,
Kur të biesh, do thyesh shtyllën kurrizore
dhe do shuhesh në heshtje..
Parimet janë krejtësisht të qarta,
dhe gjykatësi nuk e di sa i keqe je o ti Arletë,
Nëse ti shtrembëroj turinjtë me grushte,
do dalë në shesh e vërteta!
Të gjitha portat po mbyllen,
se askush nuk e pranon lirinë time,
Punë e madhe, i kam të hapura dritaret,
me presin gratë e komshinjve!
Kujtimet më lidhin me parkun,
nuk kisha nevojë për një shtrat,
Më këndonin shtatë bilbila përreth
kur unë të mbaja n’atmosferë aq lart,
Ti shikoje dele të bardha dhe lejlekë
natën nën hënë, teksa klithje,
Ishe vajzë shumëe bukur e qejfleshë,
dhe vallen me shkundje të madhe e hidhje
Ca belgjër u rrahën me hunj,
se gjendja u kishte dalë nga kontrolli,
Arbitri më kot i binte bilbilit me nerva!
Në lojën plot triblime të basketbolli!
Arti i mbajtjes së flakës,
është më i vështirë se komenti mbi poezinë
Më duhet ta mbyll gojën me dorë,
se britma jote alarmoi policinë!
George Michael po këndonte këngën “Freedom”
në ditën e madhe të lirisë!
Më falni, po nuk kam as edhe një emocion
për këngët e Bob Dilan,
Se kuptoj fare pakënaqësinë tënde,
arsyen pse si një bebe tani po qan!
Nata u ngjyros nga një meteor i përskuqur,
Dhe fshehtas nis e tërhiqet,
Po afron vjeshta dhe në vreshta,
Dhe veshuli i shardonajt po piqet,
Po rreshtohen vozat e verës
në pritje të lëngut të kuq të rrushit,
Gjaku i natyrës do ta ushqejë dimrit
gjithë popullin e Frankut dhe të Hulkut,
Po thur ode, i fshehur tek kulla e barit,
nga frika dhe trishtimi, luaj lojën e fshatrarit
Më sill ca mollë të ëmbla,
se nuk e bëj dot jetën kërkuesit të arit,
Gjithë magjitë shuhen papritur
në ikjen e rosave të zeza larg në Afrikë,
Heziton të ma shprehësh dashurinë me puthje,
M§ thuaj: nga kush ke frikë?.
Ska ndalje – Skandal!
Më erdhi një gjobë e majme nga Holanda
për tejkalim t§ shpejsisë rrugore e trafik ilegal,
Nuk mjaftojnë as kontot e Papës
për të paguar gjykatën e korruptuar të Hagës,
Shkova në bankë dhe kërkova një kredi,
u luta në sportel si të isha fëmijë!
Postulati që më erdhi në kokë,
Më zhyti në çmenduri:
Mos prano kurrë të jesh Albanez,
do të trajtojnë poshtërsisht si thi!
Racizmi ka nisur të bredhë Amsterdamit,
Na mungon vetëm ylli i Davidit,
Mbretëresha bën darka mondane
dhe i hedh shampanjë fytit!
E kam marrë një lahutë,
dhe duke kënduar eposin malit, i bie pa pushim
Ke shtuar në peshë o trim
duke ngrënë gjithë natën si ujk, deri në agim,
Ec, firmose kontratën dhe jeto si klloun,
që unë ta marr trastën, dhe të shkoj Kankun,
Do ta shes gomarin e Baba Tasit
e më pas do blej një politikan majmun,
Një tufë me lopë e viça janë të nevojshëm
për të qenë kauboj i shpallur,
Asnjëherëfushata moderne elektorale ,
nuk bëhet pa bujë e pa të pallur!
Uri e madhe dhe luftë në Darfur,
njerëzit kanë filluar të hanë gjethe pemësh dhe bar,
ah kjo shkaktoi pakësimin e resurseve,
kafshët po ngordhin me radhë,
Shkencëtarët në OKB, u mblodhën
për të shqyrtuar situatën ushqimore,
Ndërkohë që Mbretëresha Angleze,
shëtiste në park me qentë për dore!
Havjar dhe shampanjë e pret në drekë,
dhe pasdite një çajë me biskota,
Pabarazia po bën kërdinë!
Kush guxon të thotë se humane është bota!
Një tufë me miza bëri pikiatë
dhe u fut në gojën e hapur të ariut,
Kam frikë se Arleta do më helmojë,
për këtë ka blerë barin e miut,
Dashnoren nuk e kam për shitje
dhe në vendimmarrje jam vetë i parë!
Në gjumë ma kishte vendosur
një unazë për fejesë me pahir,
Kur u zgjova në mëngjes i lodhur,
me oreks nuk u ndjeva dhe aq mirë ,
E lidha nga inati për krevati fort
me breçkat dhe fjongot e kuqe të saj,
pataj e hipa më në tramvaj!
Nga qejfi ajo s’pushonte në vaj..
Në shenjë hakmarrje kopilesha
mi preu dymbëdhjetë kostume blerë në Paris,
pastaj theu dyzet vezë mbi krevat,
me shënimin ogurzi “paç fat”
pa mëshirë vrau macen e zezë,
me toksinë të blerë tek një zoofil,
Ma ujosi në fund supën me sekrecione
dhe hodhi në të një kërmill,
çelësat e apartamentit i hodhi në WC…
para ikjes përfundimtare,
i çmendur nga gjestet e saj,
vendosa ta shporr nga bota për fare…
Desha të blej një revole,
po në portofol skish mbetur asnjë pare!
Arleta po ta them pa urretje,
e kam shtëpinë në lagjet e vogla të periferisë,
Ndonjëherë i dërgoj tasa me supe
e copa mishi gruas së kojshisë,
Në se ti je një bionde kaçurrele,
me trup prej pele, përgjatë çdo hedhje,
Të imagjinoj në diskotekat e mesnatës,
të shqyer me plot zhele,
E përlyer me shkulma kajmaku
pas alkoolit të tepruar në diskotekë,
Mjafton kjo pamje burleske,
që të arratisem nga Belgjika përjetë….
Bruksel -26 janar 2008