Gazeta Nacional Albania

Xhavit Hasanpapaj , New York: RAMË ALIAJ, MJEKU HUMANIST DHE DIJETARI I SHQUAR

Një shënim për njeriun që i kushtoi jetën komunitetit të tij me modesti dhe përulësi

Takimet me të më bënin të ndjehesha i sigurtë dhe krejt natyrshëm Ramë Aliaj nuk ishte vetëm doktor, por edhe një shok dhe mik i vertetë, me të cilin kishe kënaqesinë të takoheshe dhe të bisedoja përveç fushës së mjeksisë, edhe për sport, për arte, për qytetin tonë, për rëndësinë e ushqimit, aktivitetit fizik, për kulturën, trashëgiminë dhe traditat tona etj, etj.!

Vitet ikin, largohen, harresa dhe kujtesa shtyhen me njera-tjetren . Disa vite mbeten vetem numra dhe te tjerë sjellin me vete kujtime nga jeta, qe shume ngjajne me valet a dallget e detit qe here afrohen, perplasen ne brigje dhe here largohen per te ardhur perseri .
Ato sjellin me vete kujtimet, ngjarjet, gjurmet me ngjyrat e asaj qe kemi kaluar. Mjaft te veçanta ishin për mua ditet e nxehta të veres së vitit 1987-të, ato kishin me shumë ngjarje, ngarkesa dhe probleme se sa njeriu i mendon dhe i dëshiron.
Krejt papritur ndodhi, që unë të vihem perballe nje gjendje teper te veshtire dhe delikate shendetësore. I detyruar bëra nje vizite ne spitalin e qytetit ku dhe me thone qe ke nje gjendje gripale por që do te kaloje?! Te nesermen shkova ne një gjendje shume me te renduar dhe mjeket me mbajten në spital. Shpejt gjendja u be shume serioze dhe u bene te domosdoshme shume teste, analiza dhe vizita nga mjekët e spitalit. Kisha pesuar nje paralize te pergjithshme dhe mjeket s’po arrinin ne konkluzion se çfarë po ndodhte. Mendimet e mjekeve ishin nga me te ndryshmet dhe megjithëse kishin bere disa konsulta nuk po arrinin në konkluzion se çfarë ishte , ndoshta kjo, ndoshta ajo…?!
Ishte nje situate dhe gjendje shendetsore qe shume, shume rralle takohej tek te semuret dhe vazhdonte vetem te keqësohej.
Kjo solli nje tendosje te opinionit mjeksor, por edhe panik të familja dhe të afermit!
U zgjata pak per te shpjeguar se ne te tilla rrethana takova per here te pare (në qofte se do ta quaj keshtu) doktor Ram Alinë te cilin në vitet në vazhdim do ta konsideroja si një mik dhe mjek me vlera të larta njerëzore dhe profesionale.
Pra ateherë, kur gjithshka ishte e pa qarte per gjendjen time shendetësore, si ndjenjë dhe detyrim njerëzor, human, profesional dhe shoqeror, vjen D. Ram Aliaj mjeku i mirënjohur ushtarak i Tropojes.
Ishte vizita e pare qe do te me bente doctor Rama.Ai ne nje farë forme ishte i paftuar nga mjeket e spitalit te qytetit per te pare, ose dhene mendime per nje pacient ne gjendje shume serioze, por humanizmi dhe profesioni i tij nuk e lenin te kishte tjeter zgjedhje vetem ate që të shkonte drejt e tek spitali, tek pacienti.
Une më perpara e njihja doktor Ram Aline vetëm nga larg (ashtu siç e njihnin dhe shume qytetare te tjere). Nje njeri me trup mesatar, gjithnje i thjeshte, i kendshem qe dallohej per humorin dhe intelegjencen e tij te veçante, nje mjek qe gezonte shume rrespekt dhe reputacion ne qytetin tone, si njeri human, profesional dhe nje qytetar shume simpatik qe fliste me njerz kudo, i degjonte i këshillonte, dhe i ndihmonte. Doktor Ram Aliaj dhe shume mjeke te tjere te asaj kohe benin vizita pa asnje interes dhe te çdo njeri qe i kerkonte ndihme pa pare pozitat shoqerore zyrtare apo interesat…ishin mjek te te gjitheve!
Pra kisha degjuar shume njerez qe flisnin me kinsiderata te vecanta per doktorin dhe mbaja mend edhe nje bisede me mikun, shokun dhe si vellain tim te ndjerin Idriz Memia qe punonte në të njejtin kolektiv, e njihte prej kohesh nga afer dhe gezonte nje respekt te jashtezakonshem per Doktor Ram Aline.

Le te shkojme te ato dite teper te veshtira, kur une isha ne nje gjendje teper te rende dhe te pa perballushme shendetësore.
Doktori, pasi kishte degjuar per gjendjen time shendetsore, erdhi me nje shqetësim dhe vemendje teper te vecante, me nje ndjenje te thelle dhe te paster humane dhe profesionale. Ne fytyren e tij sikur lexohej nje pyteje, nje shqetesim; cfare fshihej te kjo gjendje e rende shendetësore. U largua ate nate per te ardhur perseri te nesermen dhe pasi ishte kthyer ne shtepi per ore te tera, deri naten vone kishte shfletuar libra. (Kete e mora vesh me vone, mbasi isha sheruar). Në mendjen e tij shkonin e vinin, analiza, teste, vizita dhe te gjitha vendoseshin bashke qe te formonin shkaqet e semundjes së pacientit që nga një njeri i shendetshem dhe teper aktiv, te pesonte nje paralize totale, por qe nuk kishte humbur aspak vetedijen, degjimin dhe shikimin.

Raste te tilla ishin teper te rralla te pacientet, ndërsa mungonin edhe raste të mëparshme që mjekët të kishin një eksperiencë, apo një precident të mëparshëm të ngjashëm. Kjo e veshtersonte mundesine e diagnozes dhe ndihmes, por doktor Ram Aliaj nuk dinte te “ dorëzohej”. Ai kurre nuk linte nje pune pergjysem, e kishte ne karakterin e tij ta çonte atë deri ne fund. Ashtu veproi edhe kete rradhe me kembengulje dhe guxim, duke lene menjane moskonkludimin e konsultes se doktorve te spitalit dhe hipotezat e tyre. Doktor Ram Aliaj me shume profesionalizem dhe inteligjencë shume shpejt do te arrinte ne konkluzionin e duhur dhe do te formulonte diagnozen e pacientit Xhavit Hasanpapaj: “Landry- Guillain-barre!
Situate shendetësore ishte e paperballushme per kushtet dhe mundesite dhe eksperiencën e spitalit të qytetit Bajram Curri!
Ne keto rrethana mjeket dhe familja kishin kerkuar qe pacienti te shkonte ne Tiranë, pasi ishte e pamundur te ndihmohej në spitalin e qytetit tone…dhe ashtu u be.
Me kerkesen e spitalit dhe te familjes dhe nderhyrjen e drejtuesve te rrethit, pacienti do te nisej sa me shpejt me helikopter per Tirane. Kishte edhe nje problem duhej nje epikrize nga spitali por edhe pas nje tjeter konsulte mjeket…mbeten te paqarte, te pasigurte, per diagnozen per gjendjen e pacientit. Ata nuk po i referoheshin vizites dhe diagnozes se Dr. Ram Alise.Koha nuk priste pacenti duhej te niset per Tirane dhe duhej patjeter nje note shoqeruese dhe ne te vertete asgje, asgje nga spitali, as nga konsultat e fundit e mjekve. Ky rast sindromik ishte i vetmi ne eksperiencen e mjekve te spitalit… ne keto kushte ajo qe do ta shoqeronte ishte epikriza me shkrimin dhe firmen e Dr.Ram Aliaj: “Landry-Guillain-barre” dhe qe u aprovua plotesisht nga neruologu i famshem shqiptar Prof.Dr.Bajram Preza dhe po ashtu Prof. Dr. Titi Tamburi (shef i klinikes se neurologjise) së Tiranes!

Paraliza te tilla ishin teper te rralla dhe te veshtira per t’u sheruar dhe ne te shumten e rasteve ato shoqeroheshin me pasoja te medha fizike, deri edhe ne humbje jete.
Pas perballimit me sukses te kesaj sfide shendetësore fal edhe nje organizmi qe perballoj shume situata teper te veshtira, ku pacienti mbahej vazhdimisht në reanimacion, në intubim dhe aspirim duke ju nenshtruar shume testeve delikate etj, etj, do te vinte kthimi im në Bajram Curri(në shtepi).
Pas asaj qe kisha kaluar, si çdo njeri tjeter ne te njejtat situata shendetsore shpesh do ta ndjente nevojen e nje mjeku profesional per te vazhduar reabilitimin, permisimin fizik dhe ate psikologjik.

Kjo nuk ishte aspak e lehte, por une pa e kuptuar isha me fat, Ram Aliaj kishte kuptuar udhen disi te gjate te permisimit fizik, por dhe psikollogjine e pacientit, qysh ne kohen kur percaktoi diagnozen ( megjithëse keto ishin probleme te neurologjise …)Ai tani kishte në mendje nje sistem dhe nje ecuri. Pa me takuar fare komunikonte me njerzit e mi dhe shpesh gjente rastin te me shihte, komunikonte te me pyeste dhe te me keshillonte. Kjo me bente te ndihesha i sigurte per gjendjen shendetsore. Ai asnjehere nuk u lodhe as shprehte shenja padurimi ndaj meje edhe pas 101 pytjeve te mija… si pse me ndodhi kjo? A do te perseritet
kjo semundje? Çfare duhet te
beje? Si do te jete gjendja
ime ne te ardhmen etj, etj?
Mos u bej marak çfarë ishte iku, nuk vjen më…do te jeshe vazhdimisht ne permiresim dhe ti do behesh sikur ke qene perpara semundjes me thoshte. Keto ishin si nje kurë, nje shprese, nje keshille e domosdoshme dhe aq me teper kur vinin nga nje mjek te cilit pacenti i besonte verberisht.

Kjo më bënte të ndjehesha i sigurtë dhe krejt natyrshëm R.Aliaj nuk ishte vetëm doktor, por edhe një shok dhe mik i vertetë me të cilin kishe kënaqesinë të takoheshe dhe bisedoja për sport, për arte, për qytetin tonë, për rëndësinë e ushqimit, aktivitetit fizik, për kulturën, trashëgiminë dhe traditat tona etj, etj.!

Kur vizitat dhe keshillimet e mia shendetsore i beja te doktor Rama Aliaj, aty gjithnje kishte njerez qe prisnin dhe shpesh kisha degjuar t’i thonin njeri-tjetrit mos ke merak doktori nuk shkon ne shtepi pa i mbarue vizitat me te gjithe… ju bie me prite pak po mbaroni pune dhe jeni te sigurte.
Ram Aliaj nuk bente vizita vetem ne pune, ai kurre nuk shpejtonte hapat as nuk bente sikur nuk degjonte kur dikush perpiqej t’i fliste per ndonje problem shendetesor qofte edhe ne rruge. Ai ndalonte degjonte dhe kur e shihte te nevojshme edhe shkonte drejt tek i semuri.

Puna e tij asnjehere nuk mbaronte kur mbaronte vizita, ai gjithnje interesohej per ecurine e pacientit.

Ramë Aliaj gjithmone gjente kohe, si I thonë një fjale per te hedhur syte nga biblioteka e tij e pasur, per te shfletuar literaturë te ndryshme për t’u përditësuar me të rejat shkencore nga fusha e mjeksise. Ai kishte perfunduar Fakultetin e Mjeksise shkelqyer dhe specializimin si kardiolog, por puna e perditshme vizitat pacientet dhe librat i shihte si shkolla e pazevendesushme e jetes!

Ne vizitat e mia familjare te Ram Aliaj une bashke me bashkshorten time Meremen u njohem edhe me nenen e tij. Nje nene e urte, e dashur plot drite e miresi qe me fjalet e saj te embla gjithnje te bente te ndihesha shume mire.

Me kujtohet nje here kur ishim per vizite dhe ra zilja, nana e tij kthej koken prej deres e tha: jane per Ramen, e therrasin shpesh e ai s’mund te rrijë pa shkue…! Po ndoshta sot eshte dicka tjeter… e ai rri me ju.

Ram Aliaj ishte gjithmone nje djale i dashur, qe gjente kohe te kujdesej dhe te perqafonte nanen e tij. Ai ishte dhe nje prind dhe bashkeshort qe nuk kursente ndihmë dashuri dhe mbeshtetje per Veren dhe djemtë. Nje gezim i veçante ishte….Rovena qe erdhi si nje drite plot ngjyra atehere kur te gjithe mendonin se i mungonte diçka familjes, nje ngjyre tjeter, nje person, nje dashuri tjeter (nje engjell) qe do mbushte shtepin me dritë miresi, buzeqeshje dhe energji të re.

Kultura qytetare profesionale, humanizmi, përkushtimi dhe kujdesi për njerzit pa dallim, i kishte dhënë doktor Ram Alise nje portret te veçante dhe te dashur në syte dhe mendjet e njerzeve! I tille ishte Ram Aliaj, i thjeshte i dashur i palodhur per gjithe Tropojen.
Pas viteve 90-te kudo ne Shqiperi gjithshka po ndryshonte shpejt. Per fat të keq nga Tropoje janë larguar per arsye nga me te ndryshmet, nje pjese e madhe e popullsise e mjekve dhe thuajse krejt e inteligjences, e specialisteve e brezit te ri etj.
Keto rrethana te reja e vendosen doktor Ram Aline ne Tirane ku me dashuri dhe rrespekt ruajti kujdesin dhe sherbimin per çdo njeri aty ku punoj apo per te gjithe ata qe i kerkuan ndihme. Ai me shume pasion, ndershmeri dhe pergjegjesi vazhdoi te kryente detyren e larte dhe humane te mjekut duke gezuar respekt dhe mirënjohje nga te gjithe ata qe e njohen dhe paten fatin t’u sherbente!

Por shpesh ndodhe qe te miret largohen, sikur digjen shpejt si qirinjtë e ndezur qe bejne drite. Ashtu ndodhi edhe me doktorin, por Zoti perpara se ai te largohej nga kjo bote i pate dhuruar nje yll qe do rritej nen driten dhe miresine e tij dhe do te merrte misionin per te vazhduar rrugen e të jatit me passion, perkushtim dhe humanizem, sikur donte te qetesonte shpirtin e te jatit
duke thene Rovena eshte ketu po rritet me dashurine, humanizmin dhe kujdesin per familjen per njerzit ashtu sië ishe ti. Ajo do te behej nje mjeke qe do t’i ngjante babit dhe do vazhdojne me kurajo dhe vendosmeri rrugen e tij!

Pa dashur t’i kthehem edhe njehere portretit qe kishte krijuar doktor Ram Aliaj në Tropoje gjate viteve qe kishte punuar atje perpara disa viteve vendosa t’i shkruaj ne mesaxherin e tij në FB Kryetarit te Bashkise se Qytetit Bajram Curri Rexh Byberi.
Ndër të tjera shkruajta: Si një qytetar i thjeshtë, i lindur dhe i rritur në Tropoje, duke pare per vite te tera kondributin për komunitetin dhe respektin që gezonte ndër qytetarët e Tropjës doktor Ram Aliaj, mendoj qe është një kanditature qe meriton plotësisht titullin “Qytetar Nderi i Tropojës”.
Nje gje e tille do ishte nder per Tropojen dhe per vet Bashkine qe vlerëson njerez humanist të tillë”. Mesazhi u lexua nga ata ata qe e mbajnë fb e kryetarit, por asnjehere nuk pata ndonje pergjigje?
Por më vete po mendoja qe Tropoja duhet t’i kishte dhënë prej vitesh atë titull mjekut humanist R.Aliaj, por dhe mjekeve dhe njerezve si ai, ndërkohë që këto vite janë bërë qytetarë nderi edhe njerëz që nuk e meritojnë këtë nderim, pasi nuk kanë asnjë kontribut në komunitet dhe as ndonjë arritje individuale!
Mendoj se nderimi nga Bashkia e këtij humanisti të shquar që jeton në memorien e qytetarëve të Tropojes dhe të gjithe atyre që e njohen si njeri, si intelektual dhe mjek, është edhe një nderim për ta!