Poetesha shqiptaro-amerikane, Xhemi Nokshiqi Muzai promovoi dje në Tiranë, librin e ri me poezi “Meteor.”
Veprimtaria e organizuar nga gazeta letrare “Nacional” u mbajt në sallën e konferencave të Hotel “OXFORD”, në Tiranë.
Morën pjesë poetë, shkrimtarë, kritikë të poezisë, profesorë universitetitesh dhe miq të autores nga Tirana, Prishtina, Tetova dhe Ulqini.
Doktori i shkencave letrare Mujë Bucpapaj tha në hapje të veprimtarisë se “Xhemi sjell në këtë vëllim poetik përvojën e saj poetike me reflektime për jetën bashkëkohore, historinë e vendit dhe të ardhmen. Libri rishqyrton qëndrimet njerëzore ndaj shumë fenomeneve jetësore të shfaqura në reflektimin tonë individual, me një gjuhë të qartë, të pasur dhe plot ngjyrime emocionale. Jeta prej shumë vitesh në SHBA i ka dhënë mundësi autores të shoh botën në të gjitha ngjyrimet emocionale dhe poetike, gjë e cila shprehet në poezi me një gjuhë universale, të përbotshme.Kjo shënon edhe një prirje poetike globale, sido që ndjehen qartë ngjyrat e botës shqiptare me origjinalitetin dhe ndjeshmerinë e tyre.”
Më tej drejtuesi i gazetës “Nacional” M.Bucpapaj tha se “Xhemi Nokshiqi është e njohur si këngëtare e famshme dhe instrumentiste e talentuar. Ajo qysh femijë ka njohur suksesin në skenat e Tropojës dhe të vendit, një sukses që e ndjek prej vitesh edhe në SHBA, ku kontribuon me krenari në komunitetetin shqiptar atje. E formuar me bazë muzike dhe letërsie(ka kryer shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” Shkodër, dhe më pas është diplomuar në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, në degën Gjuhë-Letërsi, po në këtë qytet), ajo i ka dhënë fillimisht prioritet muzikës, duke ju rikthyer tani letërsisë, sido që është njohur si autore e shumë teksteve të shkelqyera të repertorit të saj dhe të shumë miqve të tjerë këngëtarë, sido që ka shkruar poezi qysh në femijëri.” Sic tha Bucpapaj
“Xhemi, përgjithësisht, është e drejtpërdrejtë në poezi, duke i ftuar lexuesit në botën e saj të komplikuar. Ajo ka strukturën e vet të lirë të organizimit poetik duke e bërë atë të vecantë dhe të ndryshme. Nokshiqi shkruan gati në një mënyrë të crregullt duke përdorur herë pas here rimën dhe strofën katërshe, por kjo nuk është një trajtë e kërkuar nga autorja. Poezia e saj është spontane dhe e befasishme.
Shumë prej poezive reflektojnë përvojën e saj njerëzore. Kështu motivet e vendlindjes, femijërisë, emigracionit, mallit për Atdheun, të dashurisë dhe ato universale, përbëjnë korpusin poetik të Xhemit.”
Në mbyllje të fjalës së tij Bucpapaj u shpreh se “ Mund të them se poetesha shqiptaro-amerikane Xhemi Nokshiqi, prezantohet më një libër të ri të suksesshëm, duke qënë një zë original i poezisë së emigracionit dhe poezisë tonë bashkëkohore në tërësi. Ajo sjell përvojën e saj interesante përmes motivesh dhe shprehjesh kuptimplote, figurave të zgjedhura dhe strukturave vetjake poetike.Poezia e saj ndërtohet mbi një substrat të fortë kombëtar, duke e pasuruar atë në mënyrë inteligjente edhe me kluturën përendimore, amerikane ku jeton dhe ka studiuar, duke përftuar poezi që sjellin një frymë universale dhe një shqetësim për botën dhe njerëzimin. Ajo është një poete e metaforës dhe mbart mesazhe të fuqishme për jetën, shoqërinë dhe natyrën njerëzore, të ngakruar shpesh nga zilia, intriga dhe hakmarrja.
Xhemi Noshiqi, i bashkohet kështu shkollës poetike të Tropojës, me shumë emra të mëdhenj të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar si Anton Papleka, Skëndër Bucpapaj, Hamit Aliaj, Skëndër Sherifi, Besnik Mustafaj, Almona Bajrami etj.
Poetesha përdor një sintaksë poetike dhe ligjerim poetik të konsoliduar, krahasuar me vëllimin e parë poetik, cfarë shënon një arritje për të dhe poezinë bashkëkohore shqiptare.
Poetesha përdor me mjeshtri rimën, por edhe vargun e lirë apo të bardhë, duke bërë që libri të lexohet me shumë vemendje dhe interes.
Libri konfirmon suksesin ndërkombëtar të poezisë së Xhemi Nokshiqit së cilës i urojmë suksese dhe krijimtari të mbarë. I urojmë suksese librit, “Meteor”, në rrugën e tij për tek lexuesit dhe krijimtari të mbarë në vijim autores, “përfundoi studiuesi i mirënjohur i letërsisë M.Bucpapaj.
Studiuesi i letërsisë dhe poeti i njohur Qazim Shehu ishte përqendruar në fjalën e tij tek studimi i vecorive të ligjerimit poetik, të stilit dhe kontekstitit poetik duke evineduar shumë arritje të poeteshës krahasur me vëllim e parë poetik.
Poeti Jaho Margjeka, u ndal tek reflektimi i trashëgimisë kulturore dhe poetike të Tropojës në poezinë e Xhemit, duke evidentuar një përdorim mjeshtëror dhe plot frymëzim të kësaj lënde poetike origjinale dhe të papërseritshme në motive, leksik dhe frymë. Ai tha se e kishte lexuar edhe librin e parë dhe poezia e saj kishte shenuar një pjekje dhe cilësi të dukshme.
Poetesha dhe përkthyesja Teuta Sadiku foli për motivet e atdheut dhe vendlindjes në poezinë e Xhemit dhe sic tha ajo për hartën poetike të Shqipërisë nga Camëria deri në Luginën e Preshëves. Ajo evidentoi fyrmëzimin më të cilën poetesha i referohet poetikisht historisë dhe dramës tonë kombëtare, duke evidentuar thirrjet e saj për bashkim kombëtar.
Poetesha Nurie Baduni, foli për nëntekstete poetike dhe ligjerimore të Nokshiqit duke u ndalur në një analizë teksti dhe shprehjesh formaliste të një numri poezishë sic tha ajo mjaft të realizuara. N. Baduni interpretoi me mjeshtri disa prej poezive të vëllimit.
Dr. Mark Palnika studiues dhe albanaolog i shquar, hulumtues shkencor, kryesisht i maredhenjeve shekullore të Shqiëprisë me Vatikanin, duke zbuluar dhe publikuar ato nga arkivat e Vatikanit, foli për frymën përendimore të poezive të Xhemit dhe frymëzimin kombëtar në këtë konstekst. Ai citoi një varg poezishë të kësaj frymë që mbartin sic tha ai sa një frymë kombëtar eaq edhe universale. Palnikaj vlerësoi punën e zotit Mujë Bucpapaj si studiues dhe botues i gazetës Nacional, e cla për nga fryma dhe misioni kombëtar është vijuese e denjë e gazetës “Albania” të Faik Konicës.
Prof. Elda Mineu, foli për vlerat estetike të librit, duke bërë një analizë në raport me poezinë e Tropojës dhe atë kombëtare. Ao tha se libri i Xhemit është një arritje për poezinë e femrave në tërësi , duke vlerësuar pjekurinë e autorës në krahasim me vellimin e parë.
Poeti Isa Ponari foli për vlerat e librit duke u ndalur tek gjuha dhe leksiku si vecori të sikatura të librit. Ai tha se stili dhe mjeshtria e saj poetike dhe po kështu kultura e gjerë, e konsoliduar i ka lejuar Xhemit që të përdor me mjeshtri stilistike rimën, vargun e lirë, vargun e bardhë dhe përgjithësisht organizimin e larmishëm metrik.
Ai tha se jo më kot autorja ka marrë shumë trofe kombetare dhe ndërkombëtare.
Poeti dhe kritiku Albert Zholi, vecoi në fjalën e tij vlerat origjinale që sjell libri i Xhemit në poezinë bashkëkohore të femrave, duke vecuar frymën kombëtare dhe mbartjen e simblikës identare si: kombi, flamuri, lisi, dheu, Mic Sokoli, Iamil Qemali, Tropoja, Nokshiqi, Cameria etj.
Poeti Halil Bucpapaj dhe se e kishte ndjekur krijimtarinë e Xhemit në gazetën Nacional dhe se priste që edhe libri “Meteor” të pritej me këtë entuziazëm nga lexuesit. Ai foli për stilin dhe figuracionin autentik, duke u ndalur tek simbolizmi dhe metaforizmi si dy vecori stilistike të Xhemit por edhe të shkollës poetike të Tropojës në tërësi.
Naime Gjongecaj tha në fjalën e saj se e njihte rrugëtimin letrar dhe artistik të Xhemit prej femijërisë deri në sukseset e saj kombëtare dhe ndërkombëtare dhe se kishte besim që edhe libri i ri do të linte gjurmë në poezinë tonë.
Poeti Seit Beluli, I cili kishte ardhur nga Lazarati vleresoi lart librin e Xhemit. Ai tha se ndjehej i frymezuar nga fryma patriotike e librit dhe mesazhi i bashkimit kombetar qe percjell ai. Beluli falenderoi gazeten Nacional dhe botuesin e saj M.Bucpapaj per rolin e rendesishem kombetar qe luajne me botimet e saj per bashkeimin kombetar.
Mesuesja veterane Kadë Mulsomani, u shpreh e lumtur që vajza të reja të talentuara Tropojane po vijonin të linin gjurmë në nivel kombëtar duke e cuar lart emrin e vendlinjdes tonë dhe kontribuar në artin kombëtar.
Publicisti i njohur dhe poeti Ramiz Lushaj tha se kishte qënë entuziast përherë për arritet e Xhemit, prej fillimeve të para në Tropojë dhe deri më tani që ajo jeton dhe konkuron në një botë të gjërë artistike sic janë SHBA-të. Lushaj u ndal tek ligjerimi poetik dhe fabula poetike origjinale që e vecon Xhemin prej shumë poeteve të tjerë. Ai pohoi se vellimi “Meteor”, është një arritje e madhe për krijimtarinë e autores.
Servete Elezi, foli per përshtypjet e saj nga libri duke e uruar Xhemin për arritjen e saj më të re artistike.
Shumë poetë të pranishëm, lexuan poezitë e preferuara të poeteshës duke krijuar një atmosferë miqësore në sallë.
Në fund autorja falenderoi të pranishmit, familjen e saj dhe miqtë që e kishin mbeshtetur në rrugëtimin e saj poetik. Ajo falenderoi botuesin e librit për kujdesin dhe botimin cilësor të librit. Në vijim autorja dhe autorgrafe për gjithë të pranishmit.
Veprimtaria përfundoi me një koktej të shtruar nga autorja për pjesëmarrësit.