Gazeta Nacional Albania

Zekerija Idrizi: KADRUSH RADOGOSHI – NJË SHKRIMTAR I DËSHMUAR DHE MJESHTËR I POEZISË BASHKËKOHORE

Zekerija Idrizi: nga dorëshkrimi “Portrete shkrimtarësh”

Për krijimtarinë e begatë të poetit dhe shkrimtarit të shquar Kadrush Radogoshi kam lexuar në disa gjuhë të huaja në media dhe në shtypin e kohës sonë, veçanërisht në gjuhën angleze.
Kadrush Radogoshi lindi në Gjakovë më 15.9.1948, ku kreu shkollën fillore dhe gjimnazin, ndërsa studimet universitare të gjuhës e letërsisë̈ dhe studimet pasuniversitare për letërsi i kreu në Prishtinë dhe mori gradën shkencore Magjistër i shkencave filologjike. Në “NorQuest College” (Edmonton, Alberta, Kanada) kreu 8 semestra të “Intercultural Studies and English as a Second Language” (Studime interkulturore dhe anglishtja si gjuhë e dytë apo niveli akademik i saj). Ishte njëri nga katër kandidatët e zgjedhur në Programin për shkrimtarë “Borderlines Writers Circle” 2013-2014, të cilin e kanë organizuar katër institucione të shkencës dhe kulturës kanadeze: “University of Alberta”, “Writers Guild of Alberta”, “Public Library in Edmonton” dhe “Edmonton Arts Council”. Si anëtar i këtij programi u dekorua me medaljen e artë të “University of Alberta dhe u shpërblye (pa paguar anëtarësi) me pranim në tri asociacione të shkrimtarëve kanadezë: “The Stroll of Poets”, “Writers Guild of Alberta” dhe “Canadian Authors Association”.
Nga viti 1969 gjerë në vitin 1981 punoi profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollat e mesme të Gjakovës. Në vitin 1981 e diferencuan ideo-politikisht pastaj e arrestuan dhe e burgosën për propaganda armiqsore në bazë të Nenit 133, alinea 1, të Ligjit Penal të Jugosllavisë. Iu muar e drejta për ta ushtruar profesionin e tij në Sistemin arsimor të Kosovës. Pas disa vitesh papunësie e dërguan përkthyes administrativ në Fabrikën e Elektromotorëve në Gjakovë. Më 28 Mars 1989 ishte i vetmi gjakovar në mesin e 237 izolantëve politikë shqiptarë, kryesisht intelektualë, të cilët iu kundërvunë rrënimit të dhunshëm të autonomisë së Kosovës nga pushteti serb, prandaj fillimisht u dërguan në Burgun e Leskovcit e prej andej u shpërndanë nërpër burgjet e Serbisë. Në këtë kontekst Kadrush Radogoshin e dërguan në Burgun e Prokuples.
Ka qenë kryetar i Klubit letrar “Gjon N. Kazazi” (1992-1997) dhe redaktor i Revistës letrare “Shtigje” (1979-1986) në Gjakovë. Ishte Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2009). Ka redaktuar dhe recensuar dhjetëra libra të autorëve në trojet shqiptare dhe në diasporë. Në vitin 1994 ishte njëri nga themeluesit dhe udhëheqësit e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (së bashku me Hajrullah Goranin, Hamëz Jasharin, Agim Hajrizin etj.) dhe njëri ndër organizatorët kryesorë të Kongresit të Parë të BSPK në Gjakovë më 1 e 2 Korrik 1990. Në shtator të vitit 1999, së bashku me dëshmorin Agim Hajrizi, përfaqësoi Sindikatat e Pavarura të Kosovës në Takimin e Sindikatave të Lira të Evropës, të mbajtur në Berlin të Gjermanisë dhe në prill të vitit 1995 në Bled të Sllovenisë.
Nga 1 Shtatori i vitit 2010 jeton në Edmonton, kryeqytet Albertës (njësi federale kanadeze).
Gjerë tani ka botuar qindra shkrime në gazeta e revista të Kosovës, të Shqipërisë, të Kanadasë etj. dhe 22 vepra letrare të zhanreve të ndryshme:
Poezi
1.“Në mes të heshtjes dhe këngës”, Prishtinë, 1981
2.“Në dhëkryq”, 1984
3.“Nekrologji për Sodomën”, 1991
4.“Heraldika e pikëllimit”, 1997
5.“Pikon çati e shpirtit”, 2004(Çmimi: “Sofra Poetike Ymer Elshani”, 2004)
6.“Orfeu nga Vendenisi”, 2005
7.“Pikëllim i buzëqeshur”, 2006
8.“Çabrat antologjia (Seancë e përshpirtshme)”, 2008 (Çmimi letrar “Libri më i mirë poetik i vitit në Kosovë, 2009)
9.“A Devout session 2 – Seancë e përshpirtshme 2”, 2014, (Libër bilingual anglisht – shqip)
10.“Orpheus’ Palimpsest”, në gjuhën angleze, dhe parathënie të Richard Davies, 2018
11.“Palimpsest orfeik 2”, 2018
12.“Këmishë prej zjarri”, 2022
13.“Freedom was just a dream”, (në anglishte) me parathënie të shkrimtarit dhe historianit të shquar të letërsisë kanadeze Rihard Davies, (Çmimi:“The best poetry book 2022”, Nacional, Tiranë), 2022
Kritikë, ese, studime
14.“Poetika e romanit bashkëkohor shqiptar me tematikë të shek. XV”, 1986
15.“Interpretime”, 1993
16.“Nëpër universin letrar”, 2003 (Çmimi: “Pjetër Bogdani” për vepër më të mirë në të gjitha zhanret)
17.“Semantika e Bregut tjetër”, 2008
Romane
18.“Jeta artistike e Ilir Shkretës”, 1993
19.“Homo dardanicus”, 2000
20.“Laokooni”, 2017, Versioni i tij në anglisht “Laocoon” ka fituar projektgrantin më të lartë për artistët individualë “Project Grant for Individual Artists” 2014 në vlerë 20650 dollarë.
Dramë
21.“Adem Jashari dhe vdekja”, 2001
Publicistikë dokumentare
22.“Nëpër rrathët e ferrit serb”, 2005
Pos çmimeve letrare për librat, ky autor ka marrë edhe dhjetëra çmime për poezi dhe prozë në konkurset letrare të gazetave dhe revistave të Kosovës në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar.
Pos gazetave shqiptare, profilit të tij letrar ia kanë kushtuar kryeartikujt e tyre edhe disa nga gazetat më të mëdha kanadeze siç janë “Edmonton Journal” (82 faqe) dhe “The Gazette” e Montrealit, “World Poetry” etj. Ka organizuar dhe ka marrë pjesë në festivale dhe manifestime të shumta letrare ( si anëtar apo kryetar jurie) në trojet shqiptare dhe në Kanada.
Për veprat e tij letrare kanë shkruar dhe vlerësuar lartë shumë shkrimtarë, kritikë dhe studiues të letërsisë, në mesin e të cilëve janë: Ismail Kadare, Ukshin Hoti, Akademik Pajazit Nushi, Akademik Gjovalin Shkurtaj, Akademike Klara Kodra, Akademik Ymer Çiraku, Rushit Ramabaja, Abdullah Konushevci, Mr. sci. Kadri Rexhaj, Vasil Vasili, Dr. Resmie Kryeziu, Dr. Arben Hoxha, Dr.Flori Bruçi, Baki Ymeri, Prend Buzhala, Qazim Shehu, Pal Ndrecaj etj. Veprën e tij letrare e kanë interpretuar dhe vlerësuar edhe shkrimtarë e studiues të njohur kanadezë si Richard Davies, John Leppard, Michael Hingston, Alice Major etj.
Poezitë̈ e tij, pos shumë antologjive në gjuhën shqipe, suedeze e rumune janë̈ botuar edhe në 9 antologji kanadeze dhe në dy antologji botërore në gjuhën angleze. Është prezentuar gjithashtu në shumë enciklopedi në gjuhën shqipe (Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkenave dhe Arteve etj.), në gjuhën angleze dhe në gjuhë të tjera të botës. Ky autor i ka edhe disa vepra të pabotuara.
21.“Adem Jashari dhe vdekja”, 2001
Publicistikë dokumentare
22.“Nëpër rrathët e ferrit serb”, 2005
Pos çmimeve letrare për librat, ky autor ka marrë edhe dhjetëra çmime për poezi dhe prozë në konkurset letrare të gazetave dhe revistave të Kosovës në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar.
Pos gazetave shqiptare, profilit të tij letrar ia kanë kushtuar kryeartikujt e tyre edhe disa nga gazetat më të mëdha kanadeze siç janë “Edmonton Journal” (82 faqe) dhe “The Gazette” e Montrealit, “World Poetry” etj. Ka organizuar dhe ka marrë pjesë në festivale dhe manifestime të shumta letrare ( si anëtar apo kryetar jurie) në trojet shqiptare dhe në Kanada.
Uroj nga zemra që kjo figurë poliedrike të ketë shëndet, mirëqenie dhe suksese të radhës në fushën e krijimtarisë studimore e letrare!
Me respekt dhe konsideratë të veçantë atdhetare:
Zekirija Idrizi Shkup
Berlin, Shkrimtar