Gazeta Nacional Albania

ZIJA CELA KOMENTON MARRJEN E ÇMIMIT “SHKRIMTARI MÊ I MIRË I VITIT 2022”, QË JEPET NGA SHOQATA E BOTUESVE SHQIPTARE PËR ROMANIN “BANKA E ANKESAVE”

Nuk e prisja. Dhe kisha arsye. Gjatë këtij viti kisha marrë tre çmime letrare. Në Gjakovë për librin “Thika pa gjak” si proza më e mirë e vitit; në Lexhë u nderova me Çmimin “At GJERGJ FISHTA”; në Podgoricë me Çmimin “TEUTA” për Vepër Jetësore. E ja, vjen i katërti për romanin e sapobotuar.
Kam mirënjohje për Shoqatën e Botuesve, veçmas jurinë që përbëhej nga personalitete të letrave shqipe. Mirënjohje për cilësinë e botimit nga “Onufri”.
Por nuk mbaron me kaq, ka dhe një të pestë. Ç’është ky “çmimi” i pestë. Siç e dini ju, miqte e mi, unë bëj një jetë rreptësisht të mbyllur. Mirëpo kështu pata rast të dilja, të shihesha me kolegë e dashamirë të letërsisë, të takoja njerëz të dashtun që prej vitesh s’i kisha takuar, shkurt, shmallja më erdhi si një Çmim më tepër.
Gjithë sa ishin të pranishëm i falenderova, gjithë miqtë që ndodhen larg i ndjeva në mua!