Spektakël i bukurisë dhe rinisë në qytetin bregdetar, kur eleganca takohet me traditën në brigjet e Adriatikut
24 VITE TRADITË – “MISS & MISTER DURRËSI” RIKTHEHET MADHËSHTOR
– “48 të rinj dhe të reja në garë, fituesit kurorëzohen mes artit, elegancës dhe një organizimi model nga producentja e pwrkushtuar dhe e mirwnjohur nw nivel kombwtar, Myzejen Kondurit. Një mbrëmje magjike me artistë të njohur, jurí prestigjioze dhe një traditë që vazhdon të zbulojë talente të reja. Një spektakël që tejkalon bukurinë fizike, duke u kthyer në një platformë arti, kulture dhe identiteti për rininë shqiptare”.
– Skena u udhëhoq me elegancë dhe siguri nga prezantuesja e shkëlqyer Xheni Konduri, e cila mahniti publikun me prezencën dhe elokuencën e saj si dhe ish Missi i vitit 2023, Tea Jahja qe performoi shkelqyer.
-“Miss Durrësi 2026”: Matea Salillari, nxënëse 17-vjeçe nga shkolla “Naim Frashëri”
-“Mister Durrësi 2026”: Noel Ballanca, nga shkolla “Rilindja”
Në qytetin perlë të Adriatikut, aty ku historia dhe eleganca ndërthuren natyrshëm me ritmet e jetës moderne, u shënua për të 24-in vit radhazi një nga ngjarjet më të spikatura të bukurisë dhe rinisë shqiptare – eventi “Miss & Mister Durrësi”.
Nën mbështetjen e Bashkisë Durrës dhe kujdesin e veçantë të Kryetares, znj. Emiriana Sako, ky spektakël madhështor kurorëzoi përpjekjen dhe ëndrrën e 48 konkurrentëve të rinj nga shkollat e qytetit, duke sjellë në skenë freskinë, elegancën dhe potencialin e brezit të ri.
Pas një viti pauze, rikthimi i këtij eventi dëshmoi qartazi jo vetëm traditën e konsoliduar, por edhe pritshmëritë e larta dhe entuziazmin e të rinjve pjesëmarrës. Nën drejtimin e producentes së përkushtuar dhe të suksesshme, znj. Myzejen Konduri, stafi profesional arriti të ndërtojë një harmoni të përkryer mes elementëve artistikë dhe organizativë, duke e kthyer mbrëmjen në një festë të vërtetë të bukurisë dhe artit.
Juria, e përbërë nga figura të njohura dhe personalitete të respektuara si znj. Helena Kadare në rolin e Kryetares së Jurisë, dirigjenti Ermir Dizdari “Mjeshtër i Madh i Punës”, deputeti i Durrësit z. Arkend Balla, juristja Redina Fetollari, kardiologu Donald Mance, profesoresha e Arteve të Bukura nga UET, e cila mbështet dy fituesit me bursë, drejtoresha e QKF-së Stela Shtraza, piktori Romir Lukaci, biznesmenia Katerina Kordha, etj., realizoi me profesionalizëm një përzgjedhje dinjitoze dhe të merituar.
Dimensioni artistik i spektaklit u pasurua nga koreografia elegante e Arian Plakut, ndërsa skenografia dhe ndriçimi nga “Sotiri Event” krijuan një atmosferë mbresëlënëse. Muzika, e kuruar nga Joni Mekshi, i dha ritëm dhe emocion çdo momenti të mbrëmjes. Eleganca e veshjeve u soll nga stilistet Frida Koljaka dhe Xhevahire Kolgjini, administratore e dyqanit “Veshje Popullore Trashëgimia”, si dhe nga salloni “ANILA”, me administratore znj. Anila Mera, me qendër në Durrës, Fermë Sukth dhe Kamëz, si edhe nga dyqani DSA, nën drejtimin e znj. Sonila Harzi, të cilët spikatën me koleksionet e tyre të veçanta.
Përkujdesja ndaj imazhit ishte në duart e stafit të “Parukeri EGLA”, me administratore znj. Ermina Qoshja, që solli finesë dhe hijeshi në paraqitjen e vajzave, ndërsa “Barber SONI” u kujdes për stilin e djemve me profesionalizëm të admirueshëm.
Skena u udhëhoq me elegancë dhe siguri nga prezantuesja e shkëlqyer Xheni Konduri, e cila, së bashku me bukuroshen e kurorëzuar në këtë skenë para tre vitesh, mahniti publikun me prezencën dhe elokuencën e saj.
Mbrëmja u ndez nga performancat e këngëtarëve më në zë të vendit si Anxhela Peristeri, Erik Lloshi, Xhesika Pollo, Shejla Haxhiraj, si dhe nga interpretimi i çiftit të balerinëve Arjola Mitrushaj & Albi Dema, të cilët sollën energji dhe emocion në çdo çast.
Në kulmin e një atmosfere festive, të shoqëruar nga fishekzjarre plot dritë dhe magji, u shpallën fituesit:
“Miss Durrësi 2026”
Matea Salillari, nxënëse 17-vjeçe nga shkolla “Naim Frashëri”
“Mister Durrësi 2026”
Noel Ballanca, nga shkolla “Rilindja”
Fituesit u vlerësuan me bursë nga UET – Universiteti Lider i Dijes, nën kujdesin personal të administratorit Henri Çili, duke i dhënë kështu këtij eventi edhe një dimension të rëndësishëm arsimor dhe motivues.
Kështu, për të 24-in vit radhazi, “Miss & Mister Durrësi” konfirmoi vlerat e tij si një skenë që jo vetëm promovon bukurinë, por edhe kultivon talentin, ambicien dhe ëndrrat e rinisë shqiptare per moden, spektaklin dhe mediat.
Një vlerë e pazëvendësueshme në këtë rrugëtim 24-vjeçar mbetet znj. Myzejen Konduri, e cila me përkushtim të rrallë, seriozitet dhe disipline artistike, por edhe vizion të qëndrueshëm ka qenë zemra dhe shpirti organizativ i këtij eventi. Për më shumë se dy dekada, ajo ka ditur të ndërtojë jo vetëm një spektakël të bukurisë, por një platformë të mirëfilltë ku janë zbuluar dhe promovuar talente të reja të botës së modës dhe skenës, duke përfshirë qindra të rinj e të reja në një përvojë artistike dhe qytetare të paharrueshme.
Nëpërmjet këtij angazhimi të vazhdueshëm, znj. Konduri ka kontribuar në gjallërimin e jetës kulturore të Durrësit, duke evokuar traditën dhe duke promovuar vlerat më të mira të qytetit. Aktiviteti i saj ka ndikuar ndjeshëm edhe në përmirësimin e imazhit të Durrësit, veçanërisht në prag të sezonit turistik, duke e shndërruar këtë event në një ambasador të bukurisë, kulturës dhe rinisë. Krahas kësaj, Myzejen Konduri njihet edhe si poete dhe publiciste, një zë i përkushtuar në promovimin e letërsisë dhe trashëgimisë kulturore të qytetit të Durrësit, duke dëshmuar një angazhim të gjithanshëm në shërbim të artit dhe identitetit qytetar.

