Gazeta Nacional Albania

Albana Jeminaj: BIRËSIMI DHE FAMILJA

Është shkruar mjaft për birsimin e të miturve. Neni 240 i Kodit të familjes përcakton se ”Birësimi lejohet vetëm në rastëse është në intersin e lartë të miturit dhe garanton respektimin e të drejtave të tij themelore. Kur i referohemi kesaj dispozite birësimin e konsiderojmë si një akt shumë të lartë, human dhe njerzorë. Ky akt i hapë rrugen dhe i jep mundesinë fëmijvëe të mitur, të braktisur nga prinderit e tyre biologjik, që të kenë dhe një familje të re.

 

Natyrisht që birësusit ndodhen në një stres dhe një ankth të vazhdushëm,  nëse do të mund të japim dhe të marrim nga i birësuari të njejtën dashuri, që do të mernin nënse do të kishin fëmijen e tyre biologjik. Sikunder pasohet me friken, se i birësuari në të ardhmen do të marre vesh , që të birësuarit nuk janë prinderit e tij biologjik.Praktika ka treguar krejt të kunderten e ketij shqetsim, birësuesit në pjesën më të madhe të rasteve janë prindër të mrekullushëm. Jo vetëm për shkakun se me anë të birësimit kanë plotësuar një ëndërr të munguar të tyren, por tashmë jeta tyre ka marr tjetër kuptim dhe dimension. Për herë të parë dëgjojnë fjalet nënë dhe baba. Me kalimin e kohës lidhja midis birësuarit shëndrrohet në një mardhenje të jashte zakonshme. Me kalimin e moshës 18 vjeçare shpesh të birësuarit bëhen kurjozë për të njohur prindrit biologjik dhe nuk lënë gjë pa bërë për të zbuluar këto të fundit. Në të njëjten kohë i pyesin pa ngurim birësuesit e tyre, nëse këto të fundit janë prinderit e vërtet të birësuarit. Natyrisht që kjo pyetje i trazon dhe i shqetëson birësuesit dhe ato e ndjenjë që zbulimi i të vërtetës do të jetë fundi i proçesit të prinderimit. Praktika ka provuar krejt tē kundërtën se edhe kur të birësuarit kanë njohur dhe takuar prindrit biologjik kanë zgjedhur t’i thonë Nënë dhe baba në vijëmsi vetëm birësusve të tij dhe jo prindërve biologjik.Në rrethana të tilla i birësuari nuk është mirënjohës dhe falenderues ndaj prindërve biologjik .Pasi këto të fundit me konceptimin dhe lindjen e të birësuarit e kanë braktisur atë në fazën më kritike dhe nevojës më të madhe. Ndaj me të drejtë i birësuari shpreh mirënjohjen dhe falenderimin më të thellë për të birësusit e tij që e ushqyen, rritën, edukuan, shkolluan me shumë sakrifica atë. Ndaj me të drejtë mund të themi që vetëm gjaku nuk e bën familjen. Familjen e krijon edhe dhëmshuria, sakrifica, dashuria  dhe ngrohtësia që i ofrohet anëtarve të saj.