Gazeta Nacional Albania

Albert V.Nikolla: KISHA E FALJEVE, POEZI

BIBLIOGRAFI

Albert V. Nikolla është një autor shqiptaro-belg , lindur më 16 nëntor 1968 në Mat. Nga qarqet akademike franceze dhe belge është vlerësuar si shkrimtar, gjuhëtar, kritik letrat dhe filozof.
Ka kryer studimet filologjike në Tiranë 1994, dhe studime akademike pranë institutit Rogier Guilbert, Anderleht (2008-2010), në fushën Strukturalizmit dhe Komunikimit Modern, dhe pranë IFOSUP Wavre Belgjike(2010-2013) në fushën e Menaxhimit dhe Lidershipit.
Ka punuar si gazetar pranë gazetës Koha Jone, dhe Shekulli (1993 -200)
Ka publikuar me 1995, volumin e parë me Tregime, titulluar “Dashnori i fundit”, Botim i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artisteve Tiranë 1985.
Më pas:
“Ngjyrat e çmendurisë”, tregime, shtëpia botuese Toena , Tirana 1997
“Lojë tulipanësh”, -Tregime, shtëpia botuese “Dita”, Tiranë-1998
“Thellësia”, – Roman, Botimet enciklopedike Tiranë-1999.
Weekend i mallkuar në Bruksel- Roman -Ideart 2004
Baudelaire, Rimbaud, Migjeni dhe gjeneza e poezisë moderne shqipe, Ese filozofike, Shtëpia botuese Globus -R, Tiranë 2007
“Golgota e Kuqe”, -Roman, Shtëpia botuese ILAR, Tiranë 2009.
Kanun, Roman, ILAR- Tiranë-2009
Vallëzim nën yje, – Roman, ILAR, – Tiranë-2011
Vrasës dhe Gjenij, Roman, ILAR -Tiranë 2011
Humbësi i vetvetes, Roman, ILAR-Tiranë 2012
Shtegtimi i pelikanëve : Studime letrare, Hipoteza gjuhësore – Mitologji, ILAR- Tiranë 2012 :
Love eksplozion , Poezi, ILAR-Tiranë 2013
“Brigjet e Shpirtit”, Roman, ILAR-Tiranë 2014
Në emër të dashurisë , Poezi, ILAR-Tirana 2015
Publikime ne gjuhën Frënge dhe Angleze :
“Kronikë vrasjes Mafioze”, Roman –L’esprit d’Aigle éditions – Bruksel 2010
“Les rives de l’âme” (brigjet e shpirtit) , Roman, Edilivre edicion , Paris-2014
“Love-Explosion” edicioni Harmattan, Paris 2014. (Koleksioni Poetët e Botës.)
“Shqipja gege, nëna e gjuhëve të botës”: -Etimologji prejhistorike volum 1 dhe 2- L’esprit D’aigele éditions Bruxelles 2020
“UN VISAGE D’ENFER” (Fytyra e ferrit) – Roman , Amazon Editions- Paris 2020
“La colonie Nibelungen”(kolonia e nibelungëve) -Roman Amazon Editions- Paris 2020
“LA PENINSULE DU DIABLE” (Gadishulli i djallit) The dictatorship trilogy , Amazon , Paris 2021
“SAD STAR IN LOVE” : poezi (English Edition) Amazon, London 2021, etj.
Ka botuar mbi 500 artikuj me; kritika letrare; mini-ese dhe studime gjuhësore ne gazetat dhe revistat kulturore e letrare AKS, Drita, Republika, Rilindja, Merh Licht, Spekter, dhe Nacional.

KISHA E FALJEVE

Pasditet janë aq monotone
sa gjakun ma mpiksin,
Shikoj filma të vjetër
në stacione amerikane,
Unë kurrë s’do të bëhem,
e di koha ime ka ikur,
Do të vdes anonim
si të gjithë filozofët e panjohur.
Tek e fundit
askush nuk ka nge të merret me gjenitë…

Veshi me cingrin
nga një magji e zezë e tri shtrigave,
Dhe ca qenie të padukshme
më luftojnë krejt pa shkak,
Në botët paralele
kundra meje thuren plane betejash,
Për interes fitoreje,
Secili kërkon të me ketë në kampin e vet,
Nuk e dinë ata
se unë jam jashtë të gjitha normave…

Dje isha në Kishë
dhe pashë vetëm pleq të rrënuar,
Dështakë të diplomuar
që i kërkonin ndihmë Zotit në foltore,
Dhe shumë….
shumë frikacakë të përmortshëm
që nga ideja e dënimi i të Zotit
çdo çast tmerrohen,
E imagjinojnë Krijuesin
si inkuizitor të pamëshirshëm,
E Jezus Krishti trishtohet
me iluzionet e tyre pa kuptim
I sheh me dhimbje
në sy statujash dhe afreskesh,
Ç ‘trishtim!

Nuk më mbetet vetëm se të rrëfehem,
Të gjitha mëkatet ti zbraz
në dhomën e rrëfimit…
Do ta pyes komshiun kur të kthehem,
Ku është pazari i tyre
që ti blej para pendimit…
Që prifti të marrë bekimin,
Për kthimin tim
në tufën e deleve të urta të Perëndisë…

Mërmëris
dhe vazhdoj rrugën i vetmuar,
Duke e ditur
se epoka e Krishtit po i avitet fundit,
Apokalipsi i Krishtere,
është lindja për një feje tjetër,
Që po vjen….
dhe shumë mirë e di… krishnaburi…
Në shkretëtirë kuajt mongolë
janë zgjuar dhe po marshojnë,
Evropa e lirë,
tashmë është thjesht një iluzion,

Ma thanë mbrëmë, mos u lodh kot,
Ti je i zgjedhuri
por nuk do të hipësh kurrë në fron,
Sepse… mbretërimi yt
do ti sillte jetëgjatësi Tokës ,
Njerëzimi nuk e meriton,
ndaj zhytu në heshtje,

Pasditet janë aq monotone
sa gjakun ma mpiksin,
Veshi me cingrin
nga një magji e zezë e tri shtrigave
Dje isha ë Kishë
dhe pashë vetëm pleq të rrënuar,
Nuk më mbetet vetëm se
të kundra-rrëfehem,
Bej kryqin dhe vazhdoj rrugën
i vetmuar, thjesht me veten,
Unë kurrë s’do të bëhem,
e di koha ime ka ikur,
Do të vdes anonim
si të gjithë filozofët e panjohur.
Tek e fundit
askush nuk ka nge të merret me gjenitë,
Në këtë cep galaktik të papërsosur….
Shikojmë gjithnjë e më pak!!!.

HYJNORJA NENE

E mbaj mend si tani ajrin
nën hijen tënde divine nena ime
Mëngjeset magjike të majit
kur ndjehej aroma e trëndafilave
Buzëqeshjen tënde aq sublime,
ende e ruaj diku në vetëdije
Gëzimin tënd të pafund ,
teksa hidhja në shtëpi belbëzime….

Kujtoj i përmalluar, drita jote shtohej
me ritmin e rritjes sime
Në hapat e udhëtimit të gjatë
për të më hedhur bukur në jetë.
Larg në ëndrrat prej nëne,
isha rrënja e gjakut tënd të rinuar
Ma hapje qiellin me duar
dhe unë shikoja rreze dielli hyjnizuar
Oh nëna ime e mirë,
gjithmonë rrugët me mirësi mi ke shtruar,
Tani jam larg, ti je akoma duke me pritur
tek shtëpia e vjetër,
prania e të parëve,
shihet në rrudhat që ballin ta kanë pushtuar
je rrezatimi i Zotit të universit,
në shpirtin tim të përmalluar…

Në fillin e ashpër të jetës
jam nisur pa mundur të kthehem më
Unë, ende të gjej nënë të re ,
si dikur në fëmijërinë e praruar
trëndafila pafajësie të bardhë
pa gjemba shoh në pamjen tënde.
mes livadheve së kohës,
ti je lumi i jetës plot diell së pashuar.

Nga larg të shoh e të rishoh nëna ime,
të menduar, të trishtuar
Buzëqeshje jote me fjalë të ëmbla
në libër është shkruar.
Dora jote me bëhet bekimi
që nga fatkeqësitë më ka shpëtuar
Ende rri diku në një heshtje,
i penduar që s’munda, ah s’munda
të kthej vetëm të njëmijtën e asaj
që me ke dhuruar…..

Çdoherë që kam ikur rrugëve,
ti ke qarë me lot në fshehtësi,
Megjithëse “të mos qash për mua”,
aq shumë të jam përgjëruar,
dhe e di që ato lot kanë qenë
një lum dashurie i pashteruar!

Diku në zemrën tënde është hapur
një plagë kur jam sëmurë,
Dhe Zotit me shpirt i je lutur për mua,
fatin duke me bekuar
Dhe energjia jote tek unë ka mbërritur
si një frymë shëruese,
Si një dorë e zjarrtë engjëlli
nga vdekja për të më shpëtuar
Nënë, nuk ka gjuhë që ta shprehë
atë që ti meriton në botë,
Tani, I lodhur dhe në prag të plakjes,
me lot duke të kujtuar,
Pamja jote plot dhembshuri
më bën prap bebe , një fëmijë .
faleminderit nënë e shenjtë
që jetën time ke blatuar!

PROTESTE PER HESHTJEN!

Heshtje!
Kujtimi i fjalës thërrmohet në heshtje!
Kuptimi i frazës humbet në heshtje!
Kuptimi i jetës zhduket në heshtje!
Universi zgjerohet lehtë në heshtje!
Tkurret në heshtje kureshtja jonë,
Dhe gjumi s’na as natën vonë!
Pse iku gjumi? Ku është gjumi?
Ah gjumin e mori lumi!

Kështu pra, syhapur,
Gjer në të zbardhur, në mëngjes
Kur fryn një e kuisje e hollë,
si mister, si erë,
diku thellë! Po, po ! Shumë thellë
atje ku asnjë lloj heshtje nuk arrin dot!

Të bëhet muzikë,
Të shpërthejnë shkreptima,
Heshtja nuk është e imja…!

Koha, në spirale spërdridhet
Si erë që fryn e fryn paprerë,
dhe zana që ke në krah krihet,
të sjell fat me ngjyra n’atmosferë!

Larg, dallohet një dunë
Që na kujton shkretëtirën!
Le të ndryshojmë sikurse Hëna në cikle,
Imazheve të netëve pa gjumë…
dhe të shkojmë aq lart, aq larg,
atje ku era e çmendurisë s’na kap!

Çfarë ka që troket trurit të kresë
Misteri i qenies në harresë,
Kashtës së Kumtit në ikje të bjerrë,
diku në yje, diku në skuta të zeza,
duku në skëterrë!

Të bien ca fyej ilirikë ,
të zgjohen zonat e trurit,
S’duam të zhytemi në frikë!

Hipokrizia pse të na shqyejë
si kuçedra nëpër mite
në kulte, ngritur në e labirinte!

A nuk jua kam thënë
se një ditë gjith shëndet do të mbij ,
si lisi në malet e veriut
atje ku vallëzon mes logut…
filozofia e përjetshme e gjyshërve,
Këngën do ma gdhendin
si fije ari në të bardhën e rrobave
do më tjerrin nëpër yje!

Këndon kureshtja ime këndon
Këngën e udhëve të përshpirtshme,
Mbi ekuilibrin e qerpikut arbëror
pikon pika e shiut argjendor!

Duke ikur krah për krah me Artemisën
Nëpër brigje, nëpër shtigje ,
I mërmëris vetes si profet i marrë :
Zgjohu dhe fluturo sa nuk është vonë,
bëju dhe ti një shqiponjë.

Ah më humbi nga sytë atdheu
atdheu i tkurrur, për fajin ton
tani më ngjan sa një grusht dheu,
në kontinentin e thurur hollë
delikat e në këputje!

Bota një lojë fëmijësh
Rruzullimi një top lodre
që me magji të zezë Kafkiane
demonët kërkojnë ta zhdukin,
teksa brisin në opera tre baritonët,
mes lotëve!

Ah,
Po dridhem
E po mërmëris paprerë
Fryn një erë,
Diku në thellësi të krijimit tutje,
Asgjë nuk shuhet ,
Asgjë nuk zhduket,
Universi
nuk mund të jetë
ndërgjegje e sakatuar!

Ofshama,
Thirrje gjer në kupë të qiellit,
Kuptimi i qenies
Plotësohet me fjalë
Kuptimi i dijes ,
Thërrmohet me heshtjen;
Kuptimi i jetës
Zhduket në aktin e fjetjes,
Universi plaket në heshtje sublime,
Kalbet në heshtje edhe dashuritë ime!

Dhe trishtimi
Na mbush natën vonë,
Gjer në mëngjesin e humbjes
Pa kthim
Kur fryn një erë e holle,
Me kristale acari
Diku në eter,
Në një kështjellë të pa-pushtuar
atje ku asnjë lloj vdekjeje nuk arrin dot.

Dritë!
Të bëhet dritë!
Mjaft me errësirë shekullore,
Eshtë koha;
Të ringjallet populli i shenjtë,
Hapni portat fuqisë hyjnore,
populli im zgjohu.

Muzikë!
Të bëhet muzikë,
Le të dridhet bota në bubullima,
Heshtja nuk ka qenë
S’është
Dhe nuk do të jetë e imja!

Shkëputur nga versioni anglisht:
SHINING STAR IN LOVE” –
POEMS OF REBELION , AN-BOOK
ISBN: 9798721391705
© Author