Gazeta Nacional Albania

ALBERT VLASH NIKOLLA: PESHKATARI, TREGIM

Mëngjesin e të shtunës, vendosa ti telefonoj Silvia Odermans, një mikeshës sime të vjetër. Ajo ishte një vajzë kuqalashe, me sy të mëdhenj ngjyrë kafe, me flokë kaçurrela dhe me një shtat të gjatë si ngjalë. Sido që nuk është aq e sjellme të thuhet, mua më pëlqente sidomos kur shkoja në shtrat me të. Kishte një orgazëm të gjatë, të fortë dhe përthithëse… nuk është se unë isha duke u djegur për një seks-parti, por gjithsesi një dashnore e këtij rangu nuk mund të lihej jashtë vëmendjes, pasi në tregun e madh të Brukselit kishte peshkaqenë italianë dhe flamanë që nuk të falnin në aspektin dashuror….
Sapo formova numrin e pata një parandjenjë të keqe. U mata ta ul receptorin, po nuk e di pse djallin diçka më shtyu dhe e krijova që e krijova atë kombinim shifror. Nga ana tjetër me erdhi zëri melodioz i nimfës time.
-Lisus, pse më zgjove nga gjumi?! Ç’të shkrepi të më bësh zile në këtë orë të hershme mëngjesi. Të kam thënë, kur të kesh nevojë eja dhe unë ta hap derën, sepse ti e di, me ty nuk bëj asnjë mashkull tjetër në botë.
-Kësaj radhe nuk të kam thirrur për seks, por për të dalë së bashku në Sheshin Saint-Chaterine- ja ktheva. Në darkë po, nuk do ta humb rastin… po vij të-të marr pas disa minutash.
-Djall, ma ktheu gjithë kënaqësi- së paku më lër 20 minuta që të zbukurohem për ty… besoj se nuk të pëlqen të kesh në krahun tënd një femër të pa makiuar….
-Bëj ç’të duash ja ktheva, – është puna jote… më sill pak nga ato biskotat e studentëve sepse nuk kam ngrënë mëngjes, ja ktheva… ajo e dinte dobësinë time për këtë markë belge biskotash. Duke veshur kostumin pata një parandjenjë të keqe, sikur ishte dita e fundit dhe do të ndahesha nga Silva. Kjo parandjenjë mu përforcua teksa rregulloja kollaren. Duke veshur këpucët u kujtova se nuk kisha larë dhëmbët. Hyra në bano siç isha i kostumuar dhe nisa ti laj. Pastaj me kujdes hapa kopsat e këmishës dhe hodha deodorant nën sqetulla, megjithëse nuk kisha asnjë lloj ere. Dhe pikërisht kur u bëra gati të dilja , ndjeva një pickim në hundë. U ktheva nga pasqyra dhe pashë një mushkonjë në hundën time… tentova ta mbys, por ajo fluturoi… s’më mbeti veçse të marr pak alkool dhe ta dezinfektoj hundën.
Nuk mbaj mend nëse e mbylla derën e apartamentin apo jo, por sapo u hap dera e ashensorit u gjenda ballë për ballë me zonjushën Marilenka Zelinsky, njërën nga krijesat më të bukura polake që syri im kishte parë ndonjëherë. Po bukuria e saj nuk përbënte ndonjë shkak që të shkalloja mendsh për të, apo ta fantazoja dhe të merrja kurajon ti hidhja as sytë, përpos faktit që ishim komshinj në të njëjtën rezidencë.
-Ftohtësia jote ndaj meje është Homerike, – më tha ajo duke më buzëqeshur.
– Në k’të rast krahasimi është i pavend, ia ktheva. – Besoj se dhe ti nuk je Helena e Trojës?
– Nuk jam Helena por jam perëndesha Afërdita, ma ktheu duke zgjatur dorën dhe duke prekur topet e mia. Duhet ti shërbesh mbretërisë së dashurisë, si një hamshor i devotshëm…-këmbënguli.
Unë i tërhoqa dorën e nevrikosur, pasi ndjeva dhembje… ishte gati si një përdhunim…nuk e di pse më ish krijuar ideja e rikthimit të matriarkatit në shoqërinë njerëzore… kisha një dëshirë të çmendur ti bija në grusht, por kjo nuk do të rregullonte asgjë nga sedra ime e plagosur. Ka femra aq të bukura në botë, po që nuk të hyjnë në sy: thjesht sepse një femër e shëmtuar mund të-të bëjë më të lumtur sesa një bukuri fatale.
Me tu hapur dera, shpejtova të dal. Në trotuar freskia e mëngjesit mu përplas në fytyrë “Shpëtova” mërmërita me vete, dhe mora në drejtim të “Caffé-In”, ku mund të pija një streto të vogël “Lavazza” . Më ishte bërë sëmundje e pashërueshme, pesë minuta, pesë gëllenjka dhe 2 euro ta paguara në banak. Ishte kafe-pirja më e shpejtë në botë, pa humbje kohe, pas thashetheme, thjesht zgjim i dytë nga gjumi dhe liri dalje ë qytetin Misterioz të Brukselit.
Po kur gjërat nisin e përkeqësohen nga rastësia nuk të mbetet vetëm se të pranosh fatalitetin. Giovani Di Serpente, një burrë i hollë i gjatë, me një hundë të hollë dhe të flashkët si letër cigareje, ja behu para meje. Ishte njeriu që urreja me shumë në fshehtësi, pasi e dija fare mirë qe fshihte brenda lëkurës së tij një krijesë keqbërëse antinjerëzore, po që nuk mundesha ta përzija nga jeta ime, edhe për faktin se një konfrontim i hapur me të do të më krijonte armiq të tjerë të panumërt , por edhe sepse ai në çdo rast do të gjente mundësinë të sundonte mendimet e mia. Kishte diçka demoniake në sjelljet tij, ashtu si dhe mbiemri që mbarte. E dija mirë se ishte një manipulues i klasit të parë, që dinte të bënte njerëz për vete nga njëra anë, një spiun i policisë që kujdesej veçanërisht për të sajuar gjëra të paqena, në mënyrë që të sabotonte në të gjitha planet e mia. Nuk kisha asnjë mundësi që i shmangesha…ai ja kish arritur të më sabotonte Doktoratën time, fejesën time me Silke Hofman, dhe me kish futur në konflikt me shumë miq. Vetëm arratisja nga Belgjika do të më shpëtonte nga ndikimi negativ i zotit Di Serpente.
-Sa mirë që ju pashë, – më tha ai duke me zgjatur dorën. Kam dëshirë të ju ofroj kafenë e mëngjesit.
-Një herë tjetër i dashur Giovani, – ja ktheva. -Tani më duhet të pi një streto në këmbë dhe të kryej ca punë personale.
– Unë jam i gatshëm t’ju ndihmoj, – bëri sikur. -Vetëm se duhet të më thoni llojin e punës…
-Është punë personale, – ja ktheva. –Nuk do të më pëlqente të më ndihmonit në shtrat…
Ai qeshi një moment pastaj më tha… keni zënë një dashnore të re… sa mirë…jam kurioz ta njoh…
Brenda meje ndjeva një dëshirë të marrë t’ia mbështillja në një grusht turinjve, dhe ta shtrija të gjakosur në gurët e kalldrëmit. Ai e meritonte një gjë të tillë. Por unë e dija se pas grushtit tim ai do të luante mrekullisht rolin e viktimës para policisë, do të kërkonte rritjen e rrogës si “Spiun” i sigurimit belg, me pretekstin e rrezikut të madh gati-gati vdekjeprurës që e rrethonte në punën e tij. Ndaj e ndala dorën, dhe me një butësi që nuk e di se nga më doli i kërkova të më bënte thjesht një nder, të më linte rehat në punën time… kaq, asgjë më shumë…
“Ne ndajmë shoqërinë, por jo intimitetin në krevat, – ja bëra të qartë. – dashnoret e mia s’mund ti ndaj me ty, o krijese. Nuk është në stilin tim.”
Ai ktheu shpinën dhe iku pa më thënë asnjë fjalë.
Përfitova nga rasti të hyja në Caffé IN, dhe të porositja streton time. Sipas ritit tim, mora një shishe ujë mineral, e piva gjysmën, piva dhe kafenë dhe pas pesë minutash u gjenda sërish në rrugë. Kalova anash hotel Nicolas, dhe ngjita për nga tregu Kinez. Sapo dola në sheshin Saint-Catherine, nisa të çapitem në Rrugën e Flandrës. Unë mundesha ta gjeja adresën e Silvia Odermans symbyllur…
Ajo po më prite tek dera. Ishte më e bukur se kurrë, më joshëse, dhe unë ndjeva dëshirën ti propozoja Martesë. Kur u gjenda përballë saj, hapa krahët dhe ajo u fut në gjoksin tim. Nuk kish dyshim se ajo ish vajza më e ëmbël që kisha njohur në aventurat e mia djaloshare. E putha në buzë, gjatë, shumë gjatë, tepër gjatë, sa mu duk se kisha qëndruar me vite të tëra në përqafim. Kur e lëshova, që të mbushej së paku me frymë, ajo mi nguli sytë e saj gjithë zjarr, dhe mendova se ishte momenti ti propozoja martesë… isha gati ta humbja lirinë time, në të qindtat e sekondës:
-Do të martoheni me mua zonjusha Odermans, – i thashë me një frymë…
-Nuk e di, ma ktheu. Jam e pasigurtë. Ndoshta nuk do të martohem asnjëherë në jetën time.
– E përse e gjitha kjo, e pyeta ..
-Thjesht, – ma ktheu- unë tani dësheroj të shkoj të ushqehem me peshk. Pastaj nga darka flasim, -më joshi. – gjatë esktazave të gjata të Natës ndoshta vendos të martohem me ju…ajo me vrau me fjalët e saja, por me la shpresën e darkës.
Një diell i bukur prag-dreke sapo ishte shfaqur pas ikjes së reve. I hodha dorën në qafë dhe vendosëm të shkonim në restorantet përballë shatërvanit të madh të qytetit. Mua më pëlqente spektakli i ujit, engjëlli me ushtë në dorë duke e ngulur në gojën e dragoit, tre luanët me grifsha të fryra dhe restoranti i hotelit Nova, në krahun tjetër…
-Zumë vend në taracën e restorantit. Frynte një erë e lehtë dhe shushurima e ujit, trëndafilat në vazot rreth e rrotull krijonin një gjendje parajsore. Në tavolina promovohej një lloj vere bardhë prodhuar në jug të Belgjikës, ndaj përfituam nga rasti të degustonim me nge, pasi kamerieri ishte vërtet shumë i zënë nga klientela e madhe në numër.
Biseda jonë si gjithmonë bëhej më e nxehtë, kur ajo më fliste për jetën e saj në Spanjë. Sipas të gjitha gjasave kishte kaluar një aventurë me një Toreador spanjoll, pasi vishej me rroba kryesisht portokall më të kuqe, dhe në dhomën e saj të gjumit nuk të zinte syri gjë tjetër veçse pejsazhe me det, piktura toreadorësh dhe demash.
-E dini se nga vjen fjala Madrid, – më pyeti ajo duke më buzëqeshur… më erdhi e papritur. Fola atë që dija: Nga arabishtja më duket, vend i ndriçuar në mos gaboj.
– Kështu thuhet, tha ajo nga ta që nuk njohin gjuhën gale dhe atë Iliriane. Vjen nga dialekti Geg i gjuhës shqipe. Janë dy fjalë të pastra, Ma=Mbaj dhe Drit, që do të thotë “Mban Dritë” në shqip.
Unë nuk e dija që ajo interesohej për etimologjinë e emërtimit të qyteteve. Diku larg më kishte folur me pasion për arkeologjinë, dhe për shtegtimit e Etolianëve, një fisi grek, emri i të cilit gjente kuptim në fjalën e gjuhës frënge “étoiles”. Silvia Odermans, nuk ndalonte të më çudiste me erudicionin e saj në shumë fusha. Më ngjate sikur nuk isha para vetes një femër, por një bibliotekë të tërë. Ishte kjo ndoshta arsyeja që gjithnjë e më tepër po zhytesha në dashuri për të.
Më në fund kamerieri mbërriti dhe ne patëm rastin të jepnim porosinë. Karkaleca zgarë me sallatë greke, midhje Saint Jacques dhe kocë e pjekur në furrë me perime ekzotike afrikane…
Dreka do të ishte e shtrenjtë. Tek e fundit një mashkull para një ngjarje madhore, nuk duhej të kursehej. Ishte e shtuna jonë dhe dëshiroja të përfitoja në maksimum duke i dhënë kënaqësi krijesës së ëmbël që ishte par meje…
Kur papritur, vura re Giovani Di Serpente të vinte drejt tavolinës tonë. Si duket më kishte ndjekur si hije gjatë gjithë varravingove të mia në lagjen 100 Brukselit. Vetëm ideja që dikush të ndiqte pas ishte torturuese. Tërhoqi karrigen dhe u ula pa më pyetur.
– Unë vdes të ushqehem me fruta deti dhe peshk të gatuar alla-Franceze, – më tha mua si pa të keq, duke shtuar: A mund të ma prezantoni zonjushën e Bukur.
-Unë nuk ua prezantoj zonjushat njerëzve të paftuar në tavolinë, – ka theva, duke i lënë të kuptohej se duhej të ngrihej dhe të ikte.
-Është e nevojshme, – tha zoti Di Serpente. – Gruaja juaj më dërgoi ekspres për të marrë vesh emrin e zonjushës, – shtoi.
Ishte krejt e papritur për mua. Mendja djallëzore e këtij njeriu të shpifur mund të krijonte insinuata nga më të çuditshmet dhe atje ku nuk priten. Kishte një aftësi ekstreme për të shkatërruar jetën e të tjerëve, me shpikje të paimagjinueshme…
Silvia Odermans nuk më la kohë të sqaroja situatë, U ngrit në këmbë dhe gjithë furi më derdhi një gotë me verë fytyrës. Nga mjekra dhe mustaqet e mia nisi të pikonte verë e bardhë. Më kot u mundova ta bind duke i thënë: “Prit Silvia, asgjë nuk është e vërtetë”. Ajo ishte verbuar dhe gati me vrap doli nga porta e jashtme e restorantit.
-Ç’më bëre kështu o njeri, – ju drejtova ngatërrestarit…
-Thjeshtë po bëja shaka, – tha ai me seriozitet… pastaj ti duhet të më falënderoj pasi të shpëtova nga një femër e keqe. Nuk ka më bukur se liria, – vazhdoi i kënaqur me poshtërsinë e tij…
Sakaq kamerieri solli pjatat e para me fruta deti. U ngrita në këmbë dhe duke veshur xhaketën i thashë: “Meqë ti vdes për fruta deti dhe peshk, mund ti hash të tria racionet… dhe dëgjo. Po kalon jetën tënde, duke shkatërruar jetën time. Stop; tragjikomedia mbaroi”. Ika pa e kthyer më kokën pas, dhe ishte hera e fundit që u pamë.
Por ky largim nuk ndryshoi asgjë pasi Silvia Odermans nuk mu përgjigj më kurrë në telefon, megjithëse i telefonova për tre muaj rrjesht pa ndërpretë, tre herë në ditë, mëngjes, drekë dhe darkë… Nuk ekziston helm më shkatërrues sesa katilia njerëzore!

FILOZOFIA E PASTËR E MENDIMIT TË LIRË

DMYTRO CHISTYAK,

Drejtor i koleksionit letrar “Letrat evropiane”, në “Éditions l’Harmattan” -Paris.
Kryetar i botimeve ndërkombëtare, në Akademinë Evropiane të Shkencave, Arteve dhe Letrave (AESAL).
Drejtor i koleksionit letrar “Akademia Evropiane”, në shtëpinë botuese Samit-Knyga.
Profesor – Këshilltar, në CETL – Qendra Evropiane për Përkthim Letrar-Belgjikë.
Docent, në Universitetin Kombëtar “Taras Shevchenko” -Kiev.

Fragment nga parathënia e librit “galaksi” e Albert Vlash Nikollës. Botimet Eloga Kiev 2016

Në letërsinë moderne belge ne kemi vërtet një galaksi të tërë me emra eminentë. Këto janë Lillian Wouters me pasqyrimin e saj të thellë mbi historinë dhe ezoterizmin e Egjiptit të lashtë , ne veprat “Ditari i Skribit” dhe “Doktrina e Paskalit” pa harruar Werner Lambersy me punën e tij të mrekullueshme që përmbledh më shumë nga 40 volume me poezi. Gjithashtu ekziston një galaksi e tërë me poetë të harruar – për shembull, René Verboom – një shkrimtar surrealist që kufizohet me simbolikën, i cili shkoi thjesht me rrugën Rilkiane, në kufirin midis botës reale dhe botës eterike; ose François Jacquemain, i cili kultivon një peizazh thellësisht meditues brenda shpirtit.
Në këtë kontekst, krijimtaria e Albert V. Nikolla është një prurje zgjuese dhe fiton një cilësi unike pasi sjell elemente të reja të panjohura në këtë gamë simboliste. Duke qenë në kufirin e dy zonave mjaft të largëta kulturore – imazhet shqiptare dhe belge të botës, autori i përmbahet një rrymë të ezauruar brenda tij, që ka principe jashtëzakonisht të vlefshme estetike dhe letrare, njëkohësisht të reja. Poeti punon me një tendencë të qartë simboliste dhe ketë e bën qëllimisht për të zbuluar vizionin e tij mbi botën dhe për botën. Duhet të theksohet se ai është i avantazhuar pasi ai ka në bazë të formimit të tij letërsinë moderne Evropiane. Atë e thirrin tekstet poetike ekzistenciale nga zona të ndryshme gjeografike dhe historike , ku përfshihet poetika e lashtë homerike, pamjet e ferrit Dantesk, prurjet e “parajsave të rreme” të Baudelaire, sezonet në ferr të Arthur Rimbaud të mirënjohura tashme nga kritika letrare. Natyrisht, krijimtarisë e Albertit nënkupton një bashkëveprimin inter-tekstual një strukturë të fuqishme ku energjia e “lojës” së autorit, përçohet nëpërmjet një teknike krijuese tepër moderne.