Angela Kosta fituese e shumë çmimeve prestigjioze në itali, ajo ëshë kryetare e zyrës së shtypit të Akademisë Tiberina dhe shoqatës “Katedra e grave” e regjistruar në OKB
Angela Kosta, e njohur tashmë gjerësisht në panoramën letrare botërore, është shpallur fituese në disa konkurse të tjera letrare prestigjioze ndërkombëtare në Itali. Veç kësaj, ajo mori titullin e nderit si Kryetare e Zyrës së Shtypit të Akademisë Tiberina dhe të Katedrës së Grave, (Shoqatë e regjistruar në OKB).
ÇMIMI I MADH I JURISË – EDICIONI I 31° I ÇMIMIT KOMBËTAR PËR POEZI TË PABOTUAR “OSSI DI SEPPIA”
Më 01 Mars 2025, në Komunën – Taggia, në rrethin e Imperias (Itali), u zhvillua Edicioni i 31° i Çmimit Ndërkombëtar të Poezisë së Pabotuar “OSSI DI SEPPIA”. Nga Presidentja e këtij Çmimi, Këshilltarja e Kulturës së Bashkisë, Dr. Chiara Cerri si dhe Sekretari i Konkursit, Lamberto Garzia, Angela Kosta u shpall fituese e Çmimit të Madh të Jurisë – Seksioni / A me poezinë: “Resilience – Mëkëmbje”.
EDICIONI 4° “MAGJIA E FJALËVE” – HOMAZH JASHTË KONKURSIT MEDALJE DHE PËRMENDJE NDERI
Më 14 Shtator 2025, në Bonate Sotto Bergamo (Itali), Shoqata “Movimento Internazionale Artistico Letterario Group” – Lëvizja Ndërkombëtare Artistike Letrare Group”, me Presidente Cav. Dr Anna Maria Lombardi, organizoi edicionin e 4° të eventit: La Magia delle Parole – “Quello che non dissi mai – Magjia e Fjalëve – “Ajo që nuk e thashë kurrë”, në të cilin Angela Kosta u nderua me Çmimin – Homazh Jashtë Konkursit, për angazhimin e saj si Përkthyese dhe Promovuese Kulturore me karakter Ndërkombëtar, si dhe medalje dhe Përmendjen e Nderit, për poezinë: “Simfonia e Skalitur”, në përkujtim të tragjedisë së shqiptarëve të mbytur në Kanalin e Otrantos, më 28 mars të vitit 1997.
Eventi u organizua nën patronazhin e Rajonit të Lombardisë, rrethit të Bergamos, Komunës së Bonate Sotto, etj… Gati tre orë mbushur plot intensitet, nën shoqërinë e vargjeve të mrekullueshme të autorëve, në një atmosferë të ngrohtë dhe tejet mikpritëse, veç Presidentes Cav. Dr Anna Maria Lombardi, ishin të pranishëm edhe Zv. Presidentja Dr. Maria Pellino, Kryetari i Bashkisë Carlo Previtali dhe Këshilltari i Kulturës së Bashkisë Mattia Liga.
Disa prej fituesve, iu dhanë edhe çmime të tjera; ishin të pranishëm mbi 150 pjesëmarrës nga e gjithë Italia, si dhe nga: Kosova, Shqipëria, Franca, Gjermania, Jugosllavia, Rumania, etj…
Gjatë eventit, e morën fjalën Dr. Chiara Medolago dhe Carlo Zanutto.
GRAN PREMIO DELLA GIURIA – ÇMIMI I MADH I JURISË – Il MELETO DI GUIDO GOZZANO
Më 15 Shtator 2025, në vilën plot vlera historike të Guido Gozzano në Agliè (Torino – Itali), në Edicionin e XV-të të Konkursit “IL MELETO DI GUIDO GOZZANO”, me Presidente Lidia Chiarelli,
në Seksionin: “Autorë të gjuhëve të huaja”, Angela Kosta u shpall fituese e Çmimit të Madh të Jurisë, me poezinë e pabotuar: “The Torment Of The Heart – Përvuajtja e Tokës”.
EMËRIM NDERI: KRYETARE E SHTYPIT TË AKADEMISË TIBERINA DHE E SHOQATËS “KATEDRA E GRAVE”
Nga Këshilli Drejtues i Akademisë Tiberina, në emër të Presidentit Cav. Dr Franco Antonio Pinardi, nga Drejtoresha e Katedrës së Grave, Dr. Antonietta Micali si dhe nga Presidenti Dr. Renato Ongania, u vendos njëzëri, që Angela Kostës t’i jepet emërimi: Kryetare e Zyrës së Shtypit të Akademisë Tiberina si dhe e Shoqatës Katedra e Grave (e regjistruar në OKB).
Kjo detyrë, me emërim nderimi, përfaqëson njohjen zyrtare për kontributin e çmuar dhe rolin e rëndësishëm që Angela Kosta mbart brenda kontekstit komunikues dhe atij institucional.
BIOGRAFIA
ANGELA KOSTA ka lindur në Elbasan dhe jeton në Itali që nga viti 1995. Publiciste, përkthyese, eseiste, kritike letrare, botuese dhe promovuese ndërkombëtare, ka botuar 29 libra: romane, poezi dhe përralla në: shqip, italisht, anglisht, frengjisht, arabisht, koreanisht, spanjisht, turqisht, japonisht, hebraisht, panxhabe (së shpejti dalin nga shtypi përkthimet e librave në: kinezisht, portugalisht, greqisht, rumanisht dhe polonisht).
Është autore e 11 antologjive të publikuara në: Shqipëri, Kosovë, Itali, SHBA, Indi dhe Turqi.
Përfitimin e dy librave të saj në Itali, ia dhuroi Shoqatës ONLUS për kërkimin shkencor Sklerozës Amiotrofike Laterare (SLA) dhe Komitetit Daniele Chianelli për kërkimin shkencor ndaj Leuçemisë, Tumoreve dhe Limfomave tek fëmijët dhe të rriturit. Së shpejti botohet në Bangladesh vëllimi saj poetik i përkthyer në bengalisht nga studiuesi dhe shkrimtari Hasan Nashid i aprovuar nga Ministria e Kulturës në Bangladesh.
Gjithashtu shkrimet dhe përkthimet e saj janë botuar në revista dhe gazeta të ndryshme letrare në shumë vende kontinentale dhe ndërkontinentale.
Angela Kosta shkruan artikuj dhe intervista për gazetën Calabria Live, Agorà Giovani, l’Obbiettivo, Saturno Magazine, Il Corriere Nazionale, Alessandria Today (Itali), revistën ndërkombëtare Orfeu – Prishtinë, gazetën Nacional (Tiranë), Gazeta Destinacioni, Perqasje Italo – Shqiptare, The Lights, Barcelona Literary, Sindh Courier, etc…
Angela Kosta bashkëpunon dhe promovon në revistat: The Lights, Fifth Art Magazine (Egjipt), International Literature Language Journal (Miçigan), Wordsmith International Editorial (Florida), Raven Cage (Gjermani), Güncel Sanat (Turqi), Sindh Courier (Pakistan), Kavya Kishor International (Bangladesh), Glitterati Sparks (Indi), Noi Qui (Itali), Friendship Of People (Taxhikistan), Sada Al Thaqafa (Irak), Verseum Poetry Tribune (Rumani), etj…
Angela Kosta ka përkthyer mbi 200 autorë në dygjuhësh: italisht – shqip – italisht, è gjithashtu rreth 1500 tekste të përkthyer në: poezi, artikuj, proza, biografi, ese, intervista, recensione, etjer. Ka promovuar mbi 1500 autorë, 130 artistë në revista të ndryshme letrare ndërkombëtare.
Ka përkthyer 9 libra me poezi të disa autorëve të ndryshëm. Ka përkthyer gjithashtu poezitë e shumë klasikëve dhe nobelistëve të shquar italian si dhe të autorëve të tjerë të shquar.
Angela Kosta është Drejtore Ekzekutive e revistës dymujorshe shqip – italisht: MIRIADE, si dhe botuese e disa numrave të revistave të saj të printuara, duke përfshirë: poet, letrar, recensues, studiues, piktor, skulptor dhe fotograf, në: 22 MARKERS ON GLOBAL ART, MIRIADE, NUANCES ON THE PANORAMIC CANVAS, BRIDGES OF LITERATURE.
Është Ambasadore e Kulturës dhe Paqes në disa Organizata jo fitimprurëse në: Kanada, Bangladesh, Poloni, Algjeri, Egjipt, Meksikë, Rumani, Yemen, Moldavi, Rumani, etj…
Angela Kosta është:
– Anëtare në Shoqatën VerbumlandiArtAps e aprovuar nga Senati i Republikës – Italisë (Presidente Dr Regina Resta)
– Konsulente Nderi në Shoqatën Katedra e Grave regjistruar në OKB (President – Zëdhënësi i Parlamentit Europian dhe në OKB Dr Renato Ongania
– Anëtare e Akademisë Tiberina (Presidenti i Akademisë Tiberina e regjistruar në OKB, Dr. Franco Antonio Pinardi, Cavalier i Republikës Italiane, Sekretar i Përgjithshëm i Konfederatës së Bashkuar të Gjyqtarëve Italianë C.U.G.I.T, President Kombëtar i Gjykatës së Arbitrazhit për Biznesin, Punën dhe Sportin, TAILS, Sekretar i Përgjithshëm i Konfederatës së Drejtësisë së Pages C.G.D.P), etj:
– Kryetare e Shtypit dhe Publikimeve në Shoqatën e Katedrës së Grave dhe Akademisë Tiberina
– Zv. Presidente e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Përkthyesve Botërorë në Korenë e Jugut (President – filozofi, shkrimtari dhe përkthyesi Dr Byeong Cheol Kang)
– Zv. Presidente e Akademisë Internacionale për Zhvillimin e Edukimit Artistik dhe Terapisë (IAETDAA) (Komiteti i Formimit dhe i Trajnimit)
– Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve (LSHASH) dhe BSHBSH – Itali
– Anëtare në Akademinë e Shkencave dhe Artit – The Albanian American Academy of Science and Art (AAA – Amerikë)
– Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve (ACC) në Kinë, si dhe në: Greqi, Poloni, Hungari, Meksikë, Rumani, Kroaci, Indi, etjer…
Në Itali shumë gazeta të rëndësishme dhe revista kanë shkruar artikuj të ndryshëm për veprimtarinë e zgjeruar të saj, si letrare, përkthyese dhe promovuese: La Nazione, Il Messaggero, Il Corriere dell’Umbria, Revista Confidenze, Il Quotidiano d’Italia, Umbria 7, News Diretta, Umbria 24, Vivo Umbria, Il Corriere Nazionale, etjer…
Kritikë të njohur ndërkombëtarë kanë vlerësuar shkrimet e saj: Francesca Gallello, shkrimtare, skenariste, gazetare, Drejtoreshë e revistës Saturno, Itali, Mustafa Gökçek gazetar dhe kritik letrar, Turqi, El Majjad gazetar, kritik letrar, Irak, Pier Carlo Lava editor, Rasim Masliç, gazetar, piktor, shkrimtar, Kroaci, Fabrizio Ciocchetti, shkrimtar, gazetar, Itali, Elena Caruso, gazetare, kritike letrare, Federica Mastroforti gazetare, Adriano Bottaccioli, shkrimtar, Paolo Ippoliti, gazetar, Enzo Beretta, gazetar, Simone Strati editor, Nasir Aijaz gazetar, poet, studiues, botues, Pakistan, Dibran Fylli, akademik, regjisor, poet, botues, Profesor Ndue Dragusha, poet, kritik letrar, shkrimtar, botues, Rifat Ismaili shkrimtar, kritik letrar, Arben Iliazi, poet, dramaturg, gazetar, etj…
Angela Kosta është botuar si Personazhi i muajit në Kopertinat e revistave: International Literature Language Journal (Miçigan), Wordsmith International Editorial (Florida), Saturno Magazine (Itali), Literary Magazine (Barcelona), Elitè Magazine (Liban), Sada Al Thaqafa (Irak), Legacy Crown (Filipine), Oddyse International Editorial (Bangladesh), Hummanity Global Magazine (Venezuela) e ИСТЕЪДОДҲОИ ДУРАХШОН (Taxhikistan), Verseum Poetry Tribune (Rumani), Inspiring Magazine (SHBA), Fifth Art (Egjipt), etjer…
Është përkthyer dhe botuar në 45 gjuhë dhe vende të huaja. Vetëm në vitin 2024 është botuar në 170 gazeta, revista kombëtare dhe ndërkombëtare me: poezi, artikuj, intervista, ese, recensione etj. si dhe ka marrë shumë çmime nga revista dhe gazeta të ndryshme botërore.
– Në vitin 2023, revista OBELISK e shpalli midis disa të tjerëve, si “Përkthyesen më të mirë me përkthimet e nobelistit Giosuè Alessandro Giuseppe Carducci”.
– Gazeta Akhbar7 – MAROK, e shpalli personazhin e shquar për vitin 2023.
– Në vitin 2024, Gazeta Al-Rowad News e shpalli një ndër 100 figurat më të shquara të letërsisë arabe, për vitin 2024.
– Maj 2024, fituese e Çmimit për Ekselencë “Shqiponja e Artë” (2024) me konkurrentë nga të 5-të kontinentet me rastin e 32-vjetorit të Unionit të Shkrimtarëve Spanjollë – Botërorë (UHE) themeluar nga Presidenti, shkrimtari dhe poeti i mirënjohur peruan Carlos Hugo Garrido Chalén, Sekretare e Përgjithshme shkrimtarja Sandra Milena Gómez.
– 21 Tetor 2024, juria kombëtare dhe ndërkombëtare e shpalli fituese të Çmimit të 3-të në Edizionin e III të Konkursit “La città della Letteratura – Qyteti i Letërsisë” – ITALI.
– Dhjetor 2024 vlerësohet me CERTIFIKATË MIRËNOHJEJE (Për meritat e fituara në veprimtarinë e Kryer në përputhje me aspiratat e Institucionit.”)
– Dhjetor 2024, Presidenca e Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve PEGASI – ALBANIA, Akademia Alternative Pegasiane – BRAZIL, e vlerësoi me titullin e lartë, si: Autore – Përkthyese e Vitit 2024 me motivin: “Për veprimtari të arrirë krijuese në gjininë e prozës dhe poezisë, e publikuar në disa gjuhë si dhe për kontributin e madh në përkthimin dhe publikimin e mjaft krijuesve nga bota”.
– 8 Dhjetor 2024, Fituese e Çmimit Asia’a Top 20 International Journalist (LEGACY CROWN – FILIPINE).
– 14 shkurt 2025, Shoqata ACIPEA – ITALI e vlerësoi me Çmimin Special në Edicionin e XI-të në Konkursin me rastin e Shën Valentinit me poezinë: EMOCION.
– Më 20 shkurt 2025, poeti, filologu, eseisti rus dhe ambasadori ndërkombëtar i paqes Dr. Алексей Калакутин e vlerësoi me Diplomë Nderi me rastin e Konkursit të Tretë Ndërkombëtar të Poezisë Terekhova – 2024 Almanac letrar dhe artistik “ARINA-NN” – RUSI.
– Shkurt 2025, revista AL – NOKBHA – ALGJERI e vlerësoi me Certificate Ekselence “Për kontributin e vazhdueshëm në promovimin e letërsisë dhe artit”.
– 16 Janar 2025, Qendra Ndërkombëtare e Përkthimit dhe Kërkimit Poetik, revista shumëgjuhëshe: Journal Rendition Of International Poetry, Bordi Drejtues i Bashkimit Botëror të Revistave Poetike me votën e Komisionit Ekzekutiv Ndërkombëtar dhe Organizatës (IPTRC) në Kinë, e shpalli: Poetja më e mirë Ndërkombëtare për vitin 2024.
– 01 Mars 2025, në Komunën – Taggia, në rrethin e Imperias (Itali), fituese e Çmimit të Madh të Jurisë – Seksioni / A në Edicionin e 31° të Çmimit Ndërkombëtar të Poezisë së Pabotuar “OSSI DI SEPPIA” me poezinë: “Resilience – Mëkëmbje”, (Presidente Çmimi, Këshilltarja e Kulturës së Bashkisë, Dr. Chiara Cerri, Sekretari i Konkursit, Lamberto Garzia).
– 06 mars 2025, Angela Kosta ishte pjesëmarrëse në Sallën Zucchari në Senatin e Republikës Italiane në eventin e jashtëzakonshëm kulturor “Ekselenca Femërore” si anëtare e Shoqatës VerbumlandiArtAps dhe e jurisë së këtij konkursi.
– 15 prill 2025, (me rastin e Ditës Ndërkombëtare Made in Italy), Ministria e Sipërmarrjes e vlerësoi me Çmimin Ndërkombëtar “Shenjat e Paqes 2025 – ITALI.
– Revista THE SEVENTH QUARRY – në BRITANINË E e MADHE e drejtuar nga Dr Peter Thabit Jones e shpalli Personazhin e muajit maj 2025 për: “Poezi me karakteristikë të shkëlqyer dhe të veçantë stili”.
– 24 prill 2025 revista SINDH COURIER e vlerësoi me Certifikatë Mirënohjeje “Për pasurimin e panoramës letra me autorë të ndryshëm në këtë revistë si dhe për frymëzimin në fuqinë e fjalës, kulturës dhe krijimtarisë e angazhimin e vazhdueshëm dhe shprehimin e artit të të shkruarit”.
– 3 maj 2025 revista THE GOLDEN STORY – EGJIPT, e vlerësoi me Certifikatë Mirënjojhjeje “Për angazhimin e vazhdueshëm në përhapjen e letërsisë, artit, krijimtarisë dhe kulturës në botë”.
– 8 maj 2025, revista e printuar Güncel Sanat – TURQI shpalli Fituese të Çmimit ALANYA me poezinë: FËMIJË TË MPLAKUR.
– 14 Maj 2025, Shoqata VerbumlandiArtAps e aprovuar nga Senati i Republikës Italiane si dhe Gazeta Nacional e vlerësuan me Certifikatë Mirënjojhjeje në eventin kulturor i cili u zhvillua në Tiranë, me motivimin: “Për kontributin e madh në promovimin, përkthimin, përhapjen dhe ndërlidhjen e urave kulturore në botë”.
– 28 maj 2025, revista Humanity Magazine Global në VENEZUELË e vlerësoi me Certifikatë Mirënohjeje Ndërkombëtare “Për kontributin e çmuar: “Shkronjat e Paqes Në Botë”, (lëvizje vëllazërore midis kombeve, në misionin e madh për humanizmin), që promovon artin, letërsinë dhe kulturën universale dhe njerëzore”.
– 25 maj 2025 Angela Kosta shpallet Fituese e Çmimit Letrar NAJI NAAMAN 2025 për Krijimtari në edicionin e XXIII me seli në Liban.
– Qershor 2025, Presidenca e Akademisë Tiberina G. Belli – F. Lami (Itali), aprovuar nga OKB, në Edicionin e Dytë në Konkursin Ndërkombëtar e shpalli fituese të Çmimit Special me poezinë: “LAPSUS”, (ceremonia e dhënies së cmimeve do të zhvillohet më 27 qershor në Pallatin Medici – Riccardi (FIRENCE), në Sallën Luca Giordano në vizionin e afreskeve të tij të njohura.
– 14 Shtator 2025, në Bonate Sotto Bergamo (Itali), Shoqata “Movimento Internazionale Artistico Letterario Group” – Lëvizja Ndërkombëtare Artistike Letrare Group”, me Presidente Cav. Dr Anna Maria Lombardi, organizoi edicionin e 4° të eventit nën patronazhin e Lombardisë, rrethit të Bergamos, Komunës së Bonate Sotto, etj.: La Magia delle Parole – “Quello che non dissi mai – Magjia e Fjalëve – “Ajo që nuk e thashë kurrë”, në të cilin
Angela Kosta u nderua me Çmimin – Homazh Jashtë Konkursit, për angazhimin e saj si Përkthyese dhe Promovuese Kulturore me karakter Ndërkombëtar, si dhe medalje dhe Përmendjen e Nderit, për poezinë: “Simfonia e Skalitur”, në përkujtim të tragjedisë së shqiptarëve të mbytur në Kanalin e Otrantos, më 28 mars të vitit 1997.
– 15 Shtator 2025, në vilën plot vlera historike të Guido Gozzano në Agliè (Torino – Itali), në Edicionin e XV-të të Konkursit “IL MELETO DI GUIDO GOZZANO”, (Presidente Lidia Chiarelli),
në Seksionin: “Autorë të gjuhëve të huaja”, Angela Kosta u shpall fituese e Çmimit të Madh të Jurisë, me poezinë e pabotuar: “The Torment Of The Heart – Përvuajtja e Tokës”.
– Së fundmi, Këshilli Drejtues i Akademisë Tiberina, në emër të Presidentit Cav. Dr. Franco Antonio Pinardi dhe Drejtoreshës së Katedrës së Grave Dr. Antonietta Micali si dhe Presidenti Dr. Renato Ongania, (Zëdhënësi i Parlamentit Europian dhe OKB-së,) vendosën me unanimitet të plotë, emërimin vlerësues të Angela Kostës, si: Kryetare e Zyrës së Shtypit të Akademisë Tiberina dhe i Katedrës së Grave (e regjistruar në OKB). Kjo detyrë, me karakter nderimi, përfaqëson një njohje zyrtare të kontributit të çmuar dhe rolit si pikë reference që Kosta mban brenda kontekstit komunikativ dhe institucional.
Ndërkohësisht, Angela Kosta ka marrë Certificata Doctor Honoris nga Dekani Muhammad Blik dhe nga Universiteti i Krijuesve, nga gazetari, poeti dhe shkrimtari Mohamed Ellaghafi.
Gjithashtu, ka qenë pjesëmarrëse (virtualisht) në disa festivale ndërkombëtare letrare, si në: Sidnej, Shangai, USA, Itali, etjer…

