Gazeta Nacional Albania

ANTON ÇEHOV: NËPUNËSI, tregim satirik. Përktheu: ILIAZ BOBAJ

11 maj 1863.-Sot Gotkini,llogaritari ynë,një plak gjyshtëdhjetëvjeçar,meqë kollitej,piu qumësht me konjak.
Nga kjo e zuri ”delirium tremens”.Mjekët që e vizituan,thanë me bindje se do të vdesë.Kështuqë llogaritar do të
bëhem unë.Përgjegjësit ma kanë premtuar me kohë vendin e tij.
Piva një çaj sherbeli,pasi vuaj nga enteriti.
3 gusht 1865.-Llogaritari Gotkin vuan edhe nga gjoksi.Filloi sërish të kollitet dhe pi qumësht me konjak.Nëse
do të vdesë,vendi i tij i punës sigurisht është imi.E kam këtë shpresë,por tani pakëz më të zbehtë,se,mesa
shoh,”delirium tremens” nuk është përherë sëmundje vdekjeprurëse.
Një plakë,(Gurevna),më tha dje se nuk vuaj nga enteriti,por nga hemoragjia.Ndoshta ka të drejtë…
30 qershor 1867.-Gazetat shkruajnë se kolera po bën kërdinë në Arabi.Ndoshta vjen edhe në Rusi dhe atëhere,
me siguri,do të mbeten shumë vende pune bosh.Ndoshta do të vdesë edhe plaku Gotkin dhe atëhere sigurisht
llogaritar do të bëhem unë.Përndryshe si mund ta zë vendin e tij ? Duket se ai nuk ka qëllim të vdesë.Që një
njeri të jetojë kaq vjet,sipas mendimit tim,është çmenduri,turp !…
Sot enteriti po më shqetëson së tepërmi dhe nuk di se çfarë ilaçi të pi për t’u qetësuar…Nëse do të pija farë
pelini të Judesë ?…
2 janar 1870.-Një qen ulërinte përvajshëm në shenjë zie në oborrin e Gotkinit.Kuzhinierja ime,Pellagjia,më tha
se kjo është një ogur i keq për të zotin e shtëpisë dhe ndjell vdekjen e tij.Ndenja duke biseduar me të
pothuajse deri në orën dy të mëngjezit.Kur të bëhem llogaritar,do të blej një pallto të madhe dhe një ”roba
di kamera”.Ndoshta edhe do të martohem.Sigurisht,jo me ndonjë çupërlinë,pasi nuk shkon me moshën time,
po me ndonjë grua të ve.
Më duhet të shkoj tek doktor Botkini për të më vizituar për enteritin.Thonë se është mjek i mirë.
4 qershor 1878.-Gazetat thonë se murtaja arriti në Vilianka dhe se çdo ditë vdesin shumë njerëz.Për ta
paraprirë,Gotkini pi votkë të zier me piper.Po nëse murtaja vjen këtu,sigurisht që nuk ka për t’i shpëtuar dhe
atëhere,me siguri,llogaritar do bëhem unë.
4 qershor 1883.-Më në fund Gotkini është duke vdekur.I shkova në shtëpinë e tij dhe, me lotë në sy, i kërkova
të falur,që e prisja vdekjen e tij me kaq padurim.Më fali me gjithë zemër,duke u përlotur edhe ai dhe më
këshilloi që për enteritin të pija lëng të trashë prej valanidhi të zier.
7 qershor i të njëjtit vit.-Dje vdiq Gotkini.Mëkat ! Vdekja e këtij plaku,nuk do më dalë për mirë.E shoh përnatë
në ëndërr,të veshur me një këmishë të bardhë,duke ma bërë me shenjë !…O ! ç’fatkeqësi për mua të mallkuarin !…
Nuk u bëra unë llogaritar,por Çalikovi !…Tmerr !…Pa shih,të mos më vënë mua në vendin e të ndjerit,por një të
ri,meqë për të interesohej tezja e vet,që është grua gjenerali.
E mori lumi edhe këtë punë! Të gjitha shpresat e mia u shkrinë !…
Nuk do të bëhem kurrë llogaritar !…
10 qershor 1886.-E shoqja e Çalikovit e braktisi.Nuk ka fjalë që ta ngushëllojë këtë njeri fatkeq.Mund të vetëvritet nga
pikëllimi.Nëse vetëvritet,llogaritar do të bëhem unë.E,pra,siç e shikoni,nuk ka humbur ende çdo shpresë për mua.
Të ardhmen e kam përpara dhe dita kur do blej pallton e madhe dhe ”roba di kamera”,ndoshta nuk do të jetë
e largët…
Sa për martesën,nuk e kam vendosur ende…
Po përse të mos martohem,nëqoftëse më paraqitet ndonjë rast i përshtatshëm ? Ndërkaq më duhet të këshillohem
edhe me dikë tjetër.Për temën e martesës duhet një mendim i pjekur.
-Portieri Rajsiv më këshilloi të pi pluhur zhive për enteritin.Do ta provoj edhe atë.