Site icon Gazeta Nacional Albania

ASJA MULGECI: AJO SI PËRNGJAN ASKUJT. POEZI

 

HIRSHËM PROJEKTOHET ÇDO DASHUNI

 

Nuk jam skulpturë  e  derdhun n ‘ar

As  bijë e diellit, as e hanës

Të diellt kam shpirtin,  rrezear

Dritë netve t’errta, mes qiellit dhe tokes

 

Nuk jam e bukura Helenë e Trojes

As mbretnesha Teutë

Jam  bije malsie, çikë e Tropojës

Gishtat  luej  kaq bukur, n ‘çifteli e lahut

 

Kur  bahet fjala, për ty Atdhe

Oh si brof n ‘kamb, me shtatin bajrak

Me  t’dasht ty, nuk mjafton nji jetë

Shqipninë tëme, kam babë e nanë

 

Ma t’madhen dashni ,fe pëmbi fe

Nuk mundem me t’dhan kurrë,  sa ke hak

Si kmish  veshun trupit,  ngjesh si xhamadan

Kam amanetin e t’ranve, t’parve tanë

 

Hej,nuk jam un demagoge e smurë

As hipokrite  q’i hedh fjalë e  lulka kot m ‘kot

Nuk përbehem as mburrem,  për politik e parti

Un  shpirtin kam ngul, palcës t’ksaaj toke

Zemren kam ngjyrue,në t’ kuqin flamur

 

Nuk jam trimnesh, si Shote Galica

Edhe pse krahnorin rrah me krenari

Kangt ma t ‘bukura q’i i kndohen ktij trolli

Kangëroj hijshëm si njihere e nji kohë

I kndojke  e madhja Fatime Sokoli

 

Zanin thik bjeshkve, n’lugina me borë

Andrrash m’ vijn përnatë, njato vargmale

I përshendes shpirtshëm,ua baj me dorë

Ej vendthe t”bekueme, me njerz t’mirë

Trima  malsorë

 

Ju paça relike, dritë  syvet’ mij

Ju m’dhat jetë, nga palc e trupit

Saherë vij prehnit shkrehem dashunisht…

Zvoglohem  bash sikur fëmij

 

E lazdrueme lypi me ushqye,  gjinjve t’nanës

Dashni e saj bash  si prej Zoti

Njatij zhguallit t’ artê, oazë  e mjalt

Ku dhimbjet shuhen e pritë ban loti

E hirshëm projektohet  çdo dashuni!

 

 

 

 

 

 

 

DASHNIIA JEME E PATHINJUN

 

Ti,dashnia jeme e pathinjun

Mantel i misht, q’i nuk vyshket kurrë

Ti  shpirtit  sython e  blertë, si natyra n’behar

Trupit  çilesh bukurisht,  si lulja  mbi gurë

 

Ti,drithrim e afsht, mbi krahnor

Themelet lkund  shpirtit, si dallg mbi dete

Vjen kaq beft ,ftyrës  shton nurë

Ballit bukuron, kunor me sedefe

 

Ti bujashk zemre, ciflon e artê n’çdo frymë

N ‘cdo  rrahje  ndez  trupin  zjarr

Buzve  len gjurm n’mostretje

Mbshtillesh qënies si lastar

 

Pushtuese  e bots, je ti zonjëz kryeneçe Sundimtare n ‘padukje

Melhem  palcës së trupit

Si diell  jetson gjithçka  ksaj bote

T’kaplon  njashtu n’pavetdije,

Deri n’ krisje kocke!

 

 

 

 

 

NUK E DI

 

Si relike e artë  krahve t’hanës

Gdhendem ca deshira , ca andrra

Sperkatun  pluhnit t ‘saj

Nji farfullim  e ftoht rreth nadjes

Shploj  synin  e pagjum

Ndërsa ai shtriqun krahve t ‘saj

përmalluem shkrehet n’vaj

 

Agut ,sqetullash t’natës, çilen petalet

Ngjyra  tulifare,vërshuen shtratit, lumë

Drits prarueme, t ‘dashuruemt  u panë

Shuen etjen buzve t’ thame, shkrumb

 

Oh! Si kridhesha njasaj oaze

Lozonjare si mjellmat n’lagunë

 

Drejt qiejsh  ngjitem, hap flatrat,

N ‘ajri kompozohen mijra tinguj  n’ sfond

Kjo sinfoni jete, q’i  parajsash t’ përkund..

 

Nuk e di, nëse ti m’doje si i çmendun

Apo  edhe vetë dashurinë çmendem

duke u dasht,  ti dhe un!

 

 

 

 

 

JE APO S’JE

 

Krejt  je  yllzue,qiells  krye meje

Saherë afrohesh

Përflakesh , dritë rrufeje

 

Krahnorit zhurmon,si përplasje reshë

Trupit derdhesh,shi e rrebesh

 

Me buzqeshje  m’puth,

Me sy më zhvesh

 

Durët  si degë lulesh, ngjitun mbi lkurë

Afshit çelin  bisqet,bota nxin çivur

Të ndahem. teje,  nuk mundem kurrë

 

Nëse  një ditë ,aureolës tande s’më sheh

Dysho n ‘vedi,nëse egzison

Frymon vërtet ..

Je, apo sje !

 

 

 

 

 

DASHURIA ANKOROHET ATY PËRJETË

 

 

Mbas syve t’bukur,mos u ban  i marrë,

Mos i puth tinëz,  hala pa i prek

Ata jan  pasqyrë e shpirtit,smerald t’rrallë

 

As trupin e hedhum  q’i dredhon si ngjale

Mos u rrek  ta kaplosh, do digjesh krejt

Tue andrru me pas,  mos u ban i metë

 

Se nji ditë do vyshken ,do  krrusen

humbin freskinë

Nji thinj, nji rrudhê,  çdo ditë shtohet

E  ullinjtë  e syve,  strukun  nën qerpik

Si qiell vjeshte, seç mjegullohet

 

Bukuria  për dreq , sa  shpejt  iken

Fashitet,tretet si bora mbi det

Mosha  zbeh  hiret ,shpirti fisnikrohet

Vec zemra  e dashurueme, kurr nuk plaket,

Dashnia  ankorohet, aty përrjete !

 

 

 

 

AJO SI PËRNGJAN ASKUJT , AS TY

 

A kam faj,  se ngjyrat e dashnisë,ti s’mundesh me i pa,

qiejsh t ‘ngrysun,ngjyrat  ke vra

 

Ato q’i n’lulzim t ‘pranveres  shkunden pjalmin mbledhun nën gushë

Njjasaj puthjes t’ vjedhun,symbyll  mes botêsh jena pa

Tek rrija  palue gjoksit,  si lule n’gëmushë

 

Heshtja pllakosi  gjithsinë

A thue mos  na pa dikush

Xhelozoi, si dy t’ dashuruem

nji trup rrinë,ndizen prush

 

E prej ksaj,  ndoshta mban mëni

Zemren  more inat, kryeneçe e zjarrt

T ‘diktoj tue t’kqyrë  n ‘sy ,për tonën

dashni

 

M’thuej pra,a kam faj se un di me dasht,

Poresh  t’jam fut,me ngutë

Mbshtjellun  teje si kulpnaj

digjem e marr flakë  si kashtë

 

N’çdo  qelizë syth e dashni,çila për ty

 

Ndërsa i ngurt mbete mendjetrazuem

si vark e humbun ndër dete

 

Un e lumnuemja gazmendun kjaj,

prej zjarrmit  t’saj

Jo,nuk ndihem n’faj

 

Fajtor je ti…

Sytë e shpirtit ke mbyll n’dry

E pabinduna zemer prej

zgurit  ka dalë

e trandun rend  n’ arrati

 

Ajo,  din vec me dasht

si përngjan askujt,as Ty!

Exit mobile version