Gazeta Nacional Albania

ASJA MULGECI: ETNIA IME SHPIRTERORE

HIRSHËM PROJEKTOHET ÇDO DASHUNI

Nuk jam skulpturë e derdhun n ‘ar
As bijë e diellit, as e hanës
Të diellt kam shpirtin, rrezear
Dritë netve t’errta, mes qiellit dhe tokes

Nuk jam e bukura Helenë e Trojes
As mbretnesha Teutë
Jam bije malsie, çikë e Tropojës
Gishtat luej kaq bukur, n ‘çifteli e lahut

Kur bahet fjala, për ty atdhe
Oh si brof n ‘kamb, me shtatin bajrak
Me t’dasht ty, nuk mjafton nji jetë
Shqipninë tëme, kam babë e nanë

Ma t’madhen dashni,fe pëmbi fe
Nuk mundem me t’dhan kurrë, sa ke hak
Si kmish veshun trupit, ngjesh si xhamadan
Kam amanetin e t’ranve ,t’parve tanë

Hej,nuk jam un demagoge e smurë
As hipokrite q’i hedh fjalë e lulka kot m ‘kot
Nuk përbehem as mburrem, për politik e parti
Un shpirtin kam ngul, palcës t’ksaaj toke
Zemren kam ngjyrue,në t’ kuqin flamur

Nuk jam trimnesh, si Shote Galica
Edhe pse krahnorin rrah me krenari
Kangt ma t ‘bukura q’i i kndohen ktij trolli
Kangëroj hijshëm si njihere e nji kohë
I kndojke e madhja Fatime Sokoli

Zanin thik bjeshkve, n’lugina me borë
Andrrash m’ vijn përnatë, njato vargmale
I përshendes shpirtshëm,ua baj me dorë
Ej vendthe t”bekueme, me njerz t’mirë
Trima malsorë

Ju paça relike, dritë syvet’ mij
Ju m’dhat jetë, nga palc e trupit
Saherë vij prehnit shkrehem dashunisht…
Zvoglohem bash sikur fëmij

E lazdrueme lypi me ushqye, gjinjve t’nanës
Dashni e saj bash si prej Zoti
Njatij zhguallit t’ artê, oazë e mjalt
Ku dhimbjet shuhen e pritë ban loti
E hirshëm projektohet çdo dashuni!

DASHNIIA JEME E PATHINJUN

Ti,dashnia jeme e pathinjun
Mantel i misht, q’i nuk vyshket kurrë
Ti shpirtit sython e blertë, si natyra n’behar
Trupit çilesh bukurisht, si lulja mbi gurë

Ti,drithrim e afsht, mbi krahnor
Themelet lkund shpirtit, si dallg mbi dete
Vjen kaq beft ,ftyrës shton nurë
Ballit bukuron, kunor me sedefe

Ti bujashk zemre, ciflon e artê n’çdo frymë
N ‘cdo rrahje ndez trupin zjarr
Buzve len gjurm n’mostretje
Mbshtillesh qënies si lastar

Pushtuese e bots, je ti zonjëz kryeneçe Sundimtare n ‘padukje
Melhem palcës së trupit
Si diell jetson gjithçka ksaj bote
T’kaplon njashtu n’pavetdije,
Deri n’ krisje kocke!

NUK E DI

Si relike e artë krahve t’hanës
Gdhendem ca deshira , ca andrra
Sperkatun pluhnit t ‘saj
Nji farfullim e ftoht rreth nadjes
Shploj synin e pagjum
Ndërsa ai shtriqun krahve t ‘saj
përmalluem shkrehet n’vaj

Agut ,sqetullash t’natës, çilen petalet
Ngjyra tulifare,vërshuen shtratit, lumë
Drits prarueme, t ‘dashuruemt u panë
Shuen etjen buzve t’ thame, shkrumb

Oh! Si kridhesha njasaj oaze
Lozonjare si mjellmat n’lagunë

Drejt qiejsh ngjitem, hap flatrat,
N ‘ajri kompozohen mijra tinguj n’ sfond
Kjo sinfoni jete, q’i parajsash t’ përkund..

Nuk e di, nëse ti m’doje si i çmendun
Apo edhe vetë dashurinë çmendem
duke u dasht, ti dhe un!

JE APO S’JE

Krejt je yllzue,qiells krye meje
Saherë afrohesh
Përflakesh , dritë rrufeje

Krahnorit zhurmon,si përplasje reshë
Trupit derdhesh,shi e rrebesh

Me buzqeshje m’puth,
Me sy më zhvesh

Durët si degë lulesh, ngjitun mbi lkurë
Afshit çelin bisqet,bota nxin çivur
Të ndahem. teje, nuk mundem kurrë

Nëse një ditë ,aureolës tande s’më sheh
Dysho n ‘vedi,nëse egzison
Frymon vërtet ..
Je, apo sje !

DASHURIA ANKOROHET ATY PËRJETË

Mbas syve t’bukur,mos u ban i marrë,
Mos i puth tinëz, hala pa i prek
Ata jan pasqyrë e shpirtit,smerald t’rrallë

As trupin e hedhum q’i dredhon si ngjale
Mos u rrek ta kaplosh, do digjesh krejt
Tue andrru me pas, mos u ban i metë

Se nji ditë do vyshken ,do krrusen
humbin freskinë
Nji thinj, nji rrudhê, çdo ditë shtohet
E ullinjtë e syve, strukun nën qerpik
Si qiell vjeshte, seç mjegullohet

Bukuria për dreq , sa shpejt iken
Fashitet,tretet si bora mbi det
Mosha zbeh hiret ,shpirti fisnikrohet
Vec zemra e dashurueme, kurr nuk plaket,
Dashnia ankorohet, aty përrjete !

AJO SI PËRNGJAN ASKUJT ,AS TY

A kam faj, se ngjyrat e dashnisë,ti s’mundesh me i pa,
qiejsh t ‘ngrysun,ngjyrat ke vra

Ato q’i n’lulzim t ‘pranveres shkunden pjalmin mbledhun nën gushë
Njjasaj puthjes t’ vjedhun,symbyll mes botêsh jena pa
Tek rrija palue gjoksit, si lule n’gëmushë

Heshtja pllakosi gjithsinë
A thue mos na pa dikush
Xhelozoi, si dy t’ dashuruem
nji trup rrinë,ndizen prush

E prej ksaj, ndoshta mban mëni
Zemren more inat, kryeneçe e zjarrt
T ‘diktoj tue t’kqyrë n ‘sy ,për tonën
dashni

M’thuej pra,a kam faj se un di me dasht,
Poresh t’jam fut,me ngutë
Mbshtjellun teje si kulpnaj
digjem e marr flakë si kashtë

N’çdo qelizë syth e dashni,çila për ty

Ndërsa i ngurt mbete mendjetrazuem
si vark e humbun ndër dete

Un e lumnuemja gazmendun kjaj,
prej zjarrmit t’saj
Jo,nuk ndihem n’faj

Fajtor je ti…
Sytë e shpirtit ke mbyll n’dry
E pabinduna zemer prej
zgurit ka dalë
e trandun rend n’ arrati

Ajo, din vec me dasht
si përngjan askujt,as Ty!