Mbi 5 mijë shqiptar dhe mbi 100 Shoqata dhe biznese shqiptare u bënë së bashku duke festuar kulturën, historinë dhe trashëgiminë kombëtare në rrugën “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Bronx
(Per fotografi klikoni ne https://www.facebook.com/beqir.sina.73)
Video link
BRONX NY : Panairet dhe Festivalet e Rrugës në Bronx (NYC), janë me dhjetra simbas mediave lokale, ato përgjithësisht fillojnë në prill, duke identifikuar disa nga tregjet e komuniteteve gjatë gjithë vitit, të cilat megjithëse nuk janë saktësisht panaire në rrugë, por përmbajnë disa nga elementet të përvojës së panairit të rrugës, duke përfshirë një ofertë eklektike të mallrave dhe artikujve ushqimorë, të vendeve prej nga vijnë komunitetet që i organizojnë.
Në hartën e panaireve të rrugëve në qytetin e Bronxit, për të tretin vit me radhë, është vendosur dhe Panairi Vjetor “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Bronx – Nju Jork.
Kjo traditë festive nisi në vitin 2022 me rastin e bashkë/emërtimit të rrugës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, në New York. Panairi shqiptar, është një aktivitet që u ndoq nga mijëra të pranishëm, familje dhe fëmijë shqiptarë të cilët përjetuan gëzimin e muzikës tradicionale shqiptare, vallëzimit, ushqimit e shumë të tjera.
Ndërkohë, që organizatorët thonë se qëllimi i këtij aktiviteti është të përkujtojë historinë dhe trashëgiminë të pasur si dhe gatimet e larmishme tradicionale shqiptare.
Panairi i 3-të Vjetor “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” u mbajtë të dielën e datës 19 maj, nga ora 12:00 deri në orën 18:00.
Ky panair u zhvillua këtë vit për nder të 6 Majit i vitit 1405, lindja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut – Mbretit të Shqiptarëve (Gjergj Kastrioti-Skenderbeu lindi më 6 Maj në vitin 1405. Ai është Heroi Kombëtar dhe figura më e shquar në historinë e shqiptarëve, njihet edhe si themelues i shtetit mesjetar-shqiptarë, lindi më 1405 dhe vdiq më 17 janar të vitit 1468).
Organizuar nga Shoqata Shqiptare Amerikane e Open Hand Inc. (AAOHA) dhe sponsorizuar nga Belmont Business Improvement District, panairi zhvillohet në “cepin” e Crescent Avenue dhe Arthur Avenue, ku tre vjet më parë u vendos edhe tabela e sinjalistikës Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu.
Pas kuintave ky aktivitet mbahet për çdo vjet në bashkëpunim me ish këshilltari I bashkisë së Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj – Kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës.
Marrëdhënia e fortë mes komunitetit shqiptarë dhe italianëve që përshkon të gjithë lagjen e Bronksit Little Italy, për shumë vite, shqiptarët kanë jetuar, blerë në bizneset italiane, por sot shqiptarët në këtë lagje janë vetë pronar të bizneseve këtu duke përfshirë edhe bisneset më të frekuentuara si : Prince Coffee, Gurra restorant, House, Déa-An Authentic Eatery, Bato Coffee & Wine, Çakor Restaurant, Caffe Parissien, si dhe restoranti i famshëm Çka Ka Qellu, e dhjetra biznese të tjera përgjatë rrugve të biznesit në qytetin e Bronxit, Crescent Ave, dhe Arthur Avenue.
“Rëndësia jonë kulturore për Bronx-in – është mënyra më e mirë se si mund të manifestohet, edhe përmes këtij lloj panairi në rrugë, dhe, kështu, është mënyrë më e mirë për të nderuar këtë lloj ngjarjeje ta bëjmë atë nën emrin e heroit tonë kombëtar “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” tha një zëdhënëse e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Open Hand, Shoqata që është edhe organizatori i panairit, dhe, është një njëhereshit shoqata humanitare e njohur në dhënjen e ndihmave ushqimore për familjet në nevojë në Bronx, që nga viti 2014.
Panairit Gjergj Kastrioti Skenderbeu e jepet një jehonë e madhe, ngase tashmë ai është bërë një festë e të gjitha gjërave shqiptare duke përfshirë fjalimet patriotike, nga folësit, zbukurimin e dy anëve të rrugës me të gjitha simblolet kombëtare shqiptare, sheshin e hijeshuar, kudo nga flamujt kuq e zi, ndërsa në fasadën e ndërtesave përball sheshit ku mbahet panairi vendosen postere gjigande me figurën e Skënderbeut, dhe një flamurin kula e zi sa e gjithë fasada e pallatit.
Grupet e ndryshme të vallëtarve të shkollave shqip, dhe shoqatave, këngëtar të përzgjedhur të komunitetit të artistëve preformojnë përpara skenës së panairit me muzikën dhe kërcimin duke demostruar edhe veshjet tradicionale, nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trevat shqiptare
Në Panairin e 3-të Vjetor “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Bronx – Nju Jork, të dielën morën pjesë më shumë se 5 mijë shqiptar, dhe më shumë se 100 shoqata dhe biznese shqiptare.
Ky event I përvitshëm thotë se po i jep mundësinë komunitetit shqiptaro-amerikan të bashkohet dhe të festojë traditat dhe kulturën tonë të pasur me argëtim, ushqim, lojëra dhe shumë më tepër.
Simbas shtypit lokal thuhet se ky është një nga festivalet më të mëdha për të nderuar trashëgiminë shqiptare në Bronx, lagjen Belmont ose si quhet ndryshe Italinë e Vogël, që banorët e lidhin zonën me trashëgiminë italiane, por se sot kjo lagje ka ndryshuar ngaqë ka një prani të madhe shqiptare, me 62 biznese shqiptare.
“Kjo ka një domethënie të veçantë për shqiptaro-amerikanët sepse po ndodh në zonën e Artur Avenue, e cila është një pikë shumë e fortë për komunitetin shqiptar, sepse kjo zonë është një zonë ku shqiptarët u vendosën nga vitet 1960”, i tha Ismer Mjeku, pronar i Bato Cafe & Wine, televizionit të qytetit BronxTV12.
Prezantuesit veshur me kostumet popullore, sollën në skenën e panairit të tretë dhjetra artistë, politikanë, nxënës shkollash për atë që mund të quhet koncerti që u organizua në nderim të Heroit Mbarë/Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.
Sheshi përgjatë gjithë ditës “ziente” nga shqiptarët që vinin nga i gjithë zona e “Tre Shtetishit”, të kënaqen duke festuar trashëgiminë, kulturën dhe traditat e Shqipërisë përmes ushqimit, muzikës dhe shfaqjeve kulturore.
Në tubim morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë, si udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, Bronx Borough President Vanessa L. Gibson, senatoren e shtetit Nathalia Fernandez, si dhe kryetari i Bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams.
Drejtuesi i këtij festivali, zoti Mark Gjonaj duke falenderuar komunitetin për kontributin që japin në këtë qytet i cili thuhet se ka mbi 30 mijë shqiptar, faleminderojë në mënyrë të veçantë të gjithë shqiptarët e Amerikës, duke vënë në pah kontributin e tyre të madh në çështjen kombëtare. Ai faleminderojë edhe bizneset e shoqatat për mbështetjen e vazhdueshme të Panairit, si dhe ftojë të pëshëndetin këtë panair Ministren e Jashtme te Republikes se Kosoves Donika Gervalla , ambasadoren Suela Janina, shefe e Misionit të Përherëshëm të Shqipërisë në OKB, dhe Konsullen e Nderit Emina Çunmulaj.
Panairi që vazhdoi deri në mbrëmje vonë me këngë e valle nga grupet e komunitetit, u mbyll me përshëndetjen “Mirëupafshim në Panairin vjetor të 4të Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Bronx-Nju Jork