Gazeta Nacional Albania

Brenda mureve. Tregim nga Namik Mane

 

 

Jam i ulur nё tavolinёn e punёs. Pёrballё kam njё kompjuter tё vjetёr. Anash nё tё djathtё, kam abazhurin, nё tё majtё ka mё shumё se njё vit qё mbaj njё glob.

Me t’u larguar tё dyja vajzat e mia, familjarisht dhe pёrfundimisht nё Kanada, globi mё ndihmon: me ta prekur me gisht, ai rrotullohet dhe para meje del e gjithё bota, por sё fundi e ndal dhe pёrqёndrohem nё krahinёn e Albertas, mё saktё nё qytetin e Edmontonit. Ndiej sikur futem nё shtёpitё e dy vajzave e mua mё ndizet malli. I bije telefonit dhe flas me to.

Por ka ditё qё globin me vёshtirёsi e lёviz. Tё mё besoni, mё duket sikur ai rёndon sa vetё e gjithё pesha e tokёs. Po, nё djall vaftё, njё virus, njё xhuxh i panjohur ёshtё shfaqur. Ai po mundohet t’i ndalё frymёmarrrjen njerёzimit dhe rrotullimin e botёs.

Sap hap televizorin, vetёm stacione funebre mё dalin pёrpara. Dёgjoj kёshilla nga mjekё dhe shkencёtarё qё thonё: “Ky virus, nga njeriu pёrhapet, qёndroni larg njeri tjetrit. Mbylluni nё shtёpi!”

Mё pas shoh varrime tё pleqve, tё moshatarёve tё mi, zemra mё jep dhimbje. Shtrёngoj me dorё fort kraharorin dhe dhimbja mё lehtёsohet disi.

Nis tё mendoj: “Pleqёria nuk ёshtё vdekje, ajo ёshtё e rrethuar nga djem e vajza, nga nipёr e mbesa, nga motra dhe vёllezёr, nga shokё dhe shoqe, vetё pleqёria ёshtё dhuratё dashurie.”

Me tё mbaruar kёto mendime, e shuaj televizorin dhe nis tё bёj nё kompjuter njё program ditor tё detajuar…

Sapo zgjohem futem, si gjithmonё, drejt e nё dush e mbas rrojes, hap garderobёn time tё bollshme, vesh rrobat mё tё mira, sikur do tё shkoj nё ndonjё takim tё veçantё.

Disa ditё mё parё, mёngjesin e haja nё njё restorant nё qendёr tё qytetit. Siç e dini, vajzat kanё mё shumё se njё vit qё janё larguar nga Shqipёria dhe gruaja ime ka kohё qё ka vdekur. Nё rrugё nuk mund tё dal, mushkёritё e mia nuk dua t’ia bёj ushqim të kёtij virusi, pasi duhen zbatuar dhe urdhёresat e shtetit.

Ha njё mёngjes tё lehtё.

Dal nё oborrin tim tё rrethuar me mure e me kangjella prej hekuri. Oborri ёshtё i gjatё njёzet e pesё metra dhe i gjerё rreth nёntё metra, ku unё bёj lёvizjen time tё zakonshme. Dua tё ruaj formёn e trupit. Unё jam njё i moshuar, por i mbajtur mirё, megjithёse  ka vite qё i kam kaluar tё shtatёdhjetё e pesё vitet. Eh, kёtё e dinё mirё ata qё mё njohin!

Me tё mbaruar dymijё hapat, qё pёrbёjnё pjesёn e programit tim ditor, ndihem i freskuar dhe futem nё dhomat e mia. Ulem te tavolina e punёs, hap njё libёr dhe  lexoj, mё pas marr nё telefon shokё dhe miq. Ndёrkohё vjen koha pёr tё drekuar…Mua nё asnjё rast nuk mё ka munguar oreksi. Edhe nёse qetёsohem mbasditeve, mё mjafton njё orё pёr t’u freskuar truri.

Nё mbrёmje ёshtё e pamundur qё tё mos hap televizorin. Dёgjoj emisione pёr virusin, intervista me mjekё, shikoj nё emisione tё posaçme figura tё shquara shqiptarёsh tё pёrhapur nёpёr botё.

Mbaj shёnime…jam i ngazёlluar tek shoh Shqipёrinё qё rritet.

Sё fundi merrem me pёrgatitjen e darkёs, e nё kёtё rast nuk kam ndёrmend t’ju tregoj se çfarё kam ngrёnё.

Mbasi kam larё pjatat e mbasi kreva tё gjitha shёrbimet e tjera, koha kalon dhe nata vjen e plotё. Sapo shtrihem, fillojnё telefonatat me vajzat e nisin ankimet e tyre: “ Patriot i madh je ti qё nuk erdhe me ne, kёshtu mё thonё- prite tё vinte marsi – e ja virusi t’i mbylli rrugёt.”

Unё kam njё vizё dhjetёvjeçare dhe pres tё shkoj te ato njё ditё…

Ankesat e vajzave vazhdojnё e unё mes tё qeshurave u them:

Po mё vjen gjumё, mu mbyllёn sytё, natёn e mirё!

 

***

… Kёshtu kaluan tridhjetё ditё me tё njëjtat veprime, me tё njëjtin program, pa bёrё as mё tё voglin ndryshim…ditёt lёviznin po mua po mё zbehej pak nga pak gjithçka. Fillova me rrallimin e larjes nё dush qё e bёja nё pikё tё mёngjesit, kёmishёn e vishja pa e hekurosur, e meqenёse nuk rruhesha çdo ditё, nisi tё mё pёlqejё nё fytyrё qimja ime e zgjatur dhe e zbardhur.

Vetёm lёvizjet nё oborrin tim nuk i ndala, por edhe ato nuk po i bёja nё tё njejtin orar, mbasi zgjohesha nё orare tё ndryshme.

Nuk mё interesonte mё koha.

Nё muajin e parё tё karantinёs e zbatoja programin me shumё fanatizёm, bёja ato dymijё hapat çdo mёngjes, po tani mund tё bёj njёmijё hapa, mundet edhe tremijё, kjo varet nga rezistenca ime.

Herё – herё mё duket sikur lёviz brenda rrethimit tё njё burgu, pavarёsisht se kёtё ambient e kam ndёrtuar me duart e mia. E ndёrsa nё burg tё mbyllin se ke bёrё faj apo krim, po unё, pse?

Ndihem si njё individ pa vlera e pa tё drejta.

Ndodhte qё jashtё rrethimit tim nё rrugёn aty pranё tё kalonin si mё parё vajza dhe gra tё bukura, e unё vazhdoja me hapa mё tё mёdha lёvizjet nё oborr.

Me sa duket njё repart fasonerie kishte filluar punёn dhe ato tek kalonin mё hidhnin vёshtrime, ca vёshtrime dhёmbshurie…Por mua nuk mё bёnte pёrshtypje. Kisha humbur ndjesitё.

Dikur, jo vetёm vajzat dhe gratё, por edhe plakat mё janё dukur tё bukura. Vёshtrimi i tyre mё hidhte nё kujtimet e fёmijёrisё. Dhjetё apo dymbёdhjetё vjeç isha atёherë e nё njё grup fёmijsh lojrat tona i zhvillonim pёrballё njё shtёpie dykatёshe. Kati i dytё i shtёpisё kishte njё ballkon tё bukur ku çdo mёngjes dilte njё burrё qё Fiqo mё kujtohet se e kishte emrin.

Po, po ia mbaj mend mirё emrin. Ai bёnte lёvizje me orё tё tёra, ashtu i vetёm, njёsoj si kёto lёvizjet e mia tani.

Njё ditё mёsuam se Fiqua mori litarin tek pusi i Osmanit dhe vari veten. Ne ishim tё vegjёl atёherë, por njё javё tё tёrё nuk mbaronin arsyetimet tona pёr shkakun e vdekjes sё tij.

Nё fund, gojёn na e mbylli, Fatmiri, shoku ynё, qё ishte mё i madh nё moshё nga ne, kur foli me njё ton autoritar: “Mos e zgjasni kaq shumё, Fiqua iku nga fiqiri se kishte disa muaj qё lёvizte i vetёm nё ballkon.”

I kam kujtuar edhe herё tё tjera fjalёt e tij.

Ndala lёvizjet dhe i tronditur u futa nё dhomё.

U ula pёrballё televizorit, mora telekomandёn e nis tё kёrkoja programe shkarkuese tё ngarkesave tё  shpirtit tim. Mё dilnin tё kёto programe intervistat e figurave tё shquara tё shqiptarёve qё ishin pёrhapur nёpёr botё, po mё ndjeni qё e pёrsёris atё qё kam shkruajtur mё lart. E kam kёnaqёsinё time jo vetёm intelektuale, por edhe diçka mё tepёr.

Po tani, ç’bёj tani!?…

Nё njё njeri cinik jam kthyer e nuk di kujt t’ia faturoj kёtё mёnxyrё, kёtё braktisje! E mbyll televizorin dhe mbёshtes brrylat mbi tavolinёn e punёs.

Nё tё majtё kam globin. Shoh botёn tё ngarkuar me vdekje.

Ky virus i panjohur frikёn ma ushqen. Sfera e Covid-19 me  globin tim mё shёmbёllen e unё i trembem pranisё sё tij nё tavolinё.

Bёj njё veprim tё pakontrolluar, vesh dorezat, marr globin dhe e fsheh nё njё vend tё padukshёm. Kёshtu frikёn largova, por vetёm mendimeve nuk di se ç’rrugё t’u jap!? Herё mendoj se ky virus i panjohur kёrkon tё matet me mjekё e me shkencёtarё, e ndofta dhe me mua. Herё them se Covid-19 ёshtё njё qёnie tinzare, e pashpirt, por me nёnё dhe me baba!

 

***

Jam i vetёm nё dhomё. I ngarkuar me kёto mendime tё turbullta, bie tё fle.

Me tё mbyllur sytё, futem brenda njё ёndёrre: – bёhem trim, karantinёn nuk e njoh, dal nё rrugё, pa pёrfillur qeveri e polici.

Heq maskёn nga fytyra dhe hap gojёn tej pёrmasave normale, gati si nё filmat vizatimorё.

Vrapoj nёpёr rrugё dhe ndiej se si futet Covid-19 nё mushkёritё e mia. Patjetёr njerёzit i kanё parё se si mblidhen milingonat radhё- radhё kur gjejnё njё ushqim tё mirё. Kёshtu u radhitёn viruset tek futeshin nga gryka nё mushkёritё e mia.

U ndieva i rёnduar. Kuptova se kisha mbledhur tё gjitha viruset e qytetit.

Mbylla gojёn fort qё tё mos dilte asnjё prej tyre. Se ku gjeta njё shishe me helm tepёr tё fuqishёm dhe e piva. Ndieva pёrpёlitjet e tyre, teksa mbyteshin nga helmi. U kёnaqa tej mase!

Sakrifikova jetën time!

U bëra kurban për njerëzimin!

 

Namik Mane

Durrёs 22 maj 2020