Gazeta Nacional Albania

Dhjetë vjet me gazetën “Nacional” nga Mujë Bucpapaj

Nga Mujë Bucpapaj

Dhjetë vjet me gazetën letrare dhe kulturore “Nacional”. Në historinë e gjatë të shtypit shqiptar, nuk është ndonjë kohë e madhe, por në historinë e shtypit të orientimit kulturor është një fakt domethëns. “Nacional”, doli në treg më 31 janar 2009, duke qënë gazeta më jetëgjatë letrare pas gazetave të njohura “Drita” e Tiranës dhe “Fjala” e Prishtinës. Por ndërsa dy të parat ishin media të sponsorizuara nga shteti dhe konkuronin në realitete të tjera, Nacional është një sipërmarrje private, me politikë editoriale gjithëkombëtare, e hapur ndaj cdo vlerë kulturore e artistike, pa paragjykim, që con përpara interesin kombëtar në këto fusha duke qënë e frymëzuar nga vlerat më të mira elitare nacionale.

Gjatë këtyre dhjetë vjetëve mendoj se gazeta Nacional, botim i “Nacional Media Group”, i ka kryer shumë shërbime letërsisë dhe kulturës kombëtare, duke qënë tek e fundit një pasqyrë e zhvillimeve letrare, e prurjeve të gjithanshme të asaj që quhet industri krijuese kombëtare.
Nacional u ka adhur në ndihmë me mundësitë e saj, jo vetëm krijuesve të art-letërsisë, por edhe kritikëve të artit, mësuesve të letërisë, studentëve dhe profesorëve të letërsisë dhe arteve, duke u dhënë hapsirë për mendimin e tyre kritik, për vlerat e artit bashkëkohor shqiptar dhe të të gjitha problemeve që e kanë shoqëruar atë.

Kushdo që dëshiron t’i hyjë studimeve të niveleve të ndryshme qoftë edhe ato akademike për letërsinë, ndërmjet viteve 2009-2019, është i detyruar të konsultojë gazetën “Nacional.”
Në fakt në këtë periudhë botimet letrare në “Nacional” kanë qënë objekt i studimeve të nivelit të masterit nga studentë në disa universitete në rajon.
Ky është një vlerësim për median tonë, por edhe një ndihmë për brezat e ardhshëm të studiuesve që do të kenë për interes intelektual letërsinë.
Gazeta ka dalë në treg rregullisht çdo javë dhe çdo ditë online, duke ofruar për lexuesit e saj një lëndë unike të një niveli të lartë nga letërsia jonë kombëtare, por edhe ajo ballkanike dhe ndërkombëtare.
Prurjet më të mira letrare nga bota, janë publikuar në faqet e gazetës Nacional, falë bashkëpunimit me një grup përkthyesish të shquar të gjuhëve ballkanike dhe atyre ndërkombëtare.

Gazeta gjatë këtyre dhjetëv viteve ka evoluar dhe përshtatur me tregun, duke përballuar me sukses kostot e larta të përgaditjes, prodhimit dhe shpërndarjes, në një treg rajonal të dobët dhe fragmentar.

Redaksia e gazetës Nacional, falenderon me këtë rast bashkëpunëtorët e saj të shumtë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë Perëndimore, Mal të Zi, Luginën e Preshëvës, Italinë e Jugut, në Greqi, në Europë, SHBA e kudo në botë.
Falenderoj përsonalisht të gjithë ata që u bënë pjesë ë këtij rrugetimi të vështirë, por të suksesshëm të gazetës Nacional, poetë, shrimtarë, artistë, kritikë të arteve dhe të letërsisë, përkthyes, profesorë të universiteteve etj.
Një falenderim i vecantë shkon për të gjitha ato biznese kombëtare që publikuan në faqet e gazetës Nacional, informacionet e tyre te biznesit.
Dua të falenderoj stafet e gazetës Nacional, redaktorët e saj në Tiranë, Shkup, Athinë, Ulqin, Zvicër, Vjenë, Itali,SHBA etj, për punën e tyre idealiste, profesionale dhe me pasion për forcimin e Nacionalit.
Me njerëz të tillë Nacional e ka të sigurtë suksesin edhe gjatë dekadës në vijim, kur do të na duhet të shkruajmë një tjetër editorial me fjalë të thjeshta por kuptimplote mirenjohjeje per ju te gjithe.

Posacërisht falenderoj mijëra lexues të “Nacionalit” të cilët e kanë bërë këtë gazetë pjesë të jetës së tyre intelektuale, duke e ndihmuar dhe përkrahur atë me një vendosmeri shëmbullore.
Nëse ne si redaksi nuk i kemi përbushur pritshmeritë e tyre, kjo është një e metë e redaksisë dhe një rast për të reflektuar gjatë këtij viti, ku redaksia ka plane dhe projekte të rëndësishme.
Së pari duke e forcuar dhe përmiësuar gazetën online me një redaksi më të qëndrueshme dhe profesionale, në mënyrë që lexueist tanë në Europë dhe SHBA ta kenë më të lehtë komunikimin me Nacional.
Së dyti duke e përmirësuar shpërndarjen dhe manxhimin sidomos në Kosovë.
Së treti, duke filluar botimin periodik të “Revistës Shkencore Nacional”, dedikuar vetëm studimeve për letërsinë dhe shkencat albanologjike në tërësi.
Kjo do ta lehtësojë gazetën Nacional, duke e përshtatur vetëm për krijimtarinë letrare dhe cliruar faqet e saj nga studimet, recencat dhe kritikat shpesherë të gjata. Kjo mendojme ne, krijon më shumë hapisra për letërsinë dhe zvogluar kohën e pritjes së publikimit për qindra miqtë tanë që presin me padurim të botojnë krijimtarinë e tyre, në faqet e Nacionalit. Nga ana tjetër duke qënë një botim shkencor, i ndihmon studentët, pedagogët e rinj dhe kërkuesit shkencorë, që duan një karrierë shkencore, të publikojnë punimet e tyre në një revistë të nivelit ndërkombëtar.

Gazeta Nacional gjatë këtyre dhjete vjetëve është përpjekur të jetë një zëdhënëse e interesit kombëtar, dhe aspiratëve tona përendimore në miqësi të ngushtë me SHBA-të, duke provuar se edhe mediat e pavarura mund të mbijetojnë me të ardhurat e veta, në një kohë të mediave të blera, të shitura, të korruptuara dhe nganjëherë edhe antikombëtare.

Kjo polikë editoriale kombëtariste, nuk do të ndryshojë kurrë, pasi besojmë fort se i sherben bashkimit tonë kombëtar dhe integrimit të tij në familjen europiane.