Site icon Gazeta Nacional Albania

 “DHURATA E TË URTËVE” .Tregim nga O. Henry. Përktheu nga anglishtja: Mujë Buçpapaj

 

 

 

  1. Henry (1862–1910), emri i vërtetë i të cilit ishte William Sydney Porter, është një nga mjeshtrit e tregimit të shkurtër amerikan. Ai njihet për stilin e tij plot humor, përshkrimet njerëzore dhe përfundimet e papritura që lënë lexuesin me buzëqeshje apo me lot në sy.
    Tregimi “
    Dhata e të Urtëve” (The Gift of the Magi, 1905) është një ndër historitë më të njohura të tij, një rrëfim i ngrohtë për dashurinë, sakrificën dhe kuptimin e vërtetë të dhurimit. Pak tregime në historinë e letërsisë arrijnë të përmbledhin dashurinë, thjeshtësinë dhe sakrificën njerëzore me aq elegancë sa “Dhurata e të Urtëve” e O. Henry-t.
    Ky tregim i vitit 1905 ka mbetur një nga më të dashurit e lexuesve në gjithë botën, sepse flet për vlerat që nuk ndryshojnë kurrë, dashurinë, përkushtimin dhe ironinë e butë të fatit.
    Në vetëm pak faqe, O. Henry arrin të tregojë se shpesh pasuria më e madhe që mund të kemi është zemra jonë.

 

Një dollar e tetëdhjetë e shtatë cent.
Kaq kishte gjithsej Della.
Prej tyre, gjashtëdhjetë cent ishin kursyer me mund nga pazaret e përditshme ,  një qindarkë nga kjo, dy nga ajo, derisa gishti i saj u mavijos nga numërimet.
Të nesërmen ishte Krishtlindja.

S’mbetej gjë tjetër për të bërë, veçse të binte në shtrat e të qante. Çfarë tjetër mund të bënte një vajzë e re me vetëm një dollar e tetëdhjetë e shtatë cent për t’i blerë burrit të saj një dhuratë të denjë?

Della u ngrit, e qetësoi veten dhe hodhi sytë nga dritarja e vogël e apartamentit të tyre modest.
Në dhomën e ngrohtë, e vetmja pasuri që ndriçonte ishin flokët e saj të gjatë e të artë, që i binin si mëndafsh deri te gjuri.
Jim, burri i saj, kishte pasurinë tjetër të shtëpisë: orën e tij të xhepit, trashëgimi familjare prej argjendi të vjetër.

Papritur, Della u ngrit me një ide.
Ajo vuri shaminë në kokë dhe zbriti me nxitim në rrugë.
Në një tabelë lexonte:
“Mme. Sofronie, Blerje flokësh natyralë.”

“Sa do të më jepni për flokët e mi?”, e pyeti ajo zonjën e ashpër pas banakut.
“Njëzet dollarë,” – u përgjigj ajo shkurt, duke i peshuar në dorë.
“Priti menjëherë,” – tha Della me frymë të prerë.

Kur u kthye në rrugë, flokët e saj të artë kishin mbetur mbi dyshemenë e dyqanit.
Në dorë mbante një kartëmonedhë – dhe në zemër një gëzim që vetëm dashuria mund ta japë.

Ajo kërkoi gjatë, derisa gjeti dhuratën e përsosur për Jim-in: një zinxhir platin për orën e tij të vjetër.
Kushtonte njëzet e një dollarë.
Ajo pagoi dhe u kthye në shtëpi, me zemrën që i rrihte fort nga gëzimi.

Në mbrëmje, kur Jim hapi derën, sytë i mbetën tek flokët e saj të shkurtuar.
“A ke prerë flokët?” – pyeti me zë të butë.
“Po, e bëra për ty. Nuk do të më duash më pak, apo jo?”
Jim buzëqeshi. Nga xhepi nxori një paketë të vogël dhe ia zgjati.

Della e hapi me duar që i dridheshin.
Brenda ishin krehërit që ajo i kishte parë çdo ditë në vitrinë, krehërat që kishte ëndërruar,  por që nuk do t’i përdorte dot, sepse flokët e saj tashmë ishin prerë.
Ajo qeshi dhe qau njëkohësisht.

Pastaj i dha dhuratën e saj.
Jim e pa, qeshi butë dhe tha:
“E dashur, unë shita orën që të bleja krehërit për ty.”

Ata qëndruan për një çast të heshtur, duke kuptuar se ishin më të pasurit në botë, sepse kishin dhënë gjithçka — për dashurinë e njëri-tjetrit.

Nga të gjithë ata që japin e marrin dhurata, këta të dy ishin më të urtët.
Të gjithë që dhurojnë me zemër janë si ata,  si Të Urtët, që sollën dhurata në stallën e Betlehemit.

 

*Ky tregim është përkthyer nga versioni origjinal i domenit publik:
O. Henry, “The Gift of the Magi”, botuar më 1905 në “The Four Million”.
Burimi i tekstit: Project Gutenberg – www.gutenberg.org/ebooks/7256

Exit mobile version