Gazeta Nacional Albania

 Dialogo, degjo dhe  jeto ne paqe. Nga Lenada Gjika

 

 

Fundndjava e kaluar mblodhi ne Shkup te rinj dhe profesioniste me pervoje ne takimin e pervitshem te Freja-s.

Qellimi i Freja-s eshte te ndertoje kapacitetet per te forcuar strukturat sociale, demokracine dhe mundesite e barabarta permes zhvillimit te organizatave jofitimprurese ne Vendet e Ballkanit, Turqi, Suedi dhe vendet e Bashkimit Europian.

Kete vit fokusi u mbajt ne diskutimin e temave si demokracia, mundesite e barabarta dhe nje shoqeri e drejte dixhitale. Ky diskutim zhvillohet me se shumti si nje nderveprim permes zhvillimit te seminareve, disa workshop, si edhe takime formale e informale.

Po ecim me hapa te shpejte dhe te gjithe jemi duke i hedhur keto hapa qofte edhe pa kuptuar drejt dixhitalizimit. Por sa i drejte eshte ky proces? Organizatat jofitimprurese, por edhe te tjere aktore kane detyren te jene te pregatitur dhe te rrisin dijen e tyre se si mund te krijohet nje e ardhme e drejte dixhitale.

Ky forum ka ne qender te vet zhvillimet sipas nje programi te paracaktuar ku zhvillohen sesione apo workshop paralele dhe pjesemarresit aplikojne online mbi ndjekjen e secilit sipas interesit te tyre personal. Aq rendesi sa i kushtohet pjeses se ndjekjes rigoroze te programit, aq rendesi ka edhe koha e lire ne ndjekje te socializimit mes pjesemarreseve duke organizuar mbremje festive, tek te cilat mbizoterojne kulturat e ndryshme, muzikat e ndryshme, te qeshurat e sinqerta dhe argetimi i merituar ne mbyllje te nje dite te gjate me axhende instensive.

Pjesemarresit, themeluesit, te rinjte, stafi, organizatoret, asistentet jane nje grup dhe nje perzierje energjie, te cilet prej vitesh krenohen per rezultatet e punes, por edhe miqesine, apo deshiren per tu zgjeruar dhe aftesine per te mirepritur kedo qe shpreh vullnetin te jete pjese. Freja funksionin mbi bazat e profesionalitetit dhe ngrihet duke marre me te miren e eksperiences se njeri- tjetrit. Rezultati i provuar mbetet permiresimi ne rritje dhe miqesia e pandashme.

Ky forum, i nominuar per cmimin Nobel te Paqes ne vitin 2017, ka levizur per 13 vite ne vende Europiane e Ballkanike e kudo ndihet si ne shtepi. Ai pret ne vehte pjesemarres te rinj dhe te gjithe ndihen si nje familje e madhe dhe e shperndare ne hapesira gjeografike te gjera.

Me cfare motosh u zhvillua takimi Shkup 2019?

 

Dialogo • Degjo • Paqe

 

Dialogo per te kuptuar cfare mund te ofrosh dhe cfare te ofrojne. Dialogo per te mesuar dhe per tu permiresuar. Dialogo per te deshmuar cfare di dhe per te ditur me shume.

Forca e fjales eshte e madhe aq sa domosdoshmeria e perdorimit te degjimit. Vetem duke degjuar mund te tregojme integritetin, por edhe respektin. Vetem duke degjuar arrijme te praktikojme durimin dhe te artikulojme veten. Jo me kot jane keto sloganet tona, sepse vetem keshtu paqja vjen e lehte. E ndoshta dikush me te drejte thote: “ Pse? Kaq e lehte qenka arritje e paqes ne bote?”

Paqja fillon nga ti, nga une, nga ne! Ti je pjese e botes dhe bota jote eshte e rendesishme. Pra le ta fillojme paqen nga vetja dhe ajo do te zgjerohet. E pra , po! Paqja eshte kaq e thjeshte dhe ne e manifestojme ate.

Duke krijuar nje ambjent bashkepunues, profesional dhe miqesor, eshte e thjeshte, e lirshme dhe komode te ulesh ne panele me figura perfaqesuese te Komisionit Europian, Parlamentit Europian apo edhe perfaqesues te qeverive te vendeve pjesemarrese. Ja pse te degjuarit eshte nje nga motot e rendesishme te Freja-s.

Shumica e tematikave pasqurojne realitete te ngjashme, por edhe kundershtuese. Secili pjesemarres, qofte politikan, shoqeri civile apo student ka te drejten e perfshirjes ne diskutim per ti dhene jete dialogut dhe debatit konstruktiv. Ja pse dialogu eshte motoja e pare dhe pikenisja e punes disavjecare te forumit.

Ne fund te diteve, largohemi me nje rrjete njohjesh, kontaktesh, mundesish per te kerkuar dhe shkembyer eksperienca apo keshilla profesionale. E gjitha kjo quhet paqe. Sepse me shume se thjesht nje mardhenie profesionale, kemi zhvilluar miresine ndaj njeri tjetrit, dashamiresine , gatishmerine pa kushte dhe bashkepunimin e suksesshem e premtues.

 

Celja e diteve te forumit filloi me mireseardhjen, ku mori pjese edhe Ministri i Investimeve te Jashtme te Veriut te Maqedonise. Gjithashtu pershendeti forumin edhe Ministria e Financave ne diten pasardhese.

Sesionet e seminareve u zhvilluan ne menyre paralele. Te tilla ishin:

Pas paneleve tejet profesioniste vijuan workshop dhe biseda te ndara ne grupe me te ngushta si : te mesojme nga femrat sipermarrese, si sherben pergjegjesia sociale ne shoqeri apo trendet e reja ne mjeksi.

Ne nje ambjent te haput per mendime, dialog dhe eksperienca te reja, vijoi edhe sesionini dyte te workshopeve paralele. Temat e diskutuara ishin: natyra dhe ndryshimet klimatike, reporteret pa kufinj dhe “fabrika e endrrave” qe bartin te rinjte ballkanike.

Ne kete raund te dyte theksi u vu mbi iniciativat qe te rinjte i gjykojne te nevojshme mbi ambjentin natyror ku jetojne. U prek tema e rendesishme mbi nevojen e lirise se medias dhe keqperdorimin e kesaj lirie ne shume raste. Ne nje klime shoqerore perfaqesues te shoqatave por edhe perfaqesues te mediave apo shoqerise civile treguan mbi te gjitha anet e lirise se pushtetit te medias, sa e nevojshme dhe e kudogjendur eshte ajo, sa e lehte dhe e arritshme behet dhe sa shume prioritet mbart vertetesia e saj.

Gjithashtu u la hapesire per vete te rinjte te guxonin te flisnin lirshem mbi endrrat e tyre, cfare ata enderrojne, aspirojne dhe deshirojne mbi te ardhmen qe u takon vetem atyre. Cilat jane nevojat per te vepruar si nje rajon i konsoliduar dhe cfare do te ishte e nevojshme te zbatohej ne te ardhmen, qofte edhe duke i nisur nga endrrat qe kthehen ne iniciativa te medha!

Ne secilin diskutim te gjithe vihen ne pozita te barabarta ku te pranishmit drejtojne pyetje drejt eksperteve te fushes ose perfaqesueseve te KE apo Parlamentit Europian, ose politikaneve te pranishem.

Ne takimin e pervitshem nuk mungojne as trajnimet. Trajnimet e ketij viti ishin te ndara ne tre drejtime: siguria kibernetike; te lesh BE apo te hysh ne BE; dhuna ne baze gjinore dhe familjare dhe Konventa e Stambollit e cila vendosi zero tolerance ndaj ketyre te fundit.

Prej disa oresh ne secikin trajnim, kushdo i cili kishte zgjedhur njerin prej tyre, ka mundesine e certifikimit prej trajnimit te ndjekur. Me stilin pyetje – pergjigje ne rrethe te vogla, u la kohe dhe hapesire qe temat te trajtoheshin edhe profesionalisht si fillim, por edhe ne diskutim te hapur.

Ndonese axhenda disa ditore eshte intensive, ajo i jep jete nje mardhenieje ne vazhdim. Ne secilen mbremje, te gjithe pjesemarresit kaluan sebashku momente hareje, ku nuk munguan castet e lumtura dhe te gezuara te nje feste te vertete ku mbizoteron diversiteti ne formen e vet me te kendshme. E ne fund nuk largohemi vetem me nje cerfifikate apo disa fotografi, por me nje ndjesi te mirefillte. Largohemi me miq te vjeter qe i ritakojme, me miq te rinj qe kemi krijuar, me kontakte te reja ne mbare Europen, por edhe miqesi premtuese te cilat motivojne vetem suksesin e ndersjellte.

Cili eshte mesazhi i takimeve te tilla? Pse gjithnje e me shume kerkohet angazhimi i te rinjve ne te tilla ambjente?

Sepse ne mund te krijojme vendin qe ne duam dhe meritojme, pikerisht ketu, ne kete vend qe kemi trasheguar. Mund ta bejme kete per vendet qe perfaqesojme, por edhe per nje rajon qe lulezon. Nese mund tja dalim te ndihemi te barabarte ne panele te tilla apo ne diskutime te tilla kaq aktuale mbi kohen ku jetojme, pse te mos e zgjerojme kete ndjesi per te krijuar dicka me te madhe? Te ndihemi po kaq te barabarte duke krijuar edhe nje miqesi ne rritje e cila mundet vetem te na mesoje si te jemi qytetare te botes dhe jo vetem te vendit ku banojme! Apo per te krijuar ide, projekte te cilat jane aq te mrekullueshme, sa mund te vihen ne jete vetem nga forca e nje endrre dhe deshira e pareshtur e disa te rinjve mbi te ardhmen e tyre?

Ne mundemi te jemi ata qe duam ne vendin qe meritojme dhe permiresojme.  Na mjafton imagjinata, kreativiteti, vullneti i mire, nje ze origjinal dhe dy veshe te duruar. Asgje nuk do vije kur ne ta deshirojme ate, por kur te nisim te punojme per te. E ardhmja po ndodh tani dhe le te mos flasim me per te, por le te mendojme cfare na takon te bejme per te.  Sepse jemi ata qe bartim forcen e saj. Eshte ky mesazhi qe mund ta lexosh pareshtur ne cdo leksion, fjalim, pyetje, prezantin, shtrengim duarsh, prezantim apo buzeqeshje. Ne e duam te ardhmen sepse jemi asgje me shume e as me teper , se ajo vete!

 

 

2.

Shtesa Zgjedhja e temave behet ne menyre te analizuar duke peshuar faktoret ekonomike, kulturore, sociale, historike e gjeografike, ne menyre te tille qe te gjitha vendet pjesemarrese te gjejne hapesiren e tyre ne to. Me sakte duke sjelle ne vemendje realitetin shqipetar, shume vemendje u vu ne lirine e mediave dhe si e perdorin ato ekzistente kte liri. Nga Shqiperia u sollen shembuj se si media lufton per te gjetur rrugen e vet deri tek veshi i degjuesit apo se sa te veshtire e ka te preke interesin e tij. Gjithashtu nder problematikat e permendura mbeten “fake news”, apo ato lajme te sjella vetem per efekt klikimesh. Keto jo vetem cenojne te drejten e informimit real, por mbi te gjitha tundin bazat e besimit ndaj medias dhe demtojne ne menyre direkte ato media te cilat ne fakt jane te verteta dhe profesioniste. Prania e shume portaleve, sidomos atyre te paregjistruara, atyre totalisht anonime qe hedhin dyshime te medha ne profesionalitetin e atij qe shkruan, eshte e madhe dhe sjell konfuzion ne tregun mediatik. Ishte ky nder problemet kryesore qe u soll si problematike nga realiteti shqipetar, ku u vu theksi edhe mbi nevojen e reportereve qe punojne dhe raportojne pa kufinj gjeografike. Duke theksuar mbi te gjitha nevojen e perfshirjes se te rinjve, nga Shqiperia u prek realiteti ku mbizoteron mungesa e informacionit, pavaresisht ekzistences se mundesive. Si nje shoqeri ne zhvillim, nje komunitet qe kerkon te rritet, vjen me shume rendesi fakti qe te rinjve tju serviret ose tju komunikohet informacioni se si zhvillohet rruga nga pasja e nje ideje te mire, ne zbatimin real te saj. Se fundi duke u munduar te sjellim edhe nje qasje nga realizteti shqipetar dhe duke repektuar temat e takimit, ku u fol edhe per barazine e femrave, u soll tabloja e realitetit tone. Per sa i perket kesaj, theksi i vu mbi ndryshimin nese marrim nje vezhgin te njetratshem nga zonat urbane drejt atyre rurale. Eshte i pamohueshem ndryshimi pozitiv dhe progresiv ne Shqiperi ne arritjen e kesaj barazie, por fatkeqesisht ka ende dy tablo per kete. Tek ecim drejt zonave rurale, qofte edhe afer qendrave te rendesishme urbne, gjejme plage shoqerore qe ndrydhin imazhin e barazise se gruas. Ishin keto, disa nga pamjet reale te cilat u shfaqen ne Shkup ne artikulimin e fjalimeve apo dolen si konkluzione nga sesioni i pyetje- pergjigjeve.