Gazeta Nacional Albania

DIKUR, DIKUR, DIKUR? POEZI NGA VEHBI SKËNDERI

1. NË PARKUN MON-BIZHU TË BERNËS ? REPUBLIKA MULTIETNIKE

Një lëmë ?plazh?, mes parkut, mbi dhjetë metër katror.
Ku thonë paska ardhur që ta kalojë gushtin gjithë Globi Tokësor.
Rrëmihin pa u ndalur, vocrrakët, drekë e darkë:
Të gjithë ngjyrat e dheut e të gjitha kombet bashkë.

Kush rërën mih me gishta, kush me një shkop si thikë,
Tri herë mbërrijnë në Tokio, tri herë në Amerikë.
Në gjithsej tri minuta: Can Ci- ni me Prizrenë
Tri herë Murin Kinez e shembin dhe e ngrenë.

Kallur, zhyer në rërë, nëpër ujë e lëtyra
Një negres kaçurrele nga balata i zbardh fytyra.
Ngrihen, shtrihen mbi rërë, detet mbartin në gotë
Seriozë sa s?ka ku vete, te kjo bufone botë.

Kush ujë bart me kovë, kush llaç gatit me çish.
Kjo është lodër trumcakësh a vepër Perëndish?
Thua nga vjen kjo rërë, me anije vjen a tren
Kjo minierë floriri, që loçkat ngazëllen?

Në Parkun Mon-Bizhu në Bernë,
Fëmijët po ndërtojnë Republikën e Pesë Kontinenteve
Një shkëmb i madh çdo dromcë, po ta vështrosh prej lenteve,
Kush ujin mbart me doçka, kush llaç gatit me çish.
Kjo është lodër vocarrakësh apo vepër Perëndish.

Bernë, 2 gusht 1996

2. KUSHTETUTA E KONFEDERATËS HELEVETIKE

Vërtet. Këtu mbrohen me ligj nga Shteti, tok me njerëzit
Pyjet, shqerrat, breshkat, hamshorët.
Mua më ngjan se Kushtetutën e këtij vendi nuk e shkruajnë statistët
E Parlamenti,
Po mjelmat, ujqët, iriqët.

Dhe para se të marrë rrugët e hapësirat nëpër botë,
Në këtë Kushtetutë, krahas e dorazi Burrave të Shtetit
Firmosin, nen për nen: Kaprojtë, dhelprat, zogjtë.

Bernë, 1 gusht 1996

3. ZEZAKJA E BERNËS

Më buzëqeshi Fati. (Nuk di: së mbari a së prapi ?) Sot mes Bernës vërej
një negre.
E kush s?kthen kokën drejt asaj? Ajo i ka të gjitha cilësitë
E bukurisë greke e persiane. Shih! Gëzofi i bardhë i kësaj dite
zvicerane
Qumësht, i shkon si fustan dasme, mrekulli.

E pyes veten: Qyshkur Fidia po e gdhend Venerën në mermerin e zi?

Katran e zezë, më tepër se kafeja e pjekur, bën hije. E çdokush e ndjen

Praninë e saj, që dhjetë hapa larg, pa e prekur. Sytë i xixëllojnë si
shpuzë.
Përhap afsh e gëzim si e dehur prej verës,
që të deh posi verë, pa e vënë verën në buzë?

Me mëngë zhapone, gjerdhan e minifund, mbart muzgun e përrallës.
Ndoshta
I ngjan edhe xhunglës, si një mister pa fund. Vështrimi i saj gjëmbon,
gati
Të shpon si ferra. Ndjen se e çmojnë të gjithë. Po ngjan se s?pyet për
vlera,
Në këtë botë pa vlera.
E teksa buzëqesh, me një lëvizje blic, që askërkënd
S?përfill, i shkrepëtijnë dhëmbët si dëborë.
Kokëlartë gjer në qiell, shkel mbi kalldrëm me ritme, tundet plot
hijeshi.

Unë pyes veten : Qyshkur Rodeni po e gdhend Kryeveprën e vet,
Nga mermeri i zi.

Bernë, 10 gusht 1996

4. KATEDRALJA E MYNSTERIT

Muret thuajse të një Ditëlindjeje me Konfederatën Helvetike. Gurët
përtej
Etapës Mesozoike. Ka edhe një motër, pak më lart kjo Katedrale: Notrë
Dam
dë Pari.
Besoj përditë flasin me celular, tani. Ndoshta edhe trishtohen kur bie
shi
?
Nga janë mbartur këto dy male me gurë? Nga Alpet a nga Mont Blank. Ku
janë
gjendur.
Stoikë të vërtetë ata që i kanë sjellë. Artistë të vërtetë ata që, 300
vite
rresht
I kanë gdhendur.

Mynster! Bekuar qofshin ato duar që të kanë ngulur porsi shkëmb në
këtë
mjedis Berne. Bekuar qofshin edhe muzat për këtë Kryevepër Klasike e
Moderne.
Vëren
Në mendime Bregut të Lumit Are, që një herë në vit përcjell Lundrat e
Fatit
dhe,
Sakaq freskon buzët e gjymtyrët e shtatit, sa herë që e merr etja. Bri
saj,
Pak hapa larg Kështjella e ardhur nga Mesjeta, që i ngjan shumë një
gërmadhe.
Po
Prapëseprapë ngul rrënjët mos të shembet e gjithmonë e re i duket
vetja.
Bujtës, ti besimtar laik, tek vjen këtu që të këndellesh me lartësitë
Gotike
E ndjen? Sa shkel në prag të Katedrales Mynster të vjen të dëgjosh një
kor
engjujsh
Dhe të pushton, papritur, një drithërimë mistike.

Bernë, 3 gusht 1997

5. LUTJE PËR ZONJËN E ZHYLVERNIT

Kjo Flokëverdhë zvicerane, ndoshta shumë më e re dhe më e bukur se unë:
Çdo ditë kalendarike kryen dy ditë pune (8 orëshe) duke i shërbyer
Qenit të vet me emër famëmadh Zhylvern.

Kjo Flokëverdhë gjermane-helvetike, që i ngjan asaj lules së mbirë mbi
liqen:
Kjo Lorenlaj, shfaqur nga fundi i legjendës a fundi i Liqenit Leman,
kjo
sykaltër
Që mund të fitojë në Hollivud katër çmime Oskar për bukuri,
Dy ditë pune në çdo ditë kalendarike ia përkushton Mikut të vet
Zhylvern.

Unë e përshëndes përditë e më shpesh dhe, sa herë që më ndesh, ndjej
një
drithërim
Të prushtë. E, s?di sesi, një ditë, një çast, i ndodhur tepër bosh e
tepër
ngushtë
I flas plot ëmbëlsi: ?Zonjë, më falni që po u ndal, më falni për çka iu
them
Sepse e di që s?kam Emër të Madh si Miku juaj Zhylvern.

Por iu betohem sinqerisht, për Perëndi, ju dua sinqerisht. Me tërë
mallin
E shpirtit tim ju dua. Ndaj eja rri me mua bashkë. Nuk them një natë
dimri.
(Kur nata është e gjatë.) Së paku një orë me mua rri çdo natë?

E, në qofsh shumë e zënë me Mikun tënd Zhylvern
Dhe s?ka hapësira bosh dita kalendarike
Ndalo veç një minutë, si kanarinë e artë, me biskun pranveror të kësaj
Erotike.

Reinach, 12 prill 2001

6. EMIGRANTËT

I dua fort! Iu falem pyjeve të Zvicrës. E më kënaqen kërcet e hundës
Nga aromat e blirit e të pishës. Po shpesh, tek i vërej, më kap
trishtimi.
Më kap një pikëllim e mundim sfilitës. Ashtu si i vranë me artileri
Talebanët statujat e drunjta të Budës: pushtetarët injorantë vranë
pyjet
Në Shqipëri. Pyjet!

M?i sharruan e m?i faruan krejt. Tani, kur shkon andej, ndjen mall të
shohësh
Një iriq, një kaproll a një çakall. Ku u zhdukën? Thua janë bërë si unë
dhe ata
Emigrantë. Po thëllëzat, gargujt, turtujt, mëllenjat e fazanët, ku
fluturuan?
Ku kanë ikur? ?Kanë emigruar ilegalisht, në drejtim të paditur,? thonë
policët.

?Janë regjistruar nëpër zooparqe në Suedi, në Groenlandë e Kanada,?
japin
alarmin
Të gjelbërtit, si ?azilantë?. Xhahilët analfabetë, m?i shfarosën tërë
llojet
E drurëve: Ahishtet, bredhat, arrat, panjat e gështenjat. Shih
ç?katrahurë
E tmerrëshme! Fidanat e njomë dy vjeçe e rrobullat e rrallë
qindravjeçare.

Brigjet e kodrat, dikur, me gjithfarë drurësh të gjelbër janë zhveshur,
janë
Plasaritur e janë djerrur. Krojet, gurrat e përrenjtë, në vendin tim
janë
mpakur
E janë shterrur. M?i sharruan e m?i masakruan krejt. M?i shitën e
përshitën.
M?i shkulën e m?i shpërngulën. M?i cunguan e m?i zhdukën tërësisht
pyjet
Në Atdheun tim. Pemët e hijshme e fidanat e parritur m?i linçuan e
shkuan
Në linç (jo Ku Kluks Klanët, po xhahilët! ) sa nazistët hitlerianë
hebrenjtë
e pafajshëm
Në Aushvic.

Ndjej mall e përlot sytë, kur vërej pyjet e Zvicrës e Alpet e larta
E nuk e shqit vështrimin dot nga degët e pemëve: kërkoj turtujt e
fazanët
e mi
Emigrantë.

Ndoshta po takoj ndonjë sish.

Reinach, 3 maj 2001

7. ZONJË, UNË JAM I BINDUR

Zonjë, unë jam i bindur, se gjithë këto letra, shkruar
Në këto ditë dimri, nëpër gjethet e dëborës-
Kurrë deri tek ty,
Nuk do të mbërrijnë.

E, ndoshta që të gjitha do të shkrijnë, pa mundur të t?i puthin as
Dhe gishtërinjtë e dorës.
Po prapë unë shkruaj (për ty ) parreshtur
Mbi gjethet e dëborës.

Reinach, 15 janar 2002

8. MOS U MASHTRO, BABUSH

E ku ta dish, Babush, ku ta dish, po të mashtron vogëlushja Ksenja kot,
Me një tubetë çamçakiz. E ku ta dish, Babush, ti ku ta dish.
Nesër ti ndoshta do ta kalosh tri herë Atlantikun tejendanë
Që t?ia dëgjosh pak zërin. Apo t?i ulesh dy sekonda asaj pranë. Nesër!
Nesër
Kjo kiliane a braziliane e vockël, që ka emrin Ksenja, Juliana e Syene,
Mjaft të formojë në celular dy tinguj, dy rrokje, mjaft të të japë
shenjë
Qoftë dhe me zë çuçuritës (prej mijëra kilometrash largësi ) që ti
Të turresh te ajo me shpejtësinë e dritës!

Mos u gabo! Mos u mashtro, Babush, me një paketë çamçakiz apo një
Karamele.
Nesër
Mjaft të të çuçuritë e pëshpëritë diçka në vesh ajo. Mjaft të të pyesë,
me çerek- buzë:
?Më do?? Mjaft të të llastohet pak: ?Ty të mendoj gjithmonë?, të
bredhësh
nëpër
Gjithë pyjet e Brazilit e të zgjedhësh papagallin më të bukur në
Amazonë
Për t?ia sjellë dhuratë.

Mjaft të të tundë kryet pak ajo, duke zvarritur zërin: ?Më do, vërtet,

do?….
Të shkulësh lisa, ti, bambu e baobabë dhe të sjellësh trëndafilët
flakë,
që ngado. Mjaft
Të të presë ajo, diku, edhe të të përcjellë. E ku ta dish, Babush, ti
ku
ta dish.
Mos u gabo, mos u mashtro Babush, me një cigare çamçakiz, një copëz
çokollatë
Apo një karamele.

Mjaft të të tundë doçkën pak ajo, nga Rio De Zhaniero a Kryeqyteti i
Globit
Gjenevë, që ta shalosh si pelë bizonin më të tmerrshëm. Mjaft të të
tundë
pak
Vogëlushja Ksenje, atë kaçurel të verdhë, mjaft të të puthë pakëz kjo
gazele
Dhe gjithë rëra e plazhit të të duket ar. Dhe vezullojë si perlë çdo
grimcë
që shkel
Ajo: E të fluturosh ngado si meteor të përshkosh Qiellë?.

E ku ta dish, Babush, ti, ku ta dish. Mos u gabo. Mos u mashtro Babush
ti
Me një karamele.

Bernë, 27 tetor 1996

9. LAJMET

Lajmet, zilkat e trishtuara të bulqeve
Që bisedojnë me Hënën,
Lajmet, dhëmbët verdhacë e të zinj të ujqeve
Që ma shkyejnë zemrën.

Lajmet, e mjera Shqipëri

Presim ta lexojmë Buletinin Meteorologjik
Që ta mësojmë
Si do të jetë nesër moti.
E mjera Shqipëri!
Më ngriu akull loti.

Bernë, 12 mars 1997

10. TI POSA KE ZBRITUR NGA YLLËSIA E HAJNES

Ti posa ke dalë nga Lirika e Hajnes,
Me peliçe mjergullash mua më fanitesh.
Folmë, je shkëputur nga vetëtimë e ndarjes
Apo ky mirazh (magjik) meteoritesh,

A kjo Shkretëtirë, që nxjerr tym prej tharjes.

Ti posa je shfaqur nga Pyllnaja e Hajnes,
Nga lulja e bajames unë po të nxjerr,
Nga fara e një pjeshke, a rrënja e një shpendre.
Ti je lëndë e prekëshme e grua-mister

Ndoshta vetë Ylberi, pas shiut të një ëndërre!

Ti je më e hijshmja nuse, e këtij Dimri!
Ti sa je shkëputur nga Yllësia e Hajnes
Pemët, për çudi, u mbushën, sythe e bisqe
E çdo lupce ngrice befas qenka zhdukur.
Ti e prure, e Bukur, këtë Jugë të pritëshme
Ma ktheve blerimin me dorën e bukur!

Për pak këtu në Zvicer
në vendin e bankave dhe bankierëve
desh u shpalla Bankieri më i lumtur.

Reinach, 20 shkurt 2002

11. MAGJISTARJA

Kam parë, s?di se kur, një rrap të moçëm, gjysmë të thatë
Plot gunga, zgavra e xhunga, mbi treqind vjeç.
Ndoshta edhe më i vjetër,
Gjithësesi shtatlartë.
Por kur iu përshtet pas trupit një grua, si me magji, ai ndryshoi
U mbush sakaq, plot sythe dhe gjethishte
Sikur një tjetër njeri të ishte?

Reinach, mars 2001

12. I DASHUR SOKRAT

Që të dy, ne me sa shihet, kemi Fat të njëjtë ? Çapemi nëpër mjergull

të njëjtën rrugë, pak të trishtuar. S?është kështu ? Që të dy nuk jemi
kaq
të rinj, po s?jemi as të moshuar. Nuk kemi humbur asnjë biznes pasi
asnjë
s?kemi filluar.
I urti Sokrat. Ti duket po qesh me mua. Ç?farë po më thua kështu. Që të
dy kemi boll Fat:
Unë që kam për mik një qen besnik si ty dhe ti besnik më ke mua.
S?është kështu ? E di, e di ! Që të dy jemi të varfër deri në skajmëri.
E, me sa duket, që të jesh i varfër, nuk qenka aq punë e lakmuar, e
ndoshta
as punë shumë e pastër?
I dituri Sokrat, unë mendoj se ndonëse jemi mjaft të ndryshëm (njëri
katërkëmbësh
dhe dykëmbësh tjetri): kemi fat të njëjtë. Kështu është . Bile, ndoshta
edhe karakter të njëjtë. Që të dy jemi kurreshtarë, pak më tepër se sa
duhet.
Kemi nuhatje të tepruar. Ndonëse dihet ku të shpie kjo shqisë. Besojmë
lehtë
cilindo. Ndoshta edhe kur s?duhet besuar. Nuk i ngjajmë aspak adashit
(emnakut)
tënd, Sokratit Plak, që meqë nuk i zinte besë askujt, piu helmin.
I ndrituri Sokrat ! Ndoshta kështu edhe qënka thënë. Jemi lindur nën
një
hënë. Jemi parë (njohur) me hënë të mirë. (Hënë të plotë) Kemi lehur
nën
një hënë. Ndoshta edhe jemi dehur, duke vërjejtur nëpër re një natë, të
njëjtën hënë. Ndoshta edhe duke ngrënë bashkë në të njëjtën pjatë.
Që të dy jemi qytetarë zviceranë ilegjitimë. Të papranuar si qytetarë
legjitimë.
Dhe emrat tonë nuk figurojnë fare nëpër regjistrat dhe katedralet
helvetike,
sikur të jenë kallur në ndonjë Vrimë të zezë kozmike.
I ndershmi Sokrat. S?është kështu? Kemi të njëjtin hap. Sa herë lutemi
vërejmë
Lart. Dhe
Kemi Fat të njëjtë. Folmë, s?është kështu? Që të dy jemi të dashuaruar
marrëzisht,
me të njëjtën grua. Që të dy e vërejmë drejt e në sy, sa na digjen
faqet
prush nga dashuria. E përcjellim me sy, derisa na zhduket hija e saj në
horizont. Po ajo, djallushka, me sa duket. Me sa di unë t?ia lexoj
sytë,
nuk do asnjë nga ne të dy. Djallushka. As mua dhe as ty.

Reinach, mars 2001

13. LARJA E MËKATEVE

Ka ditë që një grua, me të vërtetë e dlirë, rreket të më bindë që ta lë
këtë botë me dëshirë,
Se, para jetës së amshueme, kjo shkurtabiqe jetë është diçka e kotë.
Dhe unë e admiroj, se gjithçka që ma thotë, m?a thotë për të mirë.
Qoftë edhe kur më thotë: ?Zotëri, akoma pret, akoma je këtu dhe nuk e
ke
lënë këtë botë pa pikë mëshire.?
Sepse: ?Nga pluhuri kemi lindur?, flet ajo buzëgas, e ?do t?mbarojmë në
pluhur?.
Zonjëz, këtë formulë e dinë përmendësh, krejt të rinj e pleq. Vetëm
Unë besoj se do të qe më mirë, ndoshta, po të më falje një të puthur.
Kështu mëkatet, ndoshta edhe më lehtë mund t?i ndreq?

Pastaj, ne mund të kuvendonim për gjithë mirësitë që na presin në
Parajsë,
Aty ku, në çdo gjemb, siç thonë Ëngjëjt, Yllësia çel. Po gjithësesi
Puthmë një herë, këtu në tokën e dashur.Pastaj pse jo, ne
Mund të shihemi edhe në Qiell. Pastaj me siguri ?

Reinach, dhjetor 2001

14. DIKUR

Pikat e shiut,
drumbullijnë pareshtur në dritare, si poplat e dheut në një varrim
përmbi qivur.
Që nga ky çast, çdo gjë që shkon dhe ikën, shkrihet nëpër dyrrokëshin
Dikur, Dikur, Dikur ?

Dikur kam pirë ujë në një krua lot të kthjellët.
Dikur kam folur miqësisht me Darin (Plakun) e Keopsin
Dikur kam dashur një biondinë me sy të qiellta.
Dikur kam mbjellë trëndafila mbi rrënoja dhe kaosin

Dikur, Dikur, Dikur …

Pikat e shiut,
Po rrahin xhamat mizorisht, si poplat e dheut që hedhin varrëmihësat
mbi
qivur.
Që nga ky çast, çdo çast që ikën, shkrihet nëpër dyrrokëshin mizor:

Dikur, Dikur, Dikur…

Bernë, 5 Gusht 1997

15. MONOTONIA

?Si është e mundur?, bërtet kur të them: ?Hëna është një mizë
mburravece
që shet flori të vjedhur?. Kur të them: ?Dielli, një kokrrizë, që mund
ta
hajë si thjerzë çdo harabel.? E shkulesh prej gazit, kur më sheh se
përkëdhel
një ferrë. ?Ruaju mos të çjerrë?, më jep këshillë. E hap sytë sërisht,
kur
të them: ?Kam shkelur gjithë Afrikën, Azinë e Amerikën, xhungël me
xhungel,
për të gjetur një strofull të sigurt, që të fshihem nga Vetmia?. Dhe as
që të besohet, kur të them se Monotonia është gjella më e pështirë dhe

e neveritëshme e Kohës tonë. E gjithmonë hutohesh, kur të them: ?Më
mirë
ha për drekë syrin e vetëm të Zotit Polifem, se sa këtë çorbë monotone

përditëshme…?

Reinach, Janar 2001

16. E QESHURA E NJË GRUAJE

Kisha vjet që nuk kisha ndjerë një kumbim fletësh, petalesh e bletësh.
Një kilikosje, zhvendosje e trullosje të këndëshme. Një shushurim aromash,
krojeshe rrëkelesh. Befas shfaqet ylberi (ndoshta nga vesitja joshëse e kësaj
të qeshure) midis një bukete kordelesh. E qeshura e një gruaje zefir që
shpirtin
ta flladit. Tinguj e mikrotinguj që vesitin mes Diellit. Që roitin e
rezëllitin
prej syve e prej buzëve e, posa i ndjejmë vlastaret e kumbullës resitin
e buitin gjethe. E dridhen bisqet e ëndërrave, sikur i kapin ethet.
Merr
frymë dheu prej saj dhe pemët midis borës e, sakaq lidhin nyje.
Në Qiell vibron hapsira e mrekullohen yjet.
E qeshura e një gruaje: zinxhir i artë zërash, që shuan, në sekonda,
distancat
e sinoret. Troket si fllad në porta, futet që nga dritaret e nga të
gjitha
poret. E butë posi pupla e një mjelme bardhoshe a melodia elegante e
një
kanarine. Ku vjen drejtpërsëdrejti, po dhe që pas një gardhi, muri e
kthine.
E qeshura e një gruaje si një vesitje shiu, pas një moti të thatë, vjen
që t?ia kthejë lëngun shelgut e gjelbërimin e barit.
U kthen gjuhën memecëve (qofshin gurë pa formë) e nxehtësinë e bjerrur
kongjijve
shurdh?ta zjarrit.
E qeshura e një Gruaje: ka diçka të përafërt me ca lëvizje rrymash e
rrjedhash
të nëndheshme, që gurgullojnë parreshtur nëpër burime, përrenj e gurra

përherëshme.
E Qeshura e një Gruaje i ngjan një flauti, herë një fluturimi, herë një
loje.
Herë një mesdite marsi, kur pitet e dëborës vesojnë në tokë si hoje.
Një
trumbë harabelash, që një mëngjaz pranvere, cicrojnë gjithë kor. E
zgjojnë
tërë pyllin, shkurret e manushaqet e pemët lakuriqe, nga gjumi dimëror.
E Qeshura e një Gruaje: Ka mijra e mijra vjet që ka pushtuar mbretër,
perandorë
e despotë.
Kujtoni si ia puthte Kleopatrës gishtat e këmbëve Jul Qezari ? siç
thonë
? pushtuesi i botës, teksa e qeshura e saj dëgjohej deri në Romë, sa
tundej
Kapidoli.
E Qeshura e një Gruaje: E zbrazët, e mjerë Bota do të qe pa këtë melodi
të magjishme,
pa nota !

Reinach, mars 2001