Gazeta Nacional Albania

DO TË DOJA. Poezi nga Lirije Bimi

 

 

Do të doja

të shijoj ëmbëlsinë e shpirtit

tënd të bardhë

duke prekur butësinë e lëkurës sate

Të puth me afsh shpirti

mrekullinë tënde të shenjtë

derisa te shkrihemi

në një zjarr të përbashkët…

 

Të bëhemi prush që nuk shuhet

nga zjarri i përjetshëm

i dy zemrave qe duhen…

 

do të doja të jemi

shpirtrat e fundit

të dashurisë sonë.

 

 

 

DASHURI

 

Ndjenjave lozonjare

Jepi vendin që meritojnë .

Më bëj të ndjehem grua

në pikat më të veçanta…

Përqendrohu .

Puthmë e puthëm

mos u ndalo,

Largoma mërzitjen e kohës së vdekur

Me duart e tua me mbështjell fort

Puthmë

e shkruaj me buzët e tua

mbi buzët e mia

Të ëmblën fjalën …

Dashuri.

 

 

 

 

 

TI

 

Ti…. je ëndrra

Dëshira

Imagjinata

Lumturia …

Je Pasioni im …

Cdo ditë për Ty shkruaj

Pëshpëris emrin tend …

qe e kam te shkruar gjithmon ne syte e mi

Ti… ëndrra ime .

 

 

 

DUA !

 

T,i puth sonte buzet e tua

Te embla si hojet e mbushura

.Me mjalte akacie

 

S,kam frike te futem ne kosheren tende

Edhe po me thumbuan mijera blete

Qe sjellin nektar

 

Me sheron puthja jote e ato buze

Mjalte livadhesh

Qe shkrijne mbi buzet e mia

Te thara nga Etja

Eh! sa vargje do te thur Une per Ty

I ke dhene shpirt kesaj stine me bore

Dua…buzet te m,i lagesh me lengun e gojes mjalte

 

 

 

 

 

ULUR MBI STOL

 

Kujtoj fjalët tua

Zjarr dashurie

 

… Netët pa hëne

Puthjet ne rruge

 

Shikoj stolin

Ku thurnim ëndrra

 

Asgjë s’ka mbetur

Asnjë gjurmë

 

Me kap

Mërzi e rende

 

Kujtimet e marra

Sot me dallgëzojnë

 

Buzëqeshje s’kam me

As për zemër trumcaku

 

Sa shumë të deshta

Syri me loton

 

S’e zë asnjë varg

Ketë nate me trishtim

 

Marr malet

Fushat në shtegtim

 

Te një stol jam ulur

Qaj e këndoj

 

Zot

Me mëshiro.!

 

 

 

 

 

NËN VELLON E PRITJES

 

Do vij të të kërkoj në dyert e fatit

Përtej rrahjeve të zemrës

Qe shpresojnë akoma per Ty

Edhe kur enderrat zvaniten në sy

Mengjeseve te reja une do te kerkoj.

 

Do të kërkoj përtej puthjeve tona

Ku dëshirat beheshin rreze dielli

Atje ku yjet e një nate shëndrisin

Pa hënë e pa kohë drite.

 

Do të kërkoj matanë krojeve

Deri tek etja ime

Përtej shikimeve te ftohta

Përtej realitetit të dritës.

 

Do ta hedh buzëqeshjet kudo

Do ta hap zemrën atje

Ku cdo gje ka qene e shkruar

Per dashurinë tonë.

 

Do të kërkoj. kudo udhëve

Do të shkel pluhurin e yjeve

Mbi rreshta poezish rrëfimtare

Do të shkruaj historinë e dashurisë sonë.

 

E kur veriu i ftohtë të fryej

Do vij të të kërkoj ty

Aty ku çdo gjë prehet në qetësi

Ku vargjet e një poeme dashurie

Do të shkruhen mbi krahë të bardhë pëllumbi.

 

Kur nata te kapë ëndrrat e mia

Dhe kur ti të jesh larg mendjes sime

Unë do vij të të kërkoj përsëri.

 

 

 

PO TE PRES

E di atë kthinen e zemrës

Me dilema mbushur

Mu aty të pres, dashuri

Simbol i së ëmblës femër

Tek prag i deres së vjetër

Kam zanë një gur

E shpirti shpirtit një letër

Ja lë shkruar mbi mur.

Të pres përherë do të pres

Shikim prekjen tënde

Dhe nata më duket mëngjes

Në tëndën ëndje.

17.04,2019

 

 

Poetja Lirije Bimi,nëpërmes vargjeve të kësaj poezie na vjen me një klithëm të shpirtit të poetit, duke na prezantuar vargje me një fuqi shpërthyese,me të cilën vetëm zemra e poetes mund të sinkronizohet. Vetëm shpirti i poetit mund të bëhet një me klithjen e personazheve duke shkruar këto vargje, poetja duket sikur shkarkon nga shpirti i saj një merak të fshehur diku skutave të thella të shpirtit, atje ku vetëm syri dhe imagjinata e poetes mund të arrij të shikojë. Aq thellë ndodhet ai merak, ajo mëdyshje, e cila duhesh thënë e nuk u tha, duhesh bërë e nuk u bë, duhesh ruajtur e nuk u ruajt, duhesh rrirur e nuk u rrit, e kështu me radhë, një dyzim i shpirtit për pengun e lënë…kthinë e zemrës/me dilema mbushur Në poezinë e saj, autorja vjen si vlerë letrare për letrat shqipe. Në pak vargje me një koncentrim të dendur figurash na ka dhënë një larmi të pafund ngjyrash të ndezura Autorja duke qenë një dominuese e vargut dhe sidomos e poezisë së koncentruar, me pak fjalë, ajo shpreh një mendim të gjërë. Duket se në shpirtin e saj ka një gurrë të pashtershme ngjyrash e figurash dhe me shumë kujdes, i nxjerr, sikur i ka furur me dorën e sajë në një sënduk të zbukuruar pastaj i nxjerr dhe i vendos në vendin e tyre duke krijuar gjerdan. Kthina e zemrës me dilema…kthehet në një vend, ku poetja vjen herë pas here për të,kërkuar diçka si gjahtari i diamanteve, i cili me kujdes e durim kërkon, kërkon dhe gjen… Pra poetja ka hapur një zemër dhe aty ajo shikon dilemat. Të bëj a të mos e bëj. Ta lë apo ta marr. Të flas apo të hesht… e tj.e tj, dilema të, pafundme, të cilat gjenden si të thuash të fshehura brenda nesh, por në çaste të caktuara ato bëhen më të mprehta dhe nisin e na shpojnë, derisa më në fund na venë në siklet deri në zgjidhjen e tyre Dhe poetja, në atë lëndinë të zbukuruar ,e lule erëplot, me njëmijë e një ngjyra, nën ngrohtësinë e rrezeve të ngrohta të diellit apo në ndriçimin e hënës së një nate të bukur maji, qëndron aty dhe pret dashurinë, pret atë ingranazh të fuqishëm, universal u cili do të mund të vejë në lëvizje gjithë galaktikat e universit dhe të universit shpirtëror të njeriut. Kam zan një gurë E shpirti i shpirtit një letër ia le shkruar në mur… Sa herë jemi ulur rrugëve tona dhe kemi shkruar nëpër rrasat e gurit. Sa herë kemi lënë në rrasat e gurit ndjenjat dhe dëshirat tona me shpresë se një ditë, ëndrrat tona do të realizoheshin, e ne si kalorësit e dikurshëm, si kalorësit në përrslla, si ëndrrimtar, kemi fluturuar përmbi re për të përcjellë një mesazh, një ëndërr a një amanet, ndërsa poetja Lirije Bimi,nuk fluturon, nuk shkon larg për të përcjellë mesazhin, amanetin e saj. Jo, ajo qendron aty. Mesazhin e saj ajo e muros, sepse beson se i murosur, ai do t’u qëndrojë veteve dhe epokave, tamam si amaneti i Rozafës. Vargu i poetes Lirije Bimi, është i mbushur me metafora të fuqishme, plot ngjyra e nuanca, dhe forcë shprehëse, aftësi depërtuese, i cili me një lexim të kujdesshëm merr forcë të jashtëzakonëshme i zbukuruar me mjete shprehpse e stilistike, duke e bërë poezinë mjaft të fuqishme, të fuqishme si muret e Rozafës të cilat u rezistuan epokave. Këtë forcë shprehëse, dalë nga një shpirt i mbushur me frymëzim dhe mall, qoftë nga fantazia e saj e pakufishme, apo nga një realitet i një kohe, tashmë çimentohen, gurtësohen dhe marrin një forcë të madhe e cila në mënyrë filozofike depërton brenda kujtesës i jep hijeshi dhe forcë të padiskutueshme vargut të sajë. Në misionin e saj të shenjtë, prej poetje, ajo e shtron rrugën e saj të gjërë me plot e plot metafora të cilat na magjepsin me bukurinë dhe mënyrën spektakolare të realizimit, na ngazëllen kur lexojmë poezinë e saj. Poetja duke qenë dhe një aktore, një interpretues e talentuar loz me magjinë e fjalës. Ajo e zgjedh fjalën me shumë kujdes, e po me atë kujdes e vendos në vendin e duhur në atë mur të quajtur varg, strofë, poezi. Ajo jo vetëm e vendos aty ku duhet për t’i dhënë forcën vargut, por i jep edhe ngjyrën, duke ia rritur bkurinë, në mënyrë që ajo ta përçoi sa më qartë e fuqishëm mesazhin që ka marrë përsipër të përçojë. Në këtë mënyrë poezia e Lirijes hap rrugët e gjëra dhe të drejta të komunikimit poet lexues dhe lexues persiëonazh-realitet. Forca e fjalës tek poezitë e saj,krijojnë një dominancë, një imazh të një bote madhështore pë lexuesin Duke qenë larg vendlindjes ajo shpesh nxjerr nga kasaforta kujtimet e kohës së shkuar të veshura me mall, i cili bën që të ndizen flakë e shkaktojnë dhimbje deri në përvëlim me ashpërsinë dhe saktësinë e artit të fjalës. Ky simbol i gjallë që jeton brenda shpirtit në çaste të caktuara nxjerr në, pah mallin i cili ka veshur shpirtin e personazheve dhe vetë poetes. Mallit për vendlindjen dhe kujtimet e saj e zhysin brenda zjarrit të pa shuar, por ajo gjen focën të murosë ato kujtime, në mënyrë që ato të jetojë përgjithmonë. Ky mall e mban peng, por në të njëjtën kohë i jep edhe forcë të jashtëzakonëdhme për t’u ndeshur në dyluftim me jetën. Edhe pse nuk është fizikisht, mendjen e ka tek vendlindja dhe kujtimet e shkuara Të pres përherë do të pres Shikim prekjen tënde Dhe nata më duket mëngjes Në tëndën ëndje. Ajo është gjithmonë një dallandyshe me sy nga çerdhja që ka lënë atje në sterhen e vjetër. Vargu i saj vjen i freskët, natyrshëm, kuptueshëm, ashtu si një ekuacion matematikor me zgjidhje të plotë. Poezitë me shumë elemente përbërëse dhe metafora, jepin kuptim e tregojnë forcën fjalës, thellësi mendimi. Vargjet e saj janë majat e fjalëve, ku shkrihet ajo botë mendimit dhe ndjenjat e kulluara me një rrjedhje logjike të admirueshme Urime dhe suksese në krijimtarinë tuaj të bukur poete e nderuar!

Mehmet Rrema Krujë