Gazeta Nacional Albania

Dr. Ardian Elezi: Shkodra e qëndresës antikomuniste dhe

Jam i nderuar që si Zv president i Unionit, por dhe si ish i perndjekjur politik, dhe si i angazhuar e protoganist i dhjetorit të 1990-te, të moderoj dhe drejtoi këtë aktivitet kombëtar sot Diten e Kujtesës Europiane të krimeve staliniste, komuniste, fashiste e naziste, në nderim të mbi 6000 shqiptarve të vrare dhe të zhdukur kufomat.
E ku ma mire se në Shkodrën e martirizuar mund ti nderojsh shqiptarët që përballuan diktaturën staliniste. Shkodra e qëndresës antikomuniste ka nderin sot të nderoi ditën e kujteses siç eshte dita e shiritit të zi 23 gushti dita europiane e kujtesës.

23 Gusht Ribbon Black Day, dita e Kujteses Evropiane dhe denimit te.krimeve totalitare, te komunizmit, dite paqe, rezistence, proteste, inspirimi dhe frymzimi.

Ne sot këtu nga Shkodra u drejtohemi bashkëvuajtsve tanë, të mbrojmë kujtesën e kombit.
Politika postkomuniste ka përdorur harresën ndaj krimit komunist, nuk i denoi krimet e diktatorit Enver Hoxha, prandaj sot thirrja jonë eshtë të mbrojmë kauzën tone , të denojmë krimet e komunizmit, të ndërtojmë parcelën kombëtare të Kujtesës në Tiranë në nderim të mbi 6000 shqiptarve të zhdukur.
Sot, Dita e Shiritit të Zi Black Ribbon day përkujton viktimat e stalinizmit dhe nazizmit dhe, në përgjithësi, të gjithë ata që vdiqën, vuajtën ose humbën jetën nën regjimet totalitare dhe autoritare.
Eshte nje dite solidariteti ne nderim te te gjithe viktimave te rregjimit komunist si dhe atyre totalitare e autoritare kudo qe jane e ne cdo vend dhe kohe qe shfaqen .
Nje respekt dhe perulje per to si dhe familjet e tyre qe i mbijetuan atij kalvarit ku u desh te perballen me dhune shtretrore , burgosje internime tortura, depersonalizim, cenim dinjiteti dhe personaliteti dhe me te gjithe format e represiont shtetror.
Kjo eshte nje dite me vokacion rajonal dhe global per te gjithe vendet e botes qe nga Evropa, Azia, Afrika, Amerika Latine, ku shiritat e zinj vihen gjithashtu për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet shëndetësore per varferine , problemet ekonomike sociale ndaj diskrimimit, tortures , shkeljes se te drejtave themelore te njeriut. te shfaqjeve ekstremiste dhe terroriste , cenimit te sovranitetit arbitrat te nje shteti , agresionit aneksimit dhe pushtimit te tij, etj.
Dita e Shiritit te Zi shihet si një simbol universal i kujtesës ndaj cdo tragjedie njerzore , drame , fatkeqsie, qe trondisin ndergjegjen botrore , cenojne vlerat dhe drejtat njerzore..
Si e tille ajo merr nje dimension dhe vlere universale proteste ndaj rregjimeve arbitrare dhe totalitare .
Duhet te denohen krimet e komunizmit si dhe perhapja /promovimi i propogandes dhe simboleve te komunizmit , qe ngjallin ende urrejtjen klasore, percajne vendin nxisin ekstremitet, diskriminim, intolerance fyerje , te mesohet brezi i ri se liria dhe demokracia jane te brishta, qe ato kane nje cmim qe lidhet me sakrificat e vuajtjet e nje brezi dhe disa breza qe sakrifikuar dhe u ballafaquan me mizorit e rregjimit brutal komunist
Pikerisht ne simboliken e kesaj dite kujtese, perkujtimi ,versimi dhe ngritja e memorialit ne nderim te tyre eshte nje detyre e mision qe duhet te permbushur, per te treguar afirmimin e vlerave e lirise dhe demokracise ndaj risqeve dhe kercenimeve qe vijne nga mos denimi i krimeve te komunzimit nd menyre qe ato nuk do te perserisin dhe nuk do te cenojne te ardhmen tone.
Kjo eshte nje dite proteste gjithashtu per te terhequr vemendjen ndaj cdo sjellje arbitraritet te cdo pushteti ne cdo kohe dhe rregjim totalitar qe neperkemb te drejtat themelore te njeriut.
Nderkohe qe BE promovoi diten e sotme si dite kujtese ne nderim te viktimave te rregjimeve nazifashisht dhe komuniste si dhe rregjimeve totalitare dhe ekstremizmit, nga ana tjeter ne si shoqeri perpiqem dhe luftojme per mbijetesen e te sotme, situaten alert e ish te burgosureve dhe perndjekureve politik, ku po ballafaqohemi me te shkuaren e cila na kercenon per tu perseritur ne forma te ndryeshme te evokimit te saj permes simboleve te komunizmit, kujtimeve te ish krereve , drejtues kriminal te diktatures se komunizimit, me ringjalljen e frymes se Enverizimit qe eshte rritur dhe inkuarajuar se fundi si pasoje e mos ndeshkueshmerise , mos hetimit te krimeve te komunizmit, mungeses e drejtesise, me nje vakum ligjesh ne kete drejtim,
Kerkohet nje refleksion mbare shoqeror ndaj te kaluares komuniste , te thyet muri heshtjes dhe marveshja politike per mos trazimin e se kaluares komuniste ku aktor dhe faktor shtetrore , politike , akademik , shoqerise civile , grupe te interesit te jene te perfshira ne kete debat , ku inspiruesit e ketyre nismave dhe angazhimeve duhet te jene se pari pa perjashtim te gjithe deputet, te PD-se dhe vecanerisht ato qe vijne nga kjo kategori sociale dhe politike. Qeveria shqiptare duhet te beje me shume per evokimin e rezistences antikomuniste dhe nderimin e saj me akte juridike dhe jo vetem me fjale.

• Pjese nga fjalimi ne konferencen e organizuar ne Bibloteken Marlin Baleti Shkoder..pergjate dhe moderimit te saj sot.23 gusht. Ribbon Black Day, dita e Kujteses Evropiane dhe denimit te.krimeve totalitare, te komunizmit, dite paqe, rezistence, proteste, inspirimi dhe frymzimi.