DR. ARDIAN ELEZI: NE DITEN E KUJTESES SE VIKTIMAVE TE REGJIMIT KOMUNIST

Konference Kombetare per diten e kujteses se viktimave te rregjimit komunist , Ribbon Black day 23 gusht Shkoder.

Ne diten Evropiane te Kujteses kisha nderin te moderoja axhenden e programit te konferences organizuar nga Unioni Mbare Kombetare i integrimit te ish te burgosureve dhe perndjekureve Politike nen kujdesin e presidentit te Unionit z.Besim Ndregjoni si dhe zotit Zenel Drangu kryetar i shoqates se Shkoder, te mbajtur ne Biblioteken Marlin Barletit te Bashkise se Shkoder, ku zhvillimi i saj u parapri me homazh perpara memorialit te krimeve te komunizmit dhe lutje fetare nga perfaqesues te klerit katolik per shpirtrat e te zhdukureve te komunizimit.

Te pranishem qe mbajten fjalen, kumtesat e tyre si dhe percollen mesazhe ne kete dite simbol te kujteses ishin organizatoret e eventit perkujtimor z. Besim Ndregjonim presidenti I Unionit kryetar shoqate te pernjekureve politik z.Zenel Drangu,simboli i rezistences dhe mbijteses antikomuniste i burgut te Burrelit dhe revoltes se Spacit z, Demir Pojani, deputet te Shkodres znj Kolici, znj Bardeli, ish kryetar Bashkie dhe ish deputet z.Lorenc Luka, njeherazi dhe sekretar i departamentit per PD per te perndjekurit politik, ish kryetar Bashkie Shkoder, z.Filip Guraziu, njerez te angazhuar dhe te politikes lokale dhe kombetare, drejtori i fondacionit Konard Adenaur. Dr. Tobiasi, Prof. Dr. Lori Amy. Studjuese amerikane e krimeve të komunizmit në Shqipëri, perfaqsuesi i klerit katolik, imzot Angelo Masarea, z,Armand Agolli drejtues i Unionit per qarkun e Korces, studiuesja historiane znj Fatbardha Mulleti/Saraci, znj Mimoza Rexhvelaj e angazhuar publike dhe politike ish e perndjekur politike, ish nenkryetar I PD-se Shkoder z,Ashta, ish kryetar i keshillit te qarkut, prefekt i Shkodres z.Mexhit Cungu njeherazi dhe drejtor i Bilbliotekes, perfaqsues te familjeve te nderuara e antikomuniste te Shkodres , dhe te ish te përndjekurve Politikë nga Tirana , Elbasani, Korça Lezha, Malsia e Madhe, etj

Diskutantet duke referuar simboliken e dites evropiane te Kujteses percollen emocionet, episodet e perjetimet e tyre duke dhene mesazhe paqe, solidariteti , reflektimi, inspirimi dhe angazhimi te tyre per permbushjen e misionit antikomunist ne Shqiperi, per denimin e krimeve komuniste, mbeshtetjen e nismave ligjore parlamentare ne kete drejtim dhe rreth kauzes se ish te burgosureve dhe perndjekurve politik.

Ne fund te diskutimeve te konferences se mbajtur ne kete dite nga Shkodra u apelua dhe miratua per permbushjen e misionit te dekomunistizimit, denimit te krimeve te komunizmit:

1. Të paraqesim në Parlament projektligjin për caktimin e një dite kombëtare të Kujtesës, ne referim te dites evropiane te Kujteses per viktimat e rregjimeve totalitare dhe autoritare

2. Të ngrihet në Tiranë Parcela Kombëtare e Kujtesës në nderim të mbi 6000 Të zhdukurve të diktaturës.

3. Te gjithe te perndjekurit politik te perbashkohen dhe te punohet per krijimin dhe disenjimin e nje platforme dhe strategjie mbare kombetare per kauzen e ish te perndjekureve dhe burgosureve politik, denimin e krimeve te komunizimit, dekomunistizimin dhe lustracionit e politikes dhe sferes publike, aspektet e integrimit te tyre, demshperblimit, edukimin e brezit te ri mbi te kaluaren komuniste etj.

4. Nisur nga situata e veshtire e gjendjes se ish te perndjekureve politike, familjeve dhe femijeve te tyre te mirearsimuar qe po ballafaqoen me diskrimin, papunesi, perjashtim social, politik, publik, kerkohet te aprovohet një projekligj në Parlament në bashkëpunim me opozitën që në te gjitha organet shtetrore dhe institucionet kushtetuese të vendit të ketë një kuotë për të përndjekurit politikë për të drejtuar keto institucionet kushtetuese,

5. Deputet e djathte dhe vecanerisht te PD-se apelohet dhe kerkohet te jene te bashkuar dhe te angazhuar ne permbushje te misionit te tyre antikomunist, të jenë motivuesit dhe lobuesit në parlament per kanditaturen e avokatit te popullit që të zgjidhet nga të përndjekurit politikë, si dhe për nismat ligjore per integrimin e tyre, per denimin e krimeve te komunizmit , dekomunistizimin dhe lustracionin e politikes

• Ish i perndjekur politik.
Zv President i Unionit Perndjekureve Politik

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here