POEZIA SHQIPTARE NË NJË TRIBUNË NDËRKOMBËTARE
Dr. Mujë Buçpapaj shpallet “Poeti i Muajit” për qershorin nga revista prestigjioze Britanike The Seventh Quarry Press
Poeti, studiuesi dhe botuesi shqiptar Dr. Mujë Buçpapaj është përzgjedhur “Poeti i Muajit” për muajin qershor nga revista prestigjioze britanike The Seventh Quarry Press, një nga tribunat më të njohura ndërkombëtare të poezisë bashkëkohore.
Lajmi është bërë i ditur nga poeti, studiuesi dhe botuesi uellsian Peter Thabit Jones, themelues dhe drejtues i kësaj reviste letrare me qendër në Swansea të Uellsit. Në mesazhin e tij drejtuar Dr. Buçpapajt, ai shkruan:
“Ju jeni tashmë Poeti i Muajit për qershorin në faqen e The Seventh Quarry Press. Ju falënderoj shumë për pjesëmarrjen tuaj në këtë seri ndërkombëtare poetike. Njoftimi do të promovohet gjithashtu në faqet tona në Facebook, X dhe LinkedIn. Shpresoj që edhe ju ta ndani këtë lidhje me lexuesit dhe miqtë tuaj.”
Përzgjedhja e Dr. Mujë Buçpapajt në këtë rubrikë të veçantë përbën një vlerësim të rëndësishëm për krijimtarinë e tij poetike, por njëkohësisht edhe një njohje të poezisë shqiptare në një forum letrar me shtrirje ndërkombëtare.
Dr. Mujë Buçpapaj është një nga emrat më të spikatur të poezisë bashkëkohore shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krijimtaria e tij është përkthyer dhe botuar në dhjetëra gjuhë të botës, ndërsa poezitë, esetë dhe studimet e tij janë përfshirë në revista letrare, antologji dhe botime prestigjioze në Europë, Amerikë dhe Azi. Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare letrare dhe akademike, ai është vlerësuar me një sërë çmimesh dhe mirënjohjesh ndërkombëtare, duke u afirmuar si një nga zërat më përfaqësues të letërsisë shqiptare bashkëkohore në botë.
The Seventh Quarry Press është një revistë poetike që botohet në Swansea të Uellsit dhe gëzon një reputacion të veçantë në botën anglishtfolëse për promovimin e poezisë bashkëkohore dhe të autorëve nga kultura të ndryshme. E themeluar dhe e drejtuar nga Peter Thabit Jones, revista ka krijuar gjatë viteve një profil të spikatur ndërkombëtar, duke publikuar poetë të njohur nga shumë vende të botës dhe duke shërbyer si një urë komunikimi ndërmjet letërsive dhe traditave të ndryshme kulturore.
Shpallja e Dr. Mujë Buçpapajt si “Poeti i Muajit” për qershorin përbën një ngjarje të rëndësishme për praninë e letërsisë shqiptare në hapësirën ndërkombëtare të poezisë dhe një dëshmi të vlerësimit që gëzon krijimtaria e tij në qarqet letrare ndërkombëtare. Ky sukses përfaqëson njëkohësisht një promovim të denjë të kulturës shqiptare dhe të vlerave të saj letrare në skenën globale.
Dr. Mujë Buçpapaj shpallet “Poeti i Muajit” për qershorin në faqen e revistes uellsiane The Seventh Quarry Press
I dashur Mujo,
Tani jeni shpallur Poeti i Muajit për qershorin në faqen The Seventh Quarry Press (www.seventhquarrypress.com).
Ju falënderoj shumë për pjesëmarrjen tuaj në këtë seri ndërkombëtare poetike. Gjithashtu, do ta promovoj këtë njoftim edhe në faqet e The Seventh Quarry Press në Facebook, X dhe LinkedIn.
Shpresoj që ta ndani edhe ju lidhjen me lexuesit dhe miqtë tuaj.
Me urimet më të mira,
Peter Thabit Jones
The Seventh Quarry Press
The Seventh Quarry është një revistë poetike që botohet në Swansea të Uellsit dhe gëzon një reputacion të njohur ndërkombëtar në promovimin e poezisë bashkëkohore dhe të autorëve nga vende të ndryshme të botës.
Dear Muje, You are now the June Poet of the Month on www.seventhquarrypress.com Many thanks for participating in the international series. I will also plug it on The Seventh Quarry Press FB page, X page and LinkedIn page I hope you will share the link. My best wishes, Peter
The Seventh Quarry is a poetry magazine published in Swansea,
Dear Muje, You are now the June Poet of the Month on www.seventhquarrypress.com Many thanks for participating in the international series. I will also plug it on The Seventh Quarry Press FB page, X page and LinkedIn page I hope you will share the link. My best wishes, Peter
The Seventh Quarry is a poetry magazine published in Swansea,
THE SEVENTH QUARRY është një revistë poetike që botohet në Swansea të Uellsit. Një botim me perspektivë ndërkombëtare, ajo del dy herë në vit, në dimër dhe në verë. Revista drejtohet nga poeti dhe dramaturgu uellsian Peter Thabit Jones, ndërsa numri i parë u promovua në Dylan Thomas Centre, në Swansea, në janar të vitit 2005.
Çdo numër përfshin rubrikën “Profili i Poetit”, ku një grup faqesh i kushtohet një autori të përzgjedhur. Politika editoriale synon të alternojë mes një poeti britanik dhe një poeti jo-britanik. Revista përmban gjithashtu një faqe të veçantë për libra dhe revista, ku paraqiten botimet e marra së fundmi me komente të shkurtra, intervista të rregullta me personalitete të letërsisë – si romancieri i njohur amerikan Andre Dubus III – si dhe vepra arti dhe recensione të përzgjedhura.
Revista është partnere bashkëpunuese me Cross-Cultural Communications të drejtuar nga Stanley H. Barkan në Nju Jork. Ky bashkëpunim ka ndihmuar që revista të prezantohet në disa prej ngjarjeve më prestigjioze letrare në Shtetet e Bashkuara dhe të botojë poetë të njohur amerikanë, si laureatin e ndjerë të Çmimit Pulitzer dhe Poet Laureate të SHBA-së, Stanley Kunitz.
Po ashtu, revista është përfshirë në projektin prestigjioz të digjitalizimit të The Poetry Library, pranë Royal Festival Hall në Londër, duke bërë që numra përfaqësues të saj të jenë të aksesueshëm në faqen e internetit të kësaj biblioteke, e konsideruar nga shumë studiues dhe lexues si burimi më i rëndësishëm i poezisë në Mbretërinë e Bashkuar.
Në prill të vitit 2006, revista u pasqyrua në faqet e gazetës së njohur britanike The Guardian. Po atë vit, ajo u vlerësua me çmimin “Revista e Dytë më e Mirë e Botimeve të Pavarura në Mbretërinë e Bashkuar”, akorduar nga Purple Patch.

