Dy poezi nga — Sezgi Kaya, Turqi
Perktheu nga anglishtja: Mujë Buçpapaj
MALL PËR NJË NËNË
Fryma që mbush mushkëritë e mia sot,
Ma kujton nënën time,
Shikimet e saj plot dhembshuri,
Besomë, ma ngrohin zemrën.
Sytë e mi të përlotur reflektuar në pasqyrë,
Gjithnjë ma shtojnë mallin për nënën,
Duart që më dridhen dhe zemra e lënduar
Lëngojnë për ngrohtësinë e saj.
Flokët që mi përplas era e ashpër sot,
Presin përkëdheljen dhe dashurinë e nënës,
Në këtë botë vuajtjesh pa fund,
Kam mall për një pikë dashurie nënë, si një qiri që digjet…
BOJA E STILOLAPSIT
Ti nuk e di çfarë mund të thuhet në bojën e një stilolapsi,
Herë dëgjon jehonën e vetmisë, herë atë të trishtimit,
Nëse stilolapsi yt nuk është më i mprehtë se shpata,
Një ditë do të qash nga ajo që rrjedh prej bojës së tij.
Ti nuk e di çfarë mund të thuhet në bojën e një stilolapsi,
Herë shëron një zog të plagosur me krah të thyer,
Nëse stilolapsi yt nuk është shërim për ata që vuajnë,
Edhe ti do të plagosesh nga ajo që rrjedh prej tij.
Ti nuk e di çfarë mund të thuhet në bojën e një stilolapsi,
Rindez një kandil që është shuar prej kohësh,
Nëse nga stilolapsi yt rrjedh helm e jo bojë,
Edhe ti do të pish sherbetin e vdekjes nga ajo që derdhet.
BIOGRAFI
Sezgi Kaya – ka lindur në Ankara. Ajo është duke ndjekur studimet në degën e Filozofisë në universitet. Shumë nga veprat e saj letrare janë botuar në media të ndryshme letrare. Disa nga revistat letrare ku janë publikuar poezitë e saj janë si më poshtë:
• Revista e Kulturës dhe Artit Minota
• Revista e Letërsisë dhe Artit Kalemlik
• Revista Letrare Tahta Fikir
• Gazeta Kombëtare Posta
• Revista e Artit İnsan
• Revista Kulturore Evrenkent
• Revista e Kulturës dhe Artit Feraye
• Revista Letrare
• Revista Letrare Asaf
• Revista Filozofike Apeiron
• Gazeta Öz Erciş
• Revista Ndërkombëtare e Kulturës dhe Artit CNPNews
• Revista Ndërkombëtare e Kulturës dhe Artit Cultural Reverence
• Revista e Letërsisë dhe Artit Künye
• Revista e Kulturës dhe Artit Bubi
• Platforma Kulturore Literature Notebook
• Platforma e Artit të Shtëpisë së Letërsisë Literature House