Gazeta Nacional Albania

Enver Gjerqeku: KODRAT E DUKAGJINIT, POEZI

BARI

Ky dëshmitar i andrrimit të qetë,
Që shputat e shkelin pa mëshirë,
Na ruen në gjiun e vet nji dëshirë
Të cilën me e thanë s’mujtëm vetë.

Ky dëshmitar i netëve të shurdhueme,
Që yjt i pajton në prehnin e vet,
Asnji tingull t’trilluem s’e flet,
Përveç rritjes së vet të pahetueme.

Ky shërues i luleve të plagosuna,
Që ngjyrën e syve ia fali prillit,
Dhe ernave urimin e vet të parë,

Ky dëshmitar i fjalëve të përsosuna –
Prej qerpikëve flakërues të diellit
Nji kunorë në ballin tim e ka varë.

XIXELLOJA

Ti flutorake e pangushllueme n’errësi
Dhe pjesë e diellit të plasun
Ti yll i kallun e në shkamb i rrasun
Që lind mbas muzgut e bredh në stuhi
Xixëllojë, eshkë mitare e mendjes sime
Gurrë e ndezun e livadheve të mija;
Xixëllojë, komet që të pret gjithsija –
Frymë e vringllueme, xixë për premtime
Ti je flakë e fjalës – poezi e shkrueme-
Dalë nga afshi yne – votër e pikllimit
Ti je shpuzë pa plang e mall’ i prendimit
Ti i ndriçon netët – kangët e harrueme
E frymzimin e mban në flatrimin tand
Që n’qerpik’t e mij tashi digjet gand.

KODRAT E DUKAGJINIT

Po digjen flakë n’zjarr t’blerimit
Kësulat e fushave t’arta gjiplote.
Lumejt’ – udhëtarë t’palodhun n’mote
Vrapojnë me i zanë rrezet e agimit.

Si plis me nji sy në cikolet e veta
E vejnë borën për lindje e për dekë,
E s’guxon kush veç puhisë m’i prekë,
Kur nata zbret n’to me krahë t’le’ta.

O ujdhesa t’kohës mbi liqej t’grunit,
Që dënesni nën ortiqe, breshën e shi
E trupin e çlodhni nën hije t’drunit,

Në shputat e mia barin tuej e báj,
Nën gishtat e mi damar’t tuej i ndi’,
Për ju bukë e krypë prore do të ndaj

DILEMA E KËNGËS

A ky është kthimi, apo hap zbrazëtie?
Dielli kështu më zgjon? Apo rigon shi?
S’do t’i kthehem barit, as asaj errësie.
Kah do vemi, ditë, kur asgjë nuk ndi?

A jam tash i zgjuar, apo m’mashtron drita?
Ndëgjoj hap’n e vjeshtës, lulja fle në mua.
Çdo gjë që dash’rova – tek ajo s’arrita –
Askund ndonjë thnegël, sa për t’më shoqërua.

Kënga e munduar kishte për të treguar:
Se si njëherë moti ish feniks ndër ne.
Po. Është ajo vetë, që kurrë pa u friguar,
U la prore n’gjak, n’stuhi dhe rrufe.

Po ç’është tani kjo? Ëndërr o hap lashtësie?
Malli kështu më zgjon? Jo! Është hap’ humnera.
S’do t’i kthehem barit, as asaj errësie,
Që për sy të mi presin untë përhera.

BARI

Ky dëshmitar i andrrimit të qetë,
Që shputat e shkelin pa mëshirë,
Na ruen në gjiun e vet nji dëshirë
Të cilën me e thanë s’mujtëm vetë.

Ky dëshmitar i netëve të shurdhueme,
Që yjt i pajton në prehnin e vet,
Asnji tingull t’trilluem s’e flet,
Përveç rritjes së vet të pahetueme.

Ky shërues i luleve të plagosuna,
Që ngjyrën e syve ia fali prillit,
Dhe ernave urimin e vet të parë,

Ky dëshmitar i fjalëve të përsosuna –
Prej qerpikëve flakërues të diellit
Nji kunorë në ballin tim e ka var

BESA

Nje dore e paftuar ma dhuroi shkendine
Dhe ma beri zemren xixe te strallit n’vere
Tash m’ben drite si diell, me cel si pranvere
Nje fjale n’gjak e lindur, qe kaplon gjithsine…

Ruaju mos e thuaj, se t’ben ujem prore
Kur te dridhet kemba, sa here te leshon zemra;
Ktheje gjithnje ballin, mos u sh’ndet me themra
Fjala thyen dhe eshtra ne lak t’asaj dore

Ajo fjale dy here s’lind nga buzet tona
Nuk ia njofim shpinen, mohin n’dite te veshtira
(As kur t’prek e keqja , as kur t’leshon e mira)

Mburrjen e ka t’vogel, trupin nder kumbona
Thu’j kur ndoj t’vonuar n’vater ta sjell shteku:
“Me fat atij miku, qe pragun ma preku!”