Gazeta Nacional Albania

EPITAF POEZI  POETI IZREALIT NGA AMIR   OR. PERKTHEU: MIMOZA EREBARA

 

BARBARЁT

 

Nuk ishte e kotë që prisnim barbarët,

nuk ishte kotё  që u mblodhëm në sheshin e qytetit.

Nuk ishte e kotë që të pushtetshmit dorёzuan pushtetin

Duke  përsëritur tё njёjtat fjalime .

Nuk ishte e kotë që  ne  shkatërruam  tempujt

dhe ngritiёm të rinj pёr nder tё perëndive të tyre,

qё i pranuam si tonat,

dhe dogjёm librat tanë

që nuk na thanё  asgjë për njerëz si kёta.

Ndërsa Profecia  paratha se barbarët erdhën,

dhe morёn  çelësat e qytetit nga dora e mbretit.

Por kur erdhën,

zakonet e tyre u bёnё  zakonet e shtetit;

dhe kur ata na urdhëruan në gjuhën tonë

nuk e dinim më, kur

kishin ardhur barbarët tek ne.

 

 

 

 

 

DISA  SHENJA  JETE

 

 

Disa thonë se jeta ёshtё ekzistenca përballë alternativave,

disa thonë – pushtim,

disa shtrijnë  shenjën e të barabartës

midis jetës dhe mungesës së saj,

dhe  disa  thonë  se  jeta

na u dha t’u shërbejmë atyre të cilët nuk kanë jetë.

 

Dhe kjo shpjegohet lehtësisht:

nё njё natё tё gjatё e tё mundimshme

Pagjumёsie , çfarë mund të shohёsh?

Në shtëpi janë ndezur llambat. Edhe pse  dritë, nuk shohim

Përveçe imazhin nga pasqyra, asgjë përveç asaj që më sheh

Dhe veten duke e parë atë,

Dhe kjo nuk mё çliron, veҫ mё shton dëshirën e madhe,

sigurisht, jo pёr vdekjen,por pёr Jetёn.

Pёr Ju.

Dhe mendimet e mia tё rrёmujshme

Vrapojnё sa andej- kёtej, si loja e stinёve nxehtё -ftohtё

unë I mbyll sytё nё  natën qё mbështjell gjithçka

dhe e robёroj veten me prekjen, frymё marr pёr Ju.

Dhe nuk mbaj mend asgjë. Kaq.

 

 

 

 

 

 

 

EPITAF

 

 

O shëtitës!  lёre  shtegun një  ҫast,

Dhe ulu mes manaferrave e vreshtave,

Mes ujit  gurgullues  ndёr  pemë dhe gurёve  rreth e rrotull

aq tё bardhë….

Këtu, unë, një djalë dhe një mbret si Unё,  bёj ҫ’tё dua

Them tё vёrteta, ndoshta, po mё shumё  gёnjeshtra.

Fytyra ime  prej mermeri tё ftohtë, duart, këmbët e mia

Tё ftohta.edhe ato, ma lejojnё kaq gjё.

Gjysёm i fshehur nёpёr gjethe fieri e mikesha tё tjera tё tij,

Po pra, gjethe gjithёfarёlloj, tё  rrёzuara edhe ato

Sikur Unё-Mbreti,

Nuk shkova dot larg

Por dikur, nuk vishesha me gjethe  fieri

O shëtitës!  lere  shtegun dhe  hapësirën qё  tё pret,

shtypi manaferrat e egra e skuqma   fytyrën time

prej mermeri tё bardhё.

 

 

 

 

 

 

NJЁ  GOTЁ  BIRRЁ

 

Vrasja e përsosur nuk ka arsye, – tha ai,

vrasja e përsosur ka nevojë vetëm për një objekt të përsosur,

sikur ishte në Aushvic.

Dhe jo vetёm krematoriumi natyrisht, por  gjithҫka,

ashtu siç ishte

e hidhur nё ҫdo ҫast,

edhe “jashtë orarit të punës(!!!)”.

Dhe ai  heshti

duke shikuar gotёn e  birrës

e duke  gjerbur ndonjё  gllënjkë.

 

Vrasja e përsosur është dashuria, – tha ai.

Vrasja e përsosur nuk kërkon ndonjë gjë të përsosur

përveç vet-dhënies

derisa shpirti tё mё lerё.

Ёshtё kujtimi i përjetshem i ngёrҫit të fytit

Ёshtё ulurima që më tronditi dorën,

edhe tё pshurrurit që ra si hiri pёrvёlues

mbi mishin e ftohtë,

Ёshtё  thembra e këpucës

qё zgjon një amshim tjetër,njё tjetёr botё

Ёshtё  heshtja iluzionisht e pёrsosur

tha ai

me shikimin e pёrhumbur në gotë.

 

Energjia qё vjen nga ndjesitё  mё çliron shumë,

por e di qё

një vrasje e përsosur nuk humbet kurrё

kurrё nuk zhduket,

njёlloj si pёrjetёsia e buzëve tё një fëmije, -shpjegoi ai,

si rëra (vetja jonё e shpёrbёrё nё mijёra vjet)

dhe gëzofi ku strukemi nga frika e pёrsosmёrisё

-si TI,

mrekulli e zёrit tё kulluar, tha ai

duke kthyer me fund atё gotё birrё.

 

 

 

 

 

METAMORFOZЁ

 

 

Unë shikoj pёrmes  syve të  majmunëve,

Sikur tё jem majmun,

Po ndoshta jam, po, po, tani jam

Pёrndryshe nuk do kёnaqesha teksa ata

luajnë me kafkën time..

Ndihem I  ҫuditshёm  nё fluturim  me shqiponjën

Qё mbart  zorrët e mia brenda saj

Dhe pёrnjёherё  në barkun e tokës

Gjendem duke u zvarritur me krimbat

Që mё  hëngrёn sytë.

Tani

Unë jam jeshil, jam shndrruar  në bar

Dhe  mishi im kalbës ҫdo dite  zbukurohet.

O trupi im,

Ҫfarё shndёrrimi!

 

 

 

 

 

AMIR  OR

 

Amir Or (lindur në vitin 1956), është një poet, novelist dhe eseist izraelit, veprat e të cilit janë botuar në 45 gjuhë. Ai është autori i dymbëdhjetë vëllimeve me poezi. Librat e tij më të fundit në hebraisht janë Profecia e Madman (2012), Loot (poezi të zgjedhura 1977-2013) (2013) dhe Krahë (2015).  OR gjithashtu botoi një epikë të trilluar në prozë të matur, Kënga e Tahira (2001 ) dhe romani Mbretëria (2015) për jetën e mbretit David dhe shoqërisë bashkëkohore.

Amir Or ka lindur në Tel Aviv. Ai ka punuar si bari, ndërtues dhe restaurator.  Ai studioi filozofinë dhe fenë krahasuese në Universitetin Hebraik në Jeruzalem, ku më vonë ligjëroi për Fenë Greke të Lashtë. OR ka botuar ese mbi poezinë, klasikën dhe studimet fetare, dhe ka dhënë mësime për shkrime krijuese në universitete në Izrael, Evropë, Sh.B.A dhe Japoni.

Më 1990 OR themeloi “Shoqërinë e Poezisë Helicon” në Izrael dhe ka qenë kryeredaktor i ditarit të Helicon dhe serisë së librave me poezi. Në vitin 1993 ai ngriti Shkollën e Poezisë Helicon Arabisht-Hebraisht dhe ka themeluar dhe drejtuar Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë Sha’ar. Ai ka redaktuar edhe revista të tjera letrare dhe disa antologji të vargjeve hebraike në gjuhët evropiane. Ai shërben si redaktor i serive të librave me poezi Catuv, si redaktor kombëtar i revistave ndërkombëtare të poezisë Atlas dhe Blesok, dhe si koordinator kombëtar për sipërmarrjen e sponsorizuar nga KB në UPC, “Poetë për Paqen”. Ai është një anëtar themelues i EACWP (Evropian Shoqata e Programeve të Shkrimit Kreativ) të Rrethit Ndërkombëtar të Poeteve dhe të WPM (Lëvizja Poetike Botërore).  Ai e ka lexuar poezinë e tij në festivale dhe konferenca në të gjithë botën

Për poezinë e tij, OR  iu dha Cmimi letrar i Kryeministrit Levi Eshkol, çmimi Harry Harshon, Cmmi Bernstein (kategoria origjinale e poezisë në gjuhën hebraike), një çmim Fulbright për shkrimtarët, çmimi letrar Oeneumi 2010 i Festivalit të Poezisë Tetovë, etj. Prizemimi i Poezisë së Verës për Mbrëmjet e Poezisë në Strugë, çmimi letrar ndërkombëtar për vitin 2014 Stefan Mirtov Ljubiša, awardmimi Atlas i Evropës 2016 i Lirisë, Bluemimi BlueMet Bota 2017 përmes Poezisë, dhe Medalja Homer Evropiane për Poezinë dhe Artin 2019; si dhe Bursat në Universitetin e Iowa, Qendra Hebre-Hebraike e Universitetit të Oksfordit, Fondacioni Heinrich Böll dhe Literarische Colloquium, Berlin ndër të tjera. Për përkthimet e tij ai mori Honmimin Nderi të Ministrit izraelit të Kulturës të vitit 1995 dhe për punën e tij editoriale – çmimin për redaktimin letrar 2017 të Ministrit Izraelit të Kulturës.

 

 

BOTIMET

 

 

Yeled (Fëmijë), Ha-kibbutz Ha-meuchad, 2018

Al Ha-derekh (Në rrugë), Pardes, 2018

Sikha (Diskurs), Ese, Ha-kibbutz Ha-meuchad, 2018

HaMamlakha (Mbretëria), Novela, Ha-kibbutz Ha-meuchad, 2015

Knafayim (Krahët), Ha-kibbutz Ha-meuchad, 2015

Shalal (Plaçkitje) Poezitë e zgjedhura 1977-2013, Ha-kibbutz Ha-meuchad, 2013

Masa HaMeshuga (Profecia e Madmendurisë), Keshev, 2012

HaHaya SheBalev (Kafsha në zemër). Keshev, 2010

Muzeion Hazman (Muzeu i kohës). Ha-kibbutz Ha-meuchad, 2007

Shir Tahira (Kënga e Tahira). Romani, Xargol, 2001.

Yom (Dita). Ha-kibbutz Ha-meuchad & Tag, 1998.

Shir (Poema). Ha-kibbutz Ha-meuchad, 1996.

Kakha (Kështu!). Ha-kibbutz Ha-meuchad, 1995.

Pidyon ha-met. (Ransoming The Dead), Helicon-Bitan, 1994.

Panim (Fytyrat). Am Oved, 1991.

Ani mabbit me-‛eyney ha-qofim (Unë shoh nëpër sytë e majmunëve). Eqed, 1987.

Fundi i bashkëbisedimit

Shkruaj një mesazh…