Gazeta Nacional Albania

ËSHTË NDARË SOT, NGA JETA HISTORIANI I MIRËNJOHUR SHERIF DELVINA

Është ndraë sot, nga jeta historiani i mirënjohur Sherif Delvina. Historiani i famshëm ndërroi jetë sot në Tiranë, nën kujdesin e matorës së tij të përkushtuar, pas një semundje të gjatë, së cilës nuk i mbijetoi dot. Lajmin e bëri të ditur një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sh.Delvinës, por dhe kolegu i tij në dhjetra studime, historiani dhe miku i familjes Delvina, Prof. Dr. Luan Malltezi.
Sherif Delviva, ishte historian, studiues, përkthyes, dramaturg, publicist dhe polemist i shquar. Ju përkushtua studimit të historisë së Shqipërisë nga antikiteti deri në ditëtë tona, posacërisht historisë së Epirit apo Shqipërisë së Poshtme. Ai mblodhi dhe intepretoi dhjetra harta të disa shekujve me radhë dhe të autorëve më të famshëm europianë dhe botërorë nga antikiteti deri në vitin 1913, kur Eipiri i Jugut apo Çamëria e sotme u pushtua nga Greqia pas vendimit të padrejtë të Konferencës së Londrës.
Ai ishte nje studiues i vepres se Mithat Frasherit dhe botues i saj bashke me prof. Luan Malltezin.

Delvina, ka sjellë në mënyrë shteruese prova dhe deshmi për autoktoninë shqiptare të Epirit të Jugut, me dhjetra harta ku Eipiri i Jugut përfshihet në mënyrë të pandërprerë si Shqipëri e Poshtme ose thjeshtë Shqipëri, por edhe me qindra dokumente autentikë të autorëve grekë, romakë dhe europianë, që provojnë të njëjtën gjë.Po kështu edhe pesë shekuj harta të perandorisë Osmane ku Eipri i jugut është vetëm Shqipëri.
Sherif Delvina, shkroi po me këtë pasion dhe kopetencë shkencore për Kosovën dhe autoktoninë shqiptare prej Mbreterisë Dardane deri në ditëtë tona, përfshirë edhe librin “Kosova një mit Serb apo një realitet historik shqiptar.”

Delvina ishte një historian që vetëm punoi në heshtje, pa zhurmë dhe bujë, pa publicitet ekranesh, duke lënë pas një vepër të jashtëzakonshme. Ai në një farë mënyrë ja përkushtoi jetën studimit të historisë së Shqiëprisë, prej rinisë së herdhme deri në pleqërinë e thellë. Ai vetëm këta muajit e fundit, kur sëmundja e rëndoi dhe shendeti ju përkeqësua, ai nuk shkoi dot në bibkliotekën kombëtare ku e gjëje gjithmonë.

Sherif Delvina rridhte nga një familje e shquar intelektualësh dhe patriotësh, me ndikim ne historine e Shqiperise, ai ishte një intelektual eurdit, një poliglot dhe studiues skurpuloz, ishte një patriot humanist dhe njeri zemergjerë, ishte dashamirës dhe i ndershëm deri në fund të jetës së tij, por edhe një mbeshtetës i studiuesve të rinj.

Prof. Sherifi ka lënë pas 14 libra autorial, 18 libra me bashkëautor, qindra publikime, artikuj të ndryshëm me temë nga historia, disa botime në gjuhë të huaj, por edhe dhjetra recensione, kritika dhe prezentime librash si dhe tragjedinë “Genti”, e cila është vënë në skenë nga Tetari Shqiptar i Shkupit, ku dhe ka marrë vendin e parë në një konkurs nderkombëtar që është mbajtur atje.

Mes të tjerash Delvina ka botuar:
-Kosova një mit Serb, apo një realitet historik shqiptar.
-Loë Albania (Epirus) and Cham issue.
-Diturija by Lumo Skendo
-Udhëtarët e huaj në Shqipëri-gjer në fund të shekullit XIX nga Lumo Skendo.

-E vërteta mbi Epirin.
-Albania: the country of inter-religious harmony
-The truth on Kosova.
-Midh̓at Frashëri: ministër fuqiplotë Athinë, 1923-1926 by Mid’hat Frashëri.
-Epirus, Loë Albania.
– Mid’hat Frashëri: figurë madhore e diplomacisë shqiptare by Sherif Delvina( Book ) etj.

Gazeta Nacional e kishte Sh.Delvinën mik dhe bashkëpunëtor. Me këtë rast i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes Delvina.
Kujtimi dhe vepra e tij shkencore patriotike do të rrojë përjetë ndër ne, duke edukuar breza të tjerë shqiptarësh.

Gazeta “NACIONAL”