Site icon Gazeta Nacional Albania

Fadil LEKAJ:  PËR TY ZBRES HËNËN, POEZI

SHËNIM BIOGRAFIK
Prof. Ass. Dr. Fadil Lekaj u lind më 15.01.1967 në Lumbardh të Deçanit.

Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje.

Eshtë diplomuar në Fakultetin Juridik në drejtimin Menaxhment Civil, ka magjistruar në Shkenca Juridike në drejtimin Juridik-Civile, si dhe doktoruar në fushën e Sigurisë Kombëtare në Universitetin Publik ULSIT në Sofje.

Angazhime profesionale, afariste dhe shoqerore: Veprimtar politik aktivist aktiv komunitetit shqiptar në Gjermani.

Biznesmen i suksesshëm dhe pronar i kompanise “Lekaj GBR” me qender ne Gjermani me një biznes mjaft të suksesshem ne fushen e ndërtimit, Imobile dhe sherbime te tjera komerciale.

Aktualisht është Profesor Universitar dhe President i Forumit Politik Diplomatik Ballkanik për Republikën e Kosovës. Dhe Ballkanin Perendimor Udheheqesi Departmentit per Diplomaci ASSK

Asociacioni i Kriminologve.

 

 

 

DOLLI PËR SHQIPËRINË

 

Më ka marrë malli, mes miqsh të ngre dolli,

të ndjej Shqipërinë krenare, ndonëse i mërguar,

prej verës së kuqe në gotë, shpirtit t’i japë liri,

t’i fal ngrohtësi zemre, prej fëmijësh të larguar.

 

Nuk ngre për partitë jo, dolli të pare

si dikur në këmbë uronim “Gëzuar!”

partitë çdo ditë po ndahen e përçahen,

humbën heronjtë legjendarë, koha e re i ka harruar,

 

Fjongo të kuqe mbi gotë, sot dua të lidh flamur,

të valëvitet hijshëm, krenar, plot madhështi,

të mos e shoh të hedhur, kokulur e copëtuar,

ta mburr si gjak shqiptari e t’i thur himne plot lavdi.

 

Dua shqiponjën dykrenore në lartësi, qiellit të qëndrojë, të rrëmbejë zogjtë e saj shtegtarë në mërgim

në folenë shqiptare, nënës jetime t’ia lëshojë,

t’i fshijnë lotët që rrjedhin e t’ia mbushin me shkëlqim.

 

Gotat ngrini lart, mbi krye të ngremë dollinë,

dhe zëri i shqiptarit jehonë shpirti të ushtojë,

Zoti bekimin hyjnor më të bukur le të japë,

Vera le të na bëhet gjak, e Shqipërinë të shohim Zonjë.

 

 

LUMBARDHI

FSHATI IM I DASHUR

 

Fshati im me pyje, fshati im me lule…

O, vendlindja ime, pse kaq larg më shpure?!

 

Pse më shpure larg, në dhera të huaj?!

Këtej nga kurbeti, mbeta i malluar…

 

Kam mall për gjyshërit, mall për gjithë njerëz,

për foletë e zogut, për lulet…

shtepite e muret

 

Kam mall për gurët, për ujët e burimit,

për shiun e borën, vapën e thëllimin…

 

Ika qysh i ri , por kurrë s’iu harrova,

Mbi çdo gjë në jetë, ju iu dashurova…

 

Se lulet per varret si harrova

Në çdo kohë i çoj e nderojë

 

 

KOSOVA -DASHURIA IME

 

Kam deshire që DIELLI,

Te me puthe i pari cdo mengjes

Dhe me krahet -rreze, te me perqafoje fort.

Kur une mes gjelberimit te parkut

ec dhe buzeqesh

Ku mijera zera zogjsh,

Si nje kor gjigant kendojne

 

Ti je DASHURIA ime me e madhe, KOSOVA ime

Te gjitha vitet e JETES,

Ty t’I kam dhene

Dhe kur te largohem,

Nje dite…nga kjo jete, KOSOVA Tek Ty, Koça ime-

AMANET e kam lene

 

E dashuruar me ty pergjithmone

O, KOSOVA ime, o KOSOVA jone…!

Dardani Antike pëgjithmonë

 

 

MALLI I ATDHEUT

 

Mbi heshtjen time rendon një trup i dërrmuar

E brengat e shpirtit hedhin valle në gji,

Malli me djeg si një zjarr i pashuar,

Për atdheun tim, të bukurën Shqipëri.

 

Prej syve të shkrumbuar vërshojnë rrëke lotësh,

Kraharori gulçon nën rënkim e vajtim,

Dua të dergjem, të marr erë Shqipërie,

Prej flladit pranveror brenda në shpirtin tim.

 

Dua të ndjej pranë nënën që më lindi,

Që në shpirt më fali dritë yjesh të pashuar,

Në djep më përkundi buzëqeshjen e parë,

E me ledhatim të saj më ka hijeshuar.

 

Më jep dorën tënde, o Atdhe i dashur,

Prej mundimit mermë e fshima lotin det.

Jam bërë gur i rendë, por skam asnjë vlerë,

Jam gati të copëtohem, se s’jam në vend të vet.

 

Merrmë të dëgjoj këngët e bukura të Atdheut,

Djemtë fustanella bardhë si vllastarë në valle.

Çomë të hedh këmbën, zemra të marrë flakë,

Bashkë me gjeraqinat në vallet shqiptare.

 

Ngrimë të dëgjoj ëmbël ligjërimin e bilbilit,

Unë të lag buzën mbi burimin e kulluar.

 

 

E BUKUR RUGOVA

 

Vetem kembet me ledhatoi Rugova

Trupin te ma puthte… kisha frike

Veshtrimin tutje horizontit e hodha…

Diellin s’po e gjeja ne qiellin e hirte

 

Te vrenjtur sot edhe qielli dhe mali

Perseri shume bukur Peja

 

Jo vetem nga pulebardhat dhe lulet

 

Por, ngado “te ndjek” pas, Rugova, poeti

 

E bukur shume Peja

e Bukur Kosova

e bukur Dardania

 

 

ATDHE IM

TE DUA PERJETESISHT…

 

Asnjë poezi për Atdheun

Më thanë njerëzia

Me veten u mërzita…

 

U hutova, … U çudita…

Si s’kam shkruar asnje varg?! M

e Atdheun ditë dhe natë?!

 

Tek heshtja ime, prehje gjeta…

Të shkruajnë ata që ikën,

Jo unë, që në ATDHE mbeta…

Të dy bashkë Atdheu im

Malli i tyre pa mbarim

S’je në vargje, je në shpirt

Të dua përjetësisht!

Shqiperi vend Perendie

 

 

BALADË E FLAMURIT

 

Pesëqindvjet

murtajë e madhe

të shkrumoi

me flakë e zjarre,

 

Pesëqindvjet

për këtë Dhè

me gjak shqipesh

larë je,

 

Pesëqindvjet

me ty në ballë

Kastriotë

e Jasharë,

 

Pesëqindvjet

mbi tëndin nder

s’njohëm mbret

as Emanuel,

 

Pesëqindvjet

me ty nën Dhè

fle i madhi

Skënderbe,

 

Pesëqindvjet

pa yj-kolonë,

pa ngjyrë blu,

pa diell me hënë,

 

Pesëqindvjet

në besë të prenë

esatpashë

e golemë,

 

Pesëqindvjet

nëpër bedenë

nën ty flejnë

Hamzë

e Ademë…

 

ndaj do mbesësh

përmbi shekuj

Kuq e zi

e i pavdekshëm…

 

GËZUAR KOSOVË!

 

n’njëqind vjet

një copë lirie

në një copë

t’atdheut vjen…

 

dhe mbi trupin

e coptuar

ndonjë copë

gjithnjë dhemb…

 

 

DËSHMORËT

 

Ata rrojnë

e shekuj përcjellin

e nuk plaken kurrë.

Udhët e tyre skalitur janë

në zemra brezash krenarie!

 

Ja,

shikoni gjurmët e tyre

në çdo lëndinë

ku erë gjaku bie…

 

Ata rrojnë

mbi hije kufomash amorfe

që jetë e nder

me ngjyrë kollaresh i matin!

 

Ata

mbi shekuj rrojnë

të Shqipeve kanë shtratin,

të shkëmbinjëve shtatin…

ata rrojnë…

 

kur shkelin

mbi varret tuaj

pushtër

e rrufjanë

 

vallë

a mund të gjeni paqe

poshtë, ju

nën varr!..

 

po kur pallin

n’emër tuaj

sarhoshët pa fre

vallë

a shkundulloni gurët

poshtë, ju

nën dhè!…

 

 

NË PRIZREN…

 

I njoh

këto udhë të gurta

si vargje baladash pa fund,

ngado imazhe të largët,

ngado kujtime-furtunë…

 

i njoh

këto porta të drunjta

dhe urat me harqe mbi lumë,

ngado imazhe të largët,

ngado një dhimbje më shumë…

 

i ndjej

serenadat e ujit

nën shadërvanin epik,

i ndjej dhe lirikat e mallit

si bulëzojnë në Shpirt…

 

 

ATDHEU IM

 

Tani që jam larg

dërgomë një gur

pak pluhur

ta bëj hajmali

ta var në gushë

ta puth, të nxjerrë mallë

jemi larg, po jo ndarë

më jep fuqinë

të të dua më shumë

të jemi të dashuruara

deri në varr

ashtu si dikur

me gurë, me baltë

me pluhurin tënd

të ëmbël mjaltë

 

 

EMIGRANT

 

Na mori rininë,

na dha dhimbje shumë…

Dhe gjumi s’na zinte,

trembeshim në gjumë…

 

Emigrimi, plagë që s’shërohet,

plagë që na dhëmb në shpirt

Emigrimi na la dhe pa emër,

na mori të ritë…

 

Na la pa familje,

pa prindërit e dashur…

Mbetëm larg Atdheut,

me buzë të plasur…

I përbuzur për jetë

 

 

LARG…

 

Lotët binin nëpër magjet

Të shkretuar, mbetën pragjet

Thinjërëndat gra, në derë

Prisnin lajm, prisnin haber.

 

As të vdekur, as të gjallë

Ata s’ishin për shtëpinë

Ishin vetëm mërgimtarë

Zi dhe mort për Shqipërinë.

 

Por sërish, marr penën, me dorë të dridhur,

Në zemër e ngjyej

Dhe prapë shkruaj.

 

 

MOTIV I VJETËR KURBETI

 

-Fragmente poеmе-

 

LËNDINA E LOTËVE

 

Ka qenë dikur një lëndinë

Në botë, si gjithë lëndinat

Mbi barin jeshil, si qilim

Qëndisur i kish trëndelinat.

 

Ka qenë dikur një lëndinë

Si s’kish asnjë tjetër në botë

S’u lag ajo kurrë nëpër stinë

Me shira, më shumë se me lotë.

 

Po ç’emër kish, të padëgjuar!

Që zemrën ta shponte kur thuhej

E mjera, siç ish pagëzuar,

“Lëndina e Lotëve” quhej.

 

 

TROKAS TEK PORTA

 

E ndrojtur trokas unë tek porta e vjetër,

vitet dhe bravat janë ndryshkur nga koha,

pëshpëritjet dhe puthjet tek pragu i harresës,

çelësin, varur tek gozhda e heshtur, e mora…

 

Kërcasin shkallët e drunjta nga hapat e mallit,

gërhasin kanatat e lodhura e xhamat e pluhurosur.

Jeta vazhdon ecjen drejt rrugëve të moshës,

kujtimet më buzëqeshin sëndyqeve palosur.

 

I etur kërkon shpirti më të hershmet kujtime,

mallin e rrugicave, të oborrit dhe fëmijërisë sime.

Trokas tek porta e heshtur,

trokas…

 

 

NËNA

 

Të puth duart e nënës, më merr malli,

Më merr malli t’i dëgjoj zërin e ngrohtë…

Nëna është njeriu më i shenjtë,

Si nëna nuk ka tjetër në botë…

 

Nëna më mungon, por është tek unë,

Pa nënë s’ka jetë e s’ka dashuri,

Nëna ime, më e mira në botë,

të kujtoj me mall, për ty derdh lot…

 

Të kishim gjithmonë Nënën,

Le të ndriste më pak dielli,

le të mos e kishim hënën…

 

 

 

 

DHIMBJE (Babait)

 

 

Kerkova rrugeve, urbaneve

Mes loteve mjegulloheshe ti

Me dukej sikur do te arrija

Ku humbisje Ti…nuk e di

 

Me ngjau nje burre me ty

Vrapova per te te gjetur

Flokebardhe shoh aty-ketu

Mes turmes asgje…ishe trtur

 

Kur ike?

Ishe nje burre shume i ri

90 do mbushje kete vit

S’te njoh me babai im

 

Nuk te dhashe dot Plisin e Bardhe

Rruga per tek ty, ne varrezat me shpie.

 

 

MALL PËR NËNËN

F.L.

 

Pse iku nëna ime, e vetmja që kisha.

E shoh tani në ëndrra, a kur jam zgjuar.

E dua të flas me atë si me shoqen e mirë.

Unë vajzë e re  ajo me thinja mbuluar.

 

Më ka marrë malli fort për nënën time.

Por Zoti ma mori, ma mori aq shpejt.

Ndër sy më dha një pelerinë të zezë vetmie.

Kur sytë e bukur i mbylli përjetë.

 

A do kthehesh një ditë tek unë vallë?

Kur ndez mbi varr të saj një qiri.

 

O Nënë, zgjomi përkëdheljet e tua me mall!

E fjalën e pathënë ma thuaj përsëri!

 

Ku janë sytë e saj që zbardhin agimin.

Ku është fjala e saj që dritën e sillte.

Ka kohë që ndizet e s’shuhet qiriri.

Dhe dorën e hapur e mbajnë kujtimet.

 

 

NËNËS

 

Nënë!

Sa herë kam filluar të shkruaj për ty

Dhe vargjet i le pa mbaruar

Nuk mund të mbajnë vargjet kaq shumë dashuri

Kaq shumë mirënjohje – them menduar.

IKJE…

F.L

 

(nënës time)

 

Jam shtrirë mbi copa dremitjesh,

Çlodhje s’kam e gjumi s’më merr.

Dua të të kap me krahë pritjesh,

mendimi vrapon, por ty nuk të gjen.

 

Si qënka kaq e çuditshme kjo ikje!

Je dhe nuk je aty, ku ishe… me ne;

Zemra pëlcet nga mungesa jote,

TI, sot je më larg, se ç’ishe dje…

 

 

MALLI I PRITUR

 

Një pritje në shi, padurimi pranë

Një puthje në shi, takimi i parë

Ankth i mbledhur, mall i heshtur…

Vështrimet tona, duke qeshur…

Ndjenjë, frike, shi, … kenaqesi

Malli i pritur, veshtrimeve ngelej

Dy miq të vjetër… dhe nostalgji

Frika, pa frikë cepave endej

U çlodhem mbi mallin e pritur

Në ëndrrat tona bashkë rritur.

 

 

DASHURIA E PARË

 

Me lule shumë ballkoni im,

Ngjyrat shumëfishoi pranvera,

Gërshetuar mjeshtërisht,

Buzës shpërthen kenga…

 

Dashuri e parë, o borzilok,

Kur u dashurova me ty,

Fëmijë isha, në fshatin tim

Hëna varur mbeti përgjithnji…

 

Hëna varur mbeti në sytë tanë,

Në qiellin e pasionit të ndaluar,

Kujtimet erdhën, ikën e vanë,

Në skaj të dëshirës së praruar…

 

Lule të tjera mbolla unë në jetë

Çastet me mijëra imazhe u shumëzuan

Por borziloku është dashuri e vërtetë

Dhe dashuritë e vërteta mbeten pa shijuar…

 

Rrugë, sheshe, bulevarde,

stolisur, veshur ngjyrë ari…

sivjet çele shpejt,

se kemi nevojë,

 

dashuri të japim e të marrim.

 

Për një tufë MIMOZA,

gjithçhka do jepja sot,

se kam nostalgji, mall,

për Shqiperinë e hijshme,

me kujtimet e saj,

brezi im nuk u ngop,

tufëzat me mimoza,

një ndjesi e shijshme…

 

Kujtoj mësuesen time

mësuesit e mi te parë,

që ua fala shumë vonë

se fëmijëria ime qe e lodhur,

fëmijëri pa MIMOZË..

 

Kujtoj nxënësit e mi

qindra tufa falur Dashuri,

mirënjohje respekt shfaqur

për gjithë mësuesit

 

Sa bukur MIMOZË,

çel vetëm një herë,

se njeriu në jetë

ka veç një pranverë…

fëmijëria ime ishte pa mimoza…

 

 

KUR TË PLAKEM

 

Kur dita të vijë që të jem plakur.

Dua nga Zoti t’më lërë me sy.

E dua edhe dorën me lapsin të mbajtur.

Që fjalët e shpirtit t’i shkruaj aty.

 

Kur thinjat të dalin mbi kokë e flokët të jenë zbardhur.

As në vargje s’do jem, s’do kem fuqi.

Atëherë do them që unë jam plakur.

E vetëm do mbetem pa patur njeri.

 

 

KU SHKON BIRI IM

FL

 

Ku shkon biri im, nuk përtove e u ngjite deri në mal.

Kam harruar letrën time dhe do të shkoj për ta marrë.

Ditarin kam mbushur me vargje që Zoti më ka fal.

Jetova me këtë ëndërr që një ditë të bëhem shkrimtar.

 

Baba do të ta kem hua përkushtumin tënd që kur isha fëmi.

Më i shtrenjti i kësaj bote je ti i miri im.

Deri ditën time të fundit për ty do të kem dashuri.

Vallë do të kem njeri pranë që lotët të m’i fshijë!

 

 

PA TY

 

Një ditë pa të parë ty, është një ditë e verbër

një qiell pa yje, i errët.

 

Një ditë pa ndenjur me ty, është një ditë pa kuptim

që hiqet zvarrë e s’gjen gëzim.

 

Një ditë pa qeshjen tënde, është thjesht,

një ditë hurdhe a muzikë, krejt absurde.

 

Një ditë pa të puthur ty, është ditë e humbur kot

Që asgjë nuk e mbush dot.

 

Një ditë, grindur me ty, është një ditë e grisur

E helmuar, pusgremisur.

 

O Zot!

Pse, prej ditëve,

Disa,

I zgjat e i nxin

Dhe prej netëve

Disa

Kurrë nuk zgjohen …!

 

 

MOLLËT

 

Nuk ma çmendën syrin kurrë

mollët e pjekura në pemë

Që padashur më kujtojnë

Dimrin akull edhe shterp

Nisur rrugës, të vijë shpejt…

 

Që padashur më kujtojnë

Fundin, pra, të ciklit jetë.

 

Po ç’të them për lulëzimin përmbi degë

Ku pasioni im përzhitet

Dhe rinon e pranveron, dehur aromash

lule molle e lule shegë…

 

 

PEMËT

 

Ç’mëkat biblik të kenë bërë vallë

Pemët, që, në jetë të jetëve, dënuar janë,

Si asnjë tjetër, në botë, krijesë e gjallë!

 

Çdo vjeshtë, kur vjen, i zhvesh gjethesh ato

Që dimrin e gjatë, me acar edhe me erë

Ashtu, lakuriq, ta durojnë Deri në pranverë…

 

Ç’mëkat kaq të tmerrshëm të kenë bërë

Të gjorat pemë…

 

 

ELEGJI FUND VJESHTE

 

Çapitem kories që lëngon në ankth fundvjeshte

Arratisur zogjtë, me gjith’ këngë dhe gëzim.

Një erë e pashpirt gjithë degët i zhvesh gjethesh

Makiazhin e mbetur prej pemëve fshin.

 

Më dhëmb fort pamja e degëve pa gjeth

Si gjymtyrë që prej artriti shtrembërohen

Çdo skelet foleje zogu më rrënqeth

Më gërvisht të mallit plagët që s’shërohen.

 

Ec dhe shkel gjethet e thata, jetëshuar

Si të miat, të mërguarat gëzime.

Ndjej nën këmbë tek rënkojnë dëshpëruar

Dhe më duket sikur shkel, thërrmoj kujtime.

 

Sa fundvjeshta janë futur midis nesh!

Gjithsecila, njësoj, vjen e më rivret

Ndërsa era e pashpirt që derdhet resh

Fishkëllen si një triumf ligësinë e vet.

 

 

FLETA

 

Ndër gjithë vdekjet e jetës,

Më e bukura

Është vdekja e fletës

Përmbi shtratin e degës.

 

Se nuk liget fleta, as shëmtohet

Prej imazhit të zbehtë mortor

Veçse tkurret ajo, veç shndërrohet

Teksa pikat e fundit të lëngut të jetës

Në bojëra fantastike i kthen

Dhe i pikon,

E i tret,

E i mpiks

Mbi dekorin madhështor

Të ngjyrave magjike të vjeshtës.

 

 

VJESHTA

 

Pas xhamash qëndroja përhumbur

Dhe befas, Brenda vështrimit tim të turbullt

U shfaq një mrekulli e patreguar:

Një fëmijë gjigant me bojëra në duar,

Që fërshëllente dhe qeshte,

Peizazhet ringjyroste

Me bojëra të mrekullueshme vjeshte…

 

Të kaltrën e qiellit me gri e mbulonte

Më parë ç’ishte e gjelbër, në çast e zverdhonte,,,

 

 

VJESHTA IME

 

Ma lëshoi dorën sot shtatori.

Nga pas po më ndiqte vjeshta,

herë me ca gjethe të verdha…,

herë me ca vargje nga vjersha.

 

E vesha fustanin e vjeshtës,

mall e gjethe vizatuar mbi të.

Kjo stinë e gjetheve të zverdhura,

si vjeshtat e mia, ikur pa zë…

 

Më dhimbsen gjethet që bien,

si vitet në ikje… një e nga një.

Dremitja po i përgjum edhe ditët,

nata përgjon ëndrrat që s’ vijnë më…

 

 

NGRICA

 

Ngrica, me gishtat e hollë

Mbi xham vizaton

Një peizazh përrallor

Pemë plot,

Lule dhe zogj.

 

Ndoshta natyra projekton pranverën.

 

 

MALI I VASHËS

 

Nga Mali i Vashës kur bie shi,

Rrëkeza uji gjarpërojnë

Seç pëshpërisin një histori,

 

Shkumbinit plak, t’ia thonë,

shkojnë. I vjetri lumë turbullohet

E dallgë plot ngre përmbi shpinë

Dhe s’gjen rehat gjersa ndodhinë,

Ia tregon detit dhe qetësohet.

 

Dikur, dy fise ishin ngrënë

Sherr kishte hyrë në fqinjësi

Për tokat, pyjet edhe gjënë,

Fiset jetonin në hasmëri.

Por, luftën sjellin hasmëritë!

Ata që dolën fitimtarë,

I bënë humbësit, hyzmeqarë

Kur lufta mbaroi, një ditë.

 

Fisniku, që ish zot i parë

I fisit që u mund, kish një bir.

Nënës së bukur i kish ngjarë

Që veç e lindi, por s’i dha gji.

 

Oh, fatzeza, grua e shkretë

Pas lindjes, vdiq!

Po ç’la trashëgim?

Një vocërrak të ëmbël, jetim

Dhe mallin e rëndë për jetë.

 

Veç një amanet,

Që djalit t’i ish mëmë e atë,

E shoqja para vdekjes i la.

Por erdhi pastaj lufta e gjatë

Ai u mund, humbi gjithçka.

 

Fisnikun e mbuloi mjerimi.

Siç duhej, birin, s’e rriste dot.

Me shpirt të djegur dhe sy plot lot,

Sëmurë vdiq, nga dëshpërimi.

 

Vitet shkonin.

Jetimi rritej me dashuri

Në dyer fukarenjsh zemërar.

Kish marrë nga nëna bukuri

Nga ati i tij, kish zemrën zjarr.

Djali bari u bë një ditë

Në derë të madhe të agait

(Hasmit të dikurshëm të babait)

Kulloste delet edhe dhitë.

 

Bariu dashuronte

Më t’bukurën gjë që vendi kish.

Më e bukur se lulet e Majit,

 

Më e bukur se ylberi ish

E bij’ e vetme e agait.

Me fyellin e ëmbël të tij

Balukeverdhat, sytë e shkruar,

Zemrën, vashës së adhuruar,

Ia kishte vjedhur si me magji.

 

Vashës, zemra si shegë iu ça

Tmerri iu mpiks përmbi fytyrë

Këmbët s’e mbajtën, u fik e ra

Dhe s’kish mbi faqe, as gjak, as ngjyrë.

Kish ngrirë, ashtu, e përqafuar

Nga krahët dhe gjoksi i pajetë.

Ia puthte djalit gjakun e nxehtë

Dhe buzët ia puthte, e hutuar.

 

Ja, tek ish ëndrra e saj – e vdekur

Ja, dashuria e saj – e humbur

Ja, tek ish shpresa e saj – e tretur

Ja zemra – lule petaleshkundur.

E zbehtë, si mjellma që i kumboi

Ora e këngës së fundit të saj,

Djalin përhumbur vështroi, pastaj,

Nga shkëmbi i lartë fluturoi.

 

Por, rrug’ e gjatë ish, e përpjetë

Dhe brenda tij lodhja po zgjohej

 

Vasha nuk ishte, më, e lehtë.

 

Zemra buçiste, hapi pengohej.

Këmbët e krahët ishin rënduar

Dhe forcat e linin pak nga pak

Mbi buzë i ndriste një curril gjak

Vasha, pa zë, qante tmerruar.

 

Por, hap pas hapi majës afrohej

Frymësosur, ngadalë çapitej

Sa vinte dhe më tepër pengohej,

Ndërsa zemra, si zog përpëlitej.

Prej lodhjes, i mbaruar, i mekur

Gjunjë zvarrë shkëmbin e ngjiti.

Por gjak prej buzësh i buçiti

Sa kapi majën, ra i vdekur.

 

Nga Mali i Vashës, kur bie shi

Rrëkeza uji gjarpërojnë.

Seç pëshpëritin një histori

Shkumbinit plak, t’ia thonë shkojnë.

I vjetri lumë turbullohet

E dallgë plot ngre përmbi shpinë

Dhe s’gjen rehat gjersa ndodhinë

Ia tregon detit dhe qetësohet.

 

 

TJETËRSIM

 

Janë tjetërsuar lulet që dhurohen në të dashura,

Jo më nga oborret a lëndinat që pranverës lulëzojnë,

Teksa nga kasetofonat e makinave çirren tallava,

Dritaret korçare, magjinë e serenatave kërkojnë…

 

 

PËR MIQTË

 

Ti mik i mirë që më fal shpresën,

Vetmia, brenga, të mos më mbytë,

S’shterohet uji kur dhuron vesën,

S’shteron burimin, kurrë, shpirti yt.

 

Kur japim, marrim, dashuri,

Dhe njëri-tjetrin pasurojmë,

Shpirtin mbushur plot mirësi,

Bujarisht botës t’ia dhurojmë.

 

 

Exit mobile version