Gazeta Nacional Albania

FATI IM NJE FAT I ZI. Baladë nga Sheqere Sina

FATI IM NJE FAT I ZI

Nga Sheqere Sina

Gruaja me vdiq, me la në zi
Zoti më dënoj mua aq të ri
Si t’i rrisja vetëm 4 femijë
M’u plagos zemra në vetmi.

Për hir të fëmijëve punova
T’i rrisja me dashuri dhe t’i mësoja
Ju dhashe edukatë si prioritet
Që fëmija im të sillej si mbret.

Femijët mua me lot më përqafojnë
Dhimbjen e nënës, duan ta zëvendësojnë
Por kur më shohin vetëm, nuk ndjehen rehat
Një grua të mirë më zgjodhen në shtrat ..!

Nënën e femijëve e desha gjithë zjarr
por sëmundja shkretë e çoj në varr
Oh ç’dhimbje të madhe unë perjetova
Por rrita femijet, me nder i martova

Femijet, vuajtjen time e shihnin në sy
Mua me thanë martohu o bani
Me nje grua tjeter nisa të gëzohesha
Për ndryshe kurrë s’dotë martohesha

Femijet më shihnin të pikelluar
nga meraku për mua, me martuan
Mora nusen, doren ia shtrengova
Dhe një jetë të re fillova.

Shkuam te varri i gruas së parë
Me lot në sy i thashe dy fjalë
E putha dheun e mbretereshes se parë
I kerkova ndjese atje në varr !

Si flutur u shfaq, ajo na perqafoj
Shpirti i saj i bukur na celebroi…
nje lule mimoze te varri i mbolla …
Dashurinë e saj me lot kujtova.

Si engjell m’u shfaqej para syve të mi
Mimoza fytyren e gruas po harronte
Me sjelljen e saj shpirtin me plotësonte
Plagen qe u krijua ajo ma mjekonte.

Edhe une shume e dashuroj
Nenen e femive ajo me zevendesoj
Ne shpirte mua me lumturoi ,
Dhe familjen time na e shpetoj.

Luftova punova dhe u dashurova
Por zoti nje dënim më dha
Që t’mos kem fat me gra
Por do keshe karriere, më tha.

Të dya s’mund t’i japim
ky eshte fati yt
Behu guximtar
Dhe zhduki magjitë.

Lumturia kaloj në xhelozi të mxirë
Gruaja e dytë iku pa më thënë lamtumirë
Kjo goditje e pabesë, ishte një vrasje e fshehtë
Vetèm pema e mimozës më ka mbetë

I gjallë do të futesha të mbulohem me dhe
Por Flutura gjithmonë më buzeqesh mbi re
Më thotë: jetën time unë të kam dhuruar
Duhet të jetosh, femijet për t’i lumturuar …!

Nuk dua të ankohem për fatin, as të vuaj
Por vitet e vështira më kanë renduar
Prandaj këtë poezi unë po shkruaj
Për çdo vuajtje e lot që kam përjetuar ..!