Site icon Gazeta Nacional Albania

FLAMUR BUÇPAPAJ: Botimet Nacional dhe triumfi i romanit “Nuset e Vilës Blu” në Panairin e Librit 2025

 

Panairi i Librit i këtij viti e bëri të qartë diçka thelbësore: publiku shqiptar nuk mund të manipulohet më me emra të fryrë, me çmime të dhëna nëpër tavolina, apo me klane të mbyllura që kanë dominuar kulturën prej dekadash. Suksesi i madh i Botimeve Nacional dhe i romanit “Nuset e Vilës Blu” tregoi fuqinë e vërtetë të lexuesit, i cili zgjodhi cilësinë, historinë dhe realitetin përballë fiktivitetit të prodhuar nga rrymat e vjetra.

Romani “Nuset e Vilës Blu”, me qindra kopje të shitura, rezultoi në librin më të kërkuar të panairit. Ndryshe nga disa autorë që mjaftohen duke shkruar për njëri-tjetrin, duke u lavdëruar mes vetes dhe duke shpërndarë çmime nepotike, realiteti tregoi se shumë prej tyre dështuan: shitje minimale ose aspak. Publiku nuk mashtrohet më.

Trashëgimia e sistemit të fallsitetit kulturor

Për dekada me radhë, Partia e Punës dhe Sigurimi i Shtetit krijuan një kulturë të rreme. Shkrimtarët nuk ishin krijues të lirë, ishin vegla të edukimit të masave, të favorizuar nga regjimi dhe të veshur me privilegje që populli nuk i kishte. Asnjëri prej tyre nuk u testua ndonjëherë në treg të lirë. Sistemi ua dha gjithçka: botimet, honoraret, çmimet, udhëtimet.

Pas 35 vitesh “pluralizëm”, realiteti është i hidhur:

Shumica e institucioneve i përkasin po atyre rrjeteve të vjetra, të lidhura me byronë politike, sigurimin, ne fromen klasike apo te transformuar si patronazhist, klanet ekonomike dhe territoriale. Shqipëria u nda, u kontrollua dhe u sundua nga një hapsirë operative e pandryshuar prej vitit 1945: Vlorë-Tepelenë-Gjirokastër, që ka mbushur administratën, kulturën, tenderat, postet dhe çdo hapësirë publike.Pluralizmi nuk mbërriti kurrë.Demokracia nuk u ndërtua kurrë.Shteti mbeti pronë e klaneve. S’mund të ishte ndryshe edhe në kulturë.

Çmimet nepotike dhe pyetja e madhe: kush i njeh këta shkrimtarë?

 

Edhe këtë vit, çmimi “kryesor” i panairit iu dha një pedagogu filozofie në mënyrë qesharake, një romani qindra faqesh që juria e lexoi për 24 orë, mendoj jo për meritë, jo për ndikim publik, jo për shitje, por për të ruajtur balancat e brendshme të grupeve.Por publiku i sotëm është tjetër.Ai pyet:

-Në cilat librari evropiane shiten librat e tyre?

-Në cilin katalog amerikan ekzistojnë?

-Kush i njeh jashtë zyrave të Tiranës?

-Kush I ka lexuar në vend?

Përgjigjja? Askush.

Ndërkohë që romanet e mia, të përkthyera në anglisht, frëngjisht, italisht dhe turqisht, janë të pranishme në libraritë e SHBA-së dhe Evropës. Kjo nuk është rastësi. Është meritë, punë, treg i lirë dhe vlerësim real.

 

Sulmet e organizuara dhe dështimet e tyre

Kohët e fundit, disa prej atyre që pretendojnë se “mbrojnë mjedisin”, por që në fakt janë aktivizuar si dikur nga Sigurimi, u hodhën në sulme kundër meje, si rasti famëkeq i Valbonës. Në rolin e “aktivistëve”, ata sulmuan për vite me radhë kompaninë TPlani shpk, duke shpifur dhe duke përdorur narrativë të rreme për një HEC të vogël ekzistues. Sot, faktet flasin vetë:

TPlani shpk është ende aty. Nuk është larguar kurrë. Është një nga kompanitë zotëruese të HEC-it dhe vazhdon ligjërisht aktivitetin.

Ata që dolën kundër?Dështuan.

Siç dështuan gjithmonë ata që vijnë nga e njëjta linjë me Sigurimin.

Ashtu siç dështuan edhe ata që kanë gratë në motele ndërsa luajnë aktivistë patriotikë në rrjet.

Edhe ish-ministrja e Kulturës tentoi sulm ndaj Nacionalit, e shtyrë nga njerëz të errët që sot janë përballë drejtësisë. Sot ajo i jep llogari SPAK-ut për korrupsion, shpifje dhe abuzime.

Nacionali nuk është i vitit 1945. Nuk jemi si nacionalistët e shuar me dhunë e frikë në vitin 1945. Ne nuk trembemi.Nuk tërhiqemi.Nuk heshtim.Ne i japim përgjigje çdo shpifjeje.Çdo presioni.Çdo klani.

 

Dhe këtë e bëjmë me armën më të fortë: punën, lexuesit dhe suksesin real.

Romani “Nuset e Vilës Blu” e vërtetoi: lexuesi shqiptar është zgjuar. Ai kërkon letërsi të vërtetë, histori të vërtetë, autorë që flasin me ndershmëri dhe që nuk janë produkt i propagandës së dikurshme.

Publiku foli fort.Dhe foli qartë.Botimet Nacional fituan.Letërsia e lirë fitoi.E vërteta fitoi.

Exit mobile version