Gazeta Nacional Albania

Flet për Nacional Lenada Gjika, përfaqësuese e Shqipërisë në Forumin Europian të të rinjve

Lenada Gjika: Ju tregoj  shqetësimet e të rinjëve shqiptarë dhe atyre ballkanikë

 

“Në fund të ditës ne kishim të njëjtat shqetësime, ndanim të njëjat pasiguri, kërkonim të njëjtat synime nga vetja, qeshnim me të njëjtat shaka, por mbi te gjitha edhe donim më të mirën e vendeve tona.

  Pra një student nga Turqia, një tjetër nga Maqedonia, një nga Suedia, një nga Shqipëria mund te flasin shumë lirshëm edhe në një ambjent shoqëror, po ashtu mund të shprehin mendimet e tyre pa hezituar edhe në një panel konference.  “

 

Intërvistoi: Mujo Bucpapaj

 

 

Lenada Gjika, është një e re e suksesshme në fushën e arritjeve akademike dhe atyre të formimit të përgjithshëm kulturor, pjesëmarrëse e  Forumit Europiën të të Rinjve. Ka kryer studimet bachelor për  financë kontabilietet FeUt, bachelor në  shkencat politike administrative dhe  master shkencor,  e drejë civile dhe tregtare. Është njohësë e shkelqyer  disa gjuhëve ndërkombëtare  përfshirë gjuhet  angleze, italiane, spanjolle dhe portugeze. Kjo i ka dhënë mundësi të jetë një pjesëmarrëse dhe drejtuese  në shumë projekte e Forumit Europiën të të Rinjve “Freja Academy”.’Qysh gjimnaziste ka  marre pjese në këtë forum per te paren here ne vitin 2012, ku me vone ka arritur  te zhvilloi projektet si lidere e grupit shqiptar. Si nje anetar e Freja Academy qe zhvillonet si nje akademi e Forumit Freja. Freja eshte nje forum europian i cikli zhvillon veprimtarine e tij ne Suedi, Turqi, Ballkan dhe vendet e Bashkimit Europian.

Ky forum operon duke lobuar dhe zhvilluar kauza mbi demokracine, te berit demokraci ne syte e te rinjve, shkembimj i eksperiencave mbi demokracine, zhvillimi i mundesive te barabarta dhe problemet sociale rinore.

Nepermjet ketij forumi, ka zhvilluar projektin “I Love Europe” , ku të rinjtë  kanë zhvilluar pikepamjet  e tyre, kanë shkembyer eksperiencat me bashkemoshatare nga e gjithe Europa dhe ne kuader te nje programi te paracaktuar, kanë ezauruar dhe prekur problematikat qe ne sytë e tyre  i preknim si problemet tona te perditshme. E pyetur se cili është projekti i radhës  me të rinjtë Lenada i tha gazetës Nacional se projekti i “Financuar nga Bashkimi Europian, dhe mbeshtetuar nga drejtimi Suedez, edhe kete vit jemi ne proces rekrutimi te te rinjve te cilet  shfaqin interesin dhe kapacitetin per te qene pjese e kesaj veprimtarie produktive. Ne besojme se arrijme te jemi produktive dhe te realizojme objektivat tona personale, duke u bazuar ne eksperiencat pozitive te fqinjeve tane gjeografike. Ne perdorim nje rrjet te te rinjve duke promovuar vlera, histori suksesi, modele sjelljeje pozitive dhe ndertojme nje mardhenie konstruktive ne rritje nga viti ne vit.

Shpresojmë dhe besojmë se edhe këtë vit do të realizojmë një prezantim dinjitoz të vetes, ambicieve tona, problematikave dhe zgjidhjeve qe ofrojmë nga këndveshtrimi ynë, por edhe shtetit që ne përfaqësojmë dhe duam.”

 

 

 

 

Nacional: Lenada, keni një formimi akademik të plotë,   bachelor: financë kontabilietet FeUt, bachelor: shkenca politike administrative, master shkencor: e drejte civile dhe tregetare etj. Pavarësisht retorikës politike sa mundësi të jep një formim i mirë shkencor për të punuar në një vend në administratën publike,  ku mund të shprehësh vetveten  ?

L.Gjika: Gjithë investimi im ka qënë për një formim të mirë shkencor profesional, në një nivel europian dhe për këtë ndjehem krenare.

Administrata eshte nje eksperience e cila per mua ishte e para. Per mendimin ne punen e pare, dikush meson se pari, etiken e punes dhe pergjegjesite kryesore ne pune. Me pas sigurisht hapi tjeter eshte te ndjerit i sigurte dhe kopetent ne vendin e punes. Puna ne administrate mund te jete teper e dobishme dhe frytdhenese nese pozicioni të mundeson te qenurit produktiv per shoqerine.

 

Nacional: Është një opinion i gjërë që rekrutimet në administratën e lartë, nuk bëhen mbi bazën e meritokracisë dhe kjo mënyrë përzgjedhje shkon deri në përfaqësimet politike, ta zëmë në parlament, ku shohim njerëz që kanë një formim të manget, të papërshtashëm dhe shpesh qesharak. Si ndjehet një vajzë si ju që keni investuar kaq shumë  për formimin tuaj në dy fakultete, me disa gjuhë të huaja dhe me një përvojë të konsiderushme në maredhënjet  nderkombëtare dhe mundësitë janë të vogla dhe shpesh poshtëruerse?

  1. Gjika: Mendoj se secili zgjedh vete rrugen ne te cilen deshiron te shkele dhe i takon atij te vendose sa eshte gati te perballoje me qellim qe te arrije fundin. Ambjenti demoralizues ose faktoret qe ndikojne pakenaqesi i gjejme gjithkund, por une mendoj qe flaket e paorganizuara, shuhen shume shpejt. Keshtu ndodh edhe procesi i shkelqimit dhe renies te individeve te destinuar ti perkasin ketij lloj procesi. Nese një i ri nuk ja del te jete ne vendin qe meriton ne nje strukture administrate, ka plot mundesi te tjera jashte administrates, akoma me te bukura. Pa asnje dyshim qe eshte rruge me e veshtire, ama kjo e ben akoma me te vyer rezultatin pozitiv te perpjekjeve. Duke besuar tek vetja ne rradhe te pare, duke zgjeruar fushat e interesit, duke u permiresuar, duke eksploruar te gjitha mundesite, duke kerkuar gjithnje e me teper nga vetja, gjejme rezultate te shkelqyera.

 

Nacional: A po ndikon kjo mbyllje e administratës, ky refuzim sistematik shtetëror  ndaj elitave të reja kombëtare, që vendi të braktiset masivisht nga të rinjtë?

  1. Gjika: Kjo eshte nje pyetje qe ma kane bere shpesh edhe ne shume takime, disa miq te huaj qe ishin ne dije i te statistikave te frikshme te emigrimit. Eshte e drejte, e pamohueshme, e dukshme, e prekshme. Fati im deri tani ka qene te mos jem pjese e ketyre statistikave. Kam besuar dhe besoj se e mira do te behet dhe na takon ne ta bejme. Arsyet e kesaj plage shoqerie mendoj se jane te shumta dhe mendoj se thelle ndodhin nga pabarazia, mungesa e politikave te duhura sociale, reformat e zgjatura te cilat ende nuk kane artitur rezultate te prekshme. E gjithe kjo vonese ndikon drejtperdrejt ne besimin e komunitetit dhe detyron ne gjetjen e menyrave alternative ku me e mundshmja eshte largini nga vendi.

 

Nacional: Nga CV-ja juaj, duket se suksesi juaj ka qënë në maredhënjet ndërkombëtare, më saktë në fushën e projekteve ndërkomëbtare që kanë të bëjnë me komunitetin e të rinjve në Shqipëri dhe rajon? Cfarë është kjo përvojë për ty dhe të rintë tjerë shqiptarë që punpjnë me ty?

  1. Gjika: Projektet kane qene kryesisht te qenderzuara ne Europe. Vemendja eshte mbajtur gjithmone ne vendet Ballkanike, duke promovuar mardhenien dhe bashkepunimin mes nje brezi qe rritet per nje te ardhme te ndryshme nga e shkuara. Gjithmone kemi te pranishem nga Suedia edhe me gjere, apo edhe perfaqesues te BE, dhe temat e zgjedhura jane interaktive, te thjeshta, por edhe shume gjitheperfshirese. Per nje te ri i cili angazhohet ne keto nisma, ndryshimi fillon nga perceptimi qe vet ai nderton per aftesite e veta, kupton se roli vet ne shoqero mund te jete shume me i gjere, zeri i vet degjohet, te ruash ekuiliber mes minoriteteve eshte e mundur dhe Europa jemi ne!

 

Nacional:   Aktualisht  jeni duke u marrë me një projekt ndërkombëtar Evropian, i quajur FREJA, apo Forumi Freja, si kordinatore,  cfarë është ky projekt ?

  1. Gjika: Ky forum operon duke lobuar dhe zhvilluar kauza mbi demokracine, te berit demokraci ne syte e te rinjve, shkembimj i eksperiencave mbi demokracine, zhvillimi i mundesive te barabarta dhe problemet sociale rinore.

Nepermjet ketij forumi, kemi zhvilluar projektin “I Love Europe” , ku ne kemi zhvilluar pikepamjet tona, kemi shkembyer eksperiencat me bashkemoshatare nga e gjithe Europa dhe ne kuader te nje programi te paracaktuar, kemi ezauruar dhe prekur problematikat qe ne syte tane i preknim si problemet tona te perditshme.

Financuar nga Bashkimi Europian dhe mbeshtetuar nga drejtimi Suedez, edhe kete vit jemi ne proces rekrutimi te te rinjve te cilet  shfaqin interesin dhe kapacitetin per te qene pjese e kesaj veprimtarie produktive.

 

Nacional: Cilat janë pritshmeritë tuaj për këtë projekt?

  1. Gjika: Ne besojme se arrijme te jemi produktive dhe te realizojme objektivat tona personale, duke u bazuar ne eksperiencat pozitive te fqinjeve tane gjeografike. Ne perdorim nje rrjet te te rinjve duke promovuar vlera, histori suksesi, modele sjelljeje pozitive dhe ndertojme nje mardhenie konstruktive ne rritje nga viti ne vit.

Shpresojme dhe besojme se edhe kete vit do realizojme nje prezantim dinjitoz te vetes, ambicieve tona, problematikave dhe zgjidhjeve qe ofrojme nga kendveshtrimi yne, por edhe shtetit qe ne perfaqesojme dhe duam.

 

Pyetja 7:  Nga përvoja ime si gazetar, kam konstatuar se ka shumë projekte me fiancime ndërkombëtare kryesisht nga vëndet e BE-së, me fokus të rinjtë dhe interest e tyre, por për paradoks studentët dhe të rinjtë shqiptarë në përgjithësi kanë shumë pak informacion për këto projekte dhe akoma më pak për mënyrën se si merret informacion rreth tyre si aplikohet dhe merret pjesë në to ? Cfarë mëndoni rreth ketij problemi?

 

  1. Gjika: Shume studentë të këtij brezi, do kishin nje keqardhje ne fytyre per kete pyetje. Kete keqardhje kam patur edhe vete ne kohen kur isha studente. Ka kaq shume mundesi ku te rinjte te perfshihen apo ka kaq shume hapsire per mendime te reja. Mungesa e informacionit, eshte hendek i cili ka ekzistuar. Kam vene re se deri diku ka ndryshuar pak,se jane vete te rinjte qe po ngrene rrjete komunikimi dhe informacioni dhe une i pergezoj tej mase. Mendoj se sot me mjetet e telekomunikacionit qe kemi, gjithcka qe na duhet dhe na mohohet, duhet vetem ta germojme dhe do ta gjejme.

 

Nacional: Një pejsë e madhe e projekte ndërkombëtare shkojnë pranë fakulteteve shqiptare, ndërkohë që studentë janë krejt të painformuar rreth tyre. Kështu po ndodh për vite me radhë. Këto projekte ndërkombëatre manxhohen në rreht të mbyllura dhe shpesh të dyshimta. Si mëndon për këtë situatë? Kjo mbyllje ndaj informacionit në fakultete a është duke dëmtuar angazhimin e të rinjve me prirje dhe talent për t’u përfshirë në këto projekte dhe luajtur një rol në të ardhmen?

 

  1. Gjika: Studentet sot perballen me shume probleme, kane ceshtje ende madhore pa zgjidhje apo te lena ne harrese. Kane ende shume kauza per te ngritur dhe kjo ne fjale eshte njera prej tyre, e cika lihet pak pas dore. Mendoj se lihet pas dore sepse prek te ardhmen dhe jo te tashmen. Une sot e kuptoj se e ardhmja ime mund te ishte ndryshe nese do kisha me shume lehtesi apo informacion rreth programeve te exchange. Kur isha studente mendoja vetem per ato qe kisha si shqetesime kryesore ne ato momente. Duke qene se vete sistemi pavaresisht punes se mire qe eshte bere, ka akoma shume shume sdida, perqendrimi shkon ne gjerat imediate. Por asnjehere , asnjehere , asnjehere asnje student, asnje i ri, nuk duhet te nenvleresoje vleren e madhe te nje mundesie erasmus, programi shkembimi, burse etj. Mund tju ndryshoje jeten.

 

Mund te them se kam kuptuar se duhet te mesojme te jemi te duruar. Te punojme dhe te kemi durim per rezultatet. Gjithcka fillon me hedhjen e fares. Ndoshta frytet nuk do i prekim ose nuk do ti shohim se shpejti, por ato jane aty. Jane aty dhe sherbejne per ata qe vijne pas nesh, jane aty dhe sherbejne per ata qe kane nevoje per shprese ose besim. Durimi eshte stolia qe e vesh punen e mire. Ne nje shoqeri si e jona duhet ti japim kohe kohes.

 

Nacional: Si ndjehesh kur përfaqëson Shqipërinë në projektet dhe forumet nderkombetare të të rinjve?

 

L.Gjika: Nuk ka dyshim që të jesh përfaqësues është ndjesi e veçantë, por të vesh me përgjegjësi dhe me krenari.

Mund të them se si një 17 vjeçare në fillimet e mia, kisha dyshimet se cili do të ishte modeli i sjelljes më të mirë që do të mund të manifestoja. Mund të pohoj se ndoshta kam ndjerë edhe mëdyshjen nëse duhet të kufizohesha duke qënë se vija nga nje vend i vogël i cili njihej për problemet e vete.

Sapo u vura ne kontakt me pjesmarrësit dhe u bëra ne mënyrë faktive pjesë e gjithçkaje, çdo dyshim u shua.

Unë kisha një zë dhe gjithçka mjaftonte ishte të isha origjinale. Pra thjesht një e re që kërkon të shfrytëzojë në mënyrë produktive kapacitetet e veta, në shërbim te vetes, por edhe komunitetit. Kështu nisi dhe vazhdoi gjithçka, si një rrugëtim i sinqertë i etur për tu pasuruar me sa më shumë mundësi për tu përmirësuar.

 

Nacional: Nga kontaktet dhe përvoja juaj, sa ndryshojnë dhe ngjanë njëkohësisht, problemet e të rinjve shqiptarë nga ato të bashkëmoshatarëve të tyre në Ballkan dhe Europë?

L.Gjika:  Në secilin projekt, përveç skedulit të takimeve në shërbim të kauzës, ka edhe kohë te dedikuar veprimtarive të ideuara nga vetë ne. Në secilën kohë, gjithçka shërben në të qënurit aktiv dhe nxitjen e komunikimit mes njëri tjetrit.

Në fund të ditës ne kishim të njëjtat shqetësime, ndanim të njëjat pasiguri, kërkonim të njëjtat synime nga vetja, qeshnim me të njëjtat shaka, por mbi te gjitha edhe donim më të mirën e vendeve tona.

Pra një student nga Turqia, një tjetër nga Maqedonia, një nga Suedia, një nga Shqipëria mund te flasin shumë lirshëm edhe në një ambjent shoqëror, po ashtu mund të shprehin mendimet e tyre pa hezituar edhe në një panel konference.

Ne ndanim te njëjtat probleme, kishim këndvështrime të përafërta se si shikonim zgjidhjen e tyre dhe kërkonim të mernin më të mirën e eksperiencës së njëri tjetrit. Nëse ne ndanim një shqetësim të përbashkët, menyrat e mundshme që na vinin ne mbështetje në komunitetet respektive, ndryshonin.

Mendoj se ky është momenti kur kupton se qëllimi i një programi është në progres, pasi kemi arritur një nivel të pranueshëm lirshmërie mendimi dhe komunikimi dhe jemi pa komplekse në shfaqjen e karakterit dhe asaj që mendojmë të drejtë apo të nevojshme

 

Nacional: Cfarë dëshroni të shtoni tjetër?

 

  1. Gjika: I uroj suksese gazetës Nacional, një medie e pavarur që investon në shkrimbimin e prodhimit letrar dhe kulturor të shqiptarëve në Ballkan dhe sidomos në afrimimin e talentave të reja dhe ballafaqimin e tyre me arritjet bashëkohor ndërkombëtare.