Gazeta Nacional Albania

GAZETA “NACIONAL” JU URON GËZUAR VITIN E RI 2024!

GAZETA “NACIONAL” JU URON GËZUAR VITIN E RI 2024!

Gazeta “Nacional”, Shtëpia Botuese “Nacional” dhe “Instituti i Studimeve dhe projekteve Nacionale” uron të gjithë shqiptarët kudo ka janë gëzuar Vitin e Ri 2024 !

Nga Dr. Mujë Buçpapaj

Botues i gazetës Nacional

Gazeta “Nacional”, Shtëpia Botuese “Nacional” dhe “Instituti i Studimeve dhe projekteve Nacionale” uron të gjithë shqiptarët kudo ka janë gëzuar Vitin e Ri 2024!
Më këtë rast një falenderim të veçantë kemi për mijëra lexuesit tanë besnikë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, ku “Nacional” shkon e printuar, po kështu mirënjohje për mijëra lexues të tjerë në Europë, SHBA dhe botë ku kjo gazetë lexohet në rrugë elektronike në www.gazeta-nacional.com.
Mirënjohje të posaçme për stafin e Nacionalit, gazetarët, manaxherët, teknikët, shpërndarësit e gazetës, punonjësit e shtypshkronjës që bëjnë të mundur që gazeta të dalë çdo të shtunë në treg.
Në mënyrë të veçantë redaksia e gazetës falenderon mijëra bashkëpunëtorët e saj, gjatë këtyre 16 vjetëve që është në treg dhe pa ndërprerje, poetët, shkrimtarët, studiuesit, përkthyesit, piktorët, muzikantët, artitistët, gjuhëtarët, historianët, arkeologët, manaxherët e artit dhe kulturës etj, që na besuan publikimin e krijimeve të tyre në faqet e gazetës “Nacional”.
Mirënjohje për të gjitha ato biznese shqiptare që sido në mënyrë modeste reklamuan me dashamirësi në gazetën Nacional sukseset e tyre!
Ky bashkëpunim me ju të gjithë miq të dashur dhe patriotë të këtij kombi, e ka bërë rrugëtimin e gazetës Nacional të sigurtë edhe për vitin 2024 dhe të ardhmen, por edhe çështjen shqiptare dhe bashkimin kombëtar një emergjencë kombëtare.
Gazeta “Nacional” do të vijojë të luaji rolin e saj për promovimin e kulturës dhe letërsisë shqiptare, të trashëgimisë tonë kombëtare dhe të aspiratave tona kombëtare.
Gazeta ndan mendimin se vetëm një Shqipëri e Bashkuar, një Shqipëri në kufijtë e saj natyrorë në Ballkan, do ta bëjë të sigurtë të ardhmen e kombit tonë në paqe me vetën dhe të tjerët, se vetëm një Shqipëri e lirë, e pavarur, demokratike, e frotë ekonomikisht dhe perëndimore, në miqësi të përhershme me SHBA-të dhe aleatët tanë perëndimorë do të mbijetojë ndaj kërcënimeve të forta rajonale dhe golbale!

Miq të dashur!

Ju urojmë shëndët e bëgati në familjet tuaja! Ja kalofshi gëzuar !

Me mirënjohje!

Dr. Mujë Buçpapaj

Botues i gazetës Nacional

Tiranë, 31 dhjetor 2023