Gazeta Nacional Albania

Hekuran Halili: RRENJET , TREGIM

Dimër i vitit njëmij nëntëqind katërmbëdhjet.. Bora në fshat kish kaluar mbi një metër. I ftohtë që s`mbahej mend as nga pleqt njëqind vjeçar.
Fshati im është mes maleve të Labërisë, madje zemra e saj. Vërtet që tek ne bie borë shumë ,por ajo nuk mba gjatë.
Veç të ftohtit e borës së madhe, në fshat për më keq na kishin pllakosur ushtria greke.
Fshati ishte plaçkitur nga shtëpia e parë ,deri tek e fundit. Gjysma ishte djegur e shkatërruar nga themelitë.
Shumë burra e djem të fshatit ishin vrarë , shumë të tjerë qenë marrë bashkë me kafshët e tyre në shërbim të prapavijës greke.
Në shtëpinë tonë, nga më të mirat në fshat, kishin vënë shtabin e tyre.
Ne as në katua nuk na lanë të jetonim.
Babai me mëmën kishin prerë në kasollen e bagëtive një gardh që na ndante nga to, e aty e mbanim frymën gjallë.
Ushtria greke më shumë ushqehej me bagëtitë e fshatit.Merrnin ku të donin e sa të donin si në mall e gjë të tyre. Për zjarr mbaruan drutë tona dhe filluan të prisnin pemët përreth shtëpive.
Qershi, dardha, mana, shegë, ftonj, çdo gjë, duke i prerë e duke u nxjerrë edhe rrënjët.
Më e keqja ishte se për t`i prerë ato pemë që mezi ishin rritur e lagnin gojët e fëmijëve, vinin të zotët e tyre. Kjo e bënte dy here më të madhe dhimbjen e prerjes se tyre.
Ne, fëmijët e fshatit, kur takoheshim flisnim për bëmat e tyre tër inat e urrejtje.
Si të rritur numronim njerzit e vrar, njerzit e marrë për punëra lufte,kafshët e therura, bile edhe pemët e prera.
U prenë qershitë e Goxhenjve, dardhat e Dinejve, manat e Strokajve, ftonjt ë e Seferajve .
Ka mbetur pa u prer vetëm “Trungmadhi”.
Në fshatin tonë ne u kishim vënë nga një emër jo vetëm bagëtisë së gjallë që na e faruan grekët, por edhe pemëve më të mira. “Trungmadhi “ishte me të vërtet një ftua i rrallë jo vetëm në fshat e krahinë ,por në gjithë llojin e vet.
Dyzet trungje të dala nga e njëjta rrënjë mplekseshin me njëra- tjetrën bërë si një trung i vetëm i trash sa që edhe një burr ë dymetërsh nuk e zaptonte dot me krahët e tij.
Kish gjetur vend të mirë Rrënjët i kish thellë-thellë , degët lart – lart, si një lis. Bënte aq shumë ,sa hante i gjithë fisi ynë i Seferajve, hanin gjitonët, e përsëri mëmës time i mbeteshin ftonj që ajo dinte t`i ruante sa ftoi të zinte ftoin.
Bënte një kokërr naaa të madhe,dyll të verdhë, plot aromë. Kur piqej mirë e gjith ë lagjia
kundërmonte erë ftoi .
Babai më kish thënë se kështu e mbante mend këtë ftua që kur ish fëmijë sa unë.
U bënë dy muaj me këtë të ftohët të madh, me këtë borë që çuditërisht në vend që të shkrinte, shtohej. .I ftohti s’binte e s’binte.
Grekët kishin mbaruar së djeguri drutë tona , kishin mbaruar së preri drurët frutor në fshat dhe gati po na mbaronin edhe bagëtinë.
Ftoit trungmadh i prenë degët, i prenë trungun e madh pjesë pjesë, i prenë edhe cungjet rrafsh me dheun.
Kohët e fundit kishin filluar të gërmonin posht ë pemëve të prera për të gjetur e nxjerrë rrënjët për zjarr.
– Këta duan të na shuajn ë me farë e me fis, me degë e me rrënjë,- i tha babai mëmës, kur ata filluan të gërmonin për rrënjët e ftoit trungmadh.
Gërmuan e gërmuan por rrënjët deri në fund s`’ia gjeten dot.
– I ka fshehur thellë ,- na tha babai, e syte i ndrinin me një gëzim e besim ,se nuk do na çrrënjosnin çfardo që të bënin këta të huaj.
Dhe ata nuk lanë gjë të keqe që bëhet në faqe të dheut pa e bërë , por ne mbemë.
“Koha e grekut të parë”,- i thonë edhe sot e gjithë ditës asaj kohe në krahinën time.
Grekët pas ca kohësh ikën .
Fshati pak e nga pak i shëroi plagët, i ngriti shtëpitë , mbolli pemë të reja , shtoi bagëtinë e stanet, por më shumë u kujdes të mbushte me fëmijë ato vatra e ato dyer.
Nuk kishte derë me më pak se pes fëmijë, nga shtat e tetë ishte gjë e zakonshme. Dallonin vetëm ata që kishin dhjet e përpjetë.
Nga rrënjët e mbetura të ftoit trungmadh , mbin ë dy filiza që u bën dy trungje të drejtë ,pa u mpleksur me njëri- tjetrin.
Pas pesë gjashtë vitesh filluan të prodhonin e të bënin përpjet si dikur degët e “Trungmadhit”.
Babain kishin filluar ta linin fuqitë. Unë isha bërë burrë, isha martuar e kisha bërë shtëpinëtime , ngjitur me atë të babait.
-Bir,- më thoshte shpesh ai , me një zë të thell ë e të mendueshëm. ”Trungmadhi” ështe ftua fanua. Rrënjët nuk i dihen sa thellë i ka nën dhe. Ka rrezik që ato më të hollat të shkojnë përfund themeleve të shtëpive tona. Nuk më pëlqen që nxorri vetëm dy filiza.Dyzet duhet të kishte nxjerrë, sa qenë pa i prerë ata të munxurosurit .
Nga urrejtja babai im nuk i zinte goje ushtarët grek, por u thoshte të munxurosurit. E sos vetëm ai, e tërë krahina kështu i zinte në gojë. -Diçka do të na thotë “Trungmadhi “ me ato dy degët e tij ,- vazhdonte ai i zhytur në mejtimet e tij, e humbëte në to, sa harronte që unë isha aty .
Diçka do të na thote” rrënjpahumburi”, por ne nuk e kuptojmë, dasht zoti e nuk do të thotë ato që unë kam kuptuar .Këtu e priste bisedën. Asnjëherë nuk më tha se ç’kish kuptuar ai njeri nga ato që i thoshte ftoi trungmadh , ftoi fanua.
Në shtator të vitit 40 babai ndërroi jete . E gjetëm bërrnjasur sikur flinte nën hijen e atyre dy degëve të çelura të “Trungmadhit”.
I kish lën amanet mëmës që t`i vinte në atë botë një ftua nga ftonjtë e “Trungmadhit”.
Në tetor të atij viti, Italia pushtuese, nga vendi jonë i ra Greqisë.
Atëher më thirri mëma e më tha ato që i kish thënë babai për domethënien e dy trungjeve të rinj te ftoit pas ikjes se grekëve të parë.
– Kam frikë- i kish thene ai, se “Trungmadhi “ me ato dy degë të reja, na thotë se do të ketë përsëri një vit të dytë si ai trembëdhjetës me atë të ftohtë, me atë borë, me ushtri greke më të shumtë, më të egër se e para.në anët tona.
Dhjetori i atij viti erdhi me atë të ftoht , me atë borë , si ajo që mbaja mend kur isha fëmijë në trembëdhjetën.
Kalova një ditë nga dy degët e ftoit. S`u kish mbetut gjethe sipër.
Era i tundete lehtë degët e mua m`u duk sikur herë në njërën degë e herë në tjetrën shfaqej babai, tundëte kokën herë lart, herë poshtë e më thosh:
-Bir, merr masa biri im që tani, pa ardhur ushtria greke.
Mos e lër ë familjen nëpër këmbë të tyre. Ata do të vinë së shpejti dhe do të bëjnë me keq se herën e parë.
Vëre para familjen, bagëtinë,ngarko mushkat me plaçkë e dimëro fshatrave të fushës së Vlorës.
Këtë u a thuaj të gjithëve. Lë të bëjë secili si të dojë. Italia do të thyhet.
Ja thashë menjeherë mëmës, fisit, fshatit.
Vetëm mëma e gruaja më besuan. Të tjerët me thonin se Italia ishte mbretëri e madhe e nuk mund të mundej nga Greqia.
Unë bëra atë që më tha zëri i babait nga rrënjët e ftoit” Trungmadh “dhe në mes të dhjetorit e lash fshatin.
Italia pas ca ditësh u thye keqazi. Grekëria ra në anët tona si turm ë korbash. Asnjë dallim nga të parët, bile edhe me keq. Por nuk e patën të gjatë e nuk qëndruan shumë.
Ranë në gjunj ë të gjermanit e u tërhoqën nga anët tona bashk ë me borën e pranverës së vitit dyzet e një. Unë u ktheva në fshat.
Shtëpitë tona këtë herë qenë djegur.
Dy trungjet e ftoit ishin prerë rrafsh me tokën bashkë me gjithë pemët e tjera.
Tani kësaj kohe i thonë koha e grekut të dytë.
Unë përsëri i ngrita shtëpitë nga e para,ngrita stane të reja, mbolla me gruan e mëmën shumë pemë të reja. Vetëm tek vendi i “Trungmadhit” nuk mbollëm gjë.
-Do çel vet ai,- më tha mëma. Nuk shuhet Trungmadhi. i ka rrënjët tej e përtej shtëpive tona, tej e përtej mëhallës. Mua më dukej sikur më thonte që rrënjët e tij shtriheshin tej e përtej fshatit, edhe më tej.
Ishin kohëra lufte edhe tre- katër vite të tjera, por pemët e gjëja e gjallë nuk duan t`ia din ë për të.
Në pranverën e parë pas prerjes së dytë, nga rrënjët e “Tungmadhit” mbiu një filiz të cilit i u gëzuam të gjithë si lindjes së një fëmije. Ai s’qe tharë, e kjo për ne do të thoshte shumë.
Mëma e thuri menjëherë me thupra konopice si carqet e kecave që të mos e dëmtonte bagëtia .
Çdo darkë kur kthehesha me ato të uruara dhën nga kullota ,e shihja ashtu të mbështjellë me thupra si një fëmijë i porsalindur që e mbështjellim me velënxa të buta që të mos ndiej ftohtë
I vija vërdallë dhe me sy i gëzohesha. Matja milimetrat që kish shtuar çdo ditë, çdo javë, çdo muaj e vit filizi i ftoit.
Por kjo s’ishte gjë para asaj që bënte mëma për t`i shërbyer asaj peme që tani ishte bërë si e shenjtë jo vetëm për ne, jo vetëm për fisin tonë, jo vetëm per fshatin, por edhe më tej…
Mëma ishte rënduar nga pesha e viteve.
E ndjente ikjen nga kjo botë , por nuk ankohej.Shikonte nipërit e mbesat që ishin shtuar, shihte bagëtinë e mbarë, shihte pemët që harliseshin e ripërtrihej për të shtyrë ditën e ikjes.
U gëzohej si femijë dritës së mëngjeseve e po si fëmijë i trembej errësirrës së natës, se mos e merrte pabesisht në errësirrën e përjetshme.
-Ky ftua ësht i shënjtë biri im,- më thoshte shpesh.Ai di të flasë.Ne duhet të mësojmë ta kuptojmë të folurën e tij .
Ftoi sikur ndjente gjithë kujdesin tonë, gjithë fjalët tona, e rritej shpejt e tërë shëndet.
Pas pesë vitesh ishte bërë një pemë e bukur , çeli ca lule të bardha në të vjollcëta si një vello e bukur nuseje që ta merrte vështrimin e mezi i a merrje përsëri.
Lidhi kokrrat e para, por me pas filloi t`i hidhte një nga një.
-Eshtë i vogël,është i vogël,- mërmëriste Mëma.
Ka lidhur para kohe , ka lidhur nga dëshira ditë preri, për të na shpërblyer mundin.
-E di ai ç’kemi bër ë për të, e di ,-shtonte ajo dhe i vinte vërdallë, duke e përkëdhelur me duart e rreshkura nga mosha.
Të gjithë ishim të zënë me punët tona. Lufta kish mbaruar, kishim punë të shumta për vete, fisin, fshatin , vendin.
Një darkë ,kur si zakonisht po mblidhesha në shtëpi, mëma kish dalë si rrallë herë poshtë shtëpive, e që nga larg më thirri.
-Nuk i ka hedhur të gjitha kokrrat ,- jo, nuk i ka hedhur. I ka mbajtur dy .
Vërtet, filizi mbirë nga “Trungmadhi” kish mbajt dy kokrra që erdhën e u bënë hata e madhe.. Askush nuk kish parë ftonj të tillë. Tër fshati vinte i shihte e çuditej.
Askush nuk dinte të thoshte gjë, por duke ditur ndodhit ë e atij ftoi, të gjith ë besonin se ai diçka donte të na thoshte.
Askush nuk guxonte t`i prekte me dorë, pa le më t`i këpuste .
Në fund të tetorit mëma i këputi, i solli brenda duke i mbajtur me kujdes në prehër.
I vuri në të dy anët e oxhakut ku ishin dy kamare të lëna në murin e gurit.
Në njërën kamare vënë fotografia e babait ,në tjetrën ,ajo e babait të babait ,dal në Stamboll në vitin 1901.
Gjithë dimrin oda e oxhakut kundërmonte ftua, por askush s` kërkonte t`i prisnin e hanin .
Mëma kish filluar më shumë të dremiste mbështetur në jasteqe, as shtrirë e as në funde, mbuluar me velënxën e brucën e trashë të babait. Pak, fare pak trazohej në bisedat tona.
Më shumë dukej sikur bisedonte me ca të padukur, por që i njihte mirë. Ata vinin nga bota tjetër enkas për të.
Cingriste me masha zjarrin në vatër që nuk i ngrohte dot ata damar të ftohur nga pleqëria edhe sikur mbi ta të ulej.
Dimri bëri ftohët sa deshi, por mëma s`u dorzua që s`u dorzua në ditët e tij.
Në mesmars filluan të frynin erërat e ngrohta shpesh që vinin nga Qafa e Skërficës.
Koha u ngroh. Bora kish shkrir ë e kish mbetur rrëpirrave pllanga- pllanga të bardha
-Bir,- me foli një ditë . – Unë e di çfa ë na tha ftoi me këto dy kokrrat e mëdha fanua që bëri , e ngriti syt ë nga kamaret .
Filizi i ri që rrënjët i ka nga” Trungmadhi” me ata dy kokrra çudi, na thotë se nuk do të ketë me dimër si ai i trembëdhjetës, nuk do të ketë më dimër si ai i dyzetës.
Ata ishin dy e do të mbeten dy. Nuk do të ketë më në anët tona grek. Ata erdhën dy herë e më nuk do të vinë në jetë të jetëve.
Ndaj mos luani nga ky vend ku kemi hedhur rrënjë qëkur u zu bota. Shtoni shtëpitë,fëmijët, stanet e bagëtitë, mbillni pemë e rrush se koha do të ngrohet.
Dhe e mbylli fjalën e saj pa më lënë kohë të thoja asgjë duke më porositur:
-Në darkë me sill gjith ë fisin e babait tënd në shtëpi.
Në darkë ishim të gjithë atje, të vegjël e të mëdhenj.
Ajo, në heshtje zbriti nga kamaret dy kokrrat e hatashme të ftonjëve, i ledhatoi me pëllëmbën e saj të nxir ë nga mosha sikur t`u merrte leje për t`i prerë e sikur lutej që të mos ndjenin dhimbje, i preu na aq copa sa qemë ne me bixhakun e babait ,që e mbante gjithnjë në brez që nga vdekja e tij.
Ftonjtë kanë pak fara, por për çudi ato dy kokrra ishin plot.
I mblodhi të gjitha farat me kujdes , i lidhi në cepin e shamisë së zezë që mbante në kokë.
Na dha të gjithëve nga një thelb ftoi.
Në heshtje e hëngrëm si në një rit ceremonial, sikur po hanim nje frut të art. Kishte një shije të mrekullueshme .
-Nesër të gjithë meshkujt e fisit të mos nisen në punët e zakonshme .
U dua të gjithëve këtu,- i dha fund ajo kësaj darke të çuditëshme që është zor ta harrosh.
E nesërmja ishte një ditë e bukur plot diell nga ato të pakta që marsi i mban për t’i’a bërë zili prillit.
-Merni kazmat e lopatat,- na tha ajo,e bëri para e bindur se askush nga ne nuk do të bënte ndryshe.
-Këtu,- m`u drejtua mua të parit. Hap një gropë . Kështu me radhë rreth avllive të shtëpive tona atë ditë ne hapëm dyzet gropa.
Gratë e fëmijët fitosën njëra pas tjetrës në ato gropa farëzat e ftoit që u jepte mëma nga cepi i shamisë. Të dyzetën e fitosi vet.
Na uroi e na bekoi neve, bekoi arat e shtëpitë tona, uroi gjënë e gjallë , fisin e farën, fshatin e vendin , uroi dheun e begatë, ku pas një jave e varrosëm sikur ta fitosnim e ajo të ringjallej në çdo pranverë…
Çuditërisht nga të dyzet gropat mbinë dyzet filiza të bukur ftoi. Asnjëra nuk dështoi.
Ne u kujdesëm që asgjë të mos i dëmtonte. Koha rrjedh më shpejt se lumi i rrëmbyer i fshatit.
Martova vajzën e djalin , u bëra me nipër e mbesa. Tani jam në moshën e prindërve të mi kur ata ndërruan jetë.
Sa herë kam biseduar me ato pemë, sa herë jam munduar të kuptoj gjuhën e tyre, gjuhë që babai e mëma e kishin kuptuar mirë . Vërtet, më nuk pati si ata dy dimra, më nuk u dukën grek në anët tona si pushtues…
Të dyzet binatë e ftonjëve janë rritur e shumuar, i kan shtrirë rrënjët tej e përtej shtëpive ,që edhe ato janë shtuar e zbukuruar, tej e përtej mëhallës tonë, tej e përtej fshatit tim, tej e përtej Labërisë time…