Gazeta Nacional Albania

INCIDENT NE KONCERTIN E BREGOVIÇ. HIDHËN TYMUESE,SHOQËROHEN 8 PERSONA

 

Koncerti i këngëtarit serb Goran Bregoviç në Korçë nuk ka kaluar pa incidente.

Në këtë koncert jane  hedhur te pakten dy tymuese ne nje interval prej dhjete minutash diference. Pas kësaj, shumë qytetarë e kanë braktisur edhe eventin, ndersa disa televizone paraqiten sekuenca ku dukeshin feije duke qare, prinder te shqetesuar dhe qytetare qe braktisen koncertin.

 

Pas incidentit, policia ka kryer kontroll të imtësishëm dhe ka shoqëruar 8 persona, nderkohe qe publiku u ka dhene  perkrahje adolishenteve qe mund te kene hehdur gazin lotsjelles me thirrjet bravo-bravo!

Pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë tmerrësisht e ulët, ndersa koncerti I zhvendos ne terminalin e autobuzeve, duke krijaur kaos ne qytet. Gjithe qyteti ishte I blinduar nga shume forca policie per shkak te regimit qytetar qe kundershtoj pjesemarrjen e kengetarit serb ne festen e birres.