ARTUR AJAZI: Naim Gjoshi, kompozitori që bën notat të flasin me gjuhën e kombit

Naim Gjoshi, kompozitori që bën notat të flasin me gjuhën e kombit

“Jam Evropë”, perludi i gjallë i muzikës tonë kombëtare

Pergatiti ARTUR AJAZI

Edhe pse i ka mbushur para pak ditëve 72 vitet, ndjehet i ri, energjik, krijues, dhe mbi gjithçka punon duke mos njohur ditët e javës. Aktivitetin e tij Profesori Muzikës dhe Korit Naim Gjoshi, e ka patur gjërësisht në Shqipëri, kurse në 2 dekadat e fundit, ai është kompozitori më i kërkuar në Kosovë. Ai ndryshe njihet si “kompozitori që bën notat muzikore të flasin me gjuhën e kombit”. Kosova për Profesor Naimin “është shtëpia e dytë”.

Por kush është Naim Gjoshi

Ai ka mbaruar Akademinë e Arteve në vitin ’69-’73, dega e muzikës specialiteti “Dirigjent Kori”. Diplomën e ka mbrojtur në vitin 1974, me korin e “TEATRIT të OPERAS dhe BALETIT”, Tiranë. Për arsye biografike emërohet si “Përgjegjegjës Muzike” në pallatin e kultures te qytetit te Burrelit, rrethi Mat. Ka punuar atje në deri në vitet ’90. Aktiviteti i tij krijues, ka nisur në Mat, ku sapo mbaroi Institutin e Arteve, nisi të mbledhë këngë folkrorike matjane, epiken liriken, etj. Mbi këto intonacione ndërtoi dhe kompozoi këngën qytetare matjane, që jane të njohura dhe sot në rrethin e Matit dhe më gjërë. Po mbi këto formacione këngësh folkrorike ndërtoi dhe kompozoi muzikën e valleve dhe melodive instumentale matjane. Ne vitet ’80 bashkëpunon dhe realizon koncertin me “Lirika Matjane” me grupin shume te njohur “Na Bashkoi Kënga Popullore”. Ky koncert u filmua nga RTSH, dhe bëri shumë jehonë në gjithe trojet shqipëtare. Nga partiakët e asaj kohe u kritikua ashpër sepse “koncertit i mungonte kënga për Partine e Punes dhe udhëheqësin”… Ne vitin ’91 vjen në Librazhd me dëshirën e tij.Njohja me folklorin e luginës së Shkumbinit, i dha shumë tinguj të rinj krijimtarisë tij. Bashkëpunimi me “Mjeshtrin e Madh” Sadi Halili, beri që të asimilojë e përpunojë shume motive e valle të kësaj treve të begatë…. Në qytetin e Librazhdit, zgjedh kengetaret Hatixhe Lushi dhe Margita Kola, me këngë popullore shkumbinase, të përpunuara duke ju dhënë tingëllime qytetare. Po në bashkepunim me Mjeshtrin Sadi Halili, dhe me mbështetjen e pushtetit vendor, ka realizuar 6 edicione te “Valles Dyshe”, aktivitet kombetar dhe më gjerë.Me ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri,krijimatrisë së Naim Gjoshit, ju çelën shtigje të reja. Njohja me këngëtaret kosovarë, të trevave shqiptare të Maqedonise e Malit te Zi, bëri që këngët e tij, të shtegëtojnë në të gjitha viset shqipetare. Nga bashkëpunimi me shumë këngëtare bëri të mundur realizimin e disa koncerteve, ku mund të përmendim, koncert recital me kengetarin e njohur Selami Kolonja (Shtator ’94), në Prill te vitit ’98 kur Kosova digjej flakë nga lufta per liri, Naim Gjoshi realizon koncertin recital “Homazh per Kosoven” (i pari koncert ne shkalle kombetare e mbarëkombëtare) me kengetarin Ilir Shaqiri, me praninë e aktorëve të mëdhenj si Reshat Arbana, Kadri Roshi, Margarita Xhepa,etj. Ky koncert u rregjistrua i plotë nga RTSH dhe nga transmetimet e përditshme i parapriu më pas, koncerteve te tjera Homazh për Kosovën, qe u realizuan në të gjitha trojet shqiptare. Në Maj të vitit 2006, ka realizuar koncertin tjetër recital me këngetarët kosovarë, Violeta Kukaj, Fahrush Azemi, Hysni Klinaku dhe këngëtarët e qytetit të Librazhdit Hatixhe Lushi dhe Liljana Stafa.Ka një bashkëpunim të gjërë me shumë këngëtare të trevave shqipetare, si Ilir Shaqiri, Shkurte feza, Selami Kolonja, Violete Kukaj, Miranda Hashani , Besiana Mehmeti, Shkodran Tolaj, Vellezerit Dervishi, etj… Krijimatria e tij, trajton me shumë temen e atdhedashurisë, dhe flamurit. Jane shumë te njohura kenget e tij si, “JAM EVROPE” (Ilir Shaqiri), “Poçari” (S.Kolonja), “Udhët e Mia” ( kënmduar nga Ilir Shaqiri), “MALE O JU MALE (Selami Kolonja), “MORA FJALE”- kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, “ERDHI DITA E PAVARSISE”- kushtuar pavarsise se Kosoves etj… Shumë këngë të tjera të Prof. Naim Gjoshit, kanë kryesisht frymën popullore, dhe jane bere “pronë” shpirterore e njerzve te tjeshtë. Profesor Naimi, është nderuar me shumë urdhëra dhe medalje, si “Naim Frashëri” i Klasit të Tretë, “Qytetar Nderi” i Burrelit, “Qytetar Nderi i Beleshit”, “Nderi Dumresë”, me “Mirënjohja” nga Shoqata e Veteraneve te Kosovës, por nderimi më i madh, atij i është bërë nga ish-Presidenti Kosovës Hashim Thaçi me titullin “Mjeshtër i Merituar”. Zoti Thaçi, ka vlerësuar vazhdimisht rolin e kontributin e Profesor Gjoshit në rritjen dhe zhvillimin e muzikës kosovare, si dhe ka vlerësuar atë si një “atdhetar i paepur në mbështetjen e çështjes së Kosovës”. Profesor Naimi, nuk rresht së punuari dhe kompozuari edhe sot, duke mos njohur lodhjen dhe pushimin. Ai mbetet gjithmonë pranë këngës, melodisë, artistëve, duke mos u shkëputur nga misioni dhe profesioni i tij, ku siç thotë edhe vetë “duke i shërbyer përjetësisht Atdheut dhe Flamurit”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here